{"id":19927,"date":"2025-05-09T10:02:35","date_gmt":"2025-05-09T10:02:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/njeriu-qe-kosova-e-refuzoi-e-coi-kosoven-ne-vlore\/"},"modified":"2025-05-09T10:02:35","modified_gmt":"2025-05-09T10:02:35","slug":"njeriu-qe-kosova-e-refuzoi-e-coi-kosoven-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/njeriu-qe-kosova-e-refuzoi-e-coi-kosoven-ne-vlore\/","title":{"rendered":"Njeriu q\u00eb Kosova e refuzoi, e \u00e7oi Kosov\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Baton Haxhiu\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nuk isha n\u00eb Vlor\u00eb si udh\u00ebtar, as si zyrtar. Isha atje si nj\u00eb d\u00ebshmitar i heshtur i nj\u00eb momenti kur Belinda Balluku, si z\u00ebvend\u00ebskryeministre, po shpjegonte hapjen e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb nga ata q\u00eb p\u00ebrjetuan Vlor\u00ebn ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb hapje aeroporti.<\/p>\n<p>Ishte p\u00ebrjetim i nj\u00eb shije dhe krenarie t\u00eb ndaluar prej vitesh.<br \/>\nPash\u00eb pist\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Ballkan dhe nuk munda t\u00eb mos men doj p\u00ebr munges\u00ebn e dor\u00ebs s\u00eb pushtetit, q\u00eb ka vendosur shijen e sh\u00ebmtuar n\u00ebp\u00ebr qytetet tona n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebgjova emrat q\u00eb u fal\u00ebnderuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishte edhe ai i Behgjet Pacollit. Nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk gjen vend n\u00eb asnj\u00eb narrativ\u00eb zyrtare p\u00ebr ndryshimin e qyteteve tona, por q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e hart\u00ebs s\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Dhe mendova me vete, si ka mund\u00ebsi q\u00eb njeriu q\u00eb b\u00ebn vepra t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe ndihmoi Kosov\u00ebn n\u00eb dit\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb keqe, sot i jep fytyr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb bukur? Ishte ai q\u00eb hapi Aeroportin e Vlor\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, aeroportet nuk jan\u00eb m\u00eb vet\u00ebm terminale fluturimi. Jan\u00eb hyrje n\u00eb nj\u00eb shije tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs. Jan\u00eb pik\u00eb takimi mes asaj q\u00eb nuk u b\u00eb dot n\u00eb Kosov\u00eb dhe asaj q\u00eb po ngrihet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ceremonia e sotme n\u00eb Vlor\u00eb nuk ishte thjesht nj\u00eb hapje e nj\u00eb piste, ishte nj\u00eb d\u00ebshmi e heshtur e asaj se ku shkon kapitali kur ai refuzohet, p\u00ebrbuzet apo paragjykohet.<br \/>\nBehgjet Pacolli dhe Valon Ademi investuan 160 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pist\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Ballkan, jo p\u00ebr t\u00eb konkurruar, por p\u00ebr t\u00eb treguar se edhe n\u00eb jug t\u00eb Adriatikut mund t\u00eb zbres\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb Kosova nuk pranoi ta mbaj\u00eb lart.<br \/>\nVlora nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb qytet bregdetar p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb emocioni i nj\u00eb kujtese historike, mir\u00ebnjohjeje dhe p\u00ebrkat\u00ebsie.<\/p>\n<p>Vajzat jan\u00eb quajtur Vlor\u00eb, Flamure, Pavar\u00ebsi, sepse Kosova, pa qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb aty, ka jetuar me mitin e saj. Tani, ajo ka zbritur realisht aty. Por jo me pushime. Me pun\u00eb, me investim, me nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Behgjet Pacolli \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se investitor. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mesazh. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtim i asaj q\u00eb Kosova kishte dhe nuk pranoi. Nj\u00eb njeri q\u00eb solli hotelin e vet\u00ebm t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr diplomat\u00ebt q\u00eb shpallnin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, \u201cSwiss Diamond\u201d, dhe q\u00eb u p\u00ebrjashtua nga logjika e pushteteve t\u00eb vogla sepse ishte shum\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb kuptuar meskin\u00ebrit\u00eb e tyre.<br \/>\nSot, ai nuk flet, por nd\u00ebrton. E nd\u00ebrtoi Nursultanin, ndihmoi n\u00eb ngritjen e kryeqyteteve, dhe tani e ktheu Vlor\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hyrje t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>\nKosova e refuzoi. Shqip\u00ebria e pranoi. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb drama e madhe e nj\u00eb shteti q\u00eb po sheh si nga duart i ikin jo vet\u00ebm investimet, por edhe njer\u00ebzit q\u00eb mund t\u2019i ndryshonin shijen.<\/p>\n<p>Sepse qytetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb humbur shijen. Jan\u00eb udh\u00ebhequr me urgjenc\u00eb, jo me projekt. Me tender, jo me vizion. Me beton, jo me frym\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Vlor\u00eb, sot, nuk u nd\u00ebrtua vet\u00ebm nj\u00eb aeroport. U nd\u00ebrthur nj\u00eb vep\u00ebr me nj\u00eb shije t\u00eb re, q\u00eb nuk e njeh lodhjen e kultur\u00ebs politike kosovare. U ngjit\u00ebn n\u00eb tribun\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtor i madh, Belinda Balluku si p\u00ebrkushtuese e projektit dhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb e do bukurin\u00eb dhe ndryshimin. Behgjet Pacollin dhe Edi Rama nuk i lidh partia, por ideja. Ideja se shija \u00ebsht\u00eb pushtet. Dhe Shqip\u00ebria sot po jeton me k\u00ebt\u00eb ide. Dhe, padyshim, Vlora po e p\u00ebrforcon.<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb mbyllur dyert p\u00ebr biznesmen\u00ebt q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb ndryshe. Ata nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr pushtetin q\u00eb nuk kupton se shija \u00ebsht\u00eb politik\u00eb. Se arkitektura \u00ebsht\u00eb diplomaci. Se bukuria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dinjitetit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ministra dhe kryetar\u00eb komunash q\u00eb nuk kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt urban. Arkitekt\u00eb q\u00eb i dor\u00ebzohen korrupsionit profesional. Kryeministra q\u00eb e shohin zhvillimin si statistik\u00eb, jo si transformim. Dhe nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb rri gjithnj\u00eb e m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb kulte fetare, sepse i mungon kulmi i p\u00ebrbashk\u00ebt i jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I mungon shija p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe estetika.<\/p>\n<p>Behgjet Pacolli e solli Vlor\u00ebn si reflektim. Jo p\u00ebr ta p\u00ebrplasur n\u00eb fytyr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb treguar se ku mund t\u00eb shkohej po t\u00eb mos ndaloheshe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb inatit politik.<br \/>\nBashk\u00eb me t\u00eb, jan\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: Afrim Pacolli, menaxher i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe projektues i heshtur n\u00eb kryeqytete t\u00eb larg\u00ebta; Ekrem Lluka, Shk\u00eblqim Devolli, Valon Ademi, Blerim Devolli, Fatmir Zymberi, Bujar Musa, Bledian Ramadani(Gitor), jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb gjenerate q\u00eb po investon n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb shum\u00eb se 1 miliard euro n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme. Sepse Kosova nuk pati shijen t\u2019i ftoj\u00eb, as dinjitetin t\u2019i mbaj\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb, Shqip\u00ebria ka ditur t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: t\u00eb mos e paragjykoj\u00eb suksesin. T\u00eb mos e kthej\u00eb suksesin n\u00eb faj.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt lider\u00eb q\u00eb e ka kuptuar se pa shije nuk ka zhvillim. Sepse shemtia prodhon nervoz\u00eb. Nervozia sjell banalitete politike. Nga banaliteti lind nacionalizmi q\u00eb nuk ka as mbules\u00eb, as arsyetim. Dhe kur ik\u00ebn shija e jet\u00ebs, at\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit ikin te ritet, te radikalizmi, ose n\u00eb ikje pa kthim.<\/p>\n<p>Vlora po b\u00ebhet stacion kthimi. Behgjet Pacolli e ka sjell\u00eb Kosov\u00ebn aty, pa ceremoni, por me pist\u00eb. Me vizion, por pa pluhur propagandistik. Me t\u00eb vetmen d\u00ebshir\u00eb, q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb m\u00eb bukur. Ai nuk ka folur kurr\u00eb shum\u00eb, por ka nd\u00ebrtuar shum\u00eb.<br \/>\nEdi Rama dhe Behgjet Pacolli treguan sot se sh\u00ebmtia nuk lind vet\u00ebm nd\u00ebrtesa t\u00eb k\u00ebqija. Ajo lind mosbesim, mbyllje dhe m\u00ebrzitje kolektive. Sepse aty ku mungon shija, nuk ka zhvillim. Vet\u00ebm rr\u00ebmuj\u00eb dhe ikje. Dhe nj\u00eb dit\u00eb, kur udh\u00ebtar\u00ebt duhet t\u00eb presin b\u00eb Vlor\u00eb, do t\u00eb zbulojn\u00eb se pista m\u00eb e gjat\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mosbesuesit e refuzuan.<br \/>\nDhe kur t\u00eb zbres\u00ebsh n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs, mos harroni se ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga njeriu q\u00eb Kosova e refuzoi. Dhe q\u00eb p\u00ebrmes tij, sot, e \u00e7oi Kosov\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb.\/Albanian Post<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/njeriu-qe-kosova-e-refuzoi-e-coi-kosoven-ne-vlore\/\">Njeriu q\u00eb Kosova e refuzoi, e \u00e7oi Kosov\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu\/ Nuk isha n\u00eb Vlor\u00eb si udh\u00ebtar, as si zyrtar. Isha atje si nj\u00eb d\u00ebshmitar i heshtur i nj\u00eb momenti kur Belinda Balluku, si z\u00ebvend\u00ebskryeministre, po shpjegonte hapjen e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb nga ata q\u00eb p\u00ebrjetuan Vlor\u00ebn ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb hapje aeroporti. Ishte p\u00ebrjetim i nj\u00eb shije dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19927","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19927\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}