{"id":20617,"date":"2025-05-12T10:55:00","date_gmt":"2025-05-12T10:55:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/12\/presione-dhe-blerje-votash-del-raporti-i-vezhguesve-vendore-te-zgjedhjeve\/"},"modified":"2025-05-12T10:55:00","modified_gmt":"2025-05-12T10:55:00","slug":"presione-dhe-blerje-votash-del-raporti-i-vezhguesve-vendore-te-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/12\/presione-dhe-blerje-votash-del-raporti-i-vezhguesve-vendore-te-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"\u201cPresione dhe blerje votash\u201d, del raporti i v\u00ebzhguesve vendor\u00eb t\u00eb zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit,\u00a0\u00a0Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike dhe Q\u00ebndresa Qytetare n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, evidenton \u00a0se prokuroria e SPAK nuk pat\u00ebn nj\u00eb rol proaktiv p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb rastet e incidenteve q\u00eb u evidentuan n\u00eb Tiran\u00eb, Lushnje, Vor\u00eb e Pogradec. Si dhe pati intimidim dhe blerje votash.<\/p>\n<p>Po ashtu, fushata sh\u00ebnoi p\u00ebrdorim t\u00eb burimeve publike si dhe gjuh\u00eb fyese dhe denigruese. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga KQZ p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebto zgjedhje 42%, nga votuesit brenda vendit, tregojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt votuesish n\u00eb raport me zgjedhjet e fundit parlamentare t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p><strong>Deklarat\u00eb e P\u00ebrbashk\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr gjetjet dhe konkluzionet paraprake t\u00eb monitorimit t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb dt.11 Maj 2025<\/p>\n<p>Me nj\u00eb ekip prej 60 v\u00ebzhguesish, KShH, QQ dhe ISP u angazhuan n\u00eb monitorimin e procesit parazgjedhor dhe klim\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij procesi, respektimin e heshtjes zgjedhore, procesin e votimit dhe pjes\u00ebrisht t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit, v\u00ebzhguesit e KShH-s\u00eb dhe Q\u00ebndres\u00ebs Qytetare e shtrine monitorimin n\u00eb 163 Qendra Votimi n\u00eb 17 Bashki t\u00eb Vendit, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Mal\u00ebsi e Madhe, Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Dib\u00ebr Kuk\u00ebs, Elbasan, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, Fier, Lushnje, Berat, Gjirokaster, Fush\u00eb Kruj\u00eb, Kurbin, Pogradec si dhe 3 QV t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb vendosura n\u00eb Institucionet e Ekzekutimit t\u00eb Vendimeve Penale.<\/p>\n<p>ISP u angazhua n\u00eb monitorimin e raportimeve mediatike, deklaratave dhe akteve t\u00eb partive politike\/subjekteve elektorale. Nd\u00ebrkoh\u00eb ka filluar procesi i monitorimit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb 36 VNV, i cili vijon.<\/p>\n<p>Dita e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025 shfaqi t\u00eb nj\u00ebjtin trend t\u00eb disa zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, kryesisht nj\u00eb klim\u00eb e qet\u00eb dhe pjes\u00ebmarrje t\u00eb pjes\u00ebs aktive qytetare, mbulim t\u00eb gjer\u00eb mediatik dhe prani t\u00eb zgjeruar t\u00eb partive politike dhe kandidat\u00ebve, mesazhe sensibilizuese p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe administrim aktiv nga KQZ p\u00ebr problematikat e shfaqura. Zgjedhjet nuk jan\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, procesi zgjedhor \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb dhe organizatat tona kan\u00eb pasur disa q\u00ebndrime mbi problematikat e deritanishme, p\u00ebrfshir\u00eb deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt m\u00eb 11.01.2025 dhe 02.05.2025. N\u00eb raportet tona finale do t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndrime dhe vler\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e monitorimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehja e q\u00ebndrimeve paraprake nga pik\u00ebpamja e shoq\u00ebris\u00eb civile lidhur me zhvillimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb procesit dhe problematikave t\u00eb lidhura me to.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Heshtja Zgjedhore\u00a0<\/strong><br \/>\nV\u00ebzhguesit konstatuan raste t\u00eb mos respektimit t\u00eb heshtjes zgjedhore gjat\u00eb 24 or\u00ebve q\u00eb i paraprin\u00eb procesit t\u00eb votimit, si postime elektorale n\u00eb rrjete sociale t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb caktuar, shp\u00ebrndarje t\u00eb materialeve propagantistike n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike me afishimie t\u00eb billboard-ve dhe raste kur zyra elektorale jan\u00eb mbajtur hapur. KQZ duhet t\u00eb shqyrtonte n\u00eb koh\u00eb t\u00eb arsyeshme denoncimet e adresuara p\u00ebr cenim t\u00eb heshtjes zgjedhore dhe n\u00ebse jan\u00eb kushtet t\u00eb vendoste masat administrative sipas nenit 174 t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs dit\u00ebn e votimit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e heshtjes zgjedhore, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive politike ose kandidat\u00eb p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata q\u00eb teksa pozitivisht kan\u00eb nxitur pjes\u00ebmarrjen e shtetasve n\u00eb votime, direkt ose indirekt, p\u00ebrmbanin mesazhe politike propaganduese.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Klima e P\u00ebrgjithshme dhe Rendi Publik<\/strong><br \/>\nKlima e p\u00ebrgjithshme dit\u00ebn e votimit sh\u00ebnoi disa incidente t\u00eb panevojshme, q\u00eb reflektojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb tensionet, keqkuptimet dhe mobesimin midis pal\u00ebve politike. N\u00eb dallim nga shum\u00eb prej zgjedhjeve t\u00eb kaluara nuk u sh\u00ebnuan incidente t\u00eb r\u00ebnda. Megjithat\u00eb, n\u00eb disa prej QV t\u00eb monitoruara atmosfera midis komisioner\u00ebve dhe v\u00ebzhguesve partiak\u00eb ka qen\u00eb tejet e polarizuar duke shkaktuar debate t\u00eb forta, pezullim t\u00eb procesit apo thirrjen e forcave t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit pati sinjalizime nga v\u00ebzhgues partiak\u00eb, komisioner\u00eb dhe deputet\u00eb p\u00ebr abuzime dhe intimidim t\u00eb zgjedh\u00ebsve sikurse ishin rastet e shenjuara n\u00eb Bashkit\u00eb Lushnje, Tiran\u00eb (af\u00ebr Shkoll\u00ebs Petro Nini), Pogradec, Vor\u00eb, etj. Lidhur me k\u00ebto raste, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura jan\u00eb format e reagimit me element\u00eb t\u00eb marrjes apriori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb funksioneve policore e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb subjekteve zgjedhore, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e papranueshme n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por edhe p\u00ebr mesazhet qe jepen tek qytetar\u00ebt, kur ata vler\u00ebsojn\u00eb se p\u00ebrballen me nj\u00eb padrejt\u00ebsi. Duke patur parasysh kontestimet e aktor\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr angazhimin e strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ne vler\u00ebsojm\u00eb se Prokuroria duhet t\u00eb merrte nj\u00eb rol pro-aktiv n\u00eb drejtimin e procesit t\u00eb verifikimit dhe n\u00ebse ishte e nevojshme t\u00eb fillonte menj\u00ebher\u00eb hetimin. Gjithashtu t\u00eb gjitha rastet, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrsonat e p\u00ebrfshir\u00eb, pavar\u00ebsisht nga statusi politik, duhet t\u00eb ket\u00eb hetime dhe vendimmarrje ligjore objektive, t\u00eb pavarura q\u00eb garantojn\u00eb barazi pa asnj\u00eb dallim para ligjit.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i zgjedh\u00ebsve dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime\u00a0<\/strong><br \/>\nV\u00ebzhguesit kan\u00eb raportuar, se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, zgjedh\u00ebsit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar p\u00ebr emrin e tyre n\u00eb list\u00eb, mbi m\u00ebnyr\u00ebn e votimit, pra sa i p\u00ebrket flet\u00ebs s\u00eb votimit q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsonin, si dhe hedhjen e saj n\u00eb kutin\u00eb e votimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga KQZ p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebto zgjedhje 42%, nga votuesit brenda vendit, tregojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt votuesish n\u00eb raport me zgjedhjet e fundit parlamentare t\u00eb vitit 2021. Edhe pse partit\u00eb politike kishin mund\u00ebsi t\u00eb zhvillonin nj\u00eb gar\u00eb zgjedhore demokratike dhe t\u00eb kulturuar, n\u00eb fakt u v\u00ebrejt se shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb ju kushtua prezantimit t\u00eb platformave e risive t\u00eb tyre p\u00ebr zgjedh\u00ebsit. Kjo fushat\u00eb, si n\u00eb median audiovizive dhe at\u00eb sociale u karakterizua nga nj\u00eb gjuh\u00eb e ashp\u00ebr denigruese midis liderave partiak\u00eb dhe kandidat\u00ebve garues, me element\u00eb t\u00eb urrejtjes. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ne vler\u00ebsojm\u00eb se fushata ndikoi n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb mosbesimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek zgjedhjet, partit\u00eb politike dhe e drejta e vot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Procesi i votimit<\/strong><br \/>\nV\u00ebzhguesit raportojn\u00eb se procesi i p\u00ebrgatitjes dhe i hapjes s\u00eb QV t\u00eb monitoruara n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ka qen\u00eb i rregullt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb konstatuar edhe problematika n\u00eb disa drejtime si mungesa e energjis\u00eb elektrike, mang\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorimin dhe regjistrimin me kamera t\u00eb procesit, mungesa e komisioner\u00ebve, vonesat p\u00ebr hapjen e QV, mungesa n\u00eb radh\u00ebt e komisioner\u00ebve, probleme teknike n\u00eb funksionimin e pajisjeve PEI.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit kan\u00eb raportuar raste konkrete t\u00eb problemeve sistemike t\u00eb procesit zgjedhor, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura edhe n\u00eb zgjedhjet e kaluara, sikurse jan\u00eb disa raste t\u00eb votimit familjar apo mos respektimit t\u00eb procedurave p\u00ebr dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs ndaj zgjedh\u00ebsve q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb ve\u00e7anta nuk mund t\u00eb votonin vet\u00eb.<br \/>\nGjithashtu, n\u00eb media \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr disa raste t\u00eb referuara nga Komisioner\u00ebt n\u00eb strukturat e policis\u00eb, p\u00ebr fotografim t\u00eb vot\u00ebs nga zgjedh\u00ebsit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 109 pika 2 t\u00eb Kodit Zgjedhor. V\u00ebzhguesit raportojn\u00eb se qasja e Komisioner\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos lejuar zgjedh\u00ebsit q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb dhom\u00ebn e fsheht\u00eb me \u00e7anta dhe aparat\u00eb celular nuk ka qen\u00eb e unifikuar. K\u00ebshtu psh, n\u00eb QV 1921\/01 n\u00eb Elbasan, midis Komisioner\u00ebve ka patur diskutime p\u00ebr dyshim t\u00eb fotografimit t\u00eb vot\u00ebs, pasi vet\u00ebm kur zgjedh\u00ebsi ka dal\u00eb nga dhoma e fsheht\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se ka patur nj\u00eb \u00e7ant\u00eb krahu.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit kan\u00eb raportuar, edhe pse n\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt krahasuar me zgjedhjet e kaluara, probleme teknike n\u00eb funksionimin e pajisjeve t\u00eb identifikimit elektronik t\u00eb zgjedh\u00ebsit (PEI) ose si rrjedhoj\u00eb e mosnjohjes s\u00eb identitetit t\u00eb zgjedh\u00ebsit n\u00eb disa raste nga kjo pajisje, \u00e7ka ka sjell\u00eb edhe largim n\u00eb raste sporadike t\u00eb zgjedh\u00ebsve, flukse t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit apo ngadal\u00ebsim n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb procesit. Mgjth, problematika t\u00eb tilla jan\u00eb zhbllokuar n\u00eb saj\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb pajisjeve apo kthimit t\u00eb procesit t\u00eb identifikimit t\u00eb zgjedh\u00ebsit, nga elektronik n\u00eb manual. Probleme edhe pse sporadike jan\u00eb v\u00ebrejtur me kamerat e vendosura n\u00eb QV e monitoruara.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Personat e paautorizuar dhe sjellja e v\u00ebzhguesve partiak\u00eb\u00a0<\/strong><br \/>\nMe shqet\u00ebsim v\u00ebrejm\u00eb se n\u00eb disa nga QV t\u00eb monitoruara \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur prezenc\u00eb e personave t\u00eb paautorizuar brenda perimetrit 150 m t\u00eb QV, sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me element\u00eb diktues dhe q\u00eb krijojn\u00eb premisa p\u00ebr intimidimin e zgjedh\u00ebsve nga v\u00ebzhguesit partiak\u00eb si dhe persona q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb perimetrit 150 m por v\u00ebzhgojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike zgjedh\u00ebsit q\u00eb hyjn\u00eb e dalin nga QV.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgues partiak\u00eb n\u00eb QV t\u00eb monitoruara n\u00eb Durr\u00ebs shoq\u00ebronin zgjedh\u00ebsit, u jepnin udh\u00ebzime si t\u00eb votojn\u00eb si dhe merrnin role t\u00eb komisioner\u00ebve n\u00eb ndjekjen e procedurave t\u00eb votimit. N\u00eb k\u00ebto QV u v\u00ebrejt prezenc\u00eb e lart\u00eb personash n\u00eb perimetrin e jasht\u00ebm, af\u00ebr tyre si dhe v\u00ebzhgues t\u00eb paakredituar brenda perimetrit. N\u00eb nj\u00eb prej QV t\u00eb k\u00ebtij qyteti \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur edhe prezenc\u00eb e nj\u00eb personi t\u00eb armatosur n\u00eb perimetrin e jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Prezenc\u00eb e personave t\u00eb paautorizuar apo v\u00ebzhguesve partiak\u00eb pa bexha akreditimi jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe n\u00eb QV t\u00eb tjera. N\u00eb QV 1135\/00 n\u00eb Dib\u00ebr, v\u00ebzhguesi i partis\u00eb socialiste q\u00ebndronte n\u00eb kund\u00ebrshtim me pozicionimin q\u00eb kan\u00eb v\u00ebzhguesit partiak n\u00eb QV, prapa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KQV p\u00ebr t\u00eb verifikuar kush voton e kush jo. Nga i nj\u00ebjti subjekt zgjedhor jan\u00eb raportuar v\u00ebzhgues partiak\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb lista q\u00eb identifikojn\u00eb zgjedh\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb votuar ose jo, ku n\u00eb disa raste t\u00eb dh\u00ebnat merreshin n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin zgjedhor dhe at\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale, nga vet\u00eb Komisioner\u00ebt q\u00eb u\u2019a komunikonin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb numrat rendor\u00eb apo emrat e zgjedh\u00ebsve. N\u00eb p\u00ebrfundim, vler\u00ebsojm\u00eb si ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese gjetjen se, shpeshher\u00eb, v\u00ebzhgues partiak\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Komisioner\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse individ\u00eb t\u00eb caktuar kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb votuar apo jo. Kjo form\u00eb \u201cbashk\u00ebpunimi\u201d e cila vijon e p\u00ebrs\u00ebritur, k\u00ebrkon adresimin me prioritet t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr depolitizimin e t\u00eb gjitha organeve t\u00eb administrimit zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Aksesi i v\u00ebzhguesve<\/strong><br \/>\nN\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, aksesi i v\u00ebzhguesve n\u00eb QV-t\u00eb e monitoruara ishte i plot\u00eb. Megjithat\u00eb, pati disa raste kur ata u ndesh\u00ebn me pengesa, sikurse ishte sjella e Komisioner\u00ebve n\u00eb QV 1474 1474\/1 1450 1448 n\u00eb Durr\u00ebs, ku v\u00ebzhguesi i KShH si dhe v\u00ebzhguesit e tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto QV u p\u00ebrjashtuan dhe nuk u lejuan t\u00eb monitoroj\u00eb procedurat e mbylljes s\u00eb k\u00ebtyre QV-ve.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit kan\u00eb qen\u00eb pro-aktiv n\u00eb depozitimin e v\u00ebrejtjeve drejtuar Komisioner\u00ebve p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb legjislacionit zgjedhor n\u00eb procesin e administrimit t\u00eb votimit. Nga Qendresa Qytetare jan\u00eb depozituar 4 v\u00ebrejtje me shkrim nd\u00ebrsa nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit jan\u00eb adresuar tri v\u00ebrejtje me shkrim.<br \/>\nGjithashtu, organizatat tona kan\u00eb sinjalizuar shkelje t\u00eb ve\u00e7anta apo n\u00eb grup pran\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Monitorimi i Institucioneve t\u00eb Ekzekutimit t\u00eb Vendimeve Penale<\/strong><br \/>\nV\u00ebzhguesit e KShH-s\u00eb monitoruan QV e posa\u00e7me t\u00eb ngritura n\u00eb 3 IEVP, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u201cMine Peza\u201d n\u00eb Tiran\u00eb (302), \u201cJordan Misja\u201d n\u00eb Tiran\u00eb (313) dhe IEVP Durr\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, procesi i votimit t\u00eb shtetasve t\u00eb d\u00ebnuar dhe paraburgosur \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt dhe n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb qet\u00eb. N\u00eb IEVP 313 ka patur ankesa t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve drejtuar Institucionit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs nga disa shtetas t\u00eb privuar nga liria, p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave t\u00eb kartave t\u00eb identitetit. Raportohen raste sporadike t\u00eb perceptimeve nga Komisioner\u00eb n\u00eb IEVP 313 se t\u00eb d\u00ebnuarit jan\u00eb d\u00ebgjuar q\u00eb porosisin nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr t\u00eb votuar mir\u00eb dhe me kujdes. N\u00eb QV t\u00eb vendosur pran\u00eb IEVP Durr\u00ebs (n\u00eb ambientet e xhamis\u00eb s\u00eb institucionit), u v\u00ebrejt mbipopullim n\u00eb korridorin q\u00eb t\u00eb \u00e7onte drejt k\u00ebsaj QV, \u00e7ka krijonte premisa q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit n\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb ndikonin tek nj\u00ebri tjetri.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Num\u00ebrimi i votave<\/strong><br \/>\nPas mbylljes s\u00eb procesit t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, v\u00ebzhguesit tan\u00eb vijuan monitorimin pjes\u00ebrisht t\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit n\u00eb 36 VNV, t\u00eb vendosura pran\u00eb godinave t\u00eb KZAZ-ve, n\u00eb 17 Bashki t\u00eb Vendit, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Mal\u00ebsi e Madhe, Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Dib\u00ebr Kuk\u00ebs, Elbasan, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, Fier, Lushnje, Berat, Gjirokaster, Fush\u00eb Kruj\u00eb, Kurbin dhe Pogradec.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, procesi i num\u00ebrimit ka paraqitur problematika t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. t\u00eb tilla si raste sporadike t\u00eb debateve midis kandidat\u00ebve, v\u00ebzhguesve partiak\u00eb, num\u00ebruesve, si dhe z\u00ebvend\u00ebsime t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Vijon t\u00eb ngelet shqet\u00ebsues fenomeni i trajnimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Grupeve t\u00eb Num\u00ebrimit, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb procesit: nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb krijon vonesa t\u00eb konsiderueshme n\u00eb shpalosjen e rezultatit t\u00eb procesit t\u00eb votimit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shprehim shqet\u00ebsim lidhur me efektivitetin e aspekteve teknike t\u00eb mbylljes s\u00eb votimit: n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm rastesh, mungesa e Procesverbaleve t\u00eb Hapjes dhe t\u00eb Mbylljes s\u00eb Votimit ka shkaktuar pengesa n\u00eb gjetjen e k\u00ebtyre dokumenteve n\u00eb kutin\u00eb e materialeve t\u00eb votimit nga GNV-t\u00eb, \u00e7ka ka sjell\u00eb vonesa t\u00eb tjera n\u00eb fillimin e procesit t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse t\u00eb rralla, kemi konstatuar edhe raste ku an\u00ebtar\u00ebt e GNV-ve jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p><strong>\u2981 Veprat penale q\u00eb prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik t\u00eb zgjedhjeve<\/strong><br \/>\nAshtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, denoncimet p\u00ebr shitblerjen e vot\u00ebs nuk kan\u00eb munguar or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, pak or\u00eb para procesit t\u00eb votimit, n\u00eb Bashkit\u00eb Dib\u00ebr e Mirdit\u00eb. Angazhimi solemn i Kryetar\u00ebve t\u00eb partive, sipas nenit 64 t\u00eb Kodit Zgjedhor, mbetet formal dhe shitblerja e votave mbetet nj\u00eb fenomen i cili nuk d\u00ebnohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze, publikisht prej tyre.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dt. 9 Maj 2025, sipas njoftimeve zyrtare rezulton se jan\u00eb paraqitur 54 kall\u00ebzime penale n\u00eb prokurorit\u00eb e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, prej t\u00eb cilave 23 kan\u00eb kaluar n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve, regjistruar si procedime penale. K\u00ebto kall\u00ebzime rezultojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 27 nga policia e shtetit, 9 nga SPAK, 7 nga subjektet politike, 2 nga qytetar\u00ebt dhe kryesisht me nism\u00ebn e prokuroris\u00eb n\u00eb 9 raste.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dt.8 Maj 2025, Prokuroria e Posa\u00e7me ka komunikuar se jan\u00eb administruar 123 materiale kall\u00ebzuese, ku 35 prej tyre kan\u00eb kaluar n\u00eb faz\u00ebn e hetimit, regjistruar si procedime penale. Nga rastet e procedura penalisht rezultojn\u00eb se 20 jan\u00eb iniciuar mbi baz\u00ebn e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 jan\u00eb nisur kryesisht nga SPAK, vet\u00ebm 3 kan\u00eb ardhur si rezultat i kall\u00ebzimeve nga shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se ne p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm si zhvillim shum\u00eb pozitiv, ngritjen e Task Forc\u00ebs ngs SPAK, krijimin e portalit onlin\u00eb t\u00eb denoncimeve nga SPAK si dhe v\u00ebnien s\u00eb fundmi t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb gjelb\u00ebr p\u00ebr t\u00eb telefonuar falas lidhur me krimet zgjedhore dit\u00ebn e zgjedhjeve, s\u00ebrisht vihet re q\u00eb numri i denoncimeve nga qytetar\u00ebt vijon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt. Gjithashtu, ne vler\u00ebsojm\u00eb se nisur nga rrethanat q\u00eb pengojn\u00eb shum\u00eb shtetas t\u00eb denoncojn\u00eb (frika nga hakmarrja apo viktimizimi), pro-aktiviteti i organit t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb nisjen me iniciativ\u00eb t\u00eb rasteve duhet t\u00eb ishte m\u00eb i lart\u00eb, duke patur parasysh edhe komunikimet e m\u00ebhershme q\u00eb monitorohej n\u00eb terren fushata zgjedhore. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, cil\u00ebsojm\u00eb si zhvillim pozitiv nga pik\u00ebpamja statistikore trendin rrit\u00ebs t\u00eb materialeve kall\u00ebzuese n\u00eb t\u00eb dyja prokurorit\u00eb (t\u00eb rretheve gjyq\u00ebsore dhe SPAK). Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga pik\u00ebpamja cil\u00ebsore, vendimarrjet e prokurorive do t\u00eb jen\u00eb objekt i nj\u00eb analize t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ne vler\u00ebsojm\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb saj\u00eb t\u00eb hetimeve pro aktive, t\u00eb plota e t\u00eb gjith\u00ebanshme, objektive dhe jo selektive, t\u00eb shpejta n\u00eb koh\u00eb sa i takon veprimeve t\u00eb ngutshme procedurale, veprat penale q\u00eb prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik t\u00eb zgjedhjeve do t\u00eb hetohen e nd\u00ebshkohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, duke kontribuar n\u00eb parandalimin e tyre t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/presione-dhe-blerje-votash-del-raporti-i-vezhguesve-vendore-te-zgjedhjeve\/\">\u201cPresione dhe blerje votash\u201d, del raporti i v\u00ebzhguesve vendor\u00eb t\u00eb zgjedhjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit,\u00a0\u00a0Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike dhe Q\u00ebndresa Qytetare n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, evidenton \u00a0se prokuroria e SPAK nuk pat\u00ebn nj\u00eb rol proaktiv p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb rastet e incidenteve q\u00eb u evidentuan n\u00eb Tiran\u00eb, Lushnje, Vor\u00eb e Pogradec. Si dhe pati intimidim dhe blerje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20617","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20617\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}