{"id":21017,"date":"2025-05-14T11:26:18","date_gmt":"2025-05-14T11:26:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/regjimi-fitoi-ndeshjen-e-radhes-por-perballja-vijon\/"},"modified":"2025-05-14T11:26:18","modified_gmt":"2025-05-14T11:26:18","slug":"regjimi-fitoi-ndeshjen-e-radhes-por-perballja-vijon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/regjimi-fitoi-ndeshjen-e-radhes-por-perballja-vijon\/","title":{"rendered":"Regjimi fitoi ndeshjen e radh\u00ebs, por p\u00ebrballja vijon"},"content":{"rendered":"<p>Nga<strong> Artan Hoxha<\/strong><\/p>\n<p>Regjimi hibrid i Edi Ram\u00ebs \u2013 shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb autokratik se demokratik \u2013 fitoi p\u00ebrballjen elektorale t\u00eb radh\u00ebs. Rezultati u gatua nga ngjarjet e kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit (dhe jo vet\u00ebm) dhe u paratha me koh\u00eb nga disa sondazhe t\u00eb b\u00ebra publike e t\u00eb tjera private. Rezultati i 11 majit 2025 \u00ebsht\u00eb epilogu i gjith\u00e7kaje zhvilluar mbi e n\u00ebn rrogoz.<\/p>\n<p>E dh\u00ebna e par\u00eb q\u00eb vlen p\u00ebr t\u2019u analizuar \u00ebsht\u00eb numri i votuesve rezident\u00eb m\u00eb 11 maj 2025 rreth 1,46 milion, kundrejt votuesve rezident\u00eb m\u00eb 25 prill 2021 prej 1.66 milion, plot 200 mij\u00eb votues m\u00eb pak apo rreth 12% m\u00eb pak n\u00eb 4 vite. K\u00ebtu kujtoj se m\u00eb 2021, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID19, do kemi pasur nj\u00eb num\u00ebr thuajse t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm emigrant\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb kuturisur t\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb votuar k\u00ebtu, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Qeveria e mbylli kufirin me Greqin\u00eb e me gjasa, m\u00eb shum\u00eb emigrant\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ardhur fizikisht e kan\u00eb votuar k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Shqip\u00ebri (me kaq shum\u00eb fluturime low cost nj\u00eb rrug\u00eb e dy a m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb) sesa kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>E dh\u00ebna e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2025, me popullsi rezidenciale n\u00ebn 2.4 milion banor (sipas Censit 2023), kan\u00eb votuar mbi 80 mij\u00eb vet\u00eb (rezident\u00eb) m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2005 kur popullsia rezidenciale ishte mbi 3 milion banore (sipas censit 2001), e ato zgjedhje ishin me shum\u00eb pesh\u00eb e shum\u00eb emocione dhe shkalla e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb rezidencial\u00ebve n\u00eb zgjedhje ishte (dhe ka qen\u00eb gjithnj\u00eb) shum\u00eb e lart\u00eb. Ndaj, m\u00eb shum\u00eb gjasa, n\u00eb zgjedhjet 2025 mund t\u00eb kemi arritur rekord Gines, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb se 90% shkall\u00eb pjes\u00ebmarrjeje rezidenciale, fal\u00eb nj\u00eb sistemi patronazhimi p\u00ebrmes kulacit dhe\/ose k\u00ebrbacit, me shtrirje kapilare n\u00eb territor, si kombinim strukturash militanto-politike, militanto-administrative dhe militanto-kriminale, e q\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr a shtyr\u00eb n\u00eb votim shum\u00eb vet\u00eb nga kategoria e abstenuesve t\u00eb zakonsh\u00ebm krahas nga kategoria e atyre me lidhje t\u00eb dob\u00ebta me opozit\u00ebn, hallexhinj e njer\u00ebz leht\u00ebsisht t\u00eb thyesh\u00ebm gjithfar\u00ebsoj, ndon\u00ebse t\u00eb pak\u00ebnaqur me regjimin. Kjo e dh\u00ebn\u00eb tregon se emigrimi i votuesve do ket\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 200 mij\u00eb.<\/p>\n<div>\n<div class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\">E dh\u00ebna e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb devijanca sistematike e kampioneve t\u00eb sondazheve lidhur me p\u00ebrqindjen e votuesve 2021 t\u00eb opozit\u00ebs, qoft\u00eb PD, qofte LSI a parti t\u00eb tjera aleate, devijanc\u00eb kjo n\u00eb masen 10-12% m\u00eb pak se rezultati zyrtar i vitit 2021 i opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme apo ekuivalente me pak\u00ebsimin me afro \u00bc-t\u00ebn e p\u00ebrmas\u00ebs apo votave t\u00eb opozit\u00eb krahasimisht 2021, devijanc\u00eb kjo e pashpjegueshme asfare me teorin\u00eb e gabimit rast\u00ebsor nd\u00ebrsa n\u00eb cdo kampion votuesit e PS rezultonin n\u00eb ose mbi nivelin e votave 2021.<\/div>\n<\/div>\n<p>E dh\u00ebna e kat\u00ebrt, q\u00eb buron nga shum\u00eb studime, lidhet me gjer\u00ebsin\u00eb dhe thell\u00ebsin\u00eb e pabarazis\u00eb ekonomike nd\u00ebrsa nga disa sondazhe rezultoi se pabarazia korrelon fort\u00ebsisht me vot\u00ebn 2021. K\u00ebshtu, sipas Eurobarometrit t\u00eb Euronews t\u00eb janarit 2024, rreth 60% e votuesve t\u00eb PS 2021 raportonin se gjendja ekonomike e familjes s\u00eb tyre ishte e mir\u00eb e shum\u00eb e mir\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt, nd\u00ebrsa vet\u00ebm rreth 30% e votuesve opozitar\u00eb apo neutral\u00eb e raportonin t\u00eb ketill\u00eb. Shpresa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes p\u00ebrgjat\u00eb vitit n\u00eb vijim ishte n\u00eb raportin 70\/20\/30 p\u00ebrqind sipas tre kategorive t\u00eb atyre votuesve. Diferencime t\u00eb ketilla n\u00eb raport me vot\u00ebn 2021 rezultojn\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje duke krijuar k\u00ebshtu pamjen e nje strukture diferencimi e pabarazie t\u00eb thell\u00eb t\u00eb gjendjes, sjelljes dhe perceptimit n\u00eb korrelim me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb politike pra, pozicioni i ndrysh\u00ebm politik shnd\u00ebrrohet n\u00eb diferencim ekonomik e social, si shprehje dhe rezultat i diskriminimit (p\u00ebrkat\u00ebsisht negativ\/pozitiv) politik.<\/p>\n<p>E dh\u00ebna e pest\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentimi n\u00eb sondazhe i frik\u00ebs p\u00ebr t\u2019u intervistuar apo p\u00ebr t\u00eb treguar vot\u00ebn, si nj\u00eb paralele e frik\u00ebs n\u00eb elektorat nga sistemi v\u00ebzhgues i patronazhimit kapilar q\u00eb nd\u00ebrsa t\u00eb ofron kula\u00e7in a t\u00eb tund k\u00ebrrba\u00e7in ka krijuar psikoz\u00ebn s\u00eb \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse ke votuar p\u00ebr ta apo jo mbasi ke pranuar kula\u00e7in apo i je tutur k\u00ebrba\u00e7it. Me shum\u00eb gjasa, mbi 20% e votuesve kan\u00eb votuar n\u00ebn k\u00ebt\u00eb trysini e psikoz\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto dy t\u00eb fundit ka plot t\u00eb dh\u00ebna, fakte e ngjarje t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb raportuara operativisht apo mediatikisht q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb edhe diskriminimin politiko-ekonomik edhe frik\u00ebn nga presioni i rrjeteve te patronazhimit, si \u201cushtria territoriale\u201d q\u00eb b\u00ebn krehje n\u00eb \u00e7do g\u00ebrxh e g\u00ebmushe, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, i gjith\u00eb sulmi i vijuesh\u00ebm kund\u00ebr opozit\u00ebs partiake, si nga shteti n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit rilind\u00ebs dhe gjith\u00eb faktor\u00ebt e aktor\u00ebt vendas t\u00eb lidhur, me hir a pahir, me regjimin, n\u00eb aleanc\u00eb e koordinim me administrat\u00ebn neo-liberale amerikane Biden, mb\u00ebshtetur edhe nga indiferenca cinike, here-her\u00eb proaktivizmi antiopozitar i neo-liberaleve europian\u00eb, e mbajti opozit\u00ebn partiake, PD-n\u00eb m\u00eb s\u00eb pari, por edhe PL-n\u00eb, n\u00eb konflikte t\u00eb forta e t\u00eb zvarritura, nd\u00ebrsa i dha l\u00ebvdata e merita te pamerituara qeverise, duke dob\u00ebsuar a vrar\u00eb k\u00ebshtu shpres\u00ebn e popullit opozitar p\u00ebr nj\u00eb fitore mbi regjimin, e gjitha kjo ngjash\u00ebm me efektet dekurajuese te bombardimit me artileri dhe avion\u00eb t\u00eb territorit dhe radh\u00ebve t\u00eb \u201cushtris\u00eb\u201d politike opozitare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana gjat\u00eb kat\u00ebr viteve u krijuan dy rryma elektorale rezidenciale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs e n\u00eb favor t\u00eb regjimit. Nj\u00ebra rrym\u00eb ishte ajo e emigrimit masiv dhe asimetrik, n\u00eb raporte thell\u00ebsisht t\u00eb disfavorshme n\u00eb krahun opozitar e q\u00eb e g\u00ebrryen thell\u00eb e gjer\u00eb edhe baz\u00ebn elektorale 2021 t\u00eb opozit\u00ebs krahasimisht asaj t\u00eb regjimit edhe baz\u00ebn elektorale t\u00eb votuesve t\u00eb rinj. Rryma tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo e n\u00ebnshtrimit nga frika duke ia dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn regjimit n\u00ebn presionin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb patronazhimit territorial dhe humbjes s\u00eb shpres\u00ebs nd\u00ebrsa sheh \u201cbombardimet\u201d frontale, t\u00eb forta e t\u00eb disafishta mbi opozit\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Lidhur me votuesit e diaspor\u00ebs, nd\u00ebrsa mbi ta u veprua drejtp\u00ebrdrejt apo indirekt p\u00ebrmes familjar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm me sistemin e patronazhimit por edhe p\u00ebrmes propagand\u00ebs s\u00eb fuqishme, duhet konsideruar m\u00eb s\u00eb pari se shumica d\u00ebrrmuese e votuesve t\u00eb diaspor\u00ebs jan\u00eb me natyr\u00eb militante \u2013 e vet\u00ebkuptueshme p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmas\u00ebs relativisht t\u00eb vog\u00ebl kundrejt se teres t\u00eb k\u00ebtij korpusi k\u00ebt\u00eb her\u00eb si dhe rrethanave dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb regjistrimit p\u00ebr votim \u2013 nd\u00ebrsa regjimi pati shum\u00ebfish mund\u00ebsi e mjete t\u2019i mobilizonte t\u00eb vet\u00ebt shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt e shum\u00eb m\u00eb fort se opozita, gj\u00eb q\u00eb shpjegon m\u00eb s\u00eb miri rezultatin edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb k\u00ebtij korpusi krahasimisht votuesve rezidenciale.<\/p>\n<p>N\u00ebse shtojm\u00eb k\u00ebtu edhe p\u00ebrdorimin masiv e t\u00eb pacip\u00eb t\u00eb fondeve, kompetencave dhe institucioneve t\u00eb shtetit duke dh\u00ebn\u00eb favore t\u00eb minut\u00ebs s\u00eb fundit p\u00ebr kategori t\u00eb gjera sociale apo grupe m\u00eb specifike, konkluzion ky nga m\u00eb kryesor\u00ebt n\u00eb raportin paraprak t\u00eb OSBE\/ODIHR, krahas propagand\u00ebs s\u00eb shfrenuar, rezultati elektoral 2025 b\u00ebhet i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka kok\u00ebn mbi shpatulla dhe mendjen brenda kafk\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi k\u00ebtij rezultati, opozita e nis mandatin e ri opozitar n\u00eb rrethanat cil\u00ebsisht t\u00eb ndryshme krahasimisht mandatit t\u00eb kaluar. Opozita e ka arritur kompakt\u00ebsimin e brendsh\u00ebm dhe ka fituar p\u00ebrvoj\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs harmonike n\u00eb diversitet. Marr\u00ebdh\u00ebniet me administrat\u00ebn amerikane nga armiq\u00ebsore me at\u00eb Biden jan\u00eb tashm\u00eb mir\u00ebkuptuese e miq\u00ebsore me at\u00eb Trump e po k\u00ebshtu me komunitetin e Partive Popullore Europiane.<\/p>\n<p>Opozita m\u00eb 11 maj, ka prekur fundin, fund i cili do kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i thell\u00eb e m\u00eb i err\u00ebt se kaq n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte bashkuar n\u00eb vjesht\u00ebn 2023 e nuk do ndodhnin ndryshimet n\u00eb Amerike dhe n\u00eb Europ\u00eb duke filluar nga n\u00ebntori 2024 \u2013 sic edhe parashikohej q\u00eb nga vera 2023 bazuar tek rezultatet e zgjedhjeve lokale nga ekspert\u00ebt e OPENDATA.<\/p>\n<p>Regjimi \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb deri 5 minuta para se t\u00eb rr\u00ebzohet. Ai nuk rr\u00ebzohet me vot\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb rr\u00ebzohet moralisht dhe konjukturalisht. Pasi ndodh rr\u00ebzimi moral e konjuktural votuesi \u00e7lirohet nga psikoza e frik\u00ebs, i zgjohet shpresa dhe me vot\u00eb e shpartallon regjimin. Shoq\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb besimin se regjimi mposhtet. Jemi n\u00eb fillesat e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj premise. N\u00ebse vijon k\u00ebshtu si\u00e7 ka nisur pak muaj m\u00eb par\u00eb ngjarjet do rrjedhin vetiu. Opozita politike duhet t\u00eb b\u00ebhet gati sa m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur e paraprir\u00eb rrethanave t\u00eb reja gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb favorshme. Besoj se do e b\u00ebj\u00eb. Por edhe cilido q\u00eb e d\u00ebshiron mposhtjen e regjimit, sa ende nuk \u00ebsht\u00eb konsoliduar, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb, vet\u00eb e pa ia k\u00ebrkua kush.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 a tok, m\u00eb mir\u00eb tok.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/regjimi-fitoi-ndeshjen-e-radhes-por-perballja-vijon\/\">Regjimi fitoi ndeshjen e radh\u00ebs, por p\u00ebrballja vijon<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ram\u00ebs \u2013 shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb autokratik se demokratik \u2013 fitoi p\u00ebrballjen elektorale t\u00eb radh\u00ebs. Rezultati u gatua nga ngjarjet e kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit (dhe jo vet\u00ebm) dhe u paratha me koh\u00eb nga disa sondazhe t\u00eb b\u00ebra publike e t\u00eb tjera private. Rezultati i 11 majit 2025 \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21017","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21017\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}