{"id":20396,"date":"2025-05-11T15:54:04","date_gmt":"2025-05-11T15:54:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/11\/paqja-e-carmatosur-qe-carmatosfjalet-e-para-dhe-ditet-e-para-te-papes-leoni-xiv\/"},"modified":"2025-05-11T15:54:04","modified_gmt":"2025-05-11T15:54:04","slug":"paqja-e-carmatosur-qe-carmatosfjalet-e-para-dhe-ditet-e-para-te-papes-leoni-xiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/11\/paqja-e-carmatosur-qe-carmatosfjalet-e-para-dhe-ditet-e-para-te-papes-leoni-xiv\/","title":{"rendered":"Paqja e \u00e7armatosur, q\u00eb \u00e7armatos\u2026Fjal\u00ebt e para dhe dit\u00ebt e para t\u00eb Pap\u00ebs Leoni XIV"},"content":{"rendered":"<p>FLETORJA E PAP\u00cbS S\u00cb RI<\/p>\n<p>Papa i ri, Leo XIV, kur u shfaq n\u00eb ballkonin e Bazilik\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur popullin e mbledhur n\u00eb sheshin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb bot\u00ebs katolike, pas shpalljes s\u00eb tij si Pap\u00eb, me veshjen tradicionale papale dhe q\u00ebndrimi i p\u00ebrulur, \u00ad\u00e7aste solemne dhe historike, \u2013 fjal\u00eb e par\u00eb q\u00eb tha ishte: paqe. Ajo q\u00eb duhet bot\u00ebs dhe njer\u00ebzimit, \u00e7do qenieje t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Vazhdon jehona e fjal\u00ebs s\u00eb tij dhe e takimeve t\u00eb para. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ajo q\u00eb lexova n\u00eb gazet\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe italiane, \u201cCorriere della Sera\u201d. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb godet nuk \u00ebsht\u00eb fakti, \u2013 historikisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u2013  q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pari pap\u00eb q\u00eb zgjidhet nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. As q\u00eb zgjodhi nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb dukje, i larg\u00ebt n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb realitet tregues: Luan, emri i pap\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb pajtoi me Rerurm Novarum krisht\u00ebrimin me modernitetin. As ngulmimi te fjala \u201cpaqe\u201d la pax Christina, e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb ngritur ura, etj, E para gj\u00eb q\u00eb na goditi nga Robeert Francis Prevost ishte fletorja. Kurr\u00eb ndonj\u00eb pap\u00eb nuk kishte lexuar ndonj\u00ebher\u00eb nga lozha nj\u00eb tekst t\u00eb shkruar n\u00eb flet\u00eb, q\u00eb i shihte her\u00eb pas here. Dhe s\u2019ishte prej v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs, ai flet shk\u00eblqyer jo vet\u00ebm italisht e anglisht e spanjisht, latinisht, etj. Fletorja i sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sakt\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Un\u00eb shtoj se dhe \u00ebsht\u00eb e shkruar ajo q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, prandaj dhe mund ta themi, qart\u00eb dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e shkruar<\/p>\n<p>CILA PAQE?<\/p>\n<p>Ai lexoi me qet\u00ebsi e p\u00ebrul\u00ebsi:<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb jemi nd\u00ebrtues t\u00eb paqes, duke refuzuar dhun\u00ebn dhe duke p\u00ebrqafuar p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb si rrug\u00ebn drejt pajtimit. K\u00ebrkoj nj\u00eb paqe t\u00eb \u00e7armatosur, \u00e7armatos\u00ebse\u2026\u201d<\/p>\n<p>Jan\u00eb fjal\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb pesh\u00ebn e shekujve dhe \u00ebndrr\u00ebn jo vet\u00ebm t\u00eb krishterimit, por t\u00eb popujve, t\u00eb kultur\u00ebs per\u00ebndimore, q\u00eb drejt\u00ebsia dhe lirit\u00eb t\u00eb mos vijn\u00eb m\u00eb nga shpatat, nga lufta e bombat, por nga paqja dhe puna, krah\u00ebt e hapur t\u00eb dashuris\u00eb, q\u00eb besimi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se frika.<\/p>\n<p>Paqja \u201ce \u00e7armatosur\u201d \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb prej k\u00ebrc\u00ebnimeve, t\u00eb saj dhe kund\u00ebr saj, \u00ebsht\u00eb pa helmeta e parzmor\u00eb si njeriu i zhveshur. Nd\u00ebrsa paqja \u201c\u00e7armatos\u00ebse\u201d \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb thirrje e madhe morale, mund t\u2019u drejtohet kujdo, kombeve dhe pakteve t\u00eb tyre: hiqni dor\u00eb nga armatimet, nga logjika e k\u00ebrc\u00ebnimit, nga ekonomia e vdekjes.<\/p>\n<p>Dy fjal\u00eb: i \u00e7armatosur dhe \u00e7armatos\u00ebs. E gjith\u00eb strategjia  dhe kultura morale q\u00eb do t\u00eb duhej\u2026<\/p>\n<p>LUAN\u00cbT ME KRYQ<\/p>\n<p>Ka \u00e7aste n\u00eb histori kur dhe nj\u00eb njeri i vet\u00ebm del p\u00ebrball\u00eb shkat\u00ebrrimit dhe thot\u00eb: \u201cJo.\u201d Dhe k\u00ebt\u00eb \u201cjo\u201d nuk e thot\u00eb me arm\u00eb, as me ushtri, por me fjal\u00eb, me besim, me fytyr\u00ebn e tij t\u00eb kthyer nga qielli dhe me dor\u00ebn q\u00eb mban nj\u00eb kryq t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodhi n\u00eb vitin 452, kur Papa Leoni i Madh doli p\u00ebrpara Atil\u00ebs, \u201ckamxhikut t\u00eb Zotit\u201d, barbarit q\u00eb digjte qytet pas qyteti dhe kishte mb\u00ebrritur n\u00eb portat e Rom\u00ebs. I papajisur me asnj\u00eb lloj mbrojtjeje, Papa mbajti vet\u00ebm fuqin\u00eb e fjal\u00ebs dhe autoritetin e nj\u00eb besimi q\u00eb nuk druhej. Dhe Atila u t\u00ebrhoq.<\/p>\n<p>Paqja e \u00e7armatosur, q\u00eb \u00e7armatos\u2026Fjal\u00ebt e para dhe<\/p>\n<p>\u201cTakimi i Papa Leoni i Madh me Atil\u00ebn\u201d \u2013 Rafael (1513\u20131514)<\/p>\n<p>Kjo fresk\u00eb monumentale ndodhet n\u00eb Stanza di Eliodoro n\u00eb Pallatin Apostolik t\u00eb Vatikanit. Piktori i shquar i Rilindjes, Rafaeli, paraqet momentin kur Papa Leoni, i shoq\u00ebruar nga Sh\u00ebn Pjetri dhe Sh\u00ebn Pali q\u00eb shfaqen n\u00eb qiell me shpata t\u00eb t\u00ebrhequra, p\u00ebrballet me Atil\u00ebn dhe ushtrin\u00eb e tij. Afresku<\/p>\n<p>Kjo ndodhi, n\u00eb kufijt\u00eb e historis\u00eb dhe legjend\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb faqe e lavdishme e Kish\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb universale p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ne, njer\u00ebzit, e harrojm\u00eb gjithnj\u00eb: se forca e brendshme, kur \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb drejt\u00ebsi dhe n\u00eb dashuri, ka m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb se \u00e7do shpat\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, bota \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e Atil\u00ebve modern\u00eb. Ata nuk vijn\u00eb m\u00eb me ushtar\u00eb e shigjeta e kuaj, por me urrejtje t\u00eb organizuar, me teknologji q\u00eb ndan, me ideologji q\u00eb zhveshin njeriun nga dinjiteti, me heshtje p\u00ebrball\u00eb vuajtjes. Dhe s\u00ebrish, para k\u00ebtyre hijenave t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb, del nj\u00eb Pap\u00eb i ri \u2013 Robert Francis Prevost, nj\u00eb burr\u00eb i heshtur, nj\u00eb bari i but\u00eb q\u00eb vjen nga zemra e Amerik\u00ebs dhe rrug\u00ebt e Perus\u00eb, ku ka sh\u00ebrbyer mes t\u00eb varf\u00ebrve.<\/p>\n<p>Zgjedhja e tij si Pap\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb turbullta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje e heshtur, por e fuqishme: nuk \u00ebsht\u00eb shtr\u00ebngata ajo q\u00eb flet, por qet\u00ebsia. Nuk jan\u00eb zhurmat ato q\u00eb drejtojn\u00eb bot\u00ebn, parat\u00eb, forca, dukja, etj, por mendimi, idealet, fjal\u00ebt e brendshme shpirt:ere. Dhe Papa Roberti nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb. Q\u00eb n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb par\u00eb ai s\u2019premtoi revolucione, por prani dhe d\u00ebgjim, sh\u00ebrbim dhe mir\u00ebkuptim, si t\u00eb donte t\u00eb na thoshte se Roma e sotme nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet p\u00ebr t\u2019u mbrojtur me mure, por nj\u00eb nd\u00ebrgjegje p\u00ebr t\u2019u ruajtur me dashuri.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00eb ka luft\u00eb, Rusia me Ukrain\u00ebn. N\u00eb Izrael me palestin\u00ebzet, etj, K\u00ebrc\u00ebnime ka, urrejtje ka, armatime gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Dhe djaj t;e armatosur.<\/p>\n<p>N\u00ebse Papa Leoni ndali Atil\u00ebn me nd\u00ebrhyrjen qiellore t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit dhe Sh\u00ebn Palit, Papa Roberti do t\u00eb duhet t\u00eb ndal\u00eb Atilat e sotsh\u00ebm, t\u00eb duksh\u00ebm dhe t\u00eb paduksh\u00ebm, me engj\u00ebj t\u00eb tjer\u00eb: urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb, p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb njerezore.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfaq\u00ebson Kish\u00ebn, q\u00eb nuk mbron fronin, por plag\u00ebn. Nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb nuk nderohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb zot\u00ebron, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndan. Nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tij mbi fjal\u00ebt e Krishtit: \u201cMos kini frik\u00eb.\u201d.<\/p>\n<p>Selia e Shenjt\u00eb me Papa Fran\u00e7eskun, kujtojn\u00eb v\u00ebshguesit, me SHBA me Trumpin President, por dhe me Biden, \u2013 president katolik, nuk kishte mir\u00ebkuptimin e duhur, pra marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nderura, nj\u00eb pap\u00eb amerikan duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb gjendjen. Presidenti Trump ka acaruar Europ\u00ebn, n\u00eb Pap\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs do t\u00eb dij\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb. Dhe ai ka p\u00ebrvoj\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb sociale n\u00eb Peru, t\u00eb emigracionit n\u00eb familjen e tij, di Afrik\u00ebn, Azin\u00eb dhe Kin\u00ebn q\u00eb gjakon superfuqin\u00eb, jo vet\u00ebm ekonomike, etj, etj.  <\/p>\n<p>Papa Leoni ndaj Atil\u00ebs kishte n\u00eb an\u00ebn e tij mrekullin\u00eb. Papa Roberti ka n\u00eb an\u00ebn e tij koh\u00ebn \u2013 k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqje pa detyrime, p\u00ebr shpres\u00eb pa iluzione, por me besim. Papa q\u00eb ndalon me kryq shpatat dhe t\u00eb keqen\u2026<\/p>\n<p>Dhe sapo ka ardhur nj\u00eb i ri\u2026<\/p>\n<p>DHE PSE PAPA LEONI XIV? MESAZHE T\u00cb TIJ:<\/p>\n<p>E tha vet\u00eb:<\/p>\n<p>Mendova t\u00eb marr emrin e Leone XIV per arsye t\u00eb ndryshme, por ve\u00e7an\u00ebrisht sepe Papa Leone XIII n\u00eb Enciklik\u00ebn  Rerur Novarum p\u00ebrballoi \u00e7\u00ebshtje sociale n\u00eb kontekstin e revolucionit t\u00eb par\u00eb industrial. Dhe sot kisha u ofron t\u00eb gjith\u00ebve trash\u00ebgimin\u00eb e saj t\u00eb doktrines sociale p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur nj\u00eb tjet\u00ebr revolucioni industrial, zhvillimin t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb sfida t\u00eb reja p\u00ebr mbrojtjen e dinjitetit human, te drejt\u00ebsis\u00eb dhe pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb pontifikatit t\u00eb tij, Papa Leone XIV ka dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb fuqishme q\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb shpres\u00eb dhe p\u00ebrkushtim, drejt\u00ebsi sociale, dialog dhe paqe n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar. Tirrjet e tij jan\u00eb:                                               <\/p>\n<p>1- P\u00ebr nd\u00ebrtimin e urave: N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb par\u00eb publik m\u00eb 8 maj 2025 theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e paqes, unitetit dhe dialogut, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Kish\u00ebs t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e af\u00ebrt me t\u00eb vuajturit dhe t\u00eb angazhohet n\u00eb misionin e saj ungjill\u00ebzues .  <\/p>\n<p>2- Mbrojtja e dinjitetit njer\u00ebzor dhe t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb revolucionit digjital dhe Inteligjenc\u00ebs Artificiale, etj.                               <\/p>\n<p>3- Papa Leone XIV ashtu si Papa Fran\u00e7eskut ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kujdesit p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit dhe promovimin e nj\u00eb dialogu t\u00eb guximsh\u00ebm me bot\u00ebn moderne .                                                                                             <\/p>\n<p>4- Papa i ri ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr mikpritje ndaj emigrant\u00ebve dhe p\u00ebrkujdesje p\u00ebr mjedisin\u2026 etj,<\/p>\n<p>T\u00cb SHKOSH TE IKONA E SHQIPTAR\u00cbVE<\/p>\n<p>Paqja e \u00e7armatosur, q\u00eb \u00e7armatos\u2026Fjal\u00ebt e para dhe<\/p>\n<p>Papa Leoni XIV n\u00eb Genazzano, te ikona Zoja e K\u00ebshillimt t\u00eb Mir\u00eb, Pajtorja e Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dalja e par\u00eb jasht\u00eb Rom\u00ebs e Papa Leonit XIV n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb si pap\u00eb ishte n\u00eb Genazzano n\u00eb Kishen e Zoj\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb, Pajtores s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb figura e Zoj\u00ebs q\u00eb iku nga Shkodra n\u00eb koh\u00ebt e errta t\u00eb pushtimit otoman dhe u vendos n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Rom\u00ebs. Shkodra e Zoj\u00ebs dhe Zoja e Shkodres.<\/p>\n<p>Papa Leone XIV, m\u00eb par\u00eb kardinali amerikan Robert Prevost, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Urdhrit t\u00eb Sh\u00ebn Augustinit.                                                        Sanktuari i Zoj\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb n\u00eb Genazzano \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i shenjt\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, pra ishte dhe nj\u00eb kthim n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e tij shpirt\u00ebrore.                                                                                                   Ikona e Zoj\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb, e njohur edhe si Zoja e Shkodr\u00ebs, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr besimtar\u00ebt katolik\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sipas tradit\u00ebs, kjo ikon\u00eb mb\u00ebrriti mrekullisht nga Shkodra n\u00eb Genazzano n\u00eb vitin 1467, gjat\u00eb pushtimit osman. Vizita e Pap\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nderim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Papa Leo XIV p\u00ebrsh\u00ebndeti besimtar\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kishin dal\u00eb p\u00ebr ta pritur e par\u00eb e takuar, duke shprehur g\u00ebzimin q\u00eb pati duke iu lutur N\u00ebn\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb, \u201cnj\u00eb dhurat\u00eb kaq e madhe\u201d p\u00ebr popullin e Genazzanos, q\u00eb sjell edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe: \u201cAshtu si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb nuk i braktis kurr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj, edhe ju duhet t\u2019i jeni besnik\u00eb n\u00ebn\u00ebs suaj\u201d.<\/p>\n<p>Papa p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb rinjt\u00eb, dhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb zem\u00ebr \u2013<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebrpara se t\u00eb largohej nga Shenjt\u00ebrorja, ai bekoi t\u00eb pranishmit.<\/p>\n<p>Por duke qen\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb shqiptare ajo ku ai u lut, na duket se vet\u00eb Shqip\u00ebria, ajo e vjetra, e p\u00ebrjet\u00ebshmja, pra dhe e ardhmja, e priti at\u00eb dhe e uroi. \u00cbsht\u00eb dhe k\u00ebshtu\u2026<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/paqja-e-carmatosur-qe-carmatos-fjalet-e-para-dhe-ditet-e-para-te-papes-leoni-xiv\/\">Paqja e \u00e7armatosur, q\u00eb \u00e7armatos\u2026Fjal\u00ebt e para dhe dit\u00ebt e para t\u00eb Pap\u00ebs Leoni XIV<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FLETORJA E PAP\u00cbS S\u00cb RI Papa i ri, Leo XIV, kur u shfaq n\u00eb ballkonin e Bazilik\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur popullin e mbledhur n\u00eb sheshin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb bot\u00ebs katolike, pas shpalljes s\u00eb tij si Pap\u00eb, me veshjen tradicionale papale dhe q\u00ebndrimi i p\u00ebrulur, \u00ad\u00e7aste solemne dhe historike, \u2013 fjal\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20396","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20396"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20396\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}