{"id":19928,"date":"2025-05-09T09:51:04","date_gmt":"2025-05-09T09:51:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/lista-te-hapura-dyer-te-mbyllura-birn-ne-tirane-politika-nuk-ngjall-shprese\/"},"modified":"2025-05-09T09:51:04","modified_gmt":"2025-05-09T09:51:04","slug":"lista-te-hapura-dyer-te-mbyllura-birn-ne-tirane-politika-nuk-ngjall-shprese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/lista-te-hapura-dyer-te-mbyllura-birn-ne-tirane-politika-nuk-ngjall-shprese\/","title":{"rendered":"\u201cLista t\u00eb hapura, dyer t\u00eb mbyllura\u201d, BIRN: N\u00eb Tiran\u00eb politika nuk ngjall shpres\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Djaloshi, ndoshta 26 vje\u00e7, i mban syzet e diellit t\u00eb ulura mbi hund\u00eb dhe e p\u00ebrkul leht\u00eb kok\u00ebn, sikur p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb m\u00eb qart\u00eb. P\u00ebr disa minuta nuk thot\u00eb asgj\u00eb \u2013 vet\u00ebm tund kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb pohimi, kur e pyes n\u00ebse ka votuar m\u00eb par\u00eb, n\u00ebse jeton n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00ebse e kan\u00eb kontaktuar kandidat\u00ebt p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb vot\u00ebn. Z\u00ebri i tij d\u00ebgjohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kur i k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb shpjegoj\u00eb se \u00e7far\u00eb e shtyn t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTa them un\u00eb, shoku,\u201d thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa shton se teksa pushtetar\u00ebt luajn\u00eb Black Jack, n\u00eb rrug\u00eb mungojn\u00eb pusetat. \u201cPolitika \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 propagand\u00eb, shoku,\u201d thekson i riu me vet\u00ebbesim. \u201c\u00c7far\u00eb sheh \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Djali me t\u00eb cilin ky gazetar bisedoi pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga dhjet\u00ebra t\u00eb rinj t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mosh\u00eb q\u00eb kam takuar gjat\u00eb tri dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa ndiqja fushat\u00ebn der\u00eb m\u00eb der\u00eb t\u00eb disa prej kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb rinj i bashkon nj\u00eb ndjenj\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt mosbesimi ndaj politik\u00ebs. Shum\u00eb thon\u00eb se nuk do t\u00eb votojn\u00eb fare, ose do t\u00eb vendosin vet\u00ebm n\u00eb momentin e fundit, t\u00eb shtyr\u00eb jo nga bindjet politike, por nga interesa personale, lidhje miq\u00ebsore apo familjare.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka m\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb, \u00e7do gj\u00eb ka mbaruar\u201d, tha nj\u00eb vajz\u00eb e ulur n\u00eb nj\u00eb nga kafenet\u00eb buz\u00eb Lan\u00ebs, me flok\u00eb t\u00eb lyera me fije t\u00eb verdha dhe t\u00eb kaltra. Jo m\u00eb shum\u00eb se 22 vje\u00e7, e reja \u2013 e zhg\u00ebnjyer nga gjendja n\u00eb vend \u2013 i sheh zgjedhjet thjesht si nj\u00eb formalitet, nj\u00eb ushtrim pa kuptim n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb, sipas saj, nuk ofron m\u00eb as shpres\u00eb, as ndryshim.<\/p>\n<p>\u201cAi do t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri\u201d, thot\u00eb ajo, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, nd\u00ebrsa shprehet e bindur q\u00eb zgjedhjet nuk jan\u00eb t\u00eb ndershme dhe se vota e saj dhe e moshatar\u00ebve t\u00eb saj nuk ndryshon asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e reja shpresojn\u00eb t\u00eb kapitalizojn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e thell\u00eb ndaj sistemit politik, duke e kthyer at\u00eb n\u00eb vota proteste m\u00eb 11 maj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kandidat\u00ebt nga listat e hapura t\u00eb partive tradicionale po ndjekin nj\u00eb strategji t\u00eb personalizuar, duke k\u00ebrkuar vot\u00ebn si individ\u00eb dhe duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb shmangin, sa t\u00eb munden, emocionet e forta dhe ndasit\u00eb q\u00eb ngjallin vet\u00eb emrat e partive historike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Der\u00eb m\u00eb der\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa v\u00ebmendja e medias \u00ebsht\u00eb e fokusuar te dy lider\u00ebt kryesor\u00eb politik\u00eb \u2013 Edi Rama dhe Sali Berisha, n\u00eb rrugicat e kryeqytetit, kafenet\u00eb dhe shesh-pushimet e pallateve, kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb nga partit\u00eb e reja dhe t\u00eb vjetra, nga opozita dhe mazhoranca, jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb der\u00eb m\u00eb der\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb rrugicat q\u00eb gjarp\u00ebrojn\u00eb mes pallateve mbi sheshin \u201cWilson\u201d, mbi kufirin e paduksh\u00ebm t\u00eb ish-Bllokut, kandidatja p\u00ebr deputete e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ecte ngadal\u00eb mes kalimtar\u00ebve m\u00ebngjesin e h\u00ebn\u00ebs, duke ndalur her\u00eb pas here p\u00ebr t\u00eb folur me votuesit. N\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, ajo p\u00ebrballet me nj\u00eb t\u00eb moshuar q\u00eb shtyn p\u00ebrdore nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb dhe q\u00eb, me z\u00eb t\u00eb ngritur, b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se nuk do ta votoj\u00eb Sali Berish\u00ebn apo partin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cKa dit\u00eb q\u00eb jam optimiste dhe ka dit\u00eb q\u00eb jo,\u201d tha Tabaku, duke iu referuar shanseve t\u00eb saj p\u00ebr t\u2019u zgjedhur, nd\u00ebrsa shtoi se \u201c\u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kesh parashikim.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje, pjes\u00eb e Nj\u00ebsis\u00eb Nr. 5 n\u00eb kryeqytet, t\u00eb njohur si bastion socialist, burrat n\u00eb pension q\u00eb pin\u00eb kafen\u00eb e m\u00ebngjesit, tregtar\u00ebt pas banak\u00ebve dhe grat\u00eb e ulura p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsira e presin kandidaten pa kund\u00ebrshti \u2013 shumica me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb kujdesshme, nd\u00ebrsa pranojn\u00eb fletushkat elektorale.<\/p>\n<p>Disa prej qytetar\u00ebve q\u00eb ndalojn\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebgjuar kandidaten p\u00ebr deputete p\u00ebr disa sekonda, tregohen t\u00eb kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos u fotografuar gjat\u00eb takimit. Kjo sjellje, m\u00eb e shpesht\u00eb n\u00eb ambiente biznesi, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb e zakonshme n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shum\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar,\u201d thot\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar i stafit q\u00eb shoq\u00ebron Tabakun.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb m\u00eb entuziast\u00eb, madje k\u00ebmb\u00ebngulin p\u00ebr foto e \u2018selfie\u2019 dhe shk\u00ebmbejn\u00eb batuta. Tabaku thot\u00eb se ajo po p\u00ebrpiqet t\u00eb siguroj\u00eb vota nga profesionist\u00ebt e lir\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se ka ngritur z\u00ebrin n\u00eb Kuvend dhe ka mbrojtur kauzat e tyre, nd\u00ebrsa thekson se k\u00ebt\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb beteja \u00ebsht\u00eb personale dhe se shpesh k\u00ebrkon t\u00eb votohet drejtp\u00ebrdrejt.<\/p>\n<p>\u201cE k\u00ebrkoj vot\u00ebn edhe vet\u00ebm p\u00ebr vete,\u201d tha ajo, duke iu drejtuar votuesve t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e votuesve q\u00eb takohen n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebtitje elektorale jan\u00eb burra dhe gra mbi t\u00eb pes\u00ebdhjetat, q\u00eb e kalojn\u00eb dit\u00ebn n\u00eb kafe, n\u00eb tregje apo para dyqaneve t\u00eb lagjeve t\u00eb kryeqytetit. Shumica flasin p\u00ebr halle t\u00eb p\u00ebrditshme: pensione t\u00eb pamjaftueshme, kosto t\u00eb larta t\u00eb ila\u00e7eve dhe, her\u00eb pas here, ankesa nga tregtar\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e bler\u00ebsve.<\/p>\n<p>Arlind Qori, drejtues i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, t\u00eb cilin e ndoqa nd\u00ebrsa b\u00ebnte fushat\u00eb mes tezgave me fruta, perime dhe zarzavate te tregu i ish-Uzin\u00ebs Dinamo, \u00ebsht\u00eb optimist p\u00ebr oreksin e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr ndryshim dhe flet p\u00ebr revolt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe interes t\u00eb shtuar p\u00ebr forc\u00ebn q\u00eb drejton, e cila merr pjes\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb 2023, por nuk di ta them sa m\u00eb mir\u00eb \u2013 kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb mir\u00eb, dy her\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u2013 k\u00ebt\u00eb nuk di ta them,\u201d tha ai, duke iu referuar gar\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e tregtar\u00ebve pas tezgave jan\u00eb t\u00eb thinjur, e nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb pensionist\u00eb q\u00eb dalin t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb tjera ekonomike. Edhe bler\u00ebsit q\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e domateve e kastravecave jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer. Disa prej tyre ecin me ndihm\u00ebn e shkopinjve, nd\u00ebrsa vijn\u00eb v\u00ebrdall\u00eb mes tezgave.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tregtar\u00ebve ankohet se pensioni i bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb aq i ul\u00ebt sa nuk mjafton as p\u00ebr t\u00eb paguar fatur\u00ebn e dritave.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mir\u00eb me hy n\u00eb burg, se nuk paguan asgj\u00eb,\u201d tha ai, duke iu referuar nj\u00eb fushate t\u00eb qeveris\u00eb Rama p\u00ebr t\u00eb ndaluar vjedhjen e energjis\u00eb elektrike. \u201cMa zi populli q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb,\u201d i tha ai Qorit, nd\u00ebrsa shtoi se do ta votoj\u00eb sepse ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Lideri i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb gjen mes tregtar\u00ebve e bler\u00ebsve persona q\u00eb i ka takuar edhe n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dy vjet m\u00eb par\u00eb. Ai thot\u00eb se sheh me shqet\u00ebsim frik\u00ebn e madhe q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u ekspozuar politikisht.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje frika e nj\u00eb pjese t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb mos m\u00eb dal\u00eb n\u00eb foto,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se \u201ckur shohin celularin, i tremben.\u201d<\/p>\n<p>Sfida e \u201cL\u00ebvizjes Bashk\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebto takime \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019i bindur votuesit se, pavar\u00ebsisht gjasave t\u00eb pakta p\u00ebr t\u00eb fituar, ata do t\u00eb garantojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb Kuvend dhe do t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr shqet\u00ebsimet e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Her\u00eb pas here, ky premtim p\u00ebrballet me qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb halle t\u00eb menj\u00ebhershme dhe duan zgjidhje aty p\u00ebr aty. Nj\u00eb burr\u00eb ankohet p\u00ebr mbeturinat n\u00eb sheshin mes pallateve. Nj\u00eb grua k\u00ebrkon ndihm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore. Ajo thot\u00eb se prej vitesh ka nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr pensionin, por q\u00eb nuk ekzekutohet. Qori shprehet se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje p\u00ebr hallet e shumta \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm me nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs mund ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb,\u201d tha ai. Zonja e pranon logjik\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e bindur, pasi hallet e saj jan\u00eb urgjente dhe nd\u00ebrtimi i shtetit ligjor k\u00ebrkon koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Presion dhe frik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Edhe historiani Erald Kapri, q\u00eb garon n\u00eb list\u00ebn e partis\u00eb Mund\u00ebsia t\u00eb drejtuar nga biznesmeni Agron Shehaj, thot\u00eb se n\u00eb terren ndjehet fryma p\u00ebr ndryshim, por shton se presioni mbi votuesin \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe p\u00ebrfshin presionin mbi admiministrat\u00ebn, presionin nga krimi i organizuar dhe presionin nga biznese t\u00eb lidhura me politik\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ekonomi e kapur\u201d, e p\u00ebrmblodhi ai.<\/p>\n<p>Partia Mund\u00ebsia ka ngritur \u00e7adra t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pika t\u00eb ky\u00e7e t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb t\u00eb cilat kandidat\u00eb dhe aktivist\u00eb takojn\u00eb qytetar\u00ebt. P\u00ebrvecc takimeve n\u00eb rrug\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb edhe takime t\u00eb mbyllura me grupe t\u00eb fokusuara, kryesisht ajo q\u00eb konsiderohet shtres\u00eb e mesme, si dhe b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet thirrjeve telefonike.<\/p>\n<p>Kapri thot\u00eb se fushata \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe besimeve t\u00eb ngulitura te nj\u00eb pjes\u00eb e votuesve se vota tjet\u00ebrsohet dhe fsheht\u00ebsia e saj nuk \u00ebsht\u00eb e garantuar. Ai thot\u00eb se mjaft persona q\u00eb u shprehin simpati, u thon\u00eb se nuk mund t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Patin\u00eb Mund\u00ebsia p\u00ebr shkak se do t\u00eb c\u00ebnonin njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb administrat\u00eb<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb besojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn se do u kontrollohet vota,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se \u201cnj\u00eb pjes\u00eb e madhe besojn\u00eb ende se vota vidhet n\u00eb kuti.\u201d  \u201cK\u00ebto jan\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuara sa m\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb shkosh\u201d, theksoi Kapri.<\/p>\n<p>Edhe Qori thot\u00eb se presioni mbi njer\u00ebzit \u00ebsht\u00eb i madh. Ai thekson se s\u00ebfundmi takoi nj\u00eb kamarier t\u00eb ri, i cili pavar\u00ebsisht se nuk ka asnj\u00eb lidhje me administrat\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion nga t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb pun\u00ebsuar aty q\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kreu i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb shprehet se arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, pak jav\u00eb para fushat\u00ebs, u ka dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve nj\u00eb fije shprese dhe m\u00eb shum\u00eb besim se shteti mund t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebqoft\u00eb se m\u00eb par\u00eb ideja ka qen\u00eb se nuk ndryshon kjo pun\u00eb, tani ka m\u00eb shum\u00eb besim se mund t\u00eb zgjidhet p\u00ebrmes strukturave shtet\u00ebrore,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa p\u00ebrs\u00ebriti se \u2018presioni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh\u201d,<\/p>\n<p>Kreu i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb kritik edhe p\u00ebr sistemin zgjedhor, i cili sipas tij v\u00eb p\u00ebrball\u00eb jo vet\u00ebm parti me ideologji kund\u00ebrshtare, por qindra kandidat\u00eb listash t\u00eb hapura q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vota personale.<\/p>\n<p>Edhe Jorida Tabaku ankohet se sistemi i ri zgjedhor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt. Ajo thot\u00eb se gara brenda radh\u00ebve ka sjell\u00eb konfuzion dhe se p\u00ebr shkak se garuesit nuk kan\u00eb kufij gjeografik\u00eb e zonash, hap\u00ebsira n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga 2009-ta q\u00eb jam n\u00eb fushat\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nga sistemet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb kam kaluar ndonj\u00ebher\u00eb\u201d, tha Tabaku, pasi p\u00ebrfundoi mbi 50 takime me votues n\u00eb rrugicat e nj\u00ebsis\u00eb Nr 5. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u menaxhuar, k\u00ebrkon shum\u00eb fleksibilitet\u201d, shtoi ajo, duke iu referuar gar\u00ebs n\u00eb lista t\u00eb hapura.<\/p>\n<p><strong>Zero besim te politika<\/strong><\/p>\n<p>Pasdite von\u00eb, nd\u00ebrsa kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb pushojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga stolat rreth stadiumit \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d, aty ku \u00ebsht\u00eb parashikuar nd\u00ebrtimi i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb godinash t\u00eb reja shum\u00ebkat\u00ebshe, dy pensionist\u00eb \u2013 nj\u00ebri ish-ushtarak e tjetri ekonomist,  p\u00ebrtypen kur flitet p\u00ebr politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb premtuese,\u201d thot\u00eb ish-ushtaraku. \u201cKandidat\u00eb ka plot, por varet sa u jepet mund\u00ebsia,\u201d shton ai, duke iu referuar forcave t\u00eb reja politike.<\/p>\n<p>Ekonomisti, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb m\u00eb konkret. Ai thot\u00eb se d\u00ebgjon \u00e7do nat\u00eb premtime q\u00eb i sheh si t\u00eb pazbatueshme dhe se, p\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb borxhit, nuk do t\u00eb sillnin asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk ka nj\u00eb fatur\u00eb ekonomike,\u201d thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa akuzon qeverin\u00eb aktuale se fsheh borxhin real t\u00eb vendit. Ai shton se e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pensionet n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb do t\u00eb vinte nga reforma t\u00eb dhimbshme dhe investime n\u00eb ekonomi prodhuese.<\/p>\n<p>\u201cNuk rriten pensionet se tha peshku,\u201d thekson ai me ironi.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa dy pensionist\u00ebt jan\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb angazhuar dhe t\u00eb njohur me politik\u00ebn e dit\u00ebs, shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb takova gjat\u00eb tri dit\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebt dhe rrugicat e kryeqytetit, nuk kan\u00eb informacion dhe aq m\u00eb pak interes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studente e mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb parkun \u201cRinia\u201d i tha shkurt k\u00ebtij gazetari se nuk do t\u00eb votonte. Ajo shtoi se nuk ishte e informuar p\u00ebr fushat\u00ebn dhe se as nuk donte t\u00eb dinte. T\u00eb rinjt\u00eb e shohin politik\u00ebn si di\u00e7ka larg tyre dhe n\u00eb shumic\u00eb nuk gjejn\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar dhe as i njohin kandidat\u00ebt. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb flasin kur pyeten p\u00ebr zgjedhjet ose l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se vota e tyre \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tradite familjare dhe, n\u00eb disa raste, e lidhjeve dhe interesave m\u00eb afatshkurtra.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendon asnj\u00ebri nga k\u00ebta p\u00ebr ne,\u201d tha nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb autobusin e unaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mesme gjithashtu nuk e shohin politik\u00ebn si nj\u00eb aktor q\u00eb zgjidh probleme; megjithat\u00eb, jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb pragmatist\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPolitika \u00ebsht\u00eb biznesi m\u00eb fitimprur\u00ebs, nuk kam besim te asnj\u00eb,\u201d tha nj\u00eb grua 40-vje\u00e7are, n\u00eb shkall\u00ebt e Teatrit t\u00eb Operas n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cN\u00ebse do t\u00eb votoj, do t\u00eb votoj p\u00ebr kryetarin e nj\u00ebsis\u00eb minibashkiake, se e njoh personalisht dhe m\u00eb ka ndihmuar,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb mesogrua, shit\u00ebse n\u00eb nj\u00eb dyqan rrobash p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb pran\u00eb stadiumit \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti nj\u00eb refren t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cVendos n\u00eb momentin e fundit, vendos p\u00ebr interesin tim,\u201d tha ajo, nd\u00ebrsa shprehet pesimiste se k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb sjellin ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFiton prap\u00eb diktatori,\u201d thot\u00eb ajo, duke n\u00ebnkuptuar kryeministrin, nd\u00ebrsa shton: \u201cSa koh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb sheh, turma, rrin\u00eb n\u00eb kafe e nuk shqet\u00ebsohen, si mendon se do t\u00eb ket\u00eb ndryshim?\u201d\/ Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/09\/lista-te-hapura-dyer-te-mbyllura-birn-ne-tirane-politika-nuk-ngjall-shprese\/\">\u201cLista t\u00eb hapura, dyer t\u00eb mbyllura\u201d, BIRN: N\u00eb Tiran\u00eb politika nuk ngjall shpres\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Djaloshi, ndoshta 26 vje\u00e7, i mban syzet e diellit t\u00eb ulura mbi hund\u00eb dhe e p\u00ebrkul leht\u00eb kok\u00ebn, sikur p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb m\u00eb qart\u00eb. P\u00ebr disa minuta nuk thot\u00eb asgj\u00eb \u2013 vet\u00ebm tund kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb pohimi, kur e pyes n\u00ebse ka votuar m\u00eb par\u00eb, n\u00ebse jeton n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00ebse e kan\u00eb kontaktuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19928","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19928"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19928\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}