{"id":19796,"date":"2025-05-08T15:05:26","date_gmt":"2025-05-08T15:05:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/08\/nuredin-seci-ka-caktivizuar-kontaktet-kompania-amerikane-flet-per-associated-press-po-lobojme-per-non-graten-e-berishes\/"},"modified":"2025-05-08T15:05:26","modified_gmt":"2025-05-08T15:05:26","slug":"nuredin-seci-ka-caktivizuar-kontaktet-kompania-amerikane-flet-per-associated-press-po-lobojme-per-non-graten-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/08\/nuredin-seci-ka-caktivizuar-kontaktet-kompania-amerikane-flet-per-associated-press-po-lobojme-per-non-graten-e-berishes\/","title":{"rendered":"\u201cNuredin Seci ka \u00e7\u2019aktivizuar kontaktet\u201d\/ Kompania amerikane flet p\u00ebr Associated Press: Po lobojm\u00eb p\u00ebr non-grat\u00ebn e Berish\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p> Disa nga arkitekt\u00ebt e fushatave presidenciale t\u00eb Donald Trump jan\u00eb ribashkuar p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00ebrish s\u00eb bashku, k\u00ebsaj here n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqen t\u00eb ndihmojn\u00eb nj\u00eb kandidat \u201ctrumpian\u2019 q\u00eb t\u00eb triumfoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebsaj fundjave. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Chris LaCivita, i cili sh\u00ebrbeu si bashk\u00eb-menaxher i fushat\u00ebs s\u00eb suksesshme t\u00eb Trump n\u00eb vitin 2024; anketuesin e Trump prej koh\u00ebsh, Tony Fabrizio, dhe Paul Manafort, i cili sh\u00ebrbeu si kryetar i fushat\u00ebs s\u00eb Trump n\u00eb vitin 2016. Treshja po punon p\u00ebr ish-kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, kreun e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili po e sfidon kryeministrin Edi Rama q\u00eb t\u2019i rikthej\u00eb demokrat\u00ebt n\u00eb pushtet, edhe pse ai pret gjyqin p\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e vetmja Parti Demokratike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb mendoja ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb punoja,\u201d- tha me shaka LaCivita teksa ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>*N\u00eb SHBA, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtarja e Partis\u00eb Republikane t\u00eb Donald Trump<\/p>\n<p>Berisha, i cili shpreson q\u00eb administrata e re t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb sanksionet q\u00eb e ndalojn\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb SHBA, ka n\u00ebnshkruar gjithashtu nj\u00eb kontrat\u00eb 2-vje\u00e7are prej 6 milion\u00eb dollar\u00ebsh me \u201cContinental Strategy\u201d, nj\u00eb firm\u00eb republikane konsulence dhe lobimi. Stafi i saj p\u00ebrfshin Katie Wiles, vajz\u00ebn e shefes s\u00eb stafit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Susie Wiles, e cila s\u00eb bashku me LaCivit\u00ebn, udh\u00ebhoqi fushat\u00ebn e Trump. Por, Katie Wiles nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb me rastin e Berish\u00ebs. Konsulenca e huaj ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb popullore p\u00ebr strateg\u00ebt amerikan\u00eb nga t\u00eb dyja partit\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar para midis cikleve zgjedhore. N\u00eb Shqip\u00ebri, si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera, t\u00eb qenit i par\u00eb si person me lidhje t\u00eb ngushta me SHBA-n\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e saj konsiderohet nj\u00eb aset i madh.<\/p>\n<p>Rama ka lidhjet e tij me aleat\u00ebt e Trump. N\u00eb dhjetor, Kabineti i Ram\u00ebs miratoi fillimin e negociatave me \u201cAtlantic Incubation Partners LLC\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb Trump, Jared Kushner, p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb resorti luksoz prej 1.6 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb ishullin e vog\u00ebl t\u00eb Sazanit. Gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs, Berisha e ka paraqitur veten si nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb ngjashme me Trumpin dhe viktim\u00eb t\u00eb nj\u00eb skeme politike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai faj\u00ebson pjes\u00ebrisht miliarderin amerikan George Soros.<\/p>\n<p>Ai e nisi fushat\u00ebn e tij me premtimin \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb madhe\u201d, por m\u00eb von\u00eb iu desh ta ndryshonte sloganin p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve se mund t\u00eb keqinterpretohej si nj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e madhe\u201d dhe t\u00eb nxiste konfrontim n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs q\u00eb disa n\u00eb vendet fqinje kan\u00eb p\u00ebr ekspansionizmin shqiptar.<\/p>\n<p>Fushata tani zotohet ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cgrandioze\u201d ose \u201cmadheshtore\u201d. Ashtu si Trump, edhe Berisha ka kapelen e tij dalluese t\u00eb fushat\u00ebs \u2014 nj\u00eb blu q\u00eb ka t\u00eb gdhendur numrin 1, renditjen e demokrat\u00ebve n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Nd\u00ebrsa zgjedhjet e fundit n\u00eb Kanada dhe Australi kan\u00eb demonstruar fuqin\u00eb e reagimit negativ kund\u00ebr kandidat\u00ebve q\u00eb konsiderohen shum\u00eb t\u00eb lidhur me Trumpin, n\u00eb vende t\u00eb tjera k\u00ebto lidhje kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe. N\u00eb Argjentin\u00eb, Javier Milei erdhi n\u00eb pushtet me sloganin \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Argjentin\u00ebn t\u00eb madhe p\u00ebrs\u00ebri\u201d dhe me stilin Trumpian.<\/p>\n<p>A do ta sjellin konsulent\u00ebt e rinj nj\u00eb fitore t\u00eb shum\u00ebpritur?<\/p>\n<p>Partia e Berish\u00ebs e paraqet pun\u00ebsimin e stafit t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Trump si nj\u00eb sukses t\u00eb madh. Amerikan\u00ebt, thon\u00eb ata, kan\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e fushat\u00ebs, nga strategjia te mesazhet dhe komunikimi publik. <\/p>\n<p>\u201cLaCivita menaxhoi nj\u00eb nga fushatat m\u00eb spektakolare n\u00eb historin\u00eb politike, duke e b\u00ebr\u00eb Trumpin president edhe pse i kishte t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr. Deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase kjo lidhet me situat\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me udh\u00ebheq\u00ebsin e saj,\u201d-tha PD n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Associated Press. Nd\u00ebrsa shtuan se: PD e Shqip\u00ebris\u00eb dhe republikan\u00ebt amerikan\u00eb jan\u00eb \u201caleat\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm\u201d, pasi t\u00eb dyja forcat politike mb\u00ebshtesin familjen dhe tregun e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Rama, kreu i Partis\u00eb Socialiste, e quan me tallje Berish\u00ebn nj\u00eb \u201cbuf k\u00ebnete\u201d dhe shpesh kritikon p\u00ebrfshirjen e amerikan\u00ebve, madje edhe LaCivita-n. Demokrat\u00ebt nuk kan\u00eb zbuluar se sa \u00ebsht\u00eb paguar LaCivita, por than\u00eb se \u201cpagesa e tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Amerik\u00eb\u201d dhe se kontrata p\u00ebrfundimisht do t\u00eb b\u00ebhet publike pas zgjedhjeve. LaCivita ka theksuar se po paguhet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebshilluar partin\u00eb dhe se nuk po lobon tek zyrtar\u00ebt n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Manafort, than\u00eb ata, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ekipit t\u00eb LaCivit\u00ebs si \u201cnj\u00eb mik dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u201d, ndaj edhe \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb s\u00eb fundmi. <\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi i nj\u00eb kompanie lobimi, me q\u00ebllim heqjen e cil\u00ebsimit \u2018non grata\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ndihm\u00ebs n\u00eb fushat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb prillit, demokrat\u00ebt n\u00ebnshkruan nj\u00eb kontrat\u00eb lobimi prej 250,000 dollar\u00ebsh n\u00eb muaj me Continental Strategy me seli n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata t\u00eb krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me  deg\u00ebt ekzekutive dhe legjislative, si dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar demokracin\u00eb, iniciativat kund\u00ebr korrupsionit dhe reformat qeveritare. Firma drejtohet nga Carlos Trujillo, nj\u00eb aleat i hersh\u00ebm i Trump, i cili sh\u00ebrbeu si ambasador i SHBA-s\u00eb n\u00eb Organizat\u00ebn e Shteteve Amerikane gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump. Marr\u00ebveshja ka ngritur dyshime n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka shkaktuar nj\u00eb hetim nga SPAK-u, Struktura Speciale Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. Firma po paguhet nga Fondacioni \u201cMake Albania Great Again\u201d, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse e sapokrijuar e themeluar nga Nuredin Seci, nj\u00eb kontraktor shqiptaro-amerikan nga Ne\u00eb Jersey, me para q\u00eb supozohet t\u00eb jen\u00eb mbledhur nga komuniteti shqiptaro-amerikan.<\/p>\n<p>Seci nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve n\u00eb lidhje me fondacionin dhe nga kishin ardhur fondet. Pyetjet iu d\u00ebrguan n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook, numrat dhe nj\u00eb adres\u00eb email-i e lidhur me Secin duket se jan\u00eb shk\u00ebputur. Melissa Stone, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Continental, tha: Puna jon\u00eb po financohet nga nj\u00eb biznesmen amerikano-shqiptar dhe udh\u00ebheq\u00ebs aktiv n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptaro-amerikane q\u00eb e do Amerik\u00ebn dhe e do Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb hequr sanksionet ndaj Berish\u00ebs, t\u00eb cilit iu ndalua t\u00eb b\u00ebnte fushat\u00eb n\u00eb SHBA, ku jetojn\u00eb shum\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi pjes\u00eb e pun\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, ne po i drejtojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive nj\u00eb peticion Administrat\u00ebs Trump p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb rishikim t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebrmbysje t\u00eb p\u00ebrdorimit si arm\u00eb t\u00eb Seksionit 7031(c) nga epoka e Bidenit kund\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve konservator\u00eb dhe pro-amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Presidentin Sali Berisha,\u201d-shtoi ajo n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2021, ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken sanksionoi Berish\u00ebn p\u00ebr dyshime p\u00ebr \u201ckorrupsion t\u00eb konsideruesh\u00ebm\u201d dhe ia ndaloi atij, gruas dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij hyrjen n\u00eb SHBA. Britania e Madhe b\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Blinken tha se gjat\u00eb mandatit t\u00eb Berish\u00ebs si kryeminist\u00ebr nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2013, politikani \u201cishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb akte korruptive, t\u00eb tilla si p\u00ebrvet\u00ebsim i fondeve publike dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb proceset publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e pushtetit t\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tij personal dhe p\u00ebr t\u00eb pasuruar aleat\u00ebt e tij politik\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij\u201d, gj\u00eb q\u00eb Berisha e mohon.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Berisha u akuzua p\u00ebr korrupsion p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb dyshuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ndihmoi dh\u00ebndrin e tij t\u00eb privatizonte tok\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pallate apartamentesh n\u00eb kryeqytet, Tiran\u00eb. LaCivita e ka quajtur Berish\u00ebn \u201cnj\u00eb mik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d. Dhe ka b\u00ebr\u00eb paralele midis Trump dhe Berish\u00ebs, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb dy si \u201ct\u00eb ndjekur penalisht dhe t\u00eb persekutuar padrejt\u00ebsisht nga nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk ka asnj\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr Demokracin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>LaCivita ka pranuar se vendimi i Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb promovuar p\u00ebrfshirjen e tij \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga klient\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb preferojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb diskrecion.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku, e dini, nd\u00ebrhyrja e Amerik\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e tyre inkurajohet. Kudo tjet\u00ebr, jo aq shum\u00eb\u201d, tha LaCivita n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me gazetar\u00eb q\u00eb paraqiteshin si klient\u00eb potencial\u00eb, e cila u botua nga \u201cThe Guardian\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/nuredin-seci-ka-caktivizuar-kontaktet-kompania-amerikane-flet-per-associated-press-po-lobojme-per-non-graten-e-berishes\/\">\u201cNuredin Seci ka \u00e7\u2019aktivizuar kontaktet\u201d\/ Kompania amerikane flet p\u00ebr Associated Press: Po lobojm\u00eb p\u00ebr non-grat\u00ebn e Berish\u00ebs!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa nga arkitekt\u00ebt e fushatave presidenciale t\u00eb Donald Trump jan\u00eb ribashkuar p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00ebrish s\u00eb bashku, k\u00ebsaj here n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqen t\u00eb ndihmojn\u00eb nj\u00eb kandidat \u201ctrumpian\u2019 q\u00eb t\u00eb triumfoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebsaj fundjave. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Chris LaCivita, i cili sh\u00ebrbeu si bashk\u00eb-menaxher i fushat\u00ebs s\u00eb suksesshme t\u00eb Trump n\u00eb vitin 2024; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19796","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19796\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}