{"id":19896,"date":"2025-05-09T08:01:45","date_gmt":"2025-05-09T08:01:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/kukesi-atraksion-turistik-banoret-vuajne-ende-per-rruge-dhe-uje\/"},"modified":"2025-05-09T08:01:45","modified_gmt":"2025-05-09T08:01:45","slug":"kukesi-atraksion-turistik-banoret-vuajne-ende-per-rruge-dhe-uje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/kukesi-atraksion-turistik-banoret-vuajne-ende-per-rruge-dhe-uje\/","title":{"rendered":"Kuk\u00ebsi atraksion turistik? Banor\u00ebt vuajn\u00eb ende p\u00ebr rrug\u00eb dhe uj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cT\u00eb tjer\u00ebt ju premtojn\u00eb e nuk b\u00ebjn\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb b\u00ebj pa premtuar,\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb slogani i p\u00ebrdorur nga\u00a0Eduard Shalsi, kryesues i list\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr qarkun e Kuk\u00ebsit. Por n\u00eb fshatin\u00a0Mam\u00ebz\u00a0t\u00eb Kuk\u00ebsit, banor\u00ebt jan\u00eb n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr premtimin e pambajtur t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin elektoral t\u00eb zhvilluar n\u00eb Mam\u00ebz, Shalsi u prit me kritika nga banor\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai premtonte pasaport\u00ebn europiane, banor\u00ebt k\u00ebrkonin rrug\u00ebn, kompjuter\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn, uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe uj\u00eb p\u00ebr vaditje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb em\u00ebr gjoja t\u00eb turizmit, asfaltohen rrug\u00eb n\u00eb bjeshk\u00eb p\u00ebr ujq\u00ebrit dhe nuk kujdeseni p\u00ebr njer\u00ebzit,\u201d tha Kujtim Bajrami, banor i fshatit Mam\u00ebz n\u00eb takim me kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Fshati njihet p\u00ebr prodhimin e mineralit t\u00eb nikel silikatit, i cili eksportohet n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb vlera prej dhjetramilion\u00eb eurosh. Prej vitesh banor\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge prej 5 kilometrash.<\/p>\n<p>N\u00eb krahin\u00ebn e Byty\u00e7it n\u00eb bashkin\u00eb e Tropoj\u00ebs, banor\u00ebt ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin problem.<\/p>\n<p>\u201cKandidat\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste na premtojn\u00eb pasaport\u00eb evropiane, por p\u00ebrsa i p\u00ebrket infrastruktur\u00ebs rrugore jemi m\u00eb keq se n\u00eb periudh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur Italia fashiste nd\u00ebrtoi rrug\u00ebn Kam-Qaf\u00eb-Prushi,\u201d thot\u00eb Izet Malaj, banor i fshatit Peraj t\u00eb krahin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga ajo koh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb turizmit b\u00ebjn\u00eb rrug\u00eb n\u00eb Qerem, Padesh e Kasaj, ku nuk ka banor\u00eb duke shmangur investimet n\u00eb zonat e banuara,\u201d shtoi ai, duke theksuar se pas zgjedhjeve do t\u2019i vazhdojn\u00eb protestat.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin verilindor me boshatisje masive gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, Rama deklaroi m\u00eb 30 prill se\u00a0qarku i Kuk\u00ebsit\u00a0do t\u00eb num\u00ebroj\u00eb plot 1 milion turist\u00eb n\u00eb vitin 2030, nd\u00ebrsa premtoi se qyteti i n\u00ebndhesh\u00ebm i tuneleve do t\u00eb jet\u00eb atraksioni kryesor.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb rregulloj\u00eb nj\u00ebher\u00eb qytetin p\u00ebrmbi dhe aty ku jan\u00eb njer\u00ebzit dhe pastaj at\u00eb t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm,\u201d thot\u00eb\u00a0Avdi Gjana, p\u00ebrfaq\u00ebsues i t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb regjimit komunist, Gjana refuzoi q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb votimet fasad\u00eb dhe u nd\u00ebshkua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me 8 vjet burgim pas nj\u00eb procesi me akuza t\u00eb montuara p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb. Por ai i ka bojkotuar gjithashtu t\u00eb gjitha zgjedhjet e zhvilluara n\u00eb pluraliz\u00ebm nga viti 1991 e deri tani.<\/p>\n<p>Gjana i tha BIRN se kishte v\u00ebrejtur nj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs k\u00ebt\u00eb vit, por jo nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPD dhe ASHM ka zhvilluar takim me t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, nd\u00ebrsa e majta jo. M\u00eb sakt\u00eb deri tani nuk na ka ftuar,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Shk\u00ebputja e qeverisjes nga realiteti duket edhe n\u00eb fshatin Shishtavec, ku banor\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb rezervuarit t\u00eb Kallabakut, por p\u00ebrmes nj\u00eb projekti t\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, qeveria e ka shpallur at\u00eb liqen dhe po planifikon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e zon\u00ebs thon\u00eb se ky nuk ka qen\u00eb vullneti i tyre.<\/p>\n<p>\u201cRezervuari \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb vaditur parcelat me patate, k\u00ebta e kan\u00eb shpallur atraksion turistik,\u201d thot\u00eb Mehmet Bala, kryeplak i fshatit. \u201cBanor\u00ebt e k\u00ebtij fshati kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb rivihet n\u00eb funksion ky rezervuar p\u00ebr vaditje,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb platformash<\/strong><\/p>\n<p>Zyra elektorale e kandidatit t\u00eb PD n\u00eb Kuk\u00ebs, Shk\u00eblqim Hoxha. Foto: Bashkim Shala.<\/p>\n<p>Opozita n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit \u00ebsht\u00eb besimplot\u00eb n\u00eb fitore, madje ka shpallur si objekt q\u00eb t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb diferenc\u00eb me 10 mij\u00eb vota ndaj Partis\u00eb Socialiste. Megjithat\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs thon\u00eb se votuesit po p\u00ebrballen me presione dhe se i jan\u00eb drejtuar SPAK me denoncime p\u00ebr intimidimet.<\/p>\n<p>\u201cKemi k\u00ebrkuar q\u00eb banor\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por v\u00ebrejm\u00eb se ka intimidime t\u00eb votuesve.\u00a0 Ka forca q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb marrin vota n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin,\u201d i tha BIRN\u00a0Flamur Hoxha, drejtuesi politik i Aleanc\u00ebs Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Hoxha thot\u00eb se kan\u00eb denoncuar n\u00eb SPAK persona me funksione shtet\u00ebrore dhe Prokuroria \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. Koalicioni opozitar synon q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje 2 nga 3 mandatet e qarkut, pavar\u00ebsisht pretendimit t\u00eb PSD p\u00ebr marrjen e nj\u00eb mandati n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>\u201cKemi nj\u00eb program shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u00a0 qeveris\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb keqqeverisja e kund\u00ebrshtarit, diskriminimi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit nga qeveria\u00a0 dhe nevoja p\u00ebr ndryshim ndikojn\u00eb n\u00eb fitoren e padiskutueshme t\u00eb ASHM-s\u00eb n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit,\u201d shtoi Hoxha.<\/p>\n<p>Hoxha thot\u00eb se banor\u00ebt e qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit jan\u00eb n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb nevojave bazike dhe infrastruktura rrugore, nevoja p\u00ebr uj\u00eb p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm apo p\u00ebr vaditje vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkesat e tyre kryesore.<\/p>\n<p>Plaga e emigrimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr shum\u00eb i madh q\u00eb e shoq\u00ebron prej vitesh qarkun e Kuk\u00ebsit, nd\u00ebrsa sipas Hoxh\u00ebs, mungon sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor, problemet e pazgjidhura t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb si dhe munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Hoxha premton gjithashtu se n\u00ebse PD-ja vjen n\u00eb pushtet pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit p\u00ebr qarkun e Kuk\u00ebsit do t\u00eb ket\u00eb disa prioritete, mes s\u00eb cilave edhe heqjen e tarif\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr Rrug\u00ebn e Kombit, pavar\u00ebsisht se koncesionari ka nj\u00eb kontrat\u00eb 30 vje\u00e7are me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e shoq\u00ebris\u00eb civile,\u00a0Rifat Demalia, premtimet e opozit\u00ebs jan\u00eb t\u00eb parealizueshme.<\/p>\n<p>\u201cPremtimet e opozit\u00ebs jan\u00eb t\u00eb parealizueshme, pasi opozita nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet. Kjo opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se sa pozita, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 12 vjet n\u00eb pushtet. Pra, \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin dhe e paqart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e rajonit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka burimet e duhura njer\u00ebzore,\u201d thot\u00eb Demalia, drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs p\u00ebr Progres Rinor.<\/p>\n<p>Demalia kritikon partit\u00eb politike se u mungojn\u00eb platformat p\u00ebr zhvillimin e rajonit, se e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb emigracionin jasht\u00eb diskutimeve apo debateve t\u00eb tyre dhe se nuk kan\u00eb prezantuar asnj\u00eb plan p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb rinjve dhe klim\u00ebn e biznesit, q\u00eb sipas tij jan\u00eb probleme kryesore. N\u00eb vend t\u00eb alternativave, Demalia ka v\u00ebn\u00eb re se si votuesit ashtu edhe partit\u00eb politike shk\u00ebmbejn\u00eb premtime p\u00ebr halle personale.<\/p>\n<p>\u201cPremtimet jan\u00eb imitim i lider\u00ebve n\u00eb qend\u00ebr. Lideri thot\u00eb p\u00ebr pasaport\u00eb evropiane edhe k\u00ebta e\u00a0 p\u00ebrs\u00ebrisin\u00a0 premtimin e tij. Nuk ia shpjegojn\u00eb elektoratit apo t\u00eb debatojn\u00eb se si mund t\u00eb arrihet pasaporta evropiane me k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb korrupsioni, infrastruktur\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar, pasiguri ushqimore,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Nderkoh\u00eb, urbanisti\u00a0Andrit Shehu\u00a0rendit si emergjente sistemimin e lagjeve, uj\u00ebrave t\u00eb zeza, por edhe menaxhimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit, problem vazhdon t\u00eb mbetet sistemimi i lagjeve, sidomos asaj informale, apo si\u00e7 thirret Lagjia e Re, sistemimi e disiplinimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza t\u00eb qytetit, por edhe t\u00eb fshatrave, menaxhimi i mbetjeve urbane, lidhja e fshatrave me rrug\u00eb si dhe zgjidhja e problemit t\u00eb\u00a0 hyrje-daljeve n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit shkaktuar nga nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs s\u00eb re,\u201d thot\u00eb Shehu.<\/p>\n<p>Bahri Hoxha, nj\u00eb tjet\u00ebr i p\u00ebrndjekur politik i internuar n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit n\u00eb fshatrat e Durr\u00ebsit, me banim sot n\u00eb Firence, p\u00ebrjeton me trishtim gjuh\u00ebn e ashp\u00ebr politike, nd\u00ebrsa thekson se nevojitet nj\u00eb emancipim i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProblem te ne n\u00eb Shqip\u00ebri\u00a0 \u00ebsht\u00eb emancipimi i mang\u00ebt i shoq\u00ebris\u00eb,\u201d tha ai nd\u00ebrsa d\u00ebnon sulmet dhe fyerjet ndaj politikan\u00ebve, \u201cT\u00eb mos kapemi me pasojat, por me shkakun,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kukesi-atraksion-turistik-banoret-vuajne-ende-per-rruge-dhe-uje\/\">Kuk\u00ebsi atraksion turistik? Banor\u00ebt vuajn\u00eb ende p\u00ebr rrug\u00eb dhe uj\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cT\u00eb tjer\u00ebt ju premtojn\u00eb e nuk b\u00ebjn\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb b\u00ebj pa premtuar,\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb slogani i p\u00ebrdorur nga\u00a0Eduard Shalsi, kryesues i list\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr qarkun e Kuk\u00ebsit. Por n\u00eb fshatin\u00a0Mam\u00ebz\u00a0t\u00eb Kuk\u00ebsit, banor\u00ebt jan\u00eb n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr premtimin e pambajtur t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs. N\u00eb takimin elektoral t\u00eb zhvilluar n\u00eb Mam\u00ebz, Shalsi u prit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19896","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19896\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}