{"id":209,"date":"2024-09-02T10:14:48","date_gmt":"2024-09-02T10:14:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/02\/kurum-mbetjet-e-rrezikshme-dhe-qeveria-jone\/"},"modified":"2024-09-02T10:14:48","modified_gmt":"2024-09-02T10:14:48","slug":"kurum-mbetjet-e-rrezikshme-dhe-qeveria-jone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/02\/kurum-mbetjet-e-rrezikshme-dhe-qeveria-jone\/","title":{"rendered":"\u201cKurum\u201d, mbetjet e rrezikshme dhe qeveria jon\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/<\/p>\n<p>Kompania turke \u201cKurum International\u201d prodhon produkte \u00e7eliku n\u00eb ish-Kombinatin Metalurgjik n\u00eb Elbasan q\u00eb prej vitit 1998 dhe \u00ebsht\u00eb furnizues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonal i shufrave t\u00eb hekurit p\u00ebr nd\u00ebrtim. Sipas vet\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga \u201cKurum International\u201d <\/p>\n<p>(https:\/\/www.gem.wiki\/Kurum_ International_ Elbasan_st\u00ebl_plant), <\/p>\n<p>uzina e shkrirjes s\u00eb hekurit dhe kthimit n\u00eb \u00e7elik me hark elektrik n\u00eb Elbasan mbulon rreth 85 p\u00ebr qind t\u00eb nevojave t\u00eb tregut ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr hekur. Uzina prodhon gjithashtu gazra industriale dhe g\u00eblqere.<\/p>\n<p>Rreth 60 p\u00ebr qind e produkteve t\u00eb uzin\u00ebs s\u00eb \u00e7elikut eksportohen n\u00eb Ballkan, n\u00eb Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Serbi, Bullgari dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Itali dhe Turqi, nd\u00ebrsa 40 p\u00ebr qind shitet n\u00eb tregun vend\u00ebs. N\u00eb maj t\u00eb vitit 2015, kompania \u201cKurum International\u201d u detyrua t\u00eb ndalonte pun\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjes me standardet mjedisore. Kompania u akuzua nga qeveria jon\u00eb at\u00ebher\u00eb p\u00ebr hedhjen e paligjshme t\u00eb mbetjeve toksike nga pluhuri i filtrave t\u00eb Uzin\u00ebs s\u00eb \u00c7elikut pran\u00eb lumit Shkumbin, \u00e7far\u00eb kishte krijuar nj\u00eb mal me skorje dhe mbeturina rreth 200 metra t\u00eb gjer\u00eb dhe 20 metra t\u00eb lart\u00eb. Kompania pun\u00ebson me qindra pun\u00ebtor\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr qytetin e Elbasanit. P\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn dhe aktivitetin shit\u00ebs n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm t\u00eb etur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr hekur si material nd\u00ebrtimi, por edhe eksportet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Ballkan, Itali dhe Turqi, kompania e ka t\u00eb domosdoshme t\u00eb \u00e7oj\u00eb diku malin me mbetje toksike nga filtrat e pastrimit t\u00eb gazrave.<\/p>\n<p>K\u00ebto mbetje jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa me mij\u00ebra ton\u00eb n\u00eb vit, nga hiri i oxhakut i Uzin\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb \u00c7elikut n\u00eb Elbasan. Si vend shp\u00ebtimi duket se \u00ebsht\u00eb gjetur terminali i mineraleve n\u00eb kalat\u00ebn lindore t\u00eb portit t\u00eb Durr\u00ebsit, i menaxhuar si koncesion nga kompania gjermane \u201cEMS Albanian Port Operator\u201d. Kompania \u201cKurum International\u201d ka nj\u00eb histori me eksportin e mbetjeve t\u00eb uzin\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr n\u00eb Turqi. Pamjet satelitore t\u00eb publikuara n\u00eb aplikacionin \u201cGoogle Earth\u201d n\u00eb n\u00ebntor 2023 tregojn\u00eb sasi minerali t\u00eb ngjashme me fotot e thas\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb vitit 2018, si dhe me mbetjet q\u00eb dyshohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb hirit t\u00eb oxhakut t\u00eb uzin\u00ebs s\u00eb \u201cKurum\u201d dhe q\u00eb jan\u00eb larguar p\u00ebr n\u00eb Tajland\u00eb. K\u00ebto mbetje jan\u00eb t\u00eb paketuara n\u00eb thas\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bardh\u00eb dhe t\u00eb depozituara n\u00eb terminalin e mineraleve n\u00eb kalat\u00ebn lindore t\u00eb portit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Hiri i furrnalt\u00ebs me hark elektrik t\u00eb Elbasanit \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u paketuar, pasi me kalimin e koh\u00ebs dhe nga shirat, thas\u00ebt \u00e7ahen, nd\u00ebrsa metalet e r\u00ebnda t\u00eb hirit sedentohen n\u00eb fund t\u00eb thas\u00ebve. Duke qen\u00eb se eksporti i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb rrezikshme k\u00ebrkon kushte t\u00eb ve\u00e7anta paketimi dhe transporti, me kosto t\u00eb larta, si dhe leje nga vendi ku mbetjet kan\u00eb destinacionin p\u00ebrfundimtar, pra nga Tajlanda, si dhe nga vendet ku malli kalon transit. K\u00ebto kushte dhe k\u00ebrkesa duhet ta ken\u00eb shtyr\u00eb \u201cKurum International\u201d t\u00eb deklaroj\u00eb mallin q\u00eb eksporton nga Porti i Durr\u00ebsit si material jo t\u00eb rreziksh\u00ebm. Konventa e Bazelit nuk e ndalon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute eksportin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme nga vende si Shqip\u00ebria, e cila nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian apo e OECD-s\u00eb, por vendos rregulla strikte p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebto mbetje mund t\u00eb eksportohen.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, si vend n\u00ebnshkrues i Konvent\u00ebs s\u00eb Bazelit, duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebto rregulla p\u00ebr t\u2019i eksportuar k\u00ebto mbetje. \u201cKurum International\u201d k\u00ebto kushte nuk i ka plot\u00ebsuar. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e eksportit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme nga Porti i Durr\u00ebsit. N\u00ebse analizat nga kontejner\u00ebt q\u00eb jan\u00eb kthyer mbrapsht nga Singapori dhe po udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb pohojn\u00eb vet\u00ebm pranin\u00eb e oksidit dhe hidroksidit t\u00eb hekurit (ndryshkut) n\u00eb kontejner\u00ebt, at\u00ebher\u00eb kompania \u201cKurum International\u201d ka t\u00eb drejt\u00eb dhe ngarkesat duhet t\u00eb rid\u00ebrgohen p\u00ebr n\u00eb Tajland\u00eb. N\u00ebse ngarkesa rezulton me mbetje t\u00eb rrezikshme, at\u00ebher\u00eb kompania \u201cKurum International\u201d ka shkelur ligjet shqiptare, duke kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr mallrat q\u00eb ajo eksporton nga Porti i Durr\u00ebsit dhe duhet t\u00eb p\u00ebrballet me sanksionet p\u00ebr shkeljet e k\u00ebtyre ligjeve. P\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb legjislacion t\u00eb gjer\u00eb. Ligji baz\u00eb \u00ebsht\u00eb ligji nr.10 463, dat\u00eb 22.9.2011 \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d i vitit 2011 (https:\/\/faolex.fao.org\/ docs\/pdf\/alb113034.pdf), i cili synon parandalimin e mbetjeve, riciklimin dhe asgj\u00ebsimin e tyre, p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb njeriut, duke mos v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik uj\u00ebrat, ajrin, tok\u00ebn, tok\u00ebn bujq\u00ebsore, bim\u00ebt dhe kafsh\u00ebt.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 35 ligje, vendime t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe udh\u00ebzime t\u00eb ministrive t\u00eb linj\u00ebs, p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve. Qeveria jon\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi p\u00ebr shtyp t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Mjedisit, deklaroi se, n\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk mundet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb pranoj\u00eb apriori rikthimin e ngarkesave t\u00eb tilla, vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e dyshimeve e t\u00eb spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore t\u00eb besueshme dhe t\u00eb verifikueshme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i drejt\u00eb. N\u00eb loj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kosto e d\u00ebrgimit apo e rikthimit t\u00eb anijeve, por imazhi i vendit dhe i strukturave ligjzbatuese t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb po ashtu, q\u00eb qeveria reagoi menj\u00ebher\u00eb dhe fort, me shk\u00ebmbim intensiv t\u00eb informacionit dhe duke hapur nj\u00eb hetim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Zyr\u00ebn e Bashkimit Evropian kund\u00ebr Mashtrimit (OLAF).<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/kurum-mbetjet-e-rrezikshme-dhe-qeveria-jone\/\">\u201cKurum\u201d, mbetjet e rrezikshme dhe qeveria jon\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/ Kompania turke \u201cKurum International\u201d prodhon produkte \u00e7eliku n\u00eb ish-Kombinatin Metalurgjik n\u00eb Elbasan q\u00eb prej vitit 1998 dhe \u00ebsht\u00eb furnizues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonal i shufrave t\u00eb hekurit p\u00ebr nd\u00ebrtim. Sipas vet\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga \u201cKurum International\u201d (https:\/\/www.gem.wiki\/Kurum_ International_ Elbasan_st\u00ebl_plant), uzina e shkrirjes s\u00eb hekurit dhe kthimit n\u00eb \u00e7elik me hark elektrik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-209","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}