{"id":20104,"date":"2025-05-10T11:16:36","date_gmt":"2025-05-10T11:16:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/10\/dw-rama-e-nisi-fjalimin-e-se-premtes-me-ofendime-berisha-me-i-permbajtur\/"},"modified":"2025-05-10T11:16:36","modified_gmt":"2025-05-10T11:16:36","slug":"dw-rama-e-nisi-fjalimin-e-se-premtes-me-ofendime-berisha-me-i-permbajtur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/10\/dw-rama-e-nisi-fjalimin-e-se-premtes-me-ofendime-berisha-me-i-permbajtur\/","title":{"rendered":"DW: Rama e nisi fjalimin e s\u00eb premtes me ofendime, Berisha m\u00eb i p\u00ebrmbajtur"},"content":{"rendered":"<p>E premtja (9 maj) n\u00eb Tiran\u00eb ishte mbyllja e nj\u00eb dite plot ngjarje. Paradite v\u00ebmendjen e mori \u201cGiro d\u2019Italia\u201d, nj\u00eb nd\u00ebr garat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sportive t\u00eb \u00e7iklizmit, itinerari i s\u00eb cil\u00ebs nisi nga\u00a0Shqip\u00ebria. Nd\u00ebrsa n\u00eb mbr\u00ebmje radh\u00ebn e pat\u00ebn mitingjet e dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike n\u00eb vend, ku militant\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste dhe Partis\u00eb Demokratike, mb\u00ebshtet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb forcat politike t\u00eb preferuara dhe d\u00ebgjuan fjalime t\u00eb gjata nga udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb, Edi Rama dhe Sali Berisha.<\/p>\n<p>Fjalimet e s\u00eb premtes mbr\u00ebma u karakterizuan nga e nj\u00ebjta gjuh\u00eb e p\u00ebrdorur q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fushat\u00ebs: kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama,\u00a0 nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtues i qeveris\u00eb q\u00eb prej vitit 2013, me nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar ofendimesh ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb edhe ndaj zgjedh\u00ebsve, dhe nga ana tjet\u00ebr, Sali Berisha, n\u00eb dukje m\u00eb i p\u00ebrmbajtur se n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por pa l\u00ebn\u00eb pas gjuh\u00ebn agresive ndaj kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p><strong>PS qeveris\u00ebse premton, se vet\u00ebm me t\u00eb shkohet n\u00eb BE<\/strong><\/p>\n<p>Ligj\u00ebrimi politik i tyre zbehu edhe\u00a0gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate\u00a0thelbin e programeve politike t\u00eb premtuara, megjithat\u00eb secila parti kishte kart\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb bindur votuesit. Partia Socialiste premtoi se vet\u00ebm me t\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, vendi do t\u00eb mund t\u00eb futet n\u00eb Bashkimin Europian dhe t\u00eb vijoj\u00eb me rrug\u00ebn e reformave. Madje kryeministri Rama e personalizoi fushat\u00ebn, n\u00eb logon e s\u00eb cil\u00ebs k\u00ebt\u00eb her\u00eb u shkrua: \u201cVet\u00ebm me Edin dhe Partin\u00eb Socialiste\u201d.<\/p>\n<p><strong>PD premton ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb madh\u00ebshtore<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa demokrat\u00ebt dhe aleat\u00ebt e tyre besojn\u00eb se n\u00eb rast fitoreje, \u201cdo ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb madh\u00ebshtore\u201d, nj\u00eb filozofi politike kjo e kopjuar nga fushata amerikane e presidentit Trump, q\u00eb synon ta b\u00ebj\u00eb Amerik\u00ebn madh\u00ebshtore (Make America great again). Theksi i programit t\u00eb demokrat\u00ebve, n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb nga viti 2013, \u00ebsht\u00eb rigjall\u00ebrimi i ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Retorik\u00eb folklorike dhe diskriminuese<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, fushata nisi me epitetin \u201cbuf k\u00ebnete\u201d, t\u00eb cilin kryeministri Rama ia vuri rivalit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm politik, Berish\u00ebs. N\u00eb daljet e tij t\u00eb p\u00ebrnatshme n\u00eb emisionet politike t\u00eb mbr\u00ebmjes, Rama e mbrojti strategjin\u00eb e tij t\u00eb komunikimit me faktin se nd\u00ebr vite Berisha e ka sulmuar m\u00eb shum\u00eb personalisht, se politikisht. \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merresh me kund\u00ebrshtar\u00eb q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb \u00e7do lloj formati n\u00eb aspektin etik. Q\u00eb t\u00eb ulin dhe t\u00eb ngren\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb, nga viti n\u00eb vit, me t\u00eb gjitha t\u00eb zezat e k\u00ebsaj bote, q\u00eb t\u00eb shajn\u00eb, q\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb, q\u00eb s\u2019kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb, dhe nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur t\u00eb familjes pa t\u00eb p\u00ebrmendur. Tani si t\u00eb sillesh me k\u00ebta? E vetmja m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb karikatura dhe satira. Nuk ka m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb nuk mundem kurr\u00eb dhe s\u2019e kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u2019i sulmoj kund\u00ebrshtar\u00ebt me akuza dhe me sharje q\u00eb jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs penale. Un\u00eb e kam dhe prirje t\u00eb karikaturizoj, t\u00eb satirizoj dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb komunikimi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrgoditur, por pa u p\u00ebrzier me llumin e gjuh\u00ebs dhe komunikimit politik\u201d \u2013 tha Rama pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Fushata pasoi me t\u00eb tjera epitete t\u00eb Ram\u00ebs, i cili k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, solli si risi edhe tubimet politike vet\u00ebm me gra, ku ofendonte dhe shante burrat me termin \u201c\u00e7yryk\u201d, \u201cxhuxh\u201d, \u201cautik politik\u201d e dhjet\u00ebra epitete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Rama i 2013-\u00ebs na vinte me nj\u00eb ligj\u00ebrim me m\u00eb shum\u00eb argumente dhe t\u00eb kombinuara me rafinim estetik dhe zbavitje, 12 vite m\u00eb pas, stili i Ram\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb nuk frym\u00ebzon m\u00eb, por duket se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201cbatakun\u201d e viralitetit; humori fyes e sharjet, nuk jan\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vepruar me logjik\u00ebn e rrjetit, t\u00eb mobilizoj\u00eb emocione n\u00eb kurriz t\u00eb\u00a0argumentave racional\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb p\u00ebr DW Irena Myzeqari, pedagoge e shkencave t\u00eb komunikimit.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr politologun Ermal Hasimja, fushata m\u00eb profesionale dhe m\u00eb e p\u00ebrgatitur e Ram\u00ebs ka qen\u00eb ajo e vitit 2013. \u201cPas saj, niveli i ligj\u00ebrimit t\u00eb tij i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur duksh\u00ebm nivelit mediok\u00ebr t\u00eb votuesit mesatar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Strategjia \u201caf\u00ebr grave, larg burrave\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Hasimja nuk mendon se Rama ka b\u00ebr\u00eb studime serioze p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer vot\u00ebn e elektoratit fem\u00ebror. \u201cSiguria q\u00eb shpalos Rilindja n\u00eb fushat\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se ajo shpreson se do t\u00eb mund t\u00eb kontrolloj\u00eb maksimalisht vot\u00ebn e administrat\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tejfryr\u00eb me militant\u00eb socialist\u00eb. Element\u00eb si ai i nj\u00ebfar\u00eb prioriteti te elektorati fem\u00ebror vjen nga perceptimi se popullariteti i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb te femrat.<\/p>\n<p>P\u00ebr politologun Ermal Hasimja, fushata m\u00eb profesionale dhe m\u00eb e p\u00ebrgatitur e Ram\u00ebs ka qen\u00eb ajo e vitit 2013Fotografi: privat<br \/>\nSa p\u00ebr retorik\u00ebn fyese ndaj burrave, Hasimja e konsideron: \u201cFolklorike\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga pikat ku Rama i lejon vetes t\u00eb arg\u00ebtohet me at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb elektoratit q\u00eb ai e di se ua ka marr\u00eb vot\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera\u201d \u2013 thot\u00eb ai p\u00ebr DW. \u201cN\u00ebse do\u00a0t\u00eb mundohemi t\u2019i v\u00ebm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shkencor sjelljes s\u00eb Ram\u00ebs k\u00ebto zgjedhje, ajo do t\u00eb ishte \u201cgender targeting\u201d, ose ndryshe, pozicionimin e tij si kampion t\u00eb\u00a0kauz\u00ebs dhe progresit fem\u00ebror. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, qasje t\u00eb tilla prodhojn\u00eb ilaritet nd\u00ebr turma, \u00e7ka edhe Rama po k\u00ebrkon k\u00ebto zgjedhje. Por n\u00eb nivel logjik kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb anti-tez\u00eb gjinore, pra \u2018t\u00eb fuqizojm\u00eb duke denigruar\u2019.\u00a0N\u00ebse Rama mendon se po vulos vot\u00ebn e grave, n\u00eb fakt ai mund t\u00eb jet\u00eb duke mobilizuar nj\u00eb reagim problematik n\u00eb perceptimin publik, sepse amplifikon stereotipet gjinore\u201d \u2013 thot\u00eb Myzeqari.<\/p>\n<p><strong>\u201cBerisha, m\u00eb pak agresiv\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Hasimja, dikur k\u00ebshilltar i Berish\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur ky i fundit ishte kryeminist\u00ebr, thot\u00eb se k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, \u201cretorika e Berishes ishte relativisht m\u00eb e qet\u00eb se e her\u00ebve t\u00eb tjera, me shum\u00eb gjasa e ndikuar nga k\u00ebshilltar\u00ebt e komunikimit dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb kuruar imazhin e tij t\u00eb nj\u00eb lideri agresiv\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sloganit s\u00eb frym\u00ebzuar nga amerikan\u00ebt, Partia Demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb pun\u00ebsoi si k\u00ebshilltar kryesor t\u00eb fushat\u00ebs Chris LaCivita, nj\u00eb nd\u00ebr figurat kryesore q\u00eb ideuan fushat\u00ebn e presidentit Trump n\u00eb vitin 2024. P\u00ebr militant\u00ebt demokrat\u00eb, roli i LaCivit\u00ebs shihet edhe si nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ndikoj\u00eb p\u00ebr heqjen e statusin \u201cNon grata\u201d t\u00eb Berish\u00ebs nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr pedagogen e shkencave t\u00eb komunikimit Myzeqari, retorika e p\u00ebrdorur nga kreu opozitar Berisha ka qen\u00eb \u201ce ashp\u00ebr, konfrontuese dhe e mbushur me tone emocionale\u201d. \u201cP\u00ebrdoren shpesh terma si \u201cregjim\u201d, \u201ckapje e shtetit\u201d, \u201ctradhti komb\u00ebtare\u201d, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb mobilizojn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit, duke krijuar ndjesin\u00eb e nj\u00eb beteje ekzistenciale kund\u00ebr mazhoranc\u00ebs. Kjo lloj retorike ka q\u00ebllim t\u00eb ngjall\u00eb zem\u00ebrim, revolt\u00eb dhe angazhim masiv, por nga ana tjet\u00ebr, mund t\u00eb largoj\u00eb\u00a0publikun gri\u00a0q\u00eb k\u00ebrkon tone m\u00eb konstruktive dhe zgjidhje reale\u201d.<\/p>\n<p>Teksa b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ligj\u00ebrimit politik t\u00eb Berish\u00ebs nd\u00ebr vite, ish-k\u00ebshilltari Hasimja thot\u00eb: \u201cBerisha ka prirjen t\u00eb jet\u00eb agresiv n\u00eb komunikim dhe t\u00eb polarizoj\u00eb narrativ\u00ebn politike n\u00eb bardh\u00eb e zi. Kush nuk \u00ebsht\u00eb me t\u00eb, \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl e Ram\u00ebs. Por ka m\u00ebsuar disi nga analiza e perceptimit t\u00eb opinionit dhe kjo reflektohet s\u00eb fundi n\u00eb nj\u00eb reduktim t\u00eb agresivitetit dhe fokusim te programi\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn (11 maj) shqiptar\u00ebt do t\u2019u drejtohen kutive t\u00eb votimit, nga numrat e s\u00eb cilave do t\u00eb kuptohet n\u00ebse programet apo retorika politike kan\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb ndikim tek zgjedh\u00ebsit.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/10\/dw-rama-e-nisi-fjalimin-e-se-premtes-me-ofendime-berisha-me-i-permbajtur\/\">DW: Rama e nisi fjalimin e s\u00eb premtes me ofendime, Berisha m\u00eb i p\u00ebrmbajtur<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E premtja (9 maj) n\u00eb Tiran\u00eb ishte mbyllja e nj\u00eb dite plot ngjarje. Paradite v\u00ebmendjen e mori \u201cGiro d\u2019Italia\u201d, nj\u00eb nd\u00ebr garat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sportive t\u00eb \u00e7iklizmit, itinerari i s\u00eb cil\u00ebs nisi nga\u00a0Shqip\u00ebria. Nd\u00ebrsa n\u00eb mbr\u00ebmje radh\u00ebn e pat\u00ebn mitingjet e dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike n\u00eb vend, ku militant\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20104","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20104"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20104\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}