{"id":20718,"date":"2025-05-12T16:23:48","date_gmt":"2025-05-12T16:23:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/12\/raporti-i-osbe-odihr-mediat-ne-shqiperi-bashkepuntoret-e-pushtetit\/"},"modified":"2025-05-12T16:23:48","modified_gmt":"2025-05-12T16:23:48","slug":"raporti-i-osbe-odihr-mediat-ne-shqiperi-bashkepuntoret-e-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/12\/raporti-i-osbe-odihr-mediat-ne-shqiperi-bashkepuntoret-e-pushtetit\/","title":{"rendered":"Raporti i OSBE-ODIHR\/ Mediat n\u00eb Shqip\u00ebri, bashk\u00ebpuntoret e pushtetit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin paraprak q\u00eb ka p\u00ebrgatitur misioni v\u00ebzhgues i OSBE-ODIHR p\u00ebr votimin e 11 Majit, gjendja e medias n\u00eb Shqip\u00ebri vjen p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrshkrimi ku \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb gjuha diplomatike dhe organet mediatike rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb bashk\u00ebpuntoret kryesore t\u00eb pushtetit q\u00eb e thelloi rezultatin krahasur me 4 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Si n\u00eb konferenc\u00ebn e drejtuesve t\u00eb misionit t\u00eb v\u00ebzhgimit, ashtu edhe n\u00eb dokumentin q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn raportin paraprak t\u00eb 11 Majit gjen frazat standarde q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve si nj\u00eb \u201cdit\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u201d dhe ku flitet p\u00ebr nj\u00eb \u201cproces t\u00eb mir\u00ebmenaxhuar\u201d votimi, por m\u00eb tej, v\u00ebzhguesit qart\u00ebsisht \u00e7montojn\u00eb nj\u00eb nga shtyllat m\u00eb t\u00eb kalbura t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare; mediat.<\/p>\n<h3><strong>Shqet\u00ebsimi p\u00ebr kapjen e mediave n\u00eb konferenc\u00eb<\/strong><\/h3>\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e <strong>kreu i misionit t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, Lamberto Zanier<\/strong> e qart\u00ebsoi se \u00e7\u00ebshtja e situat\u00ebs mediatike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz i renditur me ndikim direkt n\u00eb vot\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket medias folem me shum\u00eb gazetar\u00eb, redaktor\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb instituciioneve t\u00eb tjera. P\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar edhe konstatimet tona ne b\u00ebm\u00eb edhe nj\u00eb monitorim t\u00eb zgjeruar t\u00eb medias. Dy partive politike iu dha thuajse dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se partive t\u00eb tjera dhe <strong>dy partit\u00eb e m\u00ebdha ishin ata q\u00eb dominuan edicionet informative.<\/strong> Pati probleme me integritetin e mbulimit. U pa se <strong>kishte materiale dhe filmime t\u00eb ofruara nga vet\u00eb partit\u00eb politike dhe jo nga gazetar\u00ebt<\/strong>. P\u00ebr fat t\u00eb keq monitorimi dhe raportimi nga AMA tregojn\u00eb se ishte i pamjaftuesh\u00ebm gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e kandidat\u00ebve\u201d tha Zanier.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas<strong> koordinatores speciale t\u00eb OSBE, Farah Karimi,<\/strong> shqet\u00ebsim n\u00eb raportimin e fushat\u00ebs ishin lajmet e gatshme q\u00eb kishin si burim dy partit\u00eb e m\u00ebdha politike. \u201c<strong>P\u00ebrq\u00ebndrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias<\/strong> minoi pluralizmin e burimeve informative dhe krijoi <strong>autocensur\u00eb mes gazetar\u00ebve<\/strong> dhe dy partit\u00eb kryesore ishin ato q\u00eb dominuan burimin e lajmeve duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur zgjedh\u00ebsve t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb zgjedhje t\u00eb mir\u00ebinformuar\u201d u shpreh Farah Karimi.<\/p>\n<p>Problematika e raportimit mediatik n\u00eb vendin ton\u00eb u ngrit edhe nga Michal Gahler, p\u00ebrfaq\u00ebsues i delegacionit t\u00eb v\u00ebzhgimit nga Parlamenti Europian, i cili e quajti \u00e7\u00ebshtjen e medias nj\u00eb <strong>\u201cproblem madhor\u201d<\/strong> q\u00eb nuk siguronte kushte t\u00eb barabarta n\u00eb gar\u00ebn e partive. \u201c<strong>Financimi jotransparent<\/strong> vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces shqet\u00ebsues, influencimi i pronar\u00ebve apo i politikan\u00ebve n\u00eb linj\u00ebn editoriale t\u00eb medias, mungesa e nj\u00eb raportimi t\u00eb pavarur, refuzimi i lider\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb debat ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb dhe rreshtimi i nj\u00eb numri t\u00eb madh organesh mediatike politikisht e <strong>kufizon mund\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve p\u00ebr informacione objektive<\/strong>. K\u00ebshtu, qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb informuara\u201d u shpreh Gahler.<\/p>\n<h3><strong>Raporti i OSBE\/ODHIR nxin mediat n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/h3>\n<p>Screenshot<\/p>\n<p><strong>Raporti paraprak i OSBE\/ODHIR<\/strong> pati konstatime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, q\u00eb nuk i kursen detajet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si informacioni kontrollohet dhe manipulohet sistematikisht n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas v\u00ebzhguesve, lajmet shpesh prodhohen nga vet\u00eb partit\u00eb politike dhe transmetohen nga mediat si \u201clajme t\u00eb pavarura\u201d, pa asnj\u00eb etiket\u00eb dhe pa asnj\u00eb filt\u00ebr editorial.<\/p>\n<p>\u201cMaterialet dhe filmimet e fushat\u00ebs u ofruan nga partit\u00eb politike dhe u transmetuan nga televizionet pa u sh\u00ebnuar si t\u00eb tilla, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga Kodi Zgjedhor, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Ky fenomen i transmetimit pa filt\u00ebr t\u00eb materialeve q\u00eb vijn\u00eb nga zyrat e shypit nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Gazetaria investigative \u00ebsht\u00eb n\u00eb grahmat e fundit, nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe e mediave jeton nga kontratat publike dhe reklamat qeveritare.<\/p>\n<p>Raporti sh\u00ebnon qart\u00eb se <strong>\u201cPavar\u00ebsia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve n\u00eb dispozicion t\u00eb votuesve jan\u00eb d\u00ebmtuar nga var\u00ebsia e shumic\u00ebs s\u00eb mediave nga financimi jotransparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh t\u00eb mb\u00ebshtetura nga kontrata qeveritare\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cP\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias m\u00eb tej minon pluralizmin e burimeve t\u00eb lajmeve, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas disa bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb ODIHR EOM, pron\u00ebsia e disa prej sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shitjes s\u00eb reklamave nga interesa politike pengon shp\u00ebrndarjen e drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga reklamat, nd\u00ebrsa mungesa e matjes s\u00eb besueshme t\u00eb audienc\u00ebs pengon shp\u00ebrndarjen transparente dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb reklamave publike\u201d<\/strong> shkruhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qytetar\u00ebt nuk mor\u00ebn dot informacion objektiv, pasi si\u00e7 v\u00eb n\u00eb dukje OSBE\/ODHIR n\u00eb raportin paraprak: <strong><em>\u201cShumica d\u00ebrrmuese e mediave perceptohen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhura me partin\u00eb n\u00eb pushtet.\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dhe ky perceptim nuk \u00ebsht\u00eb pa baza. T\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb cituara n\u00eb raport flasin vet\u00eb. Sipas BIRN, n\u00eb vitin 2023, Top Channel dhe TV Klan kap\u00ebn 64% t\u00eb tregut televiziv. I vetmi kanal pran\u00eb opozit\u00ebs, Syri TV, p\u00ebrb\u00ebnte vet\u00ebm 1.7% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tregut televiziv dhe p\u00ebsoi r\u00ebnie me 22% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Pafuqia e opozit\u00ebs me mediat e kapura<\/strong><\/h3>\n\n<p>Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk ruajti dot nj\u00eb distanc\u00eb higjenike nga mediat e kapura nga qeveria Rama. Kur ishte n\u00eb arrest sht\u00ebpie, Berisha b\u00ebri disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta denoncuar propagand\u00ebn dhe i p\u00ebrcaktoi televizionet e m\u00ebdha si \u201cteleturizmi\u201d, por kjo nuk zgjati shum\u00eb, pasi e gjeti shpejt gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe i vizitoi plot d\u00ebshir\u00eb studiot kryesore n\u00eb mbyllje t\u00eb fushat\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e tjera n\u00eb opozit\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb t\u00eb Arlind Qorit, shpresuan se me ndonj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur, do t\u00eb shfaqeshin m\u00eb shpesh n\u00eb ekrane duke p\u00ebrfituar nga ky nder q\u00eb po u b\u00ebhej, por edhe v\u00ebzhguesit e huaj e kan\u00eb kuptuar se televizionet kryesore n\u00eb vend kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pronar para t\u00eb cilit ulen n\u00eb gjunj\u00eb dhe ai \u00ebsht\u00eb pushteti i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>\u201cAsnj\u00eb nga partit\u00eb e tjera p\u00ebrve\u00e7 PS dhe PD nuk mori m\u00eb shum\u00eb se 5% t\u00eb mbulimit n\u00eb ndonj\u00eb nga televizionet e monitoruara,\u201d<\/em><\/strong> thuhet n\u00eb raportin paraprak t\u00eb OSBE. E vetmja mund\u00ebsi e barabart\u00eb q\u00eb u respektua formalisht ishte transmetimi i minutave falas nga RTSH, por n\u00eb nj\u00eb televizion q\u00eb raporti thot\u00eb se \u201cnuk g\u00ebzon audienc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d dhe q\u00eb sipas raportit \u201cnuk ka pavar\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave politike t\u00eb em\u00ebrimeve\u201d.<\/p>\n<p>Ky realitet i zymt\u00eb mediatik \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e munges\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe v\u00ebzhgimet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nuk pritet t\u00eb ndryshojn\u00eb asgj\u00eb, por sigurisht q\u00eb ato ia vlejn\u00eb t\u00eb lexohen tani q\u00eb pritet t\u00eb nisin nga puna zjarrfik\u00ebsit e debatit n\u00ebse pati manipulime n\u00eb zgjedhje apo jo.\/<strong>Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fragmenti i plot\u00eb mbi median nga raporti paraprak i OSBE-ODIHR<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve n\u00eb dispozicion t\u00eb votuesve \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nga var\u00ebsia e shumic\u00ebs s\u00eb mediave ndaj financimeve jotransparente nga interesa politike dhe biznesi, shpesh t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb kontrata qeveritare. P\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb mediave e minon m\u00eb tej pluralizmin e burimeve t\u00eb lajmeve, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas disa bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb misionit t\u00eb ODIHR, pron\u00ebsia e disa agjencive kryesore t\u00eb shitjes s\u00eb reklamave nga interesa politike pengon shp\u00ebrndarjen e drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga reklamat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mungesa e nj\u00eb sistemi t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr matjen e audienc\u00ebs ndalon shp\u00ebrndarjen transparente dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb reklamave publike.<\/p>\n<p>Shumica d\u00ebrrmuese e mediave perceptohen si t\u00eb lidhura me Partin\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet. Transmetuesi Publik, Radio-Televizioni Shqiptar (RTSH), nuk konsiderohet se ka audienc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, nd\u00ebrsa procedura bipartizane p\u00ebr em\u00ebrimin e drejtuesve si t\u00eb RTSH-s\u00eb ashtu edhe t\u00eb Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizive (AMA) nuk siguron pavar\u00ebsin\u00eb de facto t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrjet e p\u00ebrhapura nga pronar\u00ebt e mediave n\u00eb autonomin\u00eb editoriale, s\u00eb bashku me autocensur\u00ebn mes gazetar\u00ebve, ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e informacionit q\u00eb u vihet n\u00eb dispozicion publikut. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gazetar\u00ebt p\u00ebrballen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur me sulme verbale dhe, n\u00eb disa raste, edhe fizike nga zyrtar\u00eb publik\u00eb. Gjithashtu, gazetar\u00ebt raportojn\u00eb p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb aksesin ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kryeministrin, me nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb dukshme t\u00eb numrit t\u00eb konferencave p\u00ebr shtyp dhe raste kur u \u00ebsht\u00eb ndaluar pjes\u00ebmarrja n\u00eb ngjarje publike \u2013 n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbulimi editorial i lajmeve shpesh z\u00ebvend\u00ebsohet nga materiale t\u00eb p\u00ebrgatitura nga institucionet shtet\u00ebrore, duke d\u00ebmtuar integritetin editorial. Agjencia p\u00ebr Median dhe Informimin (AMI), q\u00eb ndodhet n\u00ebn zyr\u00ebn e Kryeministrit, centralizon dhe filtron informacionin q\u00eb publikohet p\u00ebr qeverin\u00eb dhe institucionet publike.<\/p>\n<p>Disa media t\u00eb themeluara nga shoq\u00ebria civile dhe t\u00eb financuara nga donator\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ofrojn\u00eb gazetari hetimore dhe me interes publik, por jan\u00eb ndikuar nga nd\u00ebrprerja e financimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Kushtetuta dhe legjislacioni ofrojn\u00eb mbrojtje p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb ODIHR, shpifja mbetet nj\u00eb vep\u00ebr penale. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve civile dhe penale p\u00ebr shpifje jan\u00eb ngritur kund\u00ebr gazetar\u00ebve vitet e fundit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe raste t\u00eb padive strategjike ndaj pjes\u00ebmarrjes publike (SLAPP).<\/p>\n<p>Kodi i Transmetimit i vitit 2023 k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjitha lajmet t\u00eb jen\u00eb objektive dhe t\u00eb paanshme. Kodi Zgjedhor, n\u00eb kund\u00ebrshtim me angazhimet e OSBE-s\u00eb, nuk garanton mbulim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb lajmeve p\u00ebr partit\u00eb jasht\u00ebparlamentare, n\u00eb nj\u00eb ambient mediatik q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i pafavorsh\u00ebm p\u00ebr to.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 mars, K\u00ebshilli i Ministrave ndaloi p\u00ebrkoh\u00ebsisht aksesin n\u00eb TikTok \u2013 nj\u00eb ndalim i gjer\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas disa bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb misionit t\u00eb ODIHR, kjo ndales\u00eb pati ndikim shtes\u00eb negativ n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb partit\u00eb jasht\u00ebparlamentare, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb ODIHR, pamjet e fushat\u00ebs n\u00eb lajme u siguruan nga vet\u00eb partit\u00eb politike. N\u00eb televizionet e monitoruara nga misioni i ODIHR, asnj\u00eb nga k\u00ebto transmetime nuk ishte e sh\u00ebnuar si material i prodhuar nga partit\u00eb, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga Kodi Zgjedhor, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, disa bashk\u00ebbisedues raportuan se disa intervista me kandidat\u00eb, t\u00eb transmetuara n\u00eb emisione aktualiteti, ishin t\u00eb paguara \u2013 n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Pamjet e prodhuara nga kandidat\u00ebt dhe mbulimi i paguar, n\u00eb thelb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb reklam\u00eb politike, duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb disavantazh ata kandidat\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Monitorimi i misionit t\u00eb ODIHR zbuloi se dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dominuan mbulimin e lajmeve. N\u00eb RTSH, A2 CNN, Top Channel dhe TV Klan, PS mori p\u00ebrkat\u00ebsisht 45%, 46%, 48% dhe 57% t\u00eb mbulimit; nd\u00ebrsa PD-ASHM mori 41%, 48%, 45% dhe 43%. Mesatarisht, 83% e k\u00ebtij mbulimi u prezantua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb neutrale ose pozitive. Asnj\u00eb nga kandidat\u00ebt e tjer\u00eb nuk mori m\u00eb shum\u00eb se 5% t\u00eb mbulimit n\u00eb ndonj\u00eb nga televizionet e monitoruara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse u transmetuan rregullisht disa programe debati, ato nuk soll\u00ebn p\u00ebrballje mes kandidat\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm apo drejtuesve t\u00eb partive t\u00eb ndryshme. RTSH p\u00ebrmbushi detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb ofruar koh\u00eb falas p\u00ebr kandidat\u00ebt. Reklama politike e paguar n\u00eb televizione u ble vet\u00ebm nga dy partit\u00eb dominante.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ambienti i kufizuar mediatik dhe d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb zbatuar n\u00eb mir\u00ebbesim k\u00ebrkesat ligjore i privuan votuesit nga nj\u00eb informacion i pavarur, i larmish\u00ebm dhe i thelluar mbi gar\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/12\/raporti-i-osbe-odihr-mediat-ne-shqiperi-bashkepuntoret-e-pushtetit\/\">Raporti i OSBE-ODIHR\/ Mediat n\u00eb Shqip\u00ebri, bashk\u00ebpuntoret e pushtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin paraprak q\u00eb ka p\u00ebrgatitur misioni v\u00ebzhgues i OSBE-ODIHR p\u00ebr votimin e 11 Majit, gjendja e medias n\u00eb Shqip\u00ebri vjen p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrshkrimi ku \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb gjuha diplomatike dhe organet mediatike rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb bashk\u00ebpuntoret kryesore t\u00eb pushtetit q\u00eb e thelloi rezultatin krahasur me 4 vite m\u00eb par\u00eb. Si n\u00eb konferenc\u00ebn e drejtuesve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":20719,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20718","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20718"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20718\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}