{"id":20190,"date":"2025-05-10T20:21:28","date_gmt":"2025-05-10T20:21:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/10\/ne-shkoder-eshte-haram-te-shesesh-voten\/"},"modified":"2025-05-10T20:21:28","modified_gmt":"2025-05-10T20:21:28","slug":"ne-shkoder-eshte-haram-te-shesesh-voten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/10\/ne-shkoder-eshte-haram-te-shesesh-voten\/","title":{"rendered":"N\u00eb Shkod\u00ebr \u201c\u00ebsht\u00eb haram t\u00eb shes\u00ebsh vot\u00ebn\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kur hyn n\u00eb Shkod\u00ebr k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, ndjesia e par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb qyteti n\u00eb prag zgjedhjesh. Fushata nuk brohoret, nuk shp\u00ebrthen me mitingje, nuk t\u00eb shurdhojn\u00eb altoparlant\u00ebt. Ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbajtur, thuajse n\u00ebn z\u00eb, por q\u00eb \u201cul\u00ebrit\u201d der\u00eb m\u00eb der\u00eb.<\/p>\n<p>Billboard-\u00ebt, megjithat\u00eb, jan\u00eb aty. N\u00eb hyrje t\u00eb qytetit, flamuj dhe postera t\u00eb vendosur mbi gardhe llamarine, godina apo dhe institucione jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb betej\u00ebs p\u00ebr qytetin.<\/p>\n<p>\u201cPagat si n\u00eb Gjermani, \u00e7mimet si n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, \u201cJena me ty\u201d,\u00a0apo \u201c\u00cbsht\u00eb haram t\u00eb shes\u00ebsh vot\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Teksa Partia Demokratike vijon t\u00eb p\u00ebrballet me kriz\u00ebn e saj t\u00eb brendshme dhe me nj\u00eb baz\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb demoralizuar, kandidati i Partis\u00eb Socialiste Benet Beci, i mb\u00ebshtetur pa zhurm\u00eb nga strukturat e Partis\u00eb po konsolidon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kontrollin institucional t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Duket se beteja e dy forcave politike \u00ebsht\u00eb me Partin\u00eb Socialdemokrate e cila ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet ndikimi t\u00eb heshtur, por efektiv, q\u00eb funksionon p\u00ebrtej retorik\u00ebs publike. N\u00eb vend t\u00eb mitingjeve, ka shp\u00ebrndarje ndihmash; n\u00eb vend t\u00eb premtimeve politike, ka nd\u00ebrhyrje konkrete n\u00eb problemet personale t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-6b4f6be\">\n<h2 class=\"stk-block-heading__text\"><strong>N\u00eb vigjilje t\u00eb zgjedhjeve<\/strong><\/h2>\n<p>Ora sh\u00ebnon 8 e m\u00ebngjesit e dat\u00ebs 9 prill dhe n\u00eb autostrad\u00ebn q\u00eb d\u00ebrgon udh\u00ebtar\u00ebt drejt kryeqendr\u00ebs s\u00eb Veriut, Shkod\u00ebr duket se mir\u00ebseardhjen e urojn\u00eb vet\u00ebm posterat politike q\u00eb diktojn\u00eb votuesit k\u00eb t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb qytetit, shum\u00eb pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Fakultetit t\u00eb Infermieris\u00eb, shkruhet me t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201c12 vjet \u00e7mimet si n\u00eb Gjermani, pagat si n\u00eb Afrik\u00eb\u201d nd\u00ebrsa pak metra m\u00eb larg posterit t\u00eb PD-s\u00eb ndodhet posteri i nj\u00eb kandidati p\u00ebr deputet, i cili n\u00eb dialektin geg\u00eb u b\u00ebn thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb zgjedhin p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e duhur p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb xhamin\u00eb \u201cEbu Bekr\u201d me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shkruhet: \u201c\u00cbsht\u00eb har\u00e1m t\u00eb shes\u00ebsh vot\u00ebn\u201d. \u00cbsht\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kujdesshme, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e kalimtar\u00ebve, ku sa syresh ndalin, disa qeshin, disa ngren\u00eb vetullat, e t\u00eb tjer\u00eb ecin tutje sikur asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aty.<\/p>\n<h4>E gjith\u00eb hyrja e qytetit duket si nj\u00eb ekspozit\u00eb me ngjyra, slogane dhe figura q\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr pak v\u00ebmendje.<\/h4>\n<p>N\u00eb qytet atmosfera duket e qet\u00eb, me qytetar\u00ebt q\u00eb shijojn\u00eb kafen e m\u00ebngjesit ose kalojn\u00eb koh\u00ebn n\u00eb parqe, nd\u00ebrsa bisedat politike jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb diskutimet e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-m\u00ebsues n\u00eb pension, i cili nuk ka besim n\u00eb asnj\u00eb parti politike, shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr politikan\u00ebt, duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk votoj, nuk i besoj asnj\u00ebrit. Ja sot lexova q\u00eb nuk ja kan\u00eb hequr non-grat\u00ebn Berish\u00ebs. Rrejn\u00eb k\u00ebta, rrej dhe un\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb m\u00ebsuesi pensionit.<\/p>\n<h4>Megjithat\u00eb, mendimet jan\u00eb t\u00eb ndara mes qytetar\u00ebve.<\/h4>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Roberti, nj\u00eb i ri nga Vau i Dej\u00ebs, thot\u00eb me entuziaz\u00ebm se mb\u00ebshtet Kryetarin e Partis\u00eb Social-Demokrate, Tom Doshin.<\/p>\n<p>Ai shprehet i bindur se imazhi i Doshit \u00ebsht\u00eb deformuar nga media dhe se ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bamir\u00ebs i madh p\u00ebr komunitetin por edhe p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Roberti tregon se Kryetari i PSD-s\u00eb ka d\u00ebrguar p\u00ebr kurim n\u00eb Itali nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb t\u00eb njohurit t\u00eb tij t\u00eb diagnostikuar me leucemi aktute.<\/p>\n<p>\u201cE ka \u00e7uar me lek\u00ebt e veta dhe s\u2019ka k\u00ebrkuar asgj\u00eb\u201d, \u2013 tregon i riu pa harruar t\u00eb shtoj\u00eb edhe ndikimin e tij n\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>\u201cAi ka marr\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj nga zona dhe i ka pun\u00ebsuar n\u00eb bizneset e veta n\u00eb Tiran\u00eb\u201d \u2013 vazhdon ai duke theksuar se, pavar\u00ebsisht t\u00eb mirave, bamir\u00ebsi m\u00eb i madh nuk i ka k\u00ebrkuar askujt vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Z\u00ebrat p\u00ebr ndihma t\u00eb tilla qarkullojn\u00eb gjithandej n\u00eb qytet. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh njer\u00ebz q\u00eb flasin p\u00ebr \u201cdreka falas\u201d, \u201cndihm\u00eb p\u00ebr ila\u00e7e\u201d, \u201ckarburant p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt\u201d apo \u201cpun\u00eb p\u00ebr djalin\u201d.<\/p>\n<h4>Emri i Tom Doshit p\u00ebrmendet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm politik\u00ebs, por nj\u00eb institucion m\u00eb vete. Shum\u00eb prej tyre nuk e identifikojn\u00eb m\u00eb me Partin\u00eb Socialdemokrate, por me nj\u00eb format t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mb\u00ebshtetjeje.<\/h4>\n<p>Shkodra \u00ebsht\u00eb zona n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Doshi num\u00ebron prej vitesh nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh mb\u00ebshtet\u00ebsish.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2017 partia e tij u shfaq si e treta m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, ndon\u00ebse Doshi ende nuk ishte njohur me vendimin e Drejt\u00ebsis\u00eb pasi akuzohej p\u00ebr veprat penale: \u201cKall\u00ebzim i rrem\u00eb\u201d, \u201cDeklarata e rreme p\u00ebrpara Prokurorit\u201d dhe \u201cKanosja p\u00ebr deklarime a d\u00ebshmi, ekspertim ose p\u00ebrkthim t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<h4>PSD luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me ndikimin e tij te elektorati p\u00ebr marrjen e fitores s\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr nga socialist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishin si kandidat Benet Becin. Sipas drejtuesit ekzekutiv t\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve Politike, Afrim Krasniqi n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte ligje p\u00ebr rregullimin e partive, PSD-ja nuk do t\u00eb ekzistonte m\u00eb.<\/h4>\n<p>\u201cN\u00ebse hapni faqen e internetit t\u00eb PSD-s\u00eb nuk ka t\u00eb dh\u00ebna mbi kryesin\u00eb dhe strukturat vendimmarr\u00ebse, apo ndonj\u00eb njoftim p\u00ebr mbledhje ku diskutohet dhe merren vendime. Doshi \u00ebsht\u00eb kryetar i PSD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb biznesmen, \u00ebsht\u00eb pronar i partis\u00eb dhe ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb personalizuar t\u00eb siguruar p\u00ebrmes njohjeve t\u00eb tij\u201d, \u2013 thot\u00eb Krasniqi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, ndryshe nga nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb ku n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb PSD-s\u00eb lexuesit njiheshin me disa prej kandidateve dhe takimet e Doshit, aktualisht \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7 premtimeve t\u00eb PSD-s\u00eb n\u00eb rast se fiton zgjedhjet.<\/p>\n<p>Programi i saj pasqyrohet me nga nj\u00eb paragraf t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr \u00e7do sektor ekonomik, pa qart\u00ebsuar se si do t\u00eb zbatohen.<\/p>\n<p>Selia e PSD-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr ndodhet n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb pak t\u00eb njohur. Nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e thjesht\u00eb, me nj\u00eb tabel\u00eb t\u00eb zbehur plastike, ku shkruhet emri i partis\u00eb. Porta \u00ebsht\u00eb e mbyllur, por pas nj\u00eb trokitjeje, hapet nga nj\u00eb punonj\u00ebse. \u201cS\u2019ka asnj\u00eb k\u00ebtu. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb,\u201d thot\u00eb ajo, pa shum\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb tej, pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb qytetit, selia e Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb m\u00eb e organizuar, por gjithsesi e qet\u00eb. Nj\u00eb zyrtar lokal pranon se pjesa m\u00eb e madhe e drejtuesve jan\u00eb gjithashtu n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zyr\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, nj\u00eb djal\u00eb i ri \u00ebsht\u00eb i vetmi person n\u00eb godin\u00eb. Ai shpjegon se aktiviteti zhvillohet n\u00eb terren, \u201cs\u2019jemi shum\u00eb aktiv\u00eb k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Zgjedhjet, si\u00e7 duket, nuk ndodhin m\u00eb n\u00eb zyra apo forume politike, por n\u00eb kafene, n\u00eb rrug\u00eb dhe n\u00eb rrjete klienteliste.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-9e57fa4\">\n<h2 class=\"stk-block-heading__text\"><strong>Mes imazhit t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb dhe dyshimeve p\u00ebr blerje votash<\/strong><\/h2>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr, nj\u00eb nga qarqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb veri t\u00eb vendit p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit 2025, politika nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gar\u00eb. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, shpeshher\u00eb e padukshme, e nd\u00ebrthurur me ndihm\u00eb ekonomike, me kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, me kafe t\u00eb paguara dhe me ndere t\u00eb mbajtura mend.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb zyrave t\u00eb hapura dhe mitingjeve madh\u00ebshtore, fushata ndodh n\u00eb heshtje, n\u00eb krahun e nj\u00eb dere, n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb, n\u00eb nj\u00eb borxh q\u00eb s\u2019k\u00ebrkohet mbrapsht, por q\u00eb mbahet mend kur t\u00eb vij\u00eb dita e votimit.<\/p>\n<h4>Prej vitesh, Tom Doshi \u00ebsht\u00eb\u00a0identifikuar n\u00eb Shkod\u00ebr dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe me veprimtari bamir\u00ebse.\u00a0Ndihma ekonomike p\u00ebr familje n\u00eb nevoj\u00eb, mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe aksione sociale q\u00eb kan\u00eb forcuar perceptimin e tij si \u201cndihmues i popullit\u201d. Ky imazh i ka sh\u00ebrbyer Doshit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb baz\u00eb elektorale t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/h4>\n<p>Megjithat\u00eb, s\u00eb fundmi, ky imazh \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn trysni serioze nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hetimesh t\u00eb nisura nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK), q\u00eb sugjerojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr realitet pas fasad\u00ebs s\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ardian Hysa, kryetar i PSD-s\u00eb p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, dyshohet se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skeme p\u00ebr blerje votash dhe mbledhje kartash identiteti, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet e siguruara nga SPAK dokumentojn\u00eb biseda ku Hysa ofron ndihm\u00eb ekonomike n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs, si dhe komunikime ku flitet p\u00ebr mbledhje kartash ID, nj\u00eb taktik\u00eb e dyshuar p\u00ebr t\u00eb penguar qytetar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka autorizuar kontrolle ndaj tij dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb dyshuar, duke sekuestruar pajisje dhe dokumente q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si prova n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Ardian Hysa dyshohet se ka qen\u00eb aktiv n\u00eb fushat\u00eb duke ofruar para p\u00ebr vota. Dyshohet se shumat jan\u00eb marr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PSD-s\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjimet zyrtare t\u00eb SPAK dokumentohet nj\u00eb bised\u00eb mes Hys\u00ebs dhe qytetarit Florenc Tonin Kalaj, i cili i k\u00ebrkon ndihm\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zotin tash se di un\u00eb, jan\u00eb pak vota e burr si i thon\u00eb, i kam t\u00eb atyne q\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mi, a kupton? Po un\u00eb p\u00ebr Zotin e kam i fije t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me shku vet\u00eb prej problemit q\u00eb kam, a kupton?\u2026 Po se di n\u00eb qoft\u00ebse b\u00ebhet naj gj\u00eb, si i thon\u00eb asaj fjal\u00ebs me mujt me marr\u00eb at\u00eb letr\u00ebn\u2026\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<h4>Nga p\u00ebrmbajta e k\u00ebtyre komunikimeve sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me \u2013 \u201ckrijohet arsyesh\u00ebm bindja se shtetasi Ardian Hysa n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetas t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb paidentifikuar, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb kundra-ligjshme n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve dhe konkretisht, p\u00ebrve\u00e7 dh\u00ebnies apo premtimit t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb kundra-ligjshme, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs, ata gjithashtu jan\u00eb angazhuar duke marr\u00eb karta identiteti t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, me q\u00ebllim q\u00eb keta t\u00eb fundit t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb votimet e 11 Majit 2025\u201d.<\/h4>\n<p>Sipas dosjes, k\u00ebto prova kan\u00eb bindur prokurorin\u00eb se Ardian Hysa, n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb tjer\u00eb, jo vet\u00ebm premtonte p\u00ebrfitime n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs, por po angazhohej edhe n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur karta identiteti q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos mund t\u00eb votonin m\u00eb 11 maj 2025. Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me urdh\u00ebroi kontroll personal p\u00ebr Ardian Hys\u00ebn, kontroll t\u00eb banes\u00ebs, biznesit dhe automjetit t\u00eb tij (nj\u00eb servis dhe nj\u00eb Mercedes E300, 1991) dhe kontroll personal dhe kontroll banese p\u00ebr Florenc Tonin Kalajn, me q\u00ebllim sekuestrimin e celular\u00ebve, dokumenteve, kartave ID dhe \u00e7do materiali q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si prov\u00eb n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se \u201cKrijohet bindja se Ardian Hysa premton p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta ndaj shtetasve t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebmbim votimin p\u00ebr nj\u00eb subjekt t\u00eb caktuar politik.\u201d<\/p>\n<p>PSD, nga ana tjet\u00ebr, ka mohuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb \u00e7do veprim t\u00eb paligjsh\u00ebm, duke insistuar se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb material inkriminues gjat\u00eb kontrolleve dhe duke e cil\u00ebsuar hetimin si nj\u00eb sulm politik.<\/p>\n<p>Ajo thekson se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb konkrete q\u00eb lidhet me struktur\u00ebn e partis\u00eb si organizat\u00eb.<\/p>\n<h4>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka njoftuar se n\u00eb rang komb\u00ebtar jan\u00eb regjistruar deri m\u00eb tani 54 kall\u00ebzime p\u00ebr krime zgjedhore, nga t\u00eb cilat nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme i p\u00ebrket zonave t\u00eb ndjeshme politikisht si Tirana, Elbasani dhe Shkodra.<\/h4>\n<p>Nd\u00ebrsa votimi afrohet, Shkodra mbetet nj\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb ky\u00e7e, ku gara p\u00ebr mandate \u00ebsht\u00eb ashp\u00ebrsuar, n\u00ebn hijen e hetimeve penale dhe tensioneve t\u00eb shtuara politike.<\/p>\n<p>KZAZ nr. 02, q\u00eb mbulon 106 qendra votimi me rreth 71 mij\u00eb zgjedh\u00ebs, beteja zhvillohet p\u00ebr 11 mandate deputet\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e kaluara Partia Socialiste mori 3 mandate, nd\u00ebrsa Partia Demokratike mori 5 mandate dhe LSI mori 1 mandat, t\u00eb Agron \u00c7el\u00ebs q\u00eb kaloi m\u00eb von\u00eb me Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit gara \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e ashp\u00ebr. Si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Socialdemokrate\u00a0 k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga \u00e7arja e Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb mandat m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb zgjedhjet e 2021.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/10\/ne-shkoder-eshte-haram-te-shesesh-voten\/\">N\u00eb Shkod\u00ebr \u201c\u00ebsht\u00eb haram t\u00eb shes\u00ebsh vot\u00ebn\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur hyn n\u00eb Shkod\u00ebr k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, ndjesia e par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb qyteti n\u00eb prag zgjedhjesh. Fushata nuk brohoret, nuk shp\u00ebrthen me mitingje, nuk t\u00eb shurdhojn\u00eb altoparlant\u00ebt. Ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbajtur, thuajse n\u00ebn z\u00eb, por q\u00eb \u201cul\u00ebrit\u201d der\u00eb m\u00eb der\u00eb. Billboard-\u00ebt, megjithat\u00eb, jan\u00eb aty. N\u00eb hyrje t\u00eb qytetit, flamuj dhe postera t\u00eb vendosur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20190","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20190","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20190"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20190\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20190"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20190"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20190"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}