{"id":21061,"date":"2025-05-14T13:50:32","date_gmt":"2025-05-14T13:50:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/cfare-pritet-nga-bisedimet-e-propozuara-ne-turqi-per-luften-e-rusise-kunder-ukraines\/"},"modified":"2025-05-14T13:50:32","modified_gmt":"2025-05-14T13:50:32","slug":"cfare-pritet-nga-bisedimet-e-propozuara-ne-turqi-per-luften-e-rusise-kunder-ukraines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/cfare-pritet-nga-bisedimet-e-propozuara-ne-turqi-per-luften-e-rusise-kunder-ukraines\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb pritet nga bisedimet e propozuara n\u00eb Turqi p\u00ebr luft\u00ebn e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Papritur, Ukraina dhe Rusia po p\u00ebrgatiten p\u00ebr bisedimet e para t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb paqes q\u00eb nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat q\u00eb nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Moska u nd\u00ebrpren\u00eb.<\/p>\n<p>Rruga drejt bisedimeve q\u00eb pritet t\u00eb zhvillohen n\u00eb Turqi m\u00eb 15 maj ka qen\u00eb e shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 maj, z\u00ebvend\u00ebspresidenti amerikan JD Vance tha se negociatat e drejtp\u00ebrdrejta midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs jan\u00eb prioritet.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 maj, lider\u00ebt evropian\u00eb iu bashkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky n\u00eb thirrjen p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim tridhjet\u00eb ditor q\u00eb do t\u00eb fillonte m\u00eb 12 maj, duke paralajm\u00ebruar Rusin\u00eb p\u00ebr sanksione shtes\u00eb n\u00ebse nuk pajtohej.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, presidenti rus Vlladimir Putin tentoi ta p\u00ebrmbys\u00eb situat\u00ebn, duke k\u00ebrkuar bisedime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb Turqi m\u00eb 15 maj dhe duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb arm\u00ebpushim mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm p\u00ebrmes negociatave.<\/p>\n<p>Kjo ia kaloi topin Ukrain\u00ebs dhe Zelensky ia ktheu: Ai tha se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Turqi m\u00eb 15 maj dhe e sfidoi Putinin t\u00eb paraqitet p\u00ebr nj\u00eb takim ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, i pari i tyre pas m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Me afatin q\u00eb po afron, detajet q\u00eb dihen jan\u00eb t\u00eb pakta. K\u00ebtu jan\u00eb disa nga pyetjet kryesore: Kush do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb arrihet, kush do t\u00eb faj\u00ebsohet n\u00ebse nuk ka rezultat?<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb?<br \/>\nZelensky \u00ebsht\u00eb i vetmi lider q\u00eb ka konfirmuar se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Turqi m\u00eb 15 maj.<\/p>\n<p>Njoftimi i tij p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr Putinin, i cili shpesh ka pretenduar se Zelensky \u00ebsht\u00eb jolegjitim sepse mandati i tij pes\u00ebvje\u00e7ar do t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar rreth nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, pas zgjedhjeve t\u00eb reja presidenciale.<\/p>\n<p>Ky pretendim provokues shp\u00ebrfill faktin se Ukraina \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ligj ushtarak q\u00eb nga fillimi i pushtimit t\u00eb plot\u00eb rus n\u00eb shkurt 2022, gj\u00eb q\u00eb e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Takimi me Zelenskyn mund t\u00eb shihet si nj\u00eb njohje e legjitimitetit t\u00eb tij, duke minuar nj\u00eb nga narrativat kryesore t\u00eb rreme t\u00eb Kremlinit p\u00ebr Ukrain\u00ebn: se udh\u00ebheqja aktuale \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimi e nj\u00eb grushti shteti t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Per\u00ebndimi kund\u00ebr qeveris\u00eb pro-Mosk\u00ebs n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Do t\u00eb n\u00ebnvizonte gjithashtu d\u00ebshtimin e Putinit p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb nga objektivat kryesore t\u00eb pushtimit t\u00eb vitit 2022, rr\u00ebzimin e Zelenskyt dhe vendosjen e nj\u00eb qeverie pro-ruse.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Putin paraqitet n\u00eb Stamboll, kjo do t\u00eb ishte tashm\u00eb nj\u00eb disfat\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d, tha analisti politik Alexander Friedman p\u00ebr Current Time.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb fakti q\u00eb hyn n\u00eb negociata me Zelenskyn do t\u00eb sinjalizonte nj\u00eb humbje p\u00ebr t\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse shkon n\u00ebn presion, n\u00eb nj\u00eb samit q\u00eb duksh\u00ebm nuk planifikonte ta ndiqte\u201d, u shpreh Friedman.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk takohet me Zelenskyn, kjo do t\u2019i hapte rrug\u00eb akuzave se ai ka frik\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti ukrainas, i cili e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim m\u00eb par\u00eb, e rriti presionin m\u00eb 13 maj, me Reuters q\u00eb citoi nj\u00eb k\u00ebshilltar anonim t\u00eb Zelenskyt t\u00eb thoshte se ai do t\u00eb takohej vet\u00ebm me Putinin.<\/p>\n<p>Shtes\u00eb n\u00eb presionin ndaj Putinit \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb edhe Trump t\u00eb paraqitet n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>\u201cPo mendoja t\u00eb fluturoja atje. Nuk e di ku do t\u00eb jem t\u00eb enjten,\u201d tha presidenti amerikan m\u00eb 12 maj, p\u00ebrpara se t\u00eb nisej p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb kat\u00ebrditore n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb mund\u00ebsi, ndoshta, n\u00ebse mendoj se gj\u00ebrat mund t\u00eb ndodhin\u201d, tha Trump.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb arrihet?<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht n\u00ebse Putin merr pjes\u00eb apo jo, analist\u00ebt thon\u00eb se Rusia ka pak gjasa t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime apo t\u00eb t\u00ebrhiqet nga q\u00ebndrimet e saj t\u00eb kahershme.<\/p>\n<p>Putin e sugjeroi k\u00ebt\u00eb kur thirri gazetar\u00ebt rus\u00eb n\u00eb Kremlin, ku k\u00ebrkoi bisedime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb Turqi m\u00eb 15 maj; nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai i paraqiti k\u00ebto bisedime si nj\u00eb vazhdim i negociatave q\u00eb u zhvilluan pjes\u00ebrisht n\u00eb Stamboll n\u00eb vitin 2022, kur Rusia k\u00ebrkonte, mes t\u00eb tjerash, nj\u00eb premtim p\u00ebr neutralitet t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nga Kievi dhe kufizime t\u00eb rrepta n\u00eb forcat dhe kapacitetet ushtarake t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRusia nuk do t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushim 30 ditor\u201d dhe \u201cdo t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb rikthej\u00eb formatin e vjet\u00ebr t\u00eb Stambollit p\u00ebr t\u00eb negociuar kufizime t\u00eb ashpra mbi sovranitetin e Ukrain\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimin e saj me Per\u00ebndimin. Ukraina do ta refuzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, shkroi analisti rus i politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Vladimir Frolov, n\u00eb platform\u00ebn X.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga bisedimet e vitit 2022, Rusia ka shtuar k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr territorin ukrainas, duke p\u00ebrs\u00ebritur se p\u00ebr \u00e7do marr\u00ebveshje paqeje q\u00eb t\u00eb jet\u00ebsohet, Kievi dhe Per\u00ebndimi duhet t\u00eb pranojn\u00eb kontrollin rus mbi kat\u00ebr rajone t\u00eb Ukrain\u00ebs q\u00eb Putini i shpalli nj\u00ebansh\u00ebm si pjes\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb shtator 2022: Donjeck, Luhansk, Zaporizhia dhe Herson.<\/p>\n<p>Thirrja e Putinit p\u00ebr negociata t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00ebnkupton se ai \u201csheh nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta futur Ukrain\u00ebn n\u00eb nj\u00eb proces \u2018Stambolli 2\u2019, q\u00eb i ngjan shum\u00eb bisedimeve t\u00eb mars-prill 2022, p\u00ebr t\u00eb ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtat objektiva, tani p\u00ebrfshir\u00eb edhe territoret e aneksuara rishtazi\u201d, shkroi Tatyana Stanovaya, nj\u00eb studiuese e lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Carnegie p\u00ebr Rusin\u00eb dhe Euroazin\u00eb n\u00eb Berlin.<\/p>\n<p>\u201cRealiteti \u00ebsht\u00eb se as Moska dhe as Kievi nuk jan\u00eb gati t\u00eb pajtohen p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme, pasi pozicionet e tyre jan\u00eb thelb\u00ebsisht t\u00eb papajtueshme\u201d, shtoi ajo, duke theksuar se \u201ciniciativa amerikane p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nj\u00eb marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kurt Volker, ish-ambasador amerikan n\u00eb NATO dhe ish-p\u00ebrfaq\u00ebsues special i Trumpit p\u00ebr negociatat n\u00eb Ukrain\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb, gjithashtu sugjeroi se nj\u00eb p\u00ebrparim i shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i gjat\u00eb. Putini ende duket se beson se mund t\u00eb arrij\u00eb k\u00ebrkesat e tij maksimaliste\u201d, tha Volker, tani studiues i lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Analiza t\u00eb Politikave Evropiane n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb faj\u00ebsohet n\u00ebse bisedimet d\u00ebshtojn\u00eb?<br \/>\nQ\u00eb kur Trump e nisi mandatin e dyt\u00eb me p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nj\u00eb fund p\u00ebr luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga viti 1945, di\u00e7ka q\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb se mund ta arrij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ose dy dit\u00eb, Rusia dhe Ukraina jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqiten si pala konstruktive dhe ta faj\u00ebsojn\u00eb tjetr\u00ebn si penges\u00eb p\u00ebr paqen.<\/p>\n<p>Kjo ishte prapaskena e aktivitetit intensiv n\u00eb dit\u00ebt e fundit, dhe me shum\u00eb gjas\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre do t\u00eb dyfishohen n\u00ebse bisedimet n\u00eb Turqi n\u00ebse mbahen nuk sjellin p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb tij, Trump dukej se e shihte kryesisht Ukrain\u00ebn si pal\u00ebn q\u00eb pengonte paqen, nj\u00eb perceptim q\u00eb arriti kulmin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb dukshme n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Zelenskyt n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 28 shkurt.<\/p>\n<p>Administrata e Trump ka shfaqur m\u00eb shum\u00eb frustrim me Rusin\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e fundit sesa m\u00eb par\u00eb. M\u00eb 28 prill, Trump tha se d\u00ebshironte q\u00eb Putini t\u00eb \u201cndalonte s\u00eb sht\u00ebnit, t\u00eb ulej dhe t\u00eb n\u00ebnshkruante nj\u00eb marr\u00ebveshje\u201d, nd\u00ebrsa Vance tha m\u00eb 7 maj se Rusia \u201cpo k\u00ebrkon shum\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb 11 maj, kur ai e nxiti Ukrain\u00ebn t\u00eb pranonte \u201cmenj\u00ebher\u00eb\u201d propozimin e Putinit p\u00ebr bisedime n\u00eb Turqi, Trump shtoi: \u201cT\u00eb pakt\u00ebn ata do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb e mundur, dhe n\u00ebse jo, lider\u00ebt evropian\u00eb dhe SHBA do ta din\u00eb se ku q\u00ebndron gjith\u00e7ka, dhe mund t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat!\u201d<\/p>\n<p>Kjo sugjeron se n\u00ebse bisedimet d\u00ebshtojn\u00eb dhe SHBA-ja p\u00ebrcakton nj\u00eb pal\u00eb si ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebse, kjo mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr shembull, p\u00ebr ndihm\u00ebn e ardhshme ndaj Ukrain\u00ebs, ose p\u00ebr sanksionet ndaj Rusis\u00eb, e cila duket se \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Stanovaya thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb tronditjeje t\u00eb brendshme n\u00eb Rusi ose nj\u00eb p\u00ebrparimi t\u00eb madh n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs nga Ukraina q\u00eb p\u00ebr momentin duket e pamundur, presioni i jasht\u00ebm ndaj Mosk\u00ebs, si sanksione m\u00eb t\u00eb ashpra, nuk do ta ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin e Putinit.<\/p>\n<p>\u201cObjektivi i tij mbetet ta kthej\u00eb Ukrain\u00ebn n\u00eb nj\u00eb shtet \u2018miq\u00ebsor\u2019, dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai mbetet n\u00eb pushtet, ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb ose t\u00eb luftoj\u00eb, ose t\u00eb detyroj\u00eb dor\u00ebzimin\u201d, shkruan ajo. REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/cfare-pritet-nga-bisedimet-e-propozuara-ne-turqi-per-luften-e-rusise-kunder-ukraines\/\">\u00c7far\u00eb pritet nga bisedimet e propozuara n\u00eb Turqi p\u00ebr luft\u00ebn e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Papritur, Ukraina dhe Rusia po p\u00ebrgatiten p\u00ebr bisedimet e para t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb paqes q\u00eb nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat q\u00eb nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Moska u nd\u00ebrpren\u00eb. Rruga drejt bisedimeve q\u00eb pritet t\u00eb zhvillohen n\u00eb Turqi m\u00eb 15 maj ka qen\u00eb e shkurt\u00ebr. M\u00eb 7 maj, z\u00ebvend\u00ebspresidenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21061","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21061\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}