{"id":20341,"date":"2025-05-11T12:51:32","date_gmt":"2025-05-11T12:51:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/11\/vrasim-ne-emer-te-zotit\/"},"modified":"2025-05-11T12:51:32","modified_gmt":"2025-05-11T12:51:32","slug":"vrasim-ne-emer-te-zotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/11\/vrasim-ne-emer-te-zotit\/","title":{"rendered":"Vrasim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ag Apolloni<\/p>\n<p>Umberto Eco n\u00eb romanin \u201cEmri i tr\u00ebndafilit\u201d flet p\u00ebr hetimin e vrasjeve q\u00eb ndodhin n\u00eb nj\u00eb abaci mesjetare. Duke e lexuar romanin, e kuptojm\u00eb q\u00eb vrasjet ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb librit \u201cPoetika\u201d t\u00eb Aristotelit, ku flitej p\u00ebr komedin\u00eb. Shum\u00eb studiues supozojn\u00eb se kjo pjes\u00eb e librit \u00ebsht\u00eb zhdukur n\u00eb Mesjet\u00eb, nd\u00ebrsa Eco, i cili thoshte se Mesjet\u00ebn e njihte m\u00eb mir\u00eb se koh\u00ebn e tij, k\u00ebt\u00eb e shpjegon n\u00ebp\u00ebrmjet romanit, ku vrasjet n\u00eb abaci i lidh m\u00eb trajtes\u00ebn e Aristotelit mbi komedin\u00eb, e cila shkakton t\u00eb qeshur\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn Sh\u00ebn Vasili e kishte ndaluar me arsyetimin se askund n\u00eb ungjill nuk thuhej se Krishti kishte qeshur. Pra, n\u00ebse Krishti nuk kishte qeshur, askush nuk duhej t\u00eb qeshte. K\u00ebshtu, pasuesit e Sh\u00ebn Vasilit vrasin k\u00ebdo q\u00eb qesh, ose q\u00eb ka lexuar librin mbi t\u00eb qeshur\u00ebn, sepse e qeshura e zhduk frik\u00ebn, dhe pa frik\u00eb s\u2019ka besim. K\u00ebshtu, ata vrasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, t\u00eb cilin Dante e paraqet si nj\u00eb tr\u00ebndafil n\u00eb \u201cParajs\u00ebn\u201d e tij.<\/p>\n<p>Emrin e k\u00ebtij \u2018tr\u00ebndafili\u2019 nuk e l\u00ebshojn\u00eb prej goje as ekstremist\u00ebt musliman\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqen ta krijojn\u00eb shtetin e par\u00eb islamik n\u00eb Evrop\u00eb, Kosov\u00ebn. K\u00ebt\u00eb nuk e tregon vet\u00ebm p\u00ebrqindja e lart\u00eb e besimit islam (mbi 90 %), por edhe metodat manipuluese dhe programi ekspansionues p\u00ebr ta kthyer Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb lloj Vatikani t\u00eb musliman\u00ebve. Nga regjistrimi i popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 2024, doli q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, jetojn\u00eb 91 p\u00ebr qind shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare, 93.5 p\u00ebr qind musliman\u00eb, duke e d\u00ebshmuar p\u00ebrs\u00ebri Kosov\u00ebn si vendin m\u00eb musliman n\u00eb Evrop\u00eb, para Bosnj\u00ebs (e cila ka 51 p\u00ebr qind), Shqip\u00ebris\u00eb (e cila ka 50.67 p\u00ebr qind) dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut (e cila ka 32 p\u00ebr qind). N\u00eb syt\u00eb e per\u00ebndimor\u00ebve, shqiptar\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb rrezikojn\u00eb Evrop\u00ebn m\u00eb s\u00eb shumti, sepse n\u00eb vend se t\u00eb jen\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, ose sekular\u00eb, jan\u00eb musliman\u00eb q\u00eb po kthehen n\u00eb radikalist\u00eb fetar\u00eb. P\u00ebrderisa boshnjak\u00ebt jan\u00eb t\u00eb brisht\u00eb p\u00ebr ta luhatur identitetin e Ballkanit, l\u00ebre m\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, shqiptar\u00ebt shtrihen n\u00eb tri shtete (Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Maqedoni e Veriut), pa p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Ballkanit ku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl, apo ata t\u00eb diaspor\u00ebs ku jan\u00eb rreth pes\u00eb milion\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb histori e gjat\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr procesin e shk\u00ebputjes s\u00eb shqiptar\u00ebve nga Evropa e krishter\u00eb dhe ajo sekulare. Kosova vet\u00ebm gjeografikisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Evrop\u00ebs, politikisht dhe ekonomikisht \u00ebsht\u00eb e lidhur m\u00eb s\u00eb shumti me Turqin\u00eb, nd\u00ebrsa fetarisht \u2013 me t\u00eb gjitha vendet arabe. Turqia \u00ebsht\u00eb investitori m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb, e cila her\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, her\u00eb nd\u00ebr dy m\u00eb t\u00eb varfrit, nd\u00ebrsa Ka\u00e7aniku, q\u00eb prej vitesh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb \u00e7erdhe t\u00eb ekstremizmit fetar, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr komunat m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse regjistrimi i popullsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb vitin e fundit ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi manipulimi (qoft\u00eb me munges\u00eb rubrikash t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr deklarimin e besimit, qoft\u00eb me sensibilizimin e masave p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb sqarimit t\u00eb nuancave religjioze, apo qoft\u00eb edhe me angazhimin e personave fetar\u00eb n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb, pa folur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e manipulimit t\u00eb regjistrimin me Ipad, q\u00eb shumica e kosovare mbi 50-vje\u00e7 nuk e din\u00eb si funksionon, dhe nuk e din\u00eb sesi ia ka trus\u00eb regjistruesi), Kosova do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nj\u00eb regjistrim online, por transparent dhe i qassh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb (q\u00eb t\u00eb verifikohet nga vet\u00eb deklaruesi dhe t\u00eb shihet nga t\u00eb gjith\u00eb, sepse besimi, ashtu si edhe mosbesimi, s\u2019\u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e turpshme q\u00eb duhet fshehur), dhe me opsione deklarimi: musliman\u00eb (ata q\u00eb besojn\u00eb) dhe musliman\u00eb nominativ\u00eb (ata q\u00eb vet\u00ebm emrat i kan\u00eb musliman\u00eb, por s\u2019besojn\u00eb dhe s\u2019e praktikojn\u00eb fen\u00eb). K\u00ebshtu do t\u00eb kuptohet q\u00eb musliman\u00ebt nominativ\u00eb jan\u00eb t\u00eb distancuar (ose \u201cn\u00eb distancim e sip\u00ebr\u201d) nga musliman\u00ebt dhe q\u00eb musliman\u00ebt nuk jan\u00eb detyrimisht t\u00eb lidhur me ekstremizmin fetar. Nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim i till\u00eb do t\u2019i ndihmonte politik\u00ebs integruese dhe paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme. Pastaj deklarimet e tjera mbi (mos)besimin (katolik, ortodoks, protestant, budist, ateist, agnostik etj.), do t\u00eb krijonin nj\u00eb larmi besimesh dhe nj\u00eb atmosfer\u00eb tolerance.<\/p>\n<p>Natyrisht, p\u00ebrqindja e nj\u00eb besimi nuk p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim. Shqet\u00ebsim p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrqindja e radikalizmit q\u00eb del nga nj\u00eb besim. Raportet statistikore mbi ekstremizmin n\u00eb Kosov\u00eb, l\u00ebvizin nga 500 deri n\u00eb 5000 njer\u00ebz aktiv\u00eb. Shqiptar\u00ebt thon\u00eb se jan\u00eb rreth pes\u00ebqind, serb\u00ebt thon\u00eb se jan\u00eb rreth pes\u00eb mij\u00eb. Pastaj, shqiptar\u00ebt thon\u00eb se ata po mb\u00ebshteten nga serb\u00ebt, edhe pse s\u2019e pranojn\u00eb shifr\u00ebn e serb\u00ebve. N\u00ebse ata jan\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs, ndoshta edhe shifr\u00ebn e din\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ne. Prandaj, t\u00eb pohosh nj\u00eb \u201cfakt\u201d (se ekstremizmin e kemi dhurat\u00eb nga serb\u00ebt) vet\u00ebm pse t\u00eb konvenon t\u2019ia atribuosh edhe nj\u00eb faj, pa pasur d\u00ebshmi, dhe t\u00eb injorosh nj\u00eb fakt tjet\u00ebr vet\u00ebm pse s\u2019t\u00eb konvenon, nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb edhe aq e zgjuar. Ekstremizmi nuk na vjen nga shtetet sllave, por nga shtetet muslimane.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb viteve 2012-2015, rreth 400 kosovar\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb Siri dhe Irak p\u00ebr t\u2019iu bashkuar grupeve radikale (militante), p\u00ebrfshir\u00eb ISIS-in. Deri n\u00eb vitin 2024, Policia e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se e ka n\u00ebn kontroll situat\u00ebn. Sivjet, para pak dit\u00ebsh, u vra nj\u00eb polic nga nj\u00eb person q\u00eb nuk u b\u00eb ekstremist brenda nate. Ai kishte kaluar n\u00ebp\u00ebr procesin e radikalizimit fetar, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e organizat\u00ebs Rinia Islame e Ka\u00e7anikut, q\u00eb ishte themeluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb nga terroristi Lavdrim Muhaxheri. Kjo organizat\u00eb e rrezikshme q\u00eb ka funksionuar dhe rekrutuar t\u00eb rinj nga viti 2012, nuk ka qen\u00eb n\u00ebn kontrollin e shtetit kosovar. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e nj\u00eb polici p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00ebn kontroll, rezultoi me vrasjen e tij. Nj\u00eb shtet q\u00eb ka tet\u00eb mij\u00eb police, sa ka gjasa t\u2019i ndaloj\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, pes\u00eb mij\u00eb ekstremist\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje eventuale ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, kur dihet q\u00eb polici shkon p\u00ebr t\u00eb mbajtur rendin, nd\u00ebrsa ekstremisti p\u00ebr t\u00eb vdekur?<\/p>\n<p>Un\u00eb jetoj n\u00eb Kosov\u00eb dhe rritjen e ekstremizmit e shoh gjithkund: rrug\u00ebs shoh l\u00ebviz\u00ebs me \u00e7ar\u00e7af\u00eb t\u00eb zinj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se jan\u00eb femra, por mund t\u00eb jen\u00eb meshkuj, apo robot\u00eb (si ta dim\u00eb kur shohim vet\u00ebm \u00e7ar\u00e7afin q\u00eb l\u00ebviz?); meshkuj me mjekra rrjepacak\u00ebsh; n\u00eb shum\u00eb berberhane shoh q\u00eb rrin\u00eb plot mjekra, edhe pse nuk rruhen; po i p\u00ebrmende Skenderbeun, apo N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, t\u00eb bien n\u00eb qaf\u00eb; ngado q\u00eb t\u00eb shkosh, i d\u00ebgjon duke t\u2019u drejtuar me \u201cv\u00eblla\u201d, si shenj\u00eb e nj\u00eb \u201cv\u00ebllaz\u00ebrie muslimane\u201d; njer\u00ebz q\u00eb deri dje ta kan\u00eb shter\u00eb bunarin me raki, sot nuk pin\u00eb as birr\u00eb; supermarkete e mishtore ka gjithkah, mish derri askund; t\u00eb gjitha picerit\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201challall\u201d; gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ramazanit, Kosova \u00ebsht\u00eb si n\u00eb dit\u00ebt e pandemis\u00eb, njeri i gjall\u00eb s\u2019l\u00ebviz (zgjohen kur dita \u00ebsht\u00eb duke per\u00ebnduar dhe mbyllen pa aguar, si personazhe gotike); p\u00ebrdit\u00eb d\u00ebgjoj si e shajn\u00eb Per\u00ebndimin dhe adhurojn\u00eb Lindjen; ua vret syrin nj\u00eb katedrale n\u00eb shesh, dhe dalin me kavanoz e lypin pare p\u00ebr xhami (se pak jan\u00eb 900, le t\u00eb b\u00ebhen bile 1000).<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk i shoh vet\u00ebm un\u00eb, i shohim t\u00eb gjith\u00eb. Quhemi shtet sekular, por as q\u00eb e dim\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb sekulariteti. P\u00ebrndryshe, sikur ta dinim, si do t\u00eb mund t\u2019i quanim humanist\u00eb njer\u00ebzit fetar\u00eb, kur Humanizmi lindi si reagim kund\u00ebr fes\u00eb, dhe e ktheu besimin nga Zoti te njeriu? Hoxh\u00eb humanist dometh\u00ebn\u00eb hoxh\u00eb ateist. E qart\u00eb, e p\u00ebrziejn\u00eb humanizmin me humanitarizmin, filozofin\u00eb me keqardhjen.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb veprojn\u00eb shum\u00eb organizata humanitare q\u00eb s\u2019i kontrollon shteti, n\u00eb Kosov\u00eb vepron Bashk\u00ebsia Islame jasht\u00eb kontrollit t\u00eb shtetit, n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb rreth nj\u00ebzet xhami q\u00eb s\u2019i kontrollon as shteti, as Bashk\u00ebsia Islame. E pastaj pyesim: ku po bohen qito ekstremista? N\u2019bashqe teme. Kur? Qat\u00ebher\u00eb kur po i mshelim syt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ekstremisti nuk mbin n\u00eb bash\u00e7e, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besimtar q\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb t\u00eb radikalizimit. Askush s\u2019duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga besimtari, nga fanatiku \u2013 po. Natyrisht, jo \u00e7do besimtar b\u00ebhet domosdoshm\u00ebrisht fanatik, por \u00e7do fanatik \u00ebsht\u00eb besimtar. Ekstremizmi religjioz nuk vjen nga njer\u00ebzit laik\u00eb. Fanatiku, si\u00e7 e thot\u00eb Amos Oz, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb q\u00eb duhet sh\u00ebruar. Fanatiku nervozohet pse edhe ti s\u2019je fanatik si ai. Ai aktivizohet me t\u00eb bind\u00eb me fjal\u00eb, a me hanxhar, q\u00eb t\u00eb besosh si ai. Pra, \u00ebsht\u00eb manipulativ, dogmatik, indoktrinues dhe agresiv. Fanatiku \u00ebsht\u00eb ekstremist. Ekstremisti \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb dhe xhelat. Duke qen\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb manipulimi, ai \u00ebsht\u00eb xhelati yt potencial. Ekstremisti nuk \u00ebsht\u00eb as human, as humanoid, por di\u00e7ka i nd\u00ebrmjet\u00ebm. Dometh\u00ebn\u00eb, organikisht \u00ebsht\u00eb njeri, por me \u2018vullnet\u2019 t\u00eb programuar nga indoktrinuesit e tij. Ai \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb ia kan\u00eb shp\u00eblar\u00eb trurin p\u00ebr t\u2019ia mbushur me ide destruktive. Prandaj, nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mjer\u00eb dhe m\u00eb mizor sesa ekstremisti.<\/p>\n<p>Dje u vra nj\u00eb polic. Sot asnj\u00eb intelektual s\u2019guxon t\u00eb flas\u00eb. Nes\u00ebr kush do t\u00eb vritet? Sigurisht, ai q\u00eb pi birr\u00eb, ai q\u00eb ua prish strofullin ekstremist\u00ebve, ai q\u00eb ngre z\u00ebrin kund\u00ebr xhihadit, ai q\u00eb s\u2019pranon t\u2019ia shp\u00eblajn\u00eb trurin, ai q\u00eb s\u2019e pranon n\u00ebnshtrimin as ndaj Zotit, as ndaj njeriut.<\/p>\n<p>Deri sot kemi pasur nj\u00eb polici dhe nj\u00eb qeveri q\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar vet\u00ebm n\u00eb veri. Si p\u00ebr dreq, shp\u00ebrtheu n\u00eb jug. Rreziku nga jugu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh sesa nga veriu. Nga veriu m\u00ebsyjn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb, nga jugu m\u00ebsyjn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb brenda. Mendojeni p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast Kosov\u00ebn si nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb dhe vler\u00ebsojeni vet\u00eb pastaj cili armik \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm: ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb mureve, apo ky brenda? N\u00eb vendin ton\u00eb, nj\u00eb zajednic\u00eb ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar, por \u2018zajednica\u2019 e esktremist\u00ebve fetar\u00eb ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky armiku i brendsh\u00ebm injorohet, ose shihet si dyt\u00ebsor, nes\u00ebr nuk do t\u00eb flasim vet\u00ebm p\u00ebr organizat\u00ebn Rinia Islame e Ka\u00e7anikut, por p\u00ebr shtetin e quajtur Republika Islamike e Kosov\u00ebs. Radikalizimi fetar k\u00ebtu nuk ka hyr\u00eb rast\u00ebsisht, por me q\u00ebllim dhe program. Po me program duhet t\u00eb b\u00ebhet deradikalizimi i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, duke bashk\u00ebpunuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ende s\u2019ua kan\u00eb shp\u00eblar\u00eb trurin. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb Per\u00ebndimi s\u2019\u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb investuar dhe p\u00ebr t\u00eb na integruar n\u00eb gjirin e vet, por s\u2019mund t\u00eb rrim\u00eb duke shar\u00eb Evrop\u00ebn, p\u00ebrderisa gjeografikisht jemi pjes\u00eb e saj, dhe duam t\u00eb integrohemi edhe politikisht brenda saj. Nj\u00eb shtet aziatik brenda Evrop\u00ebs s\u2019do ta ket\u00eb kurr\u00eb p\u00ebrkrahjen e Evrop\u00ebs. Prandaj, n\u00ebse vazhdojm\u00eb me injorimin e problemit t\u00eb radikalizmit, dhe nuk b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb program shtet\u00ebror p\u00ebr deradikalizim, ne jemi thjesht nj\u00eb pik\u00eb pozicionimi prej ku sulmohet Evropa.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb gj\u00eb! N\u00eb vitet \u201990, Umberto Eco pati shkruar esen\u00eb \u201cSi ta dallosh nj\u00eb fashist\u201d, ku dekonstruktoi politik\u00ebn e djatht\u00eb diktatoriale, fashizmin. Aty tregon se ndryshe fashizmi s\u2019kishte filozofi, por vet\u00ebm retorik\u00eb, dhe se kjo retorik\u00eb shkaktoi vet\u00ebm kaos, ku l\u00ebshoi rr\u00ebnj\u00eb kulti i vdekjes, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se jepej ideja sikur nuk luftohet p\u00ebr t\u00eb jetuar, por jetohet p\u00ebr t\u00eb luftuar. K\u00ebshtu jan\u00eb ekstremist\u00ebt: ata jetojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar. Pra, ekstremizmi \u00ebsht\u00eb fashizmi yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjall\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb duam paqe, duhet t\u2019i shpallim luft\u00eb radikalizmit, q\u00eb t\u00eb shmangim luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme n\u00eb Kosov\u00eb. Policia thot\u00eb se e ka gjendjen n\u00ebn kontroll. Uroj ta ket\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta dim\u00eb q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj po largohen nga FSK-ja, p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb vetme: nuk duan t\u00eb rruhen. \u00cbsht\u00eb qesharake, por e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Si ta dallosh nj\u00eb fashist? Eco thot\u00eb se fashisti i sot\u00ebm vishet si t\u00eb tjer\u00ebt, ka frizur\u00eb si t\u00eb tjer\u00ebt, sillet si t\u00eb tjer\u00ebt, ve\u00e7se mendon si fashist.<\/p>\n<p>Si ta dallosh nj\u00eb ekstremist?, mund t\u00eb pyes dikush. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb: nga mjekra. Natyrisht, mjek\u00ebr mund t\u00eb mbaj\u00eb gjithkush, por esktremisti mban mjek\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, anti-estetike. Pastaj, nxehet nga neutraliteti yt ndaj fes\u00eb, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Allahut, dhe mendon sikur\u2026 n\u00eb fakt, nuk mendon, sepse ia kan\u00eb shp\u00eblar\u00eb trurin.<\/p>\n<p>Polici q\u00eb u vra, nominativisht ishte musliman (nga ata q\u00eb pin\u00eb birra), realisht anti-ekstremist. Ekstremisti e vrau dhe pro-ekstremist\u00ebt p\u00ebrpiqen ta justifikojn\u00eb vras\u00ebsin, duke i atribuuar \u2018njolla\u2019 morale viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidentja do t\u00eb duhej ta shpallte hero policin Muhamed Lika, i cili u vra tin\u00ebzisht, sepse luftoi p\u00ebrhapjen e ekstremizmit n\u00eb Kosov\u00eb. Asnj\u00eb njoll\u00eb morale, edhe po t\u00eb ishte reale, nuk mund ta zbeh\u00eb misionin e tij p\u00ebr t\u2019ua prishur \u00e7erdhet ekstremist\u00ebve, q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb vrasin, pastaj edhe t\u00eb njollosin, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vetes dhe p\u00ebr ta relativizuar vrasjen n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb asnj\u00eb rast, vrasja e policit s\u2019mund dhe s\u2019duhet t\u00eb relativizohet, nd\u00ebrsa ekstremizmi mund dhe duhet t\u00eb luftohet.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb radikal\u00eb, t\u00eb ktheheshin n\u00eb tolerant\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb jan\u00eb tolerant\u00eb, t\u00eb tregohen radikal\u00eb ndaj radikalist\u00ebve, sepse ata e urrejn\u00eb edhe Zotin, p\u00ebrderisa i vrasin krijesat e tij.<\/p>\n<p>Ekstremist\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb duke treguar me gisht kah qielli, kah Zoti. Vrasin dhe b\u00ebjn\u00eb me gisht kah Ai. Po vrasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Tij, po vrasin p\u00ebr T\u00eb, po p\u00ebrpiqen t\u00eb na bindin se i ka nxitur Ai, duke b\u00ebr\u00eb me gisht drejt Tij. K\u00ebshtu b\u00ebjn\u00eb gjithmon\u00eb fanatik\u00ebt fetar\u00eb. Vrasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tr\u00ebndafilit, i cili simbolizon dashurin\u00eb. N\u00ebse Zoti \u00ebsht\u00eb dashuri, at\u00ebher\u00eb k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrhapin kaq shum\u00eb urrejtje, s\u2019mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Prandaj, Zot, thyejua gishtat, thyejua qaf\u00ebn, se e din\u00eb \u00e7ka po b\u00ebjn\u00eb dhe po thon\u00eb se po e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ty!<strong><em>\/ KultPlus\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/vrasim-ne-emer-te-zotit\/\">Vrasim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ag Apolloni Umberto Eco n\u00eb romanin \u201cEmri i tr\u00ebndafilit\u201d flet p\u00ebr hetimin e vrasjeve q\u00eb ndodhin n\u00eb nj\u00eb abaci mesjetare. Duke e lexuar romanin, e kuptojm\u00eb q\u00eb vrasjet ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb librit \u201cPoetika\u201d t\u00eb Aristotelit, ku flitej p\u00ebr komedin\u00eb. Shum\u00eb studiues supozojn\u00eb se kjo pjes\u00eb e librit \u00ebsht\u00eb zhdukur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20341","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20341\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}