{"id":20894,"date":"2025-05-13T14:52:10","date_gmt":"2025-05-13T14:52:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/shkullaku-procesi-kunder-opozites-si-narkoze-ndaj-fundit-te-demokracise\/"},"modified":"2025-05-13T14:52:10","modified_gmt":"2025-05-13T14:52:10","slug":"shkullaku-procesi-kunder-opozites-si-narkoze-ndaj-fundit-te-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/shkullaku-procesi-kunder-opozites-si-narkoze-ndaj-fundit-te-demokracise\/","title":{"rendered":"Shkullaku: Procesi kund\u00ebr opozit\u00ebs, si narkoz\u00eb ndaj fundit t\u00eb demokracis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Marshimi i Edi Ram\u00ebs nga \u201cfitorja n\u00eb fitorje\u201d, po shoq\u00ebrohet, si\u00e7 ka ndodhur r\u00ebndom, me fenomenin e shpifur t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb humb\u00ebsit dhe shmangien e gjykimit p\u00ebr fituesin. Kjo po vihet re edhe k\u00ebto dit\u00eb me fitoren e paprecedent\u00eb t\u00eb Rilindjes, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri normale do t\u00eb ngrinte qindra pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si erdhi dhe p\u00ebr rreziqet q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ta p\u00ebrmbledh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb ngjarje brenda l\u00ebvozhg\u00ebs s\u00eb klishes\u00eb: <em>Rama fitoi se opozita nuk ngjalli besim<\/em>, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dembeliz\u00ebm intelektual dhe n\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb keq, rreshtim- sh\u00ebrbim ndaj pushtetit.<\/p>\n<p>Humb\u00ebsi, n\u00eb \u00e7do gar\u00eb, nxjerr dhe merr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta. N\u00eb politik\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sepse ato p\u00ebrgjegj\u00ebsi afektojn\u00eb direkt mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Por elitat e nj\u00eb vendi, z\u00ebrat q\u00eb nuk ndikohen nga euforia e turmave por nga ftoht\u00ebsia e arsyes, nuk nxitojn\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzojn\u00eb humb\u00ebsin p\u00ebrpara se t\u00eb analizojn\u00eb fituesin. T\u00eb merresh n\u00eb k\u00ebto or\u00eb me opozit\u00ebn duke legjitimuar k\u00ebsisoj pa kushte nj\u00eb fitore q\u00eb bie er\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa rreshtim me t\u00eb fortin duke e gjetur fajin gjithnj\u00eb tek m\u00eb i dob\u00ebti. Ky korruptim moral i elitave shqiptare, her\u00eb nga frika, her\u00eb nga interesi e her\u00eb nga mungesa e formimit, ve\u00e7 periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit \u00ebsht\u00eb shfaqur me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shije t\u00eb shpifur edhe pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 1996 apo atyre t\u00eb 2001-it.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e zgjedhjeve t\u00eb fundit, ndoshta t\u00eb tretat (ve\u00e7 atyre t\u00eb 1992) ku nj\u00eb forc\u00eb politike merr mbi 80 mandate, nj\u00eb elit\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb do duhej t\u00eb shtronte p\u00ebrpara shoq\u00ebris\u00eb \u00e7\u00ebshtjen tep\u00ebr t\u00eb debatueshme se si mundet q\u00eb nj\u00eb parti e g\u00ebrryer gjat\u00eb 12 viteve pushtet nga korrupsioni i nivelit t\u00eb lart\u00eb, nga lidhjet e forta me krimin e organizuar prej qeveris\u00eb e deri tek forcat e rendit, me premtime t\u00eb pambajtura dhe me nj\u00eb erozion t\u00eb pashembullt t\u00eb popullsis\u00eb, t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt me shifra q\u00eb do t\u2019i kishte zili \u00e7do regjim autokratik. Ky debat do duhej t\u00eb ishte m\u00eb i thell\u00eb se sa ai i tipit zgjedhjet jan\u00eb vjedhur gjithnj\u00eb, se bandat dhe admnistrata jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb 30 vite, se n\u00ebse ka frym\u00eb manipulimet nuk pin\u00eb uj\u00eb, etj etj.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ekzistenciale p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare shtrohet mbi faktin se si nj\u00eb pushtet \u201cq\u00eb vjedh vota p\u00ebr t\u00eb vjedhur Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vjedh Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur vota\u201d nuk fiton thjesht zgjedhjet por asfikson \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb lirie, pavar\u00ebsie, konkurrence t\u00eb ndershme, rr\u00ebnon institucionet, asgjeson drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb rrezikon t\u00eb ardhmen e t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshi edhe t\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p>R\u00ebndom ka ndodhur q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr pushtetit t\u00eb entusiazmohen nga fitore t\u00eb tilla, duke harruar q\u00eb shpesh jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb viktima t\u00eb entusiazmit t\u00eb tyre. Kjo harres\u00eb e k\u00ebrkuar b\u00ebn q\u00eb sot t\u00eb mos flitet se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, opozita hyri n\u00eb zgjedhje me liderin kryesor n\u00eb proces penal, pasi u mbajt i izoluar p\u00ebr nj\u00eb vit rresht; me kreun e partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb opozitare n\u00eb burg; dhe me disa eksponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb qeli e ndjekje penale. Po k\u00ebshtu k\u00ebto ishin zgjedhjet e treta parlamentare, ku qeveria futet n\u00eb gar\u00eb pa patur kund\u00ebrshtare asnj\u00eb prej mediave kryesore t\u00eb vendit. P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb, monopolin mbi bandat dhe parat\u00eb e bizneseve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb rezultatin e k\u00ebtyre zgjedhjeve, kupton edhe pse Ilir Meta u morr zvarr\u00eb dhe u godit nga polic\u00eb me maska apo pse Fredi Beleri u plas n\u00eb burg dhe u morr peng bashkia e Himar\u00ebs. Akte t\u00eb tilla, ve\u00e7 frik\u00ebs rr\u00ebnojn\u00eb dhe autoritetin apo besimin q\u00eb mund t\u00eb ngjallin figura t\u00eb caktuara politike. Ato zhvler\u00ebsohen p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb pushtetit dhe votat e mbetura \u201cpa zot\u201d shkojn\u00eb tek m\u00eb i forti. Shkrirja elektorale e LSI n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, \u00ebsht\u00eb efekti q\u00eb u projektua me heqjen zvarr\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e publikut.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00ebn drit\u00ebn e 82 mandateve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, kuptohet se pse u b\u00ebn\u00eb \u201ckurban\u201d q\u00eb nga ish numri dy i qeveris\u00eb Ahmetaj e deri tek numri dy i partis\u00eb Veliaj. Sa m\u00eb i gjat\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pushteti, aq m\u00eb shum\u00eb peshojn\u00eb dhe kurbanet e tij. Aq m\u00eb shum\u00eb rritet edhe \u201cpavar\u00ebsia\u201d e SPAK-ut, p\u00ebr t\u00eb \u00e7ertifikuar m\u00eb pas virgjin\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb prishura t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Pushteti i nj\u00eb njeriu, q\u00eb sot entusiazmon sejmen\u00ebt e tij, i ka dh\u00ebn\u00eb vendit iluzionin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb re, q\u00eb nuk guxoi kurr\u00eb t\u00eb prek\u00eb dy shtyllat e s\u00eb keqes: vendimarrjen ekzekutive q\u00eb prodhon korrupsion dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Pasoj\u00eb direkt e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb cikli i vjedhjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vota dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb fitore tjet\u00ebr si kjo e Edi Ram\u00ebs, \u00e7on pashmangshm\u00ebrisht n\u00eb asgjesimin p\u00ebfundimtar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb lirive t\u00eb pakta q\u00eb kan\u00eb mbetur, t\u00eb demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe t\u00eb \u00e7do pushteti tjet\u00ebr q\u00eb do duhej t\u00eb ishte i pavarur, shqet\u00ebsimi i asaj pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka ende z\u00eb n\u00eb kapitull, do duhej t\u00eb ishte procesi ndaj fituesit dhe jo sulmi ndaj humb\u00ebsit si mbules\u00eb p\u00ebr njoll\u00ebn e flirtimit me pushtetin. Pushteti i gjat\u00eb dhe absolut, zakonisht ushqehet me kokat e veta, ndaj dhe ata q\u00eb sot ndihen af\u00ebr tij do t\u00eb duhej t\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr pasojat e mandatit t\u00eb kat\u00ebrt dhe jo aq p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e opozit\u00ebs. Me 82 mandate, plus disa t\u00eb tjera rrug\u00ebs, Edi Ram\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb mund t\u2019i duken si zara q\u00eb i gjuan kur dhe si t\u2019i teket. <strong>\u00a9lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/13\/procesi-kunder-opozites-si-narkoze-ndaj-fundit-te-demokracise\/\">Shkullaku: Procesi kund\u00ebr opozit\u00ebs, si narkoz\u00eb ndaj fundit t\u00eb demokracis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marshimi i Edi Ram\u00ebs nga \u201cfitorja n\u00eb fitorje\u201d, po shoq\u00ebrohet, si\u00e7 ka ndodhur r\u00ebndom, me fenomenin e shpifur t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb humb\u00ebsit dhe shmangien e gjykimit p\u00ebr fituesin. Kjo po vihet re edhe k\u00ebto dit\u00eb me fitoren e paprecedent\u00eb t\u00eb Rilindjes, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri normale do t\u00eb ngrinte qindra pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20894","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20894\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}