{"id":20954,"date":"2025-05-13T19:50:52","date_gmt":"2025-05-13T19:50:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/fron-nahzi-te-lira-e-te-ndershme-zgjedhjet-pasqyruan-nje-trend-global-shqetesues\/"},"modified":"2025-05-13T19:50:52","modified_gmt":"2025-05-13T19:50:52","slug":"fron-nahzi-te-lira-e-te-ndershme-zgjedhjet-pasqyruan-nje-trend-global-shqetesues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/fron-nahzi-te-lira-e-te-ndershme-zgjedhjet-pasqyruan-nje-trend-global-shqetesues\/","title":{"rendered":"Fron Nahzi: T\u00eb lira e t\u00eb ndershme? Zgjedhjet pasqyruan nj\u00eb trend global shqet\u00ebsues"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><span>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku politikat e jashtme t\u00eb nxitura nga interesat kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi mbi standardet demokratike, abuzimet e dokumentuara gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka gjasa t\u00eb p\u00ebrballen me shum\u00eb kritika \u2013 duke i lejuar Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet t\u00eb konsolidoj\u00eb pushtetin.<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Nga Fron Nahzi<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Partia Socialiste e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama ka siguruar nj\u00eb fitore d\u00ebrrmuese n\u00eb zgjedhje edhe nj\u00eb her\u00eb, me premtime p\u00ebr ta \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian brenda kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Por rezultati i zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb kaluar dukej i vulosur shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb hidheshin flet\u00ebt e votimit. Socialist\u00ebt mb\u00ebshteteshin n\u00eb nj\u00eb makineri patronazhi t\u00eb mir\u00eb-vajosur. Me rreth 185,000 n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb n\u00eb sektorin publik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mesazhi i n\u00ebnkuptuar ishte i pagabuesh\u00ebm: mb\u00ebshtesni partin\u00eb ose rrezikoni vendin e pun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb ndikimin politik, Partia Demokratike e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, e udh\u00ebhequr nga Sali Berisha, u p\u00ebrpoq t\u00eb imitonte strategjin\u00eb agresive politike t\u00eb l\u00ebvizjes MAGA t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump.<\/span><\/p>\n<p><span>Partia madje solli Chris LeCivita, nj\u00eb arkitekt ky\u00e7 i taktikave t\u00eb komunikimit t\u00eb MAGA-s. Vendimi ishte m\u00eb shum\u00eb se simbolik. Berisha dukej se vuri bast se p\u00ebrqafimi i politik\u00ebs n\u00eb stilin Trump mund t\u00eb hapte rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rikthim politik dhe potencialisht t\u00eb bindte Uashingtonin t\u00eb hiqte sanksionet kund\u00ebr tij dhe familjes s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, ky bast strategjik duket se e ka vler\u00ebsuar gabim si pushtetin e rr\u00ebnjosur t\u00eb kryeministrit Rama dhe Partis\u00eb Socialiste, ashtu edhe peizazhin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjeopolitik. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb ndjekur prej koh\u00ebsh nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme pragmatike, t\u00eb orientuar nga interesat, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi angazhimit me nj\u00eb lidership t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb centralizuar mbi pajtueshm\u00ebrin\u00eb ideologjike \u2013 dhe Rama i ka mbajtur premtimet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, basti i Berish\u00ebs duket se i \u00ebsht\u00eb kthyer kund\u00ebr atij, duke l\u00ebn\u00eb si mesazhin ashtu edhe lajm\u00ebtarin t\u00eb d\u00ebshtonte.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, partit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb pavarura u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb detyr\u00eb herkuliane p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb fushat\u00eb kuptimplote. N\u00eb nj\u00eb mjedis gjithnj\u00eb e m\u00eb armiq\u00ebsor ndaj mospajtimit, mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre shpesh ngurronin t\u00eb tregonin besnik\u00ebri publike, nga frika e pasojave profesionale ose sociale \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet m\u00eb t\u00eb vogla dhe zonat rurale ku p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb politike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme dhe kontrolli i partis\u00eb n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Qasja n\u00eb media p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb e madhe; me pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rrjeteve televizive dhe mediave t\u00eb shtypura, qoft\u00eb shtet\u00ebrore, ose t\u00eb kontrolluara fort nga interesat e biznesit pro-qeveritar, partit\u00eb e pavarura luftonin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb transmetimi ose mbulim nga shtypi. Kur ata ia dol\u00ebn t\u00eb arrinin te publiku, mesazhet e tyre shpesh mbyteshin nga saturimi mediatik dhe makineria e rafinuar e propagand\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span>Kandidat\u00ebt e tyre u p\u00ebrball\u00ebn gjithashtu me pengesa burokratike, nga rregullat kufizuese mbi regjistrimin dhe aksesin n\u00eb flet\u00ebvotime deri te procedurat e err\u00ebta q\u00eb favorizonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb konsoliduara. N\u00eb raste t\u00eb shumta, monitoruesit e zgjedhjeve vun\u00eb re raste ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive t\u00eb pavarura u ngacmuan ose u kanos\u00ebn, duke dekurajuar m\u00eb tej pjes\u00ebmarrjen qytetare dhe duke p\u00ebrforcuar perceptimin se sfidimi i status quo-s\u00eb ishte i kot\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Si rezultat, k\u00ebto forca m\u00eb t\u00eb vogla politike, t\u00eb cilat mund t\u00eb kishin futur ide t\u00eb reja n\u00eb aren\u00ebn politike t\u00eb ndenjur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u lan\u00eb kryesisht m\u00ebnjan\u00eb \u2013 u b\u00ebn\u00eb t\u00eb padukshme nga nj\u00eb sistem i projektuar p\u00ebr t\u00eb forcuar dominimin e elit\u00ebs sunduese.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Regresi demokratik<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Zgjedhjet nxor\u00ebn n\u00eb pah shqet\u00ebsimet n\u00eb rritje mbi regresin demokratik n\u00ebn qeverin\u00eb e Ram\u00ebs. Sipas Misionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb OSBE-s\u00eb, keqp\u00ebrdorimi i burimeve publike dhe presioni administrativ gjat\u00eb procesit zgjedhor ishin t\u00eb p\u00ebrhapura.<\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb akuzuar gjer\u00ebsisht p\u00ebr korrupsion, p\u00ebr shtypje t\u00eb lirive t\u00eb medias dhe p\u00ebr zgjerimin e administrat\u00ebs publike me 25,000 vende t\u00eb reja pune \u2013 t\u00eb par\u00eb si p\u00ebrforcues i sistemit t\u00eb patronazhit \u2013 nd\u00ebrsa vendi vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb masive emigrimi. Q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit n\u00eb vitin 1990, popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur me 15 p\u00ebr qind n\u00eb 2.4 milion\u00eb, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti i v\u00ebzhguesve vuri n\u00eb dukje shtr\u00ebngimin sistematik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit publik, mbulimin e ansh\u00ebm t\u00eb medias s\u00eb kontrolluar nga shteti dhe nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb miratuar reformat zgjedhore t\u00eb vonuara prej koh\u00ebsh. Vet\u00eb fushata u p\u00ebrshkrua si thell\u00ebsisht e polarizuar dhe e d\u00ebmtuar nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb manipuluar votuesit p\u00ebrmes kanosjes dhe blerjes s\u00eb votave. V\u00ebzhguesit raportuan gjithashtu raste t\u00eb shpeshta t\u00eb votimit n\u00eb grup dhe familjar, shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale dhe nd\u00ebrhyrje nga eksponent\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Pavar\u00ebsia e medias u komprometua r\u00ebnd\u00eb nga financimi jotransparent, pron\u00ebsia e p\u00ebrqendruar dhe nd\u00ebrhyrja politike n\u00eb vendimet editoriale. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore nga partia n\u00eb pushtet dhe taktikat shtr\u00ebnguese i dhan\u00eb asaj nj\u00eb avantazh t\u00eb padrejt\u00eb, duke hedhur dyshime mbi integritetin dhe drejt\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb mjedisin e sot\u00ebm gjithnj\u00eb e m\u00eb joliberal, shum\u00eb nga k\u00ebto strategji jodemokratike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb norm\u00eb sesa p\u00ebrjashtim, duke reflektuar nj\u00eb trend m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonal dhe global n\u00eb t\u00eb cilin institucionet demokratike zbrazen nga brenda.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb dikur do t\u00eb kishte shkaktuar d\u00ebnim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, tani pritet me shqet\u00ebsim t\u00eb heshtur, pasi aleancat strategjike, p\u00ebrmbajtja e migracionit, nd\u00ebrtimi i qendrave t\u00eb ndalimit t\u00eb imigracionit dhe stabiliteti rajonal shpesh kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi mbi vlerat demokratike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, r\u00ebnia e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim, por pjes\u00eb e nj\u00eb erozioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb normave liberale demokratike \u2013 ku zgjedhjet procedurale vazhdojn\u00eb, por fryma e demokracis\u00eb zbehet vazhdimisht.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Konsolidim i pushtetit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Rama dhe qeveria e tij kan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nj\u00eb sistem qeveris\u00ebs nj\u00ebpartiak, duke konsoliduar pushtetin p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrzierjeje t\u00eb kontrollit institucional, patronazhit sistemik dhe shtypjes s\u00eb mospajtimit. Opozita nuk \u00ebsht\u00eb neutralizuar me forc\u00eb, por nga nj\u00eb erozion i llogaritur i konkurrenc\u00ebs demokratike, duke e l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me imazhin e demokracis\u00eb zgjedhore, por me pak nga garancit\u00eb e saj thelb\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, varf\u00ebria endemike vazhdon, korrupsioni mbetet thell\u00ebsisht i ngulitur si n\u00eb sektorin publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat, dhe nj\u00eb eksod i p\u00ebrshpejtuar i qytetar\u00ebve \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht i t\u00eb rinjve dhe t\u00eb arsimuarve shqiptar\u00eb \u2013 pasqyron nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb p\u00ebrhapur me trajektoren e vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij peizazhi t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, Rama vazhdon ta fsheh\u00eb sundimin e tij me retorik\u00ebn e integrimit evropian, duke shpresuar se premtimi i pranimit p\u00ebrfundimtar n\u00eb BE do t\u00eb maskoj\u00eb erozionin e standardeve demokratike n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span>Ironia \u00ebsht\u00eb e zymt\u00eb: nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb largohen nga vendi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lirive dhe mund\u00ebsive q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson BE-ja, qeveria e tyre konsolidon nj\u00eb regjim gjithnj\u00eb e m\u00eb larg vlerave themelore t\u00eb unionit.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, n\u00eb ekuilibrin delikat t\u00eb gjeopolitik\u00ebs rajonale, lider\u00ebt evropian\u00eb kan\u00eb treguar pak oreks p\u00ebr t\u00eb sfiduar rr\u00ebshqitjen e Ram\u00ebs drejt joliberalizmit. Shpresa, sado e zbeht\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u2019i bashkohet BE-s\u00eb n\u00eb em\u00ebr, por do t\u00eb mish\u00ebroj\u00eb frym\u00ebn demokratike q\u00eb dikur aspironte. \/Marr\u00eb nga B<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/13\/te-lira-dhe-te-ndershme-zgjedhjet-e-shqiperise-pasqyrojne-nje-trend-global-shqetesues\/\">IRN<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/13\/fron-nahzi-te-lira-e-te-ndershme-zgjedhjet-pasqyruan-nje-trend-global-shqetesues\/\">Fron Nahzi: T\u00eb lira e t\u00eb ndershme? Zgjedhjet pasqyruan nj\u00eb trend global shqet\u00ebsues<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku politikat e jashtme t\u00eb nxitura nga interesat kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi mbi standardet demokratike, abuzimet e dokumentuara gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka gjasa t\u00eb p\u00ebrballen me shum\u00eb kritika \u2013 duke i lejuar Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet t\u00eb konsolidoj\u00eb pushtetin. Nga Fron Nahzi Partia Socialiste e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}