{"id":19886,"date":"2025-05-09T05:35:10","date_gmt":"2025-05-09T05:35:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/historia-e-emrave-te-pasardhesve-te-pjetrit-pse-papet-i-ndryshojne-emrat\/"},"modified":"2025-05-09T05:35:10","modified_gmt":"2025-05-09T05:35:10","slug":"historia-e-emrave-te-pasardhesve-te-pjetrit-pse-papet-i-ndryshojne-emrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/09\/historia-e-emrave-te-pasardhesve-te-pjetrit-pse-papet-i-ndryshojne-emrat\/","title":{"rendered":"Historia e emrave t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb Pjetrit: Pse Pap\u00ebt i ndryshojn\u00eb emrat"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb tradit\u00eb e gjat\u00eb na kujton se Pap\u00ebt nuk i zgjedhin emrat e Pag\u00ebzimit, por i ndryshojn\u00eb, ndon\u00ebse jo gjithmon\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebshtu, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shekujt e par\u00eb t\u00eb Krishterimit. Pap\u00ebt shpesh zgjodh\u00ebn emrat e paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrt ose t\u00eb larg\u00ebt, nga respekti, admirimi ose d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ruajtur vazhdim\u00ebsin\u00eb, por edhe emra t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar risin\u00eb.<\/p>\n<p>Akti i par\u00eb i Pap\u00ebs s\u00eb ri, menj\u00ebher\u00eb pas pranimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij kanonike si Pap\u00eb i Kish\u00ebs Katolike Universale, e para kryerjes s\u00eb detyrimeve t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb zgjedhja e emrit. Ky em\u00ebr shpallet pas shqiptimit t\u00eb formul\u00ebs s\u00eb famshme \u201cHabemus Papam\u201d, ndjekur nga emri i pag\u00ebzimit t\u00eb Pap\u00ebs n\u00eb latinisht. Papa i ri Robert Francis Prevost zgjodhi emrin Leoni XIV.<\/p>\n<p>Ati Robert Sirico, i cili gjithashtu \u00ebsht\u00eb amerikan dhe drejtues i Acton Institute, ka shpjeguar p\u00ebr Sky News emrin e ri t\u00eb Pap\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb s\u00eb fundmi nga Papa Leoni XIII n\u00eb vitin 1878, prifti  thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201cdometh\u00ebn\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi ishte v\u00ebrtet nj\u00eb teolog, nj\u00eb mendimtar q\u00eb predikonte p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e familjes dhe dinjitetin e pun\u00ebs, nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse historike. Q\u00ebllimi i Papa Leonit tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta vazhdoj\u00eb at\u00eb pun\u00eb dhe m\u00eb pas na jep neve nj\u00eb tregues t\u00eb drejtimit t\u00eb tij.\u201d<br \/>\nTradita e gjat\u00eb e ndryshimit t\u00eb emrit t\u00eb pag\u00ebzimit<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb tradite t\u00eb gjat\u00eb, emri papnor ndryshon nga emri i pag\u00ebzimit \u2013 zgjedhje kjo, q\u00eb ndjek rrug\u00ebn e zgjedhur nga Papa i par\u00eb, Sh\u00ebn Pjetri, i cili emrin e lindjes e kishte Simon. Ky zakon u duk q\u00eb n\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arin e par\u00eb t\u00eb Krishterimit p\u00ebr t\u00eb treguar se zgjedhja n\u00eb Selin\u00eb e Pjetrit ishte e ngjashme me nj\u00eb lindje t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse Pap\u00ebt i ndryshojn\u00eb emrat<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shekujt e par\u00eb t\u00eb Krishterimit shum\u00eb Pap\u00eb i ndryshuan emrat, sepse emrat e tyre t\u00eb lindjes ishin me zanafill\u00eb pagane. Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb Pap\u00ebt e ndoq\u00ebn k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb. Nga 267 Pap\u00ebt q\u00eb njihen nga historia, vet\u00ebm 129  zgjodh\u00ebn nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri. Kjo tradit\u00eb u b\u00eb praktik\u00eb e zakonshme duke nisur nga viti 955, me Pap\u00ebn Gjon XII, e vazhdon deri m\u00eb sot, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Adrianit VI (1522-1523) dhe Mar\u00e7elit II (1555). P\u00ebr disa Pap\u00eb, emri i ri ishte emri i tyre i tret\u00eb n\u00eb jet\u00eb, pasi ata vinin nga urdhra t\u00eb ndrysh\u00ebm fetar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Emrat m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm: Gjon, Gregor, Benedikt dhe Piu<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket zgjedhjes s\u00eb emrit, shum\u00eb shpesh zgjidhet i nj\u00ebjti em\u00ebr i paraardh\u00ebsit t\u00eb par\u00eb ose t\u00eb parafundit, p\u00ebr respekt, admirim ose njohje, gj\u00eb q\u00eb sinjalizon edhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndjekur gjurm\u00ebt e tyre, ose p\u00ebr t\u00eb vazhduar papnit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. T\u00eb tjer\u00eb zgjedhin nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb ndryshon nga ai i paraardh\u00ebsit, duke n\u00ebnkuptuar, ndonj\u00ebher\u00eb, angazhimin p\u00ebr risim a ndryshim.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e Papnis\u00eb, emri m\u00eb i p\u00ebrdorur ishte Gjon. U zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 523 nga Sh\u00ebn Gjoni I, Pap\u00eb e martir. Papa i fundit q\u00eb zgjodhi k\u00ebt\u00eb em\u00ebr ishte italiani Angelo Giuseppe Roncalli, i zgjedhur me emrin Papa Gjoni XXIII n\u00eb vitin 1958, shpallur Shenjt nga Papa Fran\u00e7esku, n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur shpesh jan\u00eb Gregor, n\u00eb nder t\u00eb Pap\u00ebs Gregori I, i njohur zakonisht si Sh\u00ebn Gregori i Madh (590-604), i p\u00ebrdorur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit nga Gregori XVI, n\u00eb vitin 1831. E duhet p\u00ebrmendur edhe emri Benedikti, i cili u zgjodh gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb her\u00eb. Hera e fundit, zgjedhja e  Pap\u00ebs Joseph Ratzinger, Benediktit XVI, n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb tradit\u00ebn Papnore jan\u00eb Klementini, Inocenti, Leoni dhe Piu. Nga viti 1775 deri n\u00eb vitin 1958, nga 11 Pap\u00eb, 7 u quajt\u00ebn Pius, nga Pius VI (1775\u20131799) \u2013 deri te Pius XII (1939\u20131958). Eugenio Pacelli mori emrin Pius XII sepse ishte i nj\u00eb gjaku me Pius IX (1846\u20131878), por edhe nga mir\u00ebnjohja ndaj Pius X (1903\u20131914), i cili u shenjt\u00ebrua n\u00eb vitin 1954, dhe s\u00eb fundmi, n\u00eb shenj\u00eb respekti t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr Pius XI (1922\u20131939), i cili e b\u00ebri at\u00eb Kardinal dhe Sekretar i Shtetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr emrat q\u00eb nuk u zgjodh\u00ebn kurr\u00eb nga nj\u00eb Pap\u00eb jan\u00eb Jozefi, Jakobi, Andrea dhe Luka. Asnj\u00eb Pap\u00eb nuk e zgjodhi kurr\u00eb emrin Pjet\u00ebr, nga nderimi p\u00ebr Pap\u00ebn e par\u00eb. Nd\u00ebrsa gjasht\u00eb Pap\u00eb mor\u00ebn emrin e Apostullit Pal, duke kujtuar edhe Pap\u00ebn Montini (Pali VI, 1963-1978), zgjedhja e t\u00eb cilit do t\u00eb pasohej nga nj\u00eb aspekt kryesor i papnis\u00eb s\u00eb tij: fillimi i Udh\u00ebtimeve Apostolike jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Dy Pap\u00eb me dy emra<\/strong><\/p>\n<p>Papa i par\u00eb q\u00eb miratoi nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb dyfisht\u00eb ishte Albino Luciani: n\u00eb vitin 1978 njihej si Gjon Pali I, duke theksuar k\u00ebshtu, vazhdim\u00ebsin\u00eb me papnit\u00eb e Gjonit XXIII dhe Palit VI. Pasardh\u00ebsi i tij, Karol Wojtyla, e p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebt\u00eb zgjedhje duke zgjedhur emrin Gjon Pali II.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/09\/historia-e-emrave-te-pasardhesve-te-pjetrit-pse-papet-i-ndryshojne-emrat\/\">Historia e emrave t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb Pjetrit: Pse Pap\u00ebt i ndryshojn\u00eb emrat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb tradit\u00eb e gjat\u00eb na kujton se Pap\u00ebt nuk i zgjedhin emrat e Pag\u00ebzimit, por i ndryshojn\u00eb, ndon\u00ebse jo gjithmon\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebshtu, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shekujt e par\u00eb t\u00eb Krishterimit. Pap\u00ebt shpesh zgjodh\u00ebn emrat e paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrt ose t\u00eb larg\u00ebt, nga respekti, admirimi ose d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ruajtur vazhdim\u00ebsin\u00eb, por edhe emra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}