{"id":20068,"date":"2025-05-10T08:05:38","date_gmt":"2025-05-10T08:05:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/10\/intervista-salianji-flet-nga-burgu-vetem-pjesemarrja-masive-ne-votim-e-rrezon-banden-e-edi-rames\/"},"modified":"2025-05-10T08:05:38","modified_gmt":"2025-05-10T08:05:38","slug":"intervista-salianji-flet-nga-burgu-vetem-pjesemarrja-masive-ne-votim-e-rrezon-banden-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/10\/intervista-salianji-flet-nga-burgu-vetem-pjesemarrja-masive-ne-votim-e-rrezon-banden-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Intervista\/ Salianji flet nga burgu: Vet\u00ebm pjes\u00ebmarrja masive n\u00eb votim e rr\u00ebzon band\u00ebn e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji gjat\u00eb nj\u00eb interviste, u shpreh se d\u00ebnimi i tij \u00ebsht\u00eb politik.<\/p>\n<p>\u201cRasti im \u00ebsht\u00eb i pari rast dhe i vetmi i gjykimit nga gjykatat e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb nj\u00eb deputeti, i pangjar\u00eb n\u00eb 34 vite dhe rikthim i d\u00ebnimeve p\u00ebr agjitacion e propogand\u00eb, apo si\u00e7 thot\u00eb autokratuci qe mezi e priste, ky vendim u dha p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur zarb\u00ebn e trillin e sunduesit\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi sei jan\u00eb shkelur t\u00eb drejtat n\u00eb burg, duke i refuzuar lejen q\u00eb i takon ndon\u00ebse ligji e parashikon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr \u00e7do t\u00eb burgosur kur kryen gjysm\u00ebn e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr zgjedhjet e 11 Majit, ai u shpreh se po pret me padurim t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr ndryshimin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka nj\u00eb band\u00eb dhe nj\u00eb drejtues, Edi Ram\u00ebn, i cili kontrollon jo vet\u00ebm institucionet por n\u00ebp\u00ebrmjet represionit dhe ofertave q\u00eb ofron pushteti, l\u00ebviz edhe fijet e grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, e vetmja kur\u00eb dhe ila\u00e7 p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend normal dhe t\u00eb jetuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me barazi para ligjit, me meritokraci, me pun\u00eb e talent e jo me llum e batak, si\u00e7 e ka mbytur autokrati, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja masive e qytetar\u00ebve dhe vota kund\u00ebr qeveris\u00eb\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera ai n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr A2CNN.<\/p>\n<h4><strong>Intervista e plot\u00eb me Ervin Salianjin<\/strong><\/h4>\n<p><strong>\u00a0Zoti Salianji, pak dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve, ju n\u00eb nj\u00eb postim flisni p\u00ebr nj\u00eb skenar p\u00ebr t\u00eb instaluar nj\u00eb sundim q\u00eb q\u00ebndron mbi represionin. Edhe d\u00ebnimin tuaj, kur ishit caktuar drejtues politik p\u00ebr Elbasanin, e keni cil\u00ebsuar si pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij skenari dhe t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb. Cil\u00ebt jan\u00eb element\u00ebt ku e mb\u00ebshtesni k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, sepse ka shum\u00eb prej atyre q\u00eb e quajn\u00eb konspiracion.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0Nuk kam folur p\u00ebr skenar, por p\u00ebr realitetin e Shqip\u00ebris\u00eb se sotme. Nuk ka nj\u00eb skenar p\u00ebr instalim, por \u00ebsht\u00eb i instaluar nj\u00eb regjim. Vonesa apo hezitimi p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb emrin e v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb fakt ka ndihmuar n\u00eb konsolidimin e tij. Mbyllja e syve dhe tolerimi, kan\u00eb krijuar nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs. Sot \u00e7do institucion kontrollohet nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, ekzekutivi, legjislativi, gjyq\u00ebsori, institucionet dhe entet e pavarura, pushteti lokal (me pak p\u00ebrjashtime t\u00eb cilat autokrati s\u2019i p\u00ebrballoi dot si fakte; n\u00eb Kavaj\u00eb q\u00eb isha drejtues politik dhe fitoi PD e un\u00eb u burgosa; Himar\u00eb, ku fituesi u burgos) dhe p\u00ebrve\u00e7 gjith\u00eb institucioneve q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kontrollin dhe balanc\u00ebn, sot kemi dhe krijimin, sipas nj\u00eb plani t\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb nj\u00eb elite ekonomike af\u00ebr autokratucit. Kush \u00ebsht\u00eb me t\u00eb avancon kush \u00ebsht\u00eb indiferent ose kund\u00ebr, nd\u00ebshkohet.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me d\u00ebnimin tim pa ligj nuk di se ku mund t\u00eb shihet konspiracioni, \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb sa \u00ebsht\u00eb e pabesueshme q\u00eb ka ndodhur. Jam d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb denoncim publik nga selia e PD si deputet i opozit\u00ebs, denoncimi im nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe interesin publik, p\u00ebrkundrazi ka pasur efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm pozitiv. Dit\u00ebn q\u00eb kam denoncuar i d\u00ebnuari p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge Agron\/Geron Xhafaj \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar tek autoritetet italiane p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb, pavar\u00ebsisht se kishte m\u00eb shum\u00eb se 15 vite q\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb, nuk zbatohej p\u00ebr shkak t\u00eb mbrojtjes q\u00eb i jepte v\u00ebllai Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. Po ashtu, akuza ndaj meje \u00ebsht\u00eb psikopatike: Kall\u00ebzim i rrem\u00eb pa b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim fare, nd\u00ebrkohe montimi i \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej turpeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, u manipulua gjith\u00eb narrative, duke paguar nj\u00eb kontingjent policie, ordiner i d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb kobshme si Alfred Alizoti. Blerja e tij u faktua me p\u00ebrgjime zyrtare nga prokuroria, ku qart\u00ebsisht, n\u00eb publikimet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb jan\u00eb bisedat mes drejtor\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe d\u00ebshmitarit t\u00eb sajuar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj gazetari me integritet qe ka bere investigimin qe kam publikuar un\u00eb, kameramani, shoku i Xhafajt, Veliu apo babale, drejtuesi i emisionit, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investigimin ku u provua q\u00eb gjendej leht\u00ebsisht droge, e pohuan publikisht se investigimi qe kryer prej tyre. Pra k\u00ebto mjaftojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ky nuk ishte nj\u00eb proces, por nj\u00eb fars\u00eb e sh\u00ebmtuar. Nj\u00eb turp p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, mjaftuesh\u00ebm i turpsh\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Edi Ram\u00ebn t\u00eb ndihet krenar e ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb sa her\u00eb i jepet rasti.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb thot\u00eb dot ndonj\u00eb institucion sot se p\u00ebr \u00e7far\u00eb jam n\u00eb burg un\u00eb prej 8 muajsh?!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, nuk blihem dot nga kund\u00ebrshtari, e kam mundur Edi Ram\u00ebn dhe sojin e tij n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb Kavaje, e kudo ku m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, e do ta mundja po nj\u00ebsoj n\u00eb Elbasan. D\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb qartazi politik, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shmangur nga fushata\/ Ritheksoj se qellimi ishte izolimi, pengimi, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb, sepse d\u00ebnim me burg p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale nuk ka pasur asnj\u00eb rast tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, i pari rast ku nj\u00eb deputetet gjykohet nga gjykatat e zakonshme. Marrja e mandatit dhe ndalimi i kandidimit ka qen\u00eb synimi. Duke qen\u00eb se gjykata nuk dha d\u00ebnim plot\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb me ndaluar funksionet publike, u gjet artifica e burgosjes p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbajtur larg nga beteja.<\/p>\n<p><strong>Zoti Salianji, rasti juaj nuk ngjan me ato t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr korrupsion q\u00eb jan\u00eb hetuar e po hetohen nga SPAK. Megjithat\u00eb, fakt \u00ebsht\u00eb se partia juaj ka marr\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb qart\u00eb kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb reformuar, e cila vijon t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb tek qytetar\u00ebt. (Kjo u pa edhe pas arrestimit t\u00eb Veliajt ku sipas sondazheve, SPAK u rendit i pari n\u00eb besueshm\u00ebri) A rrezikoni k\u00ebshtu t\u00eb humbisni edhe mb\u00ebshtetjen politike dhe besimin e opinionit publik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0Rasti im \u00ebsht\u00eb i pari rast dhe i vetmi i gjykimit nga gjykatat e juridiksionit\u00a0t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb nj\u00eb deputeti, i pangjar\u00eb n\u00eb 34 vite dhe rikthim i d\u00ebnimeve p\u00ebr agjitacion e propogand\u00eb, apo si\u00e7 thot\u00eb autokratuci qe mezi e priste, ky vendim u dha p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur zarb\u00ebn e trillin e sunduesit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me argumentin se sondazhet p\u00eblqejn\u00eb apo mb\u00ebshtesin x apo y, aksion apo institucion, un\u00eb besoj q\u00eb kur b\u00ebhet nj\u00eb vler\u00ebsim i till\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrv\u00eblojn\u00eb kritere t\u00eb tjera si e v\u00ebrteta apo mbrojtja e lirive dhe te drejtave themelore t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrndryshe kushdo \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. K\u00ebt\u00eb e pres nga elitat e mendimit, apo nga gazetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr\u00e7uesit e mesazhit. A mendoi Presidenti Linkoln p\u00ebr sondazhet kur hoqi skllav\u00ebrin\u00eb, po Roza Park q\u00eb burgosej kur luftonte p\u00ebr t\u00eb drejta civile? Po Martin Luter King q\u00eb p\u00ebrndiqej dhe kishte sondazhet dhe opinionin kund\u00ebr n\u00eb kauz\u00ebn e luft\u00ebn e tij? Po ata q\u00eb luftuan p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs\u00a0s\u00eb grave?<\/p>\n<p>N\u00eb raport me lirit\u00eb dhe te drejtat nuk mund t\u00eb gjykoj dot mbi baz\u00ebn e sondazheve, por t\u00eb standardeve ligjore dhe demokratike, sepse n\u00ebse do ishte \u00e7\u00ebshtje e turm\u00ebs, at\u00ebher\u00eb do ishin gjyqet popullore. Ne u ndam\u00eb nga ajo koh\u00eb 35 vite m\u00eb par\u00eb dhe aspiruam p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr shkak t\u00eb autokratit.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb pyetje retorike meq\u00eb jemi 2 dit\u00eb para zgjedhjeve, si ka mund\u00ebsi q\u00eb ka 5 muaj zhurm\u00eb, tituj t\u00eb m\u00ebdhenj, headlines, dhe asnj\u00eb produkt gjith\u00eb angazhimi i institucioneve t\u00eb rankuara mir\u00eb n\u00eb sondazhe, p\u00ebr krimet zgjedhore? A ka vall\u00eb njeri n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk di se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet me zgjedhjet dhe deformimin e vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve sot?!<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"mediajsnative\"><strong>Ju flisni p\u00ebr 11 Majin si nj\u00eb dit\u00eb \u00e7lirimi. Po ashtu flisni p\u00ebr nj\u00eb ndjenj\u00eb lirie. Nd\u00ebrkoh\u00eb dit\u00ebt e fundit po shoq\u00ebrohen me tensione, ku nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim as Elbasani. Tomor Alizoti po ngre z\u00ebrin ndaj veprimit t\u00eb bandave, nd\u00ebrsa n\u00eb krahun tjet\u00ebr, Arbian Mazniku e mohon k\u00ebt\u00eb dhe thot\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb politikan dhe po merret me hallet e qytetar\u00ebve. Akuzat tuaja socialist\u00ebt po i barazojn\u00eb me alibi p\u00ebr humbje.<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0Shqip\u00ebria ka nj\u00eb band\u00eb dhe nj\u00eb drejtues, Edi Ram\u00ebn, i cili kontrollon jo vet\u00ebm institucionet por n\u00ebp\u00ebrmjet represionit dhe ofertave q\u00eb ofron pushteti, l\u00ebviz edhe fijet e grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, e vetmja kur\u00eb dhe ila\u00e7 p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend normal dhe t\u00eb jetuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me barazi para ligjit, me meritokraci, me pun\u00eb e talent e jo me llum e batak, si\u00e7 e ka mbytur autokrati, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja masive e qytetar\u00ebve dhe vota kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u2019u thoni atyre q\u00eb nuk shohin mund\u00ebsi p\u00ebr rotacion? K\u00ebtu jan\u00eb dy kategori: qytetar\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshtesin opozit\u00ebn, por nuk besojn\u00eb n\u00eb fitore mbi Ram\u00ebn. Jan\u00eb dhe kategoria tjet\u00ebr q\u00eb edhe n\u00eb rast rotacioni shohin thjesht ndryshim t\u00eb karriges, por jo t\u00eb politik\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ervin Salianji:<\/strong>\u00a0Vota \u00ebsht\u00eb i vetmi instrument p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. N\u00ebse d\u00ebshp\u00ebrimi kaplon dhe mbyt shpres\u00ebn p\u00ebr ndryshim e p\u00ebr jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mire dhe demotivon votuesit, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb d\u00ebshiron Edi Rama dhe n\u00eb praktik\u00eb, p\u00ebrkthehet n\u00eb vot\u00eb p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr autokracin\u00eb. \u00c7do neglizhenc\u00eb, mospjes\u00ebmarrje apo apati \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij. Dhe k\u00ebtu e ka bazuar sundimin, pasi nuk ka nj\u00eb bilanc, ose m\u00eb sakt\u00eb, ka nj\u00eb bilanc tragjik. Dhe krijimi i k\u00ebsaj klime, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej d\u00ebmeve q\u00eb ai i ka b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Po prap\u00eb, un\u00eb jam besimplot\u00eb, se qytetar\u00ebt do t\u00eb gjykojn\u00eb e do ta shprehin verdiktin e tyre si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p><strong>Zoti Salianji, shpesh opozita flet p\u00ebr kriz\u00eb. Antonio Gramshi thot\u00eb se \u201ckriza konsiston pik\u00ebrisht n\u00eb faktin q\u00eb e vjetra po vdes dhe e reja nuk mund t\u00eb lind\u00eb\u201d. Ju si politikan i ri a ndani k\u00ebt\u00eb mendim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0Mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb ende nuk ka rregulla loje, n\u00eb demokraci mund t\u00eb jet\u00eb kjo deviz\u00eb, dhe jan\u00eb luhatjet, ulje-ngritjet e shoq\u00ebris\u00eb ose dialektika historike. Kurse n\u00eb autokraci, ku gjith\u00e7ka kontrollohet nga nj\u00eb zyr\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur t\u00eb kesh gjykime. Shpresa e vetme p\u00ebr ndryshim real \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrfshirja e t\u00eb rinjve, intelektual\u00ebve dhe \u00e7do shtres\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Mendim im \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor! P\u00ebrmbysje totale.<\/p>\n<p><strong>Zoti Salianji a keni k\u00ebrkuar leje gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe p\u00ebr pak dit\u00eb liri, p\u00ebr aq sa ligji mund t\u00eb lejoj\u00eb? N\u00ebse po, cila ka qen\u00eb p\u00ebrgjigja?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0Ligji i jep t\u00eb drejt\u00ebn \u00e7do t\u00eb burgosuri t\u00eb p\u00ebrfitoje leje pasi kryen gjysm\u00ebn e d\u00ebnimit. Por k\u00ebtu i referohemi ligjit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sundon autokrati dhe ai nuk njeh norma, dhe nj\u00ebsoj si\u00e7 jam d\u00ebnuar pa ligj p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shmangur nga fushata dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb grabitur mandatin q\u00eb kisha dhe kandidimin e ri, m\u00eb kan\u00eb mohuar n\u00eb Mars, Prill dhe deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb edhe lejen. Qartazi, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb privuar nga \u00e7do kontakt apo pjes\u00ebmarrje n\u00eb fushat\u00eb. Nj\u00ebsoj m\u00eb kan\u00eb ndaluar dhe intervistat p\u00ebr televizionet, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb mediave.<\/p>\n<p><strong>A do votoni?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0Me zor po e pres dit\u00ebn e votimit. Do t\u00eb votoj dhe ftoj \u00e7do qytetar t\u00eb dal\u00eb t\u00eb Diel\u00ebn, t\u00eb jap\u00eb kontributin e tij p\u00ebr ndryshim n\u00eb kutin\u00eb e 11 Majit. \u00c7dokush do ta kuptoj\u00eb se ajo koh\u00eb e shpenzuar t\u00eb Diel\u00ebn, do t\u00eb jet\u00eb investimi m\u00eb i madh, jo vet\u00ebm p\u00ebr 4 vitet e ardhshme!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/intervista-salianji-flet-nga-burgu-vetem-pjesemarrja-masive-ne-votim-e-rrezon-banden-e-edi-rames\/\">Intervista\/ Salianji flet nga burgu: Vet\u00ebm pjes\u00ebmarrja masive n\u00eb votim e rr\u00ebzon band\u00ebn e Edi Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji gjat\u00eb nj\u00eb interviste, u shpreh se d\u00ebnimi i tij \u00ebsht\u00eb politik. \u201cRasti im \u00ebsht\u00eb i pari rast dhe i vetmi i gjykimit nga gjykatat e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb nj\u00eb deputeti, i pangjar\u00eb n\u00eb 34 vite dhe rikthim i d\u00ebnimeve p\u00ebr agjitacion e propogand\u00eb, apo si\u00e7 thot\u00eb autokratuci qe mezi e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-20068","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20068"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20068\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}