{"id":20892,"date":"2025-05-13T14:54:53","date_gmt":"2025-05-13T14:54:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/berisha-nuk-njeh-zgjedhjet-u-diktuan-nga-krimi-spajtohemi-kurre-sdorehiqet-as-nga-pd-betejen-ai-qe-e-nisido-ta-bitise-therret-proteste-diten-e-samitit-europian\/"},"modified":"2025-05-13T14:54:53","modified_gmt":"2025-05-13T14:54:53","slug":"berisha-nuk-njeh-zgjedhjet-u-diktuan-nga-krimi-spajtohemi-kurre-sdorehiqet-as-nga-pd-betejen-ai-qe-e-nisido-ta-bitise-therret-proteste-diten-e-samitit-europian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/13\/berisha-nuk-njeh-zgjedhjet-u-diktuan-nga-krimi-spajtohemi-kurre-sdorehiqet-as-nga-pd-betejen-ai-qe-e-nisido-ta-bitise-therret-proteste-diten-e-samitit-europian\/","title":{"rendered":"Berisha nuk njeh zgjedhjet: U diktuan nga krimi, s\u2019pajtohemi kurr\u00eb! S\u2019dor\u00ebhiqet as nga PD: Betej\u00ebn ai q\u00eb e nisi\u2026do ta bitis\u00eb! Th\u00ebrret protest\u00eb dit\u00ebn e Samitit Europian"},"content":{"rendered":"<p>Pas humbjes s\u00eb thell\u00eb, kreu i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha nuk njeh zgjedhjet e 11 majit. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kreu i PD kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptuar se nuk do ta njihte k\u00ebt\u00eb proces, por sot e tha drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se nuk \u201cne nuk b\u00ebhet fjal\u00eb kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb pajtohemi me k\u00ebto zgjedhje.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb gazetar\u00ebve, Sali Berisha hodhi akuza se zgjedhjet e 11 majit u diktuan nga krimi dhe se jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb grabitura, pla\u00e7kitura dhe dhunuara n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet e 11 Majit u diktuan q\u00eb t\u00eb gjitha nga krimi. Bandat kriminale t\u00eb qeveris\u00eb ishin aktive n\u00eb 10 qarqe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb 20 bashki t\u00eb vendit dhe ato patronuan 30 deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs kriminale. Skenat q\u00eb ju pat\u00eb n\u00eb Vor\u00eb, ku banda e Xhabaftit diktoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme vullnetin e qytetar\u00ebve t\u00eb Vor\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kandidati  dyt\u00eb n\u00eb lista. Kuptoni vet\u00eb se si jan\u00eb zhvilluar zgjedhjet\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Sic ka ndodhur r\u00ebndom n\u00eb historin\u00eb e PD, mospranimi i rezultatit humb\u00ebs shoq\u00ebrohet po ashtu me paralajm\u00ebrime p\u00ebr protesta. Berisha thirri protest\u00eb m\u00eb dat\u00eb 16 maj, ora 17:00, dit\u00ebn q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb do mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, q\u00eb do t\u00eb mbledh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lider\u00ebt e BE.<\/p>\n<p>\u201cLibri i zi i k\u00ebtyre zgjedhjeve shkruhet me dat\u00ebn 16 n\u00eb ora 17:00 n\u00eb Bulevardin e Par\u00eb p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar opinionin publik bot\u00ebror mbi krimet monstruoze t\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshit elektoral Edi Rama, q\u00eb nuk respekton asnj\u00eb rregull, asnj\u00eb ligj komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjedhjet. Protesta do t\u00eb jet\u00eb paq\u00ebsore. Ne garantojm\u00eb se nuk do ket\u00eb probleme q\u00eb t\u00eb cenojn\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl sigurin\u00eb e dinjitar\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb, por duam q\u00eb ata t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ftuar nga nj\u00eb narkodiktator q\u00eb nuk njeh ligj as moral p\u00ebr vot\u00ebn dhe vullnetin e qytetar\u00ebve t\u00eb tij\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Data nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme. M\u00eb 16 Maj, n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb organizohet samiti i komuniteti politik europian. Udh\u00ebheq\u00ebsit e 47 vendeve do t\u00eb mblidhen p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet n\u00eb lulishte pas monumentit t\u00eb Skend\u00ebrbeut.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, Berisha zgjodhi t\u00eb zhvilloj\u00eb protest\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn kur n\u00eb kryeqytet mbahej samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai e organizoi at\u00eb ngjitur me perimetrin e siguris\u00eb s\u00eb samitit. K\u00ebt\u00eb her\u00eb ka zgjedhur ta b\u00ebj\u00eb disa qindra metra m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Rikthimin pas 12 vitesh n\u00eb pushtet, me non grat\u00ebn mbi supe, Berisha nuk e mori, por po sot Berisha konfirmoi po ashtu se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb largohet nga drejtimi i Partis\u00eb. Ndo\u00ebnse ka qen\u00eb ai vet\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb statut, n\u00eb koh\u00ebn e Rithemelimit, nenin q\u00eb e b\u00ebn automatik largimin e kryetarit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb rast t\u00eb humbjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb betej\u00eb, gjer n\u00eb fitore ai q\u00eb e nisi dhe do ta bitis\u00eb\u2026\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>\u201cBeteja p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb. Prevalon mbi t\u00eb gjitha. Asgj\u00eb nuk mund ta ndal\u00eb PD n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Pika 8 e nenit 46 t\u00eb statutit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike e ka t\u00eb sanksionuar qart\u00eb se n\u00eb rast se pas shpalljes s\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Kuvendin, partia nuk rezulton forc\u00eb fituese qeveris\u00ebse, mandati p\u00ebrfundon menj\u00ebher\u00eb dhe automatikisht p\u00ebr kryetarin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kryetarit q\u00eb i p\u00ebrfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi n\u00eb zgjedhjet pasardh\u00ebse p\u00ebr kryetar partie. N\u00ebse do t\u00eb merret i mir\u00ebqen\u00eb statuti i PD-s\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb votave, Sali Berisha do t\u00eb ishte automatikisht i shkarkuar nga kreu i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Pika 8 e nenit 46 t\u00eb statutit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike<br \/>\nBerisha dha edhe pretendimet e tij se p\u00ebrse nuk njeh zgjedhjet, duke th\u00ebn\u00eb se bandat kriminale t\u00eb qeveris\u00eb ishin aktive n\u00eb 10 qarqe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb 20 bashki t\u00eb vendit. Sipas Berish\u00ebs, votat u blen\u00eb me zarfe 100 euro, nd\u00ebrsa u ndal edhe tek VKM e miratuar nga K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr procedurat p\u00ebr q\u00eb do t\u00eb ndjekin institucionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr ligjin p\u00ebr faljen e gjobave. Berisha tha se Rama p\u00ebrdori amnistin\u00eb 200 mln euro p\u00ebr faljen e gjobave, nd\u00ebrsa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb pwr k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr tha se ishte 150 mln euro.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do aspekt k\u00ebto ishin zgjedhjet m\u00eb t\u00eb grabitura, m\u00eb t\u00eb pla\u00e7kitura dhe m\u00eb t\u00eb dhunuara n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb elektorale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pluraliste. Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb bandat nuk kan\u00eb prur\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre n\u00eb parlamentin shqiptar sa n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament. Nga veriu n\u00eb jug, nga lindja n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Mund t\u2019u them ju se n\u00eb rrethin e Durr\u00ebsit, bandat punonin p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Tjet\u00ebr Balla, tjet\u00ebr Dyrmishi, tjet\u00ebr ky, tjet\u00ebr ai. Dhe jo m\u00eb pak n\u00eb Elbasan kjo skem\u00eb. Po k\u00ebshtu n\u00eb Fier, Mallakast\u00ebr. Pra, k\u00ebto ishin zgjedhje q\u00eb u sunduan si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nga vras\u00ebs, seria killera, trafikant\u00eb, dhunues, p\u00ebrdhunues. Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike m\u00eb masive n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Zarfi me 100 euro, i d\u00ebrguar n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs elektorale dhe amnistia prej 200 milion\u00eb euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri n\u00eb vitin 2025, \u00ebsht\u00eb blerja publike m\u00eb e fuqishme q\u00eb ka ndodhur n\u00eb historin\u00eb e vendit. Dhjet\u00ebra mij\u00ebra hektar\u00eb kanabis q\u00eb u dhan\u00eb licencat p\u00ebr t\u2019u mbjell\u00eb. \u00c7do bim\u00eb kanabis me prodhim fitimi 1 mij\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur p\u00ebr blerje votash n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb. Pun\u00ebsimi, pun\u00eb p\u00ebr vot\u00eb, u aplikua masivisht n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhist\u00ebve, i futur n\u00eb strofulla ose rreth qendr\u00ebs s\u00eb votimit, ishte nj\u00eb polici terroriste, ndaj zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p>Berisha akuzoi edhe dy n\u00ebndrejtor\u00eb t\u00eb SHISH se mor\u00ebn regjistrat e rrjetit agjenturor t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe e aktivizuan at\u00eb p\u00ebr karrigen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/berisha-nuk-njeh-zgjedhjet-u-diktuan-nga-krimi-spajtohemi-kurre-sdorehiqet-as-nga-pd-betejen-ai-qe-e-nisi-do-ta-bitise-therret-proteste-diten-e-samitit-europian\/\">Berisha nuk njeh zgjedhjet: U diktuan nga krimi, s\u2019pajtohemi kurr\u00eb! S\u2019dor\u00ebhiqet as nga PD: Betej\u00ebn ai q\u00eb e nisi\u2026do ta bitis\u00eb! Th\u00ebrret protest\u00eb dit\u00ebn e Samitit Europian<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas humbjes s\u00eb thell\u00eb, kreu i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha nuk njeh zgjedhjet e 11 majit. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kreu i PD kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptuar se nuk do ta njihte k\u00ebt\u00eb proces, por sot e tha drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se nuk \u201cne nuk b\u00ebhet fjal\u00eb kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb pajtohemi me k\u00ebto zgjedhje.\u201d P\u00ebrball\u00eb gazetar\u00ebve, Sali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20892","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20892\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}