{"id":2042,"date":"2024-10-16T07:02:07","date_gmt":"2024-10-16T07:02:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/16\/freedom-house-liria-globale-e-internetit-shenoi-renie-per-te-14-tin-vit-radhazi\/"},"modified":"2024-10-16T07:02:07","modified_gmt":"2024-10-16T07:02:07","slug":"freedom-house-liria-globale-e-internetit-shenoi-renie-per-te-14-tin-vit-radhazi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/16\/freedom-house-liria-globale-e-internetit-shenoi-renie-per-te-14-tin-vit-radhazi\/","title":{"rendered":"Freedom House: Liria globale e internetit sh\u00ebnoi r\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb 14-tin vit radhazi"},"content":{"rendered":"<p>Organizata Freedom Houese me seli n\u00eb Shtetet e Bashkuara tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se censura dhe manipulimi i p\u00ebrmbajtjeve d\u00ebmtuan aft\u00ebsin\u00eb e votuesve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb informata t\u00eb sakta n\u00eb zgjedhjet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe qytetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje vendesh u p\u00ebrball\u00ebn me hakmarrje p\u00ebr fjal\u00ebn e tyre n\u00eb internet. T\u00eb dy k\u00ebta faktor\u00eb ishin kontribuuesit kryesor\u00eb t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb liris\u00eb globale n\u00eb internet p\u00ebr t\u00eb 14-tin vit me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e publikuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, organizata thekson se qeverit\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 25 nga 72 vendet e p\u00ebrfshira n\u00eb analiz\u00ebn e saj shk\u00ebput\u00ebn qasjen n\u00eb internet, kufizuan qasjen n\u00eb platformat e mediave sociale ose bllokuan faqet e internetit q\u00eb publikojn\u00eb p\u00ebrmbajtje politike, sociale dhe fetare gjat\u00eb periudhave elektorale, shpesh me synimin p\u00ebr t\u00eb form\u00ebsuar rezultatet.<\/p>\n<p>\u201cQeverit\u00eb gjithashtu zgjodh\u00ebn arrestimet, dhun\u00ebn dhe format e tjera t\u00eb shtypjes p\u00ebr t\u00eb heshtur fjal\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb internet jasht\u00eb periudhave elektorale. N\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 56 vende, p\u00ebrdoruesit e internetit u arrestuan p\u00ebr shkak t\u00eb shprehjes s\u00eb pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre politike, sociale ose fetare. Njer\u00ebzit u sulmuan fizikisht ose u vran\u00eb si hakmarrje p\u00ebr veprimtarit\u00eb e tyre n\u00eb internet n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 43 vende nj\u00eb num\u00eb rekord i lart\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin theksohet se disa nga shkeljet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ndodh\u00ebn n\u00eb kontekstin e konflikteve t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>\u201cShk\u00ebputja e internetit n\u00eb mes t\u00eb luftimeve t\u00eb tilla i zhyt\u00ebn civil\u00ebt n\u00eb boshll\u00ebk informacioni, i penguan gazetar\u00ebt t\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn dhe penguan shp\u00ebrndarjen e ndihmave p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Presidentja e p\u00ebrkohshme e organizat\u00ebs Freedom House, Nicole Bibbins Sedaca,tha se \u201cnjer\u00ebzit po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar qasje n\u00eb informacione t\u00eb besueshme n\u00eb internet dhe p\u00ebrhapja e p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb rreme ose mashtruese po ngjall dyshime n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve dhe po mbjell mosbesim afatgjat\u00eb n\u00eb institucionet demokratike\u201d.<\/p>\n<p>Ajo tha se sulmet e dhunshme dhe frik\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb heshtur fjal\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb internet u p\u00ebrhap\u00ebn m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs po mbaheshin zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cKrijimi i nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb sigurt dhe t\u00eb besueshme p\u00ebr shprehje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore jo vet\u00ebm p\u00ebr ruajtjen e liris\u00eb s\u00eb internetit, por edhe p\u00ebr ruajtjen dhe forcimin e demokracis\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas Freedom House, mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb internet u zvog\u00eblua n\u00eb 27 nga 72 vendet e mbuluara nga raporti. Kirgizia p\u00ebsoi r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe i ndjekur nga Azerbajxhani, Bjellorusia, Iraku dhe Zimbabveja. Liria e internetit sh\u00ebnoi p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb Zambia.<\/p>\n<p>Mianmari dhe Kina renditen si mjediset m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e internetit.<\/p>\n<p>Ushtria e Mianmarit ka kryer nj\u00eb shtypje brutale t\u00eb dhunshme ndaj disidenc\u00ebs q\u00eb nga marrja e pushtetit n\u00eb nj\u00eb grusht shteti t\u00eb vitit 2021, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb sistem t\u00eb gjer\u00eb censurimi dhe mbik\u00ebqyrjeje p\u00ebr t\u00eb shtypur kritikat dhe duke burgosur mij\u00ebra njer\u00ebz p\u00ebr fjal\u00ebn e tyre n\u00eb internet.<\/p>\n<p>Kili dhe Holanda u p\u00ebrfshin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e k\u00ebtij viti dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si modele globale p\u00ebr lirin\u00eb e internetit.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb re mes tjerash se gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme fushatat dhe propagandist\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn Inteligjenc\u00ebn Artificiale, duke theksuar se nj\u00eb mjedis kryesisht i parregulluar p\u00ebr AI lejoi fushatat politike t\u00eb p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb e re n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, duke filluar nga format e pad\u00ebmshme deri te ato shum\u00eb mashtruese. Mjetet inteligjenc\u00ebs artificiale, thuhet n\u00eb raport, u p\u00ebrdor\u00ebn nga partit\u00eb dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb krijuar rr\u00ebfime t\u00ebrheq\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb tallur kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur audienca t\u00eb ndryshme dhe madje p\u00ebr t\u00eb anashkaluar censur\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb mjediset m\u00eb autoritare. N\u00eb rastet m\u00eb shqet\u00ebsuese, aktor\u00ebt keqdash\u00ebs p\u00ebrdor\u00ebn inteligjenc\u00ebn artificiale p\u00ebr t\u00eb prodhuar informacione t\u00eb rreme dhe mashtruese.<\/p>\n<p>Shum\u00eb qeveri, thuhet n\u00eb raport, nd\u00ebrmor\u00ebn hapa q\u00eb synonin trajtimin e nj\u00eb hap\u00ebsire informacioni jo t\u00eb besueshme gjat\u00eb periudhave elektorale, me rezultate t\u00eb p\u00ebrziera p\u00ebr lirin\u00eb e internetit. Nd\u00ebrhyrjet p\u00ebrfshinin zbatimin e rregullave n\u00eb lidhje me p\u00ebrmbajtjen n\u00eb internet, mb\u00ebshtetjen e nismave t\u00eb kontrollit t\u00eb fakteve dhe miratimin e udh\u00ebzimeve t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb kufizuar p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb fushat\u00eb. Nd\u00ebrsa disa masa nuk arrit\u00ebn t\u00eb mbronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur shprehjen e lir\u00eb dhe qasjen n\u00eb informacione t\u00eb ndryshme, modelet m\u00eb premtuese, thuhet n\u00eb raport, u zbatuan n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, n\u00eb Tajvan dhe n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb internet i lir\u00eb dhe i hapur \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb demokraci q\u00eb funksionon mir\u00eb n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb\u201d, tha bashkautorja e raportit, Allie Funk, drejtoresh\u00eb k\u00ebrkimore e organizat\u00ebs Freedom House p\u00ebr teknologjin\u00eb dhe demokracin\u00eb. \u201cP\u00ebr t\u00eb ndalur r\u00ebnien globale t\u00eb liris\u00eb s\u00eb internetit, politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit dhe kompanit\u00eb duhet t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrijn\u00eb angazhimet e tyre p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shprehjen e lir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qasjen e larmishme n\u00eb informacione dhe p\u00ebr t\u00eb rritur mb\u00ebshtetjen p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile lokale.\u201d<\/p>\n<p>Mes propozimeve p\u00ebr tejkalimin e situat\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, raporti rendit\u00eb promovimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe qasjes n\u00eb informacion. Qeverit\u00eb, thuhet n\u00eb tekstin e raportit, duhet t\u00eb ruajn\u00eb qasjen n\u00eb sh\u00ebrbimet e internetit, platformat dixhitale dhe teknologjin\u00eb kund\u00ebr censur\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb zgjedhjeve, protestave dhe periudhave t\u00eb trazirave ose konflikteve. Vendosja e ndalimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ose arbitrare n\u00eb mediat sociale dhe platformat e mesazheve, kufizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb shprehjen e lir\u00eb dhe qasjen n\u00eb informacion.<\/p>\n<p>Organizata b\u00ebn thirrje p\u00ebr mbrojtjen e integritetit t\u00eb informacionit duke theksuar se nxitja e nj\u00eb hap\u00ebsire informacioni me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb larmishme dhe t\u00eb besueshme k\u00ebrkon nj\u00eb qasje t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit duhet t\u00eb rrisin mb\u00ebshtetjen p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe median lokale, t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb programet e edukimit qytetar dhe t\u00eb nxisin sektorin privat q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb transparent dhe m\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, thuhet n\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin theksohet se mbrojtja e internetit t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb hapur duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb shtyll\u00eb e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti mbi lirin\u00eb n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim vjetor i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb sfer\u00ebn dixhitale. Projekti vler\u00ebson lirin\u00eb e internetit n\u00eb 72 vende, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 87 p\u00ebr qind t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb internetit n\u00eb bot\u00eb. Raporti i sivjetm\u00eb mbulon zhvillimet midis qershorit t\u00eb vitit 2023 dhe majit t\u00eb vitit 2024.\/VOA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/freedom-house-liria-globale-e-internetit-shenoi-renie-per-te-14-tin-vit-radhazi\/\">Freedom House: Liria globale e internetit sh\u00ebnoi r\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb 14-tin vit radhazi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizata Freedom Houese me seli n\u00eb Shtetet e Bashkuara tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se censura dhe manipulimi i p\u00ebrmbajtjeve d\u00ebmtuan aft\u00ebsin\u00eb e votuesve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb informata t\u00eb sakta n\u00eb zgjedhjet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe qytetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje vendesh u p\u00ebrball\u00ebn me hakmarrje p\u00ebr fjal\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2042","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2042\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}