{"id":20923,"date":"2025-05-13T17:34:42","date_gmt":"2025-05-13T17:34:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/si-me-shpallen-armike-kur-ua-thashe-ne-sy-se-pd-nuk-fiton-dot-me-berishen\/"},"modified":"2025-05-13T17:34:42","modified_gmt":"2025-05-13T17:34:42","slug":"si-me-shpallen-armike-kur-ua-thashe-ne-sy-se-pd-nuk-fiton-dot-me-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/si-me-shpallen-armike-kur-ua-thashe-ne-sy-se-pd-nuk-fiton-dot-me-berishen\/","title":{"rendered":"Si m\u00eb shpall\u00ebn armike kur ua thash\u00eb n\u00eb sy se PD nuk fiton dot me Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Rudina Hajdari\/\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit, ashtu si edhe ato t\u00eb m\u00ebparshmet, e gjejn\u00eb qytetarin shqiptar t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb lodhur. Megjithat\u00eb, vota mbetet m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur revolt\u00ebn edhe p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sistemi elektoral q\u00eb punon kund\u00ebr \u00e7do shprese, sado t\u00eb vog\u00ebl. Problemi i par\u00eb i k\u00ebtij rezultati zhg\u00ebnjyes q\u00eb pritet \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha sistemi elektoral.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb ai mbetet proporcional me lista t\u00eb mbyllura n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e tij, ky sistem vijon t\u00eb ricikloj\u00eb nj\u00eb model t\u00eb kalbur pushteti, q\u00eb nxit servilizmin dhe mbyt konkurrenc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb brenda partive. Pakti i 2008-\u00ebs, Rama-Berisha p\u00ebr Kodin Zgjedhor nuk ishte kompromis p\u00ebr stabilitetin, por nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ruajtjen e status quo-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u projektua p\u00ebr t\u00eb mbyllur \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr forcat e reja. Ishte nj\u00eb aleanc\u00eb mes s\u00eb shkuar\u00ebs dhe s\u00eb tashmes, ku humb\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb qytetar\u00ebt dhe vet\u00eb demokracia. P\u00ebrmes listave t\u00eb mbyllura, shumica e votave preferenciale rezultojn\u00eb t\u00eb pavlefshme p\u00ebr kandidat\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshteten realisht nga qytetar\u00ebt. Listat \u201ce hapura\u201d jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, ato sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur konflikte t\u00eb brendshme, pasi kandidat\u00ebt nuk garojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Sistemi aktual, q\u00eb promovon bindjen dhe n\u00ebnshtrimin ndaj kryetarit t\u00eb partis\u00eb, i sh\u00ebrben vet\u00ebm atyre q\u00eb e mbajn\u00eb peng opozit\u00ebn dhe pushtetin, mbi t\u00eb gjitha Edi Ram\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb na \u00e7on te problemi i dyt\u00eb. Problemi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb krimi i organizuar. Bandat nuk aktivizohen vet\u00ebm gjat\u00eb zgjedhjeve, por punojn\u00eb p\u00ebr pushtetin gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit kat\u00ebrvje\u00e7ar, duke p\u00ebrgatitur terrenin q\u00eb Rama ta ket\u00eb sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ruajtjen e pushtetit. Vota tjet\u00ebrsohet jo gjat\u00eb num\u00ebrimit, por shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Trafiku i drog\u00ebs, krimi i organizuar dhe korrupsioni jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sistem paralel me lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me politik\u00ebn. Shteti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb garant i interesit publik, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00ebn e k\u00ebtij sistemi kriminal. Problemi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni i p\u00ebrhapur n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb administrat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje ai u shfaq hapur, p\u00ebrmes shkeljes s\u00eb ligjit zgjedhor dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb premtime q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me xhepin e qytetarit. Legalizime, rritje pagash, leje nd\u00ebrtimi apo vende pune u p\u00ebrdor\u00ebn si mjete p\u00ebr t\u00eb ndikuar vot\u00ebn, duke e kthyer shtetin n\u00eb nj\u00eb instrument elektoral. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fushat\u00eb, por manipulim institucional.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk jan\u00eb fenomene t\u00eb ndara, jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit sistem, q\u00eb siguron vazhdim\u00ebsin\u00eb e pushtetit. Shteti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb garant i interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por nj\u00eb mjet p\u00ebr nj\u00eb elit\u00eb q\u00eb mban pushtetin p\u00ebrmes patronazhit, propagand\u00ebs dhe kapjes s\u00eb institucioneve q\u00eb duhet t\u00eb garantonin zgjedhje t\u00eb lira. Nga ana tjet\u00ebr, opozita nuk ofroi zgjidhje.<\/p>\n<p>Nuk kishte asnj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar apo korrupsionin, e as p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri ku standardet europiane t\u00eb jen\u00eb realitet. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb vizioni t\u00eb besuesh\u00ebm, opozita nuk arriti t\u00eb ngjallte frym\u00ebzim. Me Sali Berish\u00ebn n\u00eb krye, ajo nuk u perceptua si alternativ\u00eb e besueshme p\u00ebr qeverisjen e vendit.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb vetmet q\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb i k\u00ebrkova Sali Berish\u00ebs t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hap pas, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nj\u00eb kandidati tjet\u00ebr p\u00ebr kryeminist\u00ebr, bashk\u00eb me disa rekomandime t\u00eb tjera. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u mor\u00ebn parasysh, por menj\u00ebher\u00eb u shpalla \u201carmike\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj, sot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr pushtet, por p\u00ebr mbijetes\u00ebn e saj si monopol opozitar dhe p\u00ebr shp\u00ebtimin personal t\u00eb Sali Berish\u00ebs nga statusi \u201cnon grata\u201d. Partit\u00eb e reja jan\u00eb viktimat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij sistemi. Ato nuk kan\u00eb burime t\u00eb barabarta, nuk kan\u00eb klientel\u00ebn e pushtetit dhe nuk kan\u00eb akses n\u00eb makinerin\u00eb e vjet\u00ebr elektorale.<\/p>\n<p>E vetmja hap\u00ebsir\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr ide t\u00eb reja dhe vot\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme mbetet Tirana, ndoshta edhe Durr\u00ebsi, qarqe ku votuesit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pavarur ekonomikisht dhe m\u00eb t\u00eb informuar. Por edhe shum\u00eb prej partive t\u00eb reja po p\u00ebrs\u00ebrisin t\u00eb nj\u00ebjtat modele t\u00eb vjetra: drejtim autoritar, munges\u00eb transparence dhe struktur\u00eb \u201cone man show\u201d. N\u00ebse nj\u00eb parti nis si kopje e kund\u00ebrshtarit, me shum\u00eb gjasa do p\u00ebrfundoj\u00eb si ai, ose m\u00eb keq. Kur nuk ke pushtet, para apo patronazh, e vetmja arm\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb morali: sinqeriteti, demokracia e brendshme dhe argumenti.<\/p>\n<p>Aty duhet t\u00eb filloj\u00eb ndryshimi. Partit\u00eb e reja nuk duhet t\u00eb premtojn\u00eb fitoren e shpejt\u00eb, por t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri me durim: me vlera, ide dhe pjes\u00ebmarrje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu nd\u00ebrtohet besimi. Koha e kompromisit me t\u00eb keqen duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Dhe kjo nis me ndryshimin e sistemit zgjedhor. N\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte nj\u00eb sistem me lista t\u00eb hapura n\u00eb nivel komb\u00ebtar si n\u00eb Kosov\u00eb, Rama nuk do t\u00eb guxonte t\u00eb deklaronte \u201cIki kur t\u00eb dua\u201d. Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt si kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Partia Socialiste mund t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar me 84 nga 140 vende n\u00eb Kuvend, mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb \u00e7do reform\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb qeveria e tij fiton terren edhe pse bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb burg apo n\u00eb arrati?! Edhe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, Rama u thot\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrralla me mbret se Shqip\u00ebria do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE deri n\u00eb vitin 2030. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ne duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shtet v\u00ebrtet europian n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb bazuar n\u00eb transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie. Lajmi i mir\u00eb i k\u00ebtyre zgjedhjeve ishte se, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, u lejua vota e diaspor\u00ebs. Nj\u00eb arritje simbolike, por aq pesh\u00eb sa ka.<\/p>\n<p>Me rezultatet e k\u00ebtyre zgjedhjeve, realiteti b\u00ebhet edhe m\u00eb i zymt\u00eb: opozita humbet \u00e7do rol kontrollues n\u00eb parlament dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb imponuar as ndryshimin e sistemit zgjedhor, as p\u00ebr t\u00eb ndalur zhb\u00ebrjen e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, krimi dhe korrupsioni do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb. Opozit\u00ebs i mbetet vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi reale, nj\u00eb bashkim forcash me individ\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb kan\u00eb spikatur n\u00eb k\u00ebto zgjedhje duke e ndar\u00eb qart\u00ebsisht nga e kaluara dhe nga figurat e p\u00ebrfolura p\u00ebr korrupsion. Shpresa e vetme \u00ebsht\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb p\u00ebrballet me zgjedhje t\u00eb parakohshme, me protesta masive t\u00eb rinjve dhe opozita duhet t\u00eb jet\u00eb gati pa Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/si-me-shpallen-armike-kur-ua-thashe-ne-sy-se-pd-nuk-fiton-dot-me-berishen\/\">Si m\u00eb shpall\u00ebn armike kur ua thash\u00eb n\u00eb sy se PD nuk fiton dot me Berish\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rudina Hajdari\/\u00a0 Zgjedhjet e 11 majit, ashtu si edhe ato t\u00eb m\u00ebparshmet, e gjejn\u00eb qytetarin shqiptar t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb lodhur. Megjithat\u00eb, vota mbetet m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur revolt\u00ebn edhe p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sistemi elektoral q\u00eb punon kund\u00ebr \u00e7do shprese, sado t\u00eb vog\u00ebl. Problemi i par\u00eb i k\u00ebtij rezultati zhg\u00ebnjyes q\u00eb pritet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20923","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}