{"id":21053,"date":"2025-05-14T12:54:38","date_gmt":"2025-05-14T12:54:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/lotet-e-demokrates-se-fierit-dhe-humbja-qe-ka-emer-sali-berisha\/"},"modified":"2025-05-14T12:54:38","modified_gmt":"2025-05-14T12:54:38","slug":"lotet-e-demokrates-se-fierit-dhe-humbja-qe-ka-emer-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/lotet-e-demokrates-se-fierit-dhe-humbja-qe-ka-emer-sali-berisha\/","title":{"rendered":"Lot\u00ebt e demokrates s\u00eb Fierit dhe humbja q\u00eb ka em\u00ebr: Sali Berisha!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Lot\u00ebt e zv.kryetares s\u00eb komisionit zgjedhor n\u00eb qarkun e Fierit pas rezultatit p\u00ebrfundimtar katastrof\u00eb p\u00ebr PD n\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, tregojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb mundshme d\u00ebshp\u00ebrimin dhe humbjen e shpres\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve tek lidershipi i tyre.<\/p>\n<p>Fytyra e saj, lot\u00ebt e saj, duart e kryq\u00ebzuara dhe shkrehja m\u00eb pas n\u00eb vaj e k\u00ebsaj gruaje, ishte personifikimi m\u00eb i qart\u00eb se si demokrat\u00ebt u ndjen\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm q\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrballjen e kat\u00ebrt radhazi me socialist\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk arrit\u00ebn fitoren por sh\u00ebnuan dhe humbjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb historikin e PD.<\/p>\n<p>Portreti i k\u00ebsaj demokrateje t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb \u2018vdekur\u2019 pas partis\u00eb, nj\u00eb e drejt\u00eb e saj legjitime, \u00ebsht\u00eb dhe fotografia m\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb PD p\u00ebrfundimisht ka vdekur shpresa q\u00eb kjo parti t\u00eb ringrihet dhe t\u00eb b\u00ebhet si\u00e7 ka q\u00ebn\u00eb, konkurruese p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Jo se demokrat\u00ebt kishin ndonj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet m\u00eb 11 maj! Aspak. Nuk e besonin. K\u00ebt\u00eb e tregonte sjellja e lidershipit t\u00eb PD n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit sidomos, q\u00eb p\u00ebrkonte me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar fryme apo entuziasmi p\u00ebr nj\u00eb rezultat pozitiv, frym\u00eb q\u00eb do t\u00eb reflektohej dhe tek baza e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka ishte fikur ende pa nisur, e bashkuar kjo munges\u00eb fryme dhe me rezultatet e sondazheve t\u00eb t\u00eb gjitha krah\u00ebve q\u00eb tregonin trendin e k\u00ebtyre zgjedhjeve, p\u00ebr nj\u00eb rezultat jo vet\u00ebm humb\u00ebs p\u00ebr opozit\u00ebn, por p\u00ebr nj\u00eb humbje shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb PD dhe t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb askush nuk e kishte imagjinuar se do t\u00eb arrinte n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa humbja e PD. N\u00eb p\u00ebrmasa katastrofe mund t\u00eb themi pa frik\u00eb. Madje dhe kreu i mazhoranc\u00ebs Edi Rama, ndon\u00ebse n\u00eb \u201cmemorandumin\u2019 e Ku\u00e7it kishte v\u00ebn\u00eb nj\u00eb parashikim q\u00eb p\u00ebrfshinte nj\u00eb gam\u00eb mb\u00ebshtetjeje nga 78 deri n\u00eb 88 mandate, nuk kishte parashikuar se me rezultatin e 11 majit, PS e vetme, mund t\u00eb \u2018k\u00ebrc\u00ebnonte\u2019 arritjen e shumic\u00ebs s\u00eb cil\u00ebsuar me 84 vota, sikurse jan\u00eb gjasat pas num\u00ebrimit dhe t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Me publikimin e rezultatit katastrofik p\u00ebr PD, kreu i k\u00ebsaj partie Sali Berisha nuk ka zhg\u00ebnjyer me q\u00ebndrimin e tij. Ndon\u00ebse ka \u2018duruar\u2019 vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve pa l\u00ebshuar p\u00ebr publikun akuzat e tij, si alibi p\u00ebr humbjen e thell\u00eb m\u00eb 11 maj p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs, n\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb ka dal\u00eb me z\u00eb dhe figur\u00eb dhe ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet. Ka akuzuar socialist\u00ebt se i kan\u00eb bler\u00eb, se i kan\u00eb vjedhur dhe kan\u00eb aktivizuar bandat af\u00ebr pushtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018film\u2019 i par\u00eb nga Berisha sa her\u00eb q\u00eb ka humbur zgjedhjet. Dhe nuk ka humbur pak n\u00eb k\u00ebto 12 vitet e fundit. Pas zgjedhjeve gjithnj\u00eb me t\u00eb njejtin fjalor ka folur, me t\u00eb njejtat akuza dhe me t\u00eb njejtat paralajm\u00ebrime ndaj fituesit. Ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka humbur me mendjen e tij, dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb realitetin e tij paralel, ai \u00ebsht\u00eb fitues jo me 72 mandate p\u00ebr me 82 mandate. Duke akuzuar Ram\u00ebn se i ka \u2018vjedhur\u2019 jo 1 apo 2 mandate, por plot 32 mandate deputeti.<\/p>\n<p>Mendja e Berish\u00ebs kjo. Dhe sikur t\u2019ia marr\u00ebsh deklaratat e b\u00ebra nd\u00ebr vite pas \u00e7do humbjeje fatale p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtarit politik, t\u00eb mos afishosh periudh\u00ebn kur ka folur, por dhe t\u00eb heq\u00ebsh figur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb krahasimin e portretit, Berisha t\u00eb njejtat gj\u00ebra ka deklaruar n\u00eb vitin 2013, n\u00eb vitin 2017, n\u00eb vitin 2021 dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Nuk po fusim n\u00eb llogari k\u00ebtu humbjet n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor.<\/p>\n<p>Edhe pas k\u00ebtyre zgjedhjeve Berisha faj\u00ebsoi qeverin\u00eb, liderin socialist Rama dhe \u2018tradh\u00ebtar\u00ebt\u2019 brenda s\u00eb djatht\u00ebs p\u00ebr humbjen rr\u00ebnuese n\u00eb zgjedhje, duke paralajm\u00ebruar protest\u00eb me dat\u00ebn 16 maj, pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn dhe momentin kur lider\u00ebt e vendeve t\u00eb BE dhe t\u00eb rajonit, jan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb samitin politik. Berisha gjithnj\u00eb ka q\u00ebn\u00eb \u2018partizan\u2019 i prishjes s\u00eb fest\u00ebs. Madje paralajm\u00ebron se revolucioni sapo ka nisur. Nj\u00eblloj si paraadh\u00ebsi i tij q\u00eb e d\u00ebboi nga drejtimi, Lulzim Basha, por pa arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u2018vez\u00ebn\u2019 e tij. Pasi m\u00eb 2021 Basha i vet\u00ebm, pa LSI mori mbi 600 mij\u00eb vota p\u00ebr PD, me shum\u00eb se Berisha, Meta dhe t\u00ebr\u00eb aleat\u00ebt e PD bashk\u00eb m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb \u2018fryr\u00eb\u2019 alibin\u00eb e tij t\u00eb humbjes dhe faktin q\u00eb faji nuk \u00ebsht\u00eb brenda PD p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rr\u00ebnim t\u00eb k\u00ebsaj partie, Berisha nxjerr nj\u00eb nga nj\u00eb \u2018kamikaz\u00ebt\u2019 e tij politik q\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb popullin q\u00eb voton nj\u00eb \u2018\u00e7yryk si Edi Rama dhe nuk frym\u00ebzohet nga Sali Berisha\u201d. Nxjerr kandidat\u00eb humb\u00ebs t\u00eb PD q\u00eb s\u2019kan\u00eb marr\u00eb kok\u00ebrr vote t\u00eb deklarojn\u00eb se u vjen turp q\u00eb jan\u00eb nga jugu, apo Noka q\u00eb akuzon popullin e t\u00ebr\u00eb n\u00eb Vor\u00eb, af\u00ebr G\u00ebrdecit me nj\u00eb fjal\u00eb, mediat dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm PD-n\u00eb p\u00ebrball\u00eb atij q\u00eb ai e quan narkoshtet t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Vet\u00ebm Berisha dhe lidershipi i PD s\u2019ka asnj\u00eb faj, sikur nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe q\u00eb nga 1992. Madje jan\u00eb t\u00eb njejtat fytyra q\u00eb vegjetojn\u00eb dhe \u2018thithin\u2019 palc\u00ebn e mbetur t\u00eb PD po p\u00ebr t\u00eb vegjetuar n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Por humbja e thell\u00eb e PD n\u00eb zgjedhjet e 11 majit ka nj\u00eb em\u00ebr si p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor, n\u00eb mos nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb Sali Berisha, njeriu q\u00eb p\u00ebr 35 vite e ka udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb parti me dor\u00eb t\u00eb hekurt, pa e l\u00ebshuar asnj\u00ebher\u00eb nga dora. As kur ka q\u00ebn\u00eb president, as kur ka q\u00ebn\u00eb kryeminist\u00ebr, as kur ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe as kur ka q\u00ebn\u00eb i \u2018dor\u00ebhequr\u2019 dhe zyrtarisht n\u00eb krye t\u00eb PD ishte Lulzim Basha.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i PD p\u00ebr hallin e tij personal, e rr\u00ebnoi partin\u00eb e par\u00eb opozitare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb ka qeverisur p\u00ebr 13 vite k\u00ebt\u00eb vend, por q\u00eb me \u2018kontributin\u2019 kryesor t\u00eb Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt n\u00eb opozit\u00eb, dhe e tkurrur n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje, sa PD dhe opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb minimumin e vet historik. Gremisje q\u00eb nuk po ndalet dhe n\u00eb vijim me sa duket.<\/p>\n<p>Q\u00eb me shpalljen \u2018non grata\u2019 nga SHBA p\u00ebr korrupsion madhor, minim t\u00eb demokracis\u00eb dhe shantazhim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, m\u00eb pas \u2018non grata\u2019 dhe nga Britania, por sidomos me p\u00ebrjashtimin e tij nga ana e Lulzim Bash\u00ebs nga grupi parlamentar i PD dhe m\u00eb pas nga vet\u00eb PD, Berisha ka punuar me mish e shpirt p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb, shkat\u00ebrruar dhe zot\u00ebruar \u2018cop\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe\u2019 t\u00eb PD, vet\u00ebm p\u00ebr hallin e tij personal, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr akuzat e e r\u00ebnda q\u00eb ka n\u00eb kurriz si dhe izolimin e thell\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>U p\u00ebrball me Bash\u00ebn n\u00eb dyert e gjykatave p\u00ebr vul\u00ebn dhe logon e PD t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00eb drejt\u00ebsi e mori, pavar\u00ebsisht se kishte tentuar t\u00eb marr\u00eb selin\u00eb e PD m\u00eb 8 janar me nj\u00eb sulm banditesk me qysqi dhe varre e mjete t\u00eb tjera rrethanore, ngjarje e papar\u00eb n\u00eb historin\u00eb e partive politike shqiptare, t\u00eb nj\u00eb \u2018lufte civile\u2019 brenda nj\u00eb partie si\u00e7 kishte ndodhur n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Fal\u00eb dhe paaft\u00ebsis\u00eb proverbiale t\u00eb Bash\u00ebs, Berisha ia doli e mori dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb PD kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij me n\u00eb krye Gaz Bardhin, i futi n\u00eb grup dhe i p\u00ebrdori edhe ata p\u00ebr hallin e tij personal, t\u00eb personifikuar n\u00eb k\u00ebrcimin viral n\u00ebn ritmin e k\u00ebng\u00ebs p\u00ebr vet\u00eb Sali Berish\u00ebn. Tund\u00ebn \u2018belin\u2019 me nj\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb nga Bardhi e deri tek m\u00eb i fundit, dhe pak nga ata q\u00eb kishin kaluar nga Basha tek Berisha, arrit\u00ebn t\u00eb futen n\u00eb listat e sigurta t\u00eb PD m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>P\u00ebrp\u00eblitja e Jorida Tabakut apo dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb \u2018pragun\u2019 e hyrjes n\u00eb Kuvend e tregon se Berisha i p\u00ebrdori t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr hallin e tij personal dhe as q\u00eb e kishte mendjen tek nj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb zgjedhje. Donte nj\u00eb grusht besnik\u00ebsh t\u00eb verb\u00ebr n\u00eb Kuvend dhe k\u00ebt\u00eb ia arriti me listat e mbyllura.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse mori nj\u00eb k\u00ebshulltar amerikan q\u00eb kishte organizuar fushat\u00ebn e Trump, si\u00e7 ishte Chris LaCivita, Berisha m\u00eb shum\u00eb e paraqiti si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb re amerikane se sa si strateg fushate, duke e keqp\u00ebrdorur emrin e tij pafund. Me sa duket ia ka vlejtur p\u00ebr LaCivit\u00ebn, pasi sipas gjasave ka pasur nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb majme miliona dollar\u00ebshe, q\u00eb me gjith\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e mediave, Berisha nuk ka preferuar ta zbardh\u00eb. Madje dhe kur e pyesnin p\u00ebr fatur\u00ebn e k\u00ebsaj kontrate, Berish\u00ebs nuk i \u2018shkonte z\u00ebri\u2019 n\u00eb vesh.<\/p>\n<p>\u201cVul\u00ebn\u2019 ia vuri kontrata 6 milion\u00eb dollar\u00ebshe e lobimit, me garant nj\u00eb elektricist tropojan me banim n\u00eb SHBA, i v\u00ebn\u00eb p\u00ebr heqjen e \u2018non gratas\u201d. Nuk kishte lidhje me zgjedhjet dhe fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb PD, por vet\u00ebm p\u00ebr pastrimin e njoll\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, me sa duket pa rezultat, pasi vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb zyrtarisht \u2018non grata\u2019 n\u00eb SHBA. Pritet q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pafund n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, pavar\u00ebsisht miliona dollar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb hedhur dhe q\u00eb mund t\u00eb hedhin, madje dhe p\u00eb rnj\u00eb viz\u00eb n\u00eb SHBA. Se mos i kan\u00eb lek\u00ebt e veta, q\u00eb t\u00eb \u2018rrudhin\u2019 dor\u00ebn n\u00eb tani e n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ndikim n\u00eb humbjen \u2018astronomike\u2019 t\u00eb PD dhe opozit\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb dhe sjellja e r\u00ebnduar e Berish\u00ebs, i lodhur nga vitet e pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb thell\u00eb dhe i ngarkuar nga demenca e fort\u00eb, aq sa asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb deklarimet publike nuk ia \u2018q\u00eblloi\u2019 dat\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve, jo m\u00eb q\u00eb t\u00eb arrinte nj\u00eb artikulim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera. K\u00ebto e plot t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb st\u00ebrp\u00ebrs\u00ebritur pafund, jan\u00eb shkaqet e humbjes s\u00eb thell\u00eb t\u00eb PD. Me nj\u00eb fjal\u00eb me t\u00eb njejtat fytyra, dhe me t\u00eb njejt\u00ebn strategji 35 vje\u00e7are, Berisha k\u00ebrkonte rezultat t\u00eb ndrysh\u00ebm m\u00eb 11 maj 2025. E pamundur kjo, bota ka l\u00ebvizur.<\/p>\n<p>Berish\u00ebs nuk i ka faj as populli q\u00eb nuk po e kupton dhe voton vet\u00ebm Ram\u00ebn, as demokrat\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar tashm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb 16 vite t\u00eb tjers n\u00eb opozit\u00eb, as aleat\u00ebt apo ish aleat\u00ebt q\u00eb u distancuan prej, as \u2018narkoshteti\u2019 i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr humbjen e thell\u00eb t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Fajtori i vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje dhe degradim t\u00eb PD \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, Sali Berisha. I cili pasi ka marr\u00eb peng PD-n\u00eb, ka vendosur q\u00eb ta rr\u00ebnoj\u00eb m\u00eb tej, teksa po b\u00ebn t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet dhe \u00ebsht\u00eb i vendosur se do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD deri sa ta marr\u00eb i Plotfuqishmi, i madhi Zot n\u00eb am\u00ebshim. K\u00ebt\u00eb po b\u00ebn, duke k\u00ebrkuar nj\u00ebher\u00ebsh dhe alibit\u00eb e humbjes. Pavar\u00ebsisht se PD \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tij, dhe e p\u00ebrdor kur dhe ku t\u2019ia lyp\u00eb nevoja.<\/p>\n<p>Fundja Berisha i fituar \u00ebsht\u00eb. Ka nj\u00eb \u2018gard\u00eb\u2019 deputet\u00ebsh prej 50 vet\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrdor p\u00ebr hallin e tij personal. T\u00eb humbur jan\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mbetur brenda rrethit vicioz t\u00eb halleve t\u00eb Berish\u00ebs, pa mundur t\u00eb nxjerrin nj\u00eb lidership t\u00eb ri dhe q\u00eb deri tani nostalgjia i ka mbajtur n\u00eb PD. Dhe shpresa se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ringrihet PD. Si demokratja e Fierit, e cila e humbi k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb, duke u mbytur n\u00eb lot para kemerave. Duke treguar d\u00ebshp\u00ebrimin dhe munges\u00ebn e shpres\u00ebs n\u00eb PD q\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb Berisha n\u00eb krye, pra sa t\u00eb rroj\u00eb ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, nuk do t\u00eb qasen af\u00ebr pushtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb drama e v\u00ebrtet\u00eb tek PD dhe opozita, t\u00eb cil\u00ebs askush nuk i b\u00ebn derman. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb humbur jan\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt praktikisht nuk kan\u00eb opozit\u00eb. At\u00eb po e merr Berisha n\u00eb varr.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/lotet-e-demokrates-se-fierit-dhe-humbja-qe-ka-emer-sali-berisha\/\">Lot\u00ebt e demokrates s\u00eb Fierit dhe humbja q\u00eb ka em\u00ebr: Sali Berisha!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/ Lot\u00ebt e zv.kryetares s\u00eb komisionit zgjedhor n\u00eb qarkun e Fierit pas rezultatit p\u00ebrfundimtar katastrof\u00eb p\u00ebr PD n\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, tregojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb mundshme d\u00ebshp\u00ebrimin dhe humbjen e shpres\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve tek lidershipi i tyre. Fytyra e saj, lot\u00ebt e saj, duart e kryq\u00ebzuara dhe shkrehja m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21053","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21053\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}