{"id":1978,"date":"2024-10-14T07:00:21","date_gmt":"2024-10-14T07:00:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/14\/a-ka-izraeli-nje-strategji-per-kohen-e-pas-luftes\/"},"modified":"2024-10-14T07:00:21","modified_gmt":"2024-10-14T07:00:21","slug":"a-ka-izraeli-nje-strategji-per-kohen-e-pas-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/14\/a-ka-izraeli-nje-strategji-per-kohen-e-pas-luftes\/","title":{"rendered":"A ka Izraeli nj\u00eb strategji p\u00ebr koh\u00ebn e pas luft\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Izraeli ka arritur disa suksese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake n\u00eb jav\u00ebt e fundit, por ekspert\u00ebt politik\u00eb n\u00eb SHBA dhe Izrael e kritikojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e planeve p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar k\u00ebto n\u00eb suksese diplomatike.<\/p>\n<p>Lufta mes\u00a0Izraelit\u00a0dhe\u00a0Hamasit\u00a0ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb dhe ende nuk ka fund n\u00eb horizont. Qeveria izraelite duket se \u00ebsht\u00eb mjaft e paqart\u00eb se\u00a0si mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kjo luft\u00eb\u00a0dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas. Ajo nuk p\u00ebrmend ndonj\u00eb plan konkret. Si qeveria ashtu edhe kryeministri Benjamin Netanyahu flasin p\u00ebr nj\u00eb \u201cfitore totale\u201d. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo n\u00eb praktik\u00eb mbetet e paqart\u00eb, megjithat\u00eb, dhe shum\u00eb v\u00ebzhgues jan\u00eb t\u00eb bindur se nuk ka asnj\u00eb mendim unanim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb as brenda qeveris\u00eb izraelite. Hamasi \u00ebsht\u00eb kategorizuar si organizat\u00eb terroriste nga\u00a0SHBA,\u00a0BE,\u00a0 Kanadaja, Gjermania, e vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Status-quoja\u00a0kthehet n\u00eb luft\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, Netanyahu dhe qeverit\u00eb e ndryshme n\u00ebn t\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ruanin status quo-n\u00eb n\u00eb konfliktin me palestinez\u00ebt. N\u00eb\u00a0hebraisht, kjo qasje njihet si \u201cNihul HaSikhsukh\u201d ose \u201cmenaxhimi i konfliktit\u201d: situata ekzistuese duhet t\u00eb ruhet n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat. I ndar\u00eb mes k\u00ebrkesave t\u00eb votuesve t\u00eb tij t\u00eb krahut ultra t\u00eb djatht\u00eb dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor t\u00eb pushtuar dhe Gaz\u00ebn, Netanyahu e shtyu vazhdimisht nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas raporteve t\u00eb mediave izraelite, Netanyahu deklaroi n\u00eb vitin 2019 se ishte pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb ruante ndarjen midis fraksioneve palestineze n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor dhe\u00a0Gaza\u00a0duke lejuar transferime parash nga Katari n\u00eb Hamas. Por q\u00eb nga 7 tetori 2023, shum\u00eb izraelit\u00eb e shohin k\u00ebt\u00eb strategji jo vet\u00ebm si nj\u00eb d\u00ebshtim, por edhe si vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb dit\u00eb rreth 1200 njer\u00ebz, shumica prej tyre civil\u00eb, humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb sulmet terroriste. Grupet e ndryshme islamike q\u00eb kryen k\u00ebto sulme, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Hamasi, gjithashtu rr\u00ebmbyen rreth 250 njer\u00ebz n\u00eb Gaza. 101 prej k\u00ebtyre pengjeve mbahen ende atje.<\/p>\n<p>Ishte sulmi m\u00eb i tmerrsh\u00ebm terrorist n\u00eb historin\u00eb e Izraelit dhe masakra m\u00eb vdekjeprur\u00ebse e hebrenjve q\u00eb nga Holokausti. Qeveria izraelite u detyrua t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka q\u00eb e kishte shmangur n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e m\u00ebparsh\u00ebm me Hamasin: ajo shpalli zyrtarisht luft\u00eb t\u00eb gjithanshme. \u201cJo ofensiv\u00eb, jo mision luftarak, nj\u00eb luft\u00eb\u201d, b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb Netanyahu kur m\u00ebsoi p\u00ebr sulmet e 7 tetorit.<\/p>\n<p><strong>SHBA b\u00ebn thirrje p\u00ebr \u2018strategji politike\u2019\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Por nj\u00eb vit pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Hamasit dhe vet\u00ebm disa jav\u00eb pas sulmit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Izraelit n\u00eb Libanin jugor, Netanyahu duket se po i kthehet zakoneve t\u00eb tij t\u00eb vjetra. Dhe kjo vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur autoritetet izraelite t\u00eb siguris\u00eb po b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb vendosm\u00ebri n\u00eb procesin e vendimmarrjes politike.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, ushtria izraelite thekson se e ka mposhtur krahun luftarak t\u00eb Hamasit \u201cn\u00eb nivel ushtarak\u201d dhe se ai mund t\u00eb veproj\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb grup gueril. Nga ana tjet\u00ebr, nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb raportuar p\u00ebr kthimin e 101 pengjeve q\u00eb mbeten n\u00eb duart e grupeve militante n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Rregullisht ka sulme brenda Izraelit. N\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e fundit me Libanin, ushtar\u00eb izraelit\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn dhe mij\u00ebra izraelit\u00eb u detyruan t\u00eb largoheshin nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nga ana libaneze, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb raportoi t\u00eb pakt\u00ebn 274 t\u00eb vdekur dhe 1,024 t\u00eb plagosur pas sulmeve ajrore izraelite n\u00eb fund t\u00eb shtatorit. Pas sulmit t\u00eb fundit izraelit m\u00eb 10 tetor n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Bejrutit, autoritetet konfirmuan vdekjen e t\u00eb pakt\u00ebn 22 personave.<\/p>\n<p>SHBA, aleati m\u00eb i ngusht\u00eb i Izraelit, po k\u00ebrkon nga Netanyahu nj\u00eb strategji p\u00ebr periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs dhe t\u00eb ardhmen e rajonit. N\u00eb maj, K\u00ebshilltari i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare i SHBA, Jake Sullivan u takua me Netanyahun, presidentin izraelit Isaac Herzog dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb qeveritar\u00eb. Aty ai \u201ctheksoi nevoj\u00ebn q\u00eb Izraeli t\u00eb lidh\u00eb operacionet e tij ushtarake me nj\u00eb strategji politike q\u00eb siguron mposhtjen e q\u00ebndrueshme t\u00eb Hamasit, lirimin e t\u00eb gjith\u00eb pengjeve dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn\u201d, u shpreh Sullivan pas vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p><strong>Si t\u00eb veprohet m\u00eb tej?<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e popullsis\u00eb izraelite beson se qeveris\u00eb i mungon nj\u00eb strategji e qart\u00eb. Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit nga Instituti i Politikave t\u00eb Popullit Hebre, 57 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb faj\u00ebson munges\u00ebn e strategjis\u00eb s\u00eb qart\u00eb si shkak q\u00eb lufta ka vazhduar p\u00ebr kaq gjat\u00eb. 76 p\u00ebr qind e izraelit\u00ebve gjithashtu besojn\u00eb se lufta po zvarritet, sepse qeveria po humb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime. Sipas shum\u00eb njer\u00ebzve, edhe vet\u00eb mbijetesa e qeveris\u00eb s\u00eb koalicionit gjithashtu luan nj\u00eb rol tek kjo situat\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Likud e Netanyahut ka fituar pik\u00eb n\u00eb sondazhet jav\u00ebt e fundit, por vet\u00eb qeveria e koalicionit t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet prapa partive opozitare. 55 p\u00ebr qind jan\u00eb t\u00eb bindur se lufta do t\u00eb zgjatet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e djathta ekstreme izraelite b\u00ebn thirrje p\u00ebr sulme ndaj mb\u00ebshtet\u00ebsit kryesor t\u00eb Hezbollahut, Iranit, t\u00eb moderuarit n\u00eb qeverin\u00eb e Netanyahut, nga ana tjet\u00ebr, besojn\u00eb se bashk\u00ebpunimi me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e duhur.<\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit, forcat izraelite vran\u00eb jo vet\u00ebm liderin e shum\u00ebk\u00ebrkuar t\u00eb Hezbollahut, Hassan Nasrallah, por edhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb milicis\u00eb s\u00eb Hezbollahut. Teherani hodhi 200 raketa drejt Izraelit n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vrasjes s\u00eb Nasrallah dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Hezbollahut.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara po i k\u00ebrkojn\u00eb Izraelit t\u2019i kthej\u00eb operacionet inteligjente dhe ushtarake n\u00eb suksese politike. Nj\u00eb burim q\u00eb e njeh mir\u00eb qeverin\u00eb izraelite i tha Washington Post se Izraeli ka nj\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb luftuar Hezbollahun, por \u201cjo domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb strategji p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas, si t\u2019i jap\u00eb fund asaj\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nuk ka zgjidhje me dy shtete<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me \u201cfitoren totale\u201d t\u00eb shpallur nga Netanyahu, Komiteti i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Mbrojtjes i Parlamentit izraelit ishte planifikuar t\u00eb mblidhej m\u00eb 6 tetor p\u00ebr t\u00eb sqaruar zyrtarisht termat \u201cfitore\u201d dhe \u201chumbje\u201d. Takimi u anulua. Mungesa e nj\u00eb strategjie t\u00eb qeveris\u00eb izraelite ka pasoja edhe p\u00ebr periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs. E djathta ekstreme n\u00eb qeveri d\u00ebshiron t\u00eb zgjeroj\u00eb vendbanimet n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar i konsideron kryesisht si t\u00eb paligjshme. Disa nga e djathta ekstreme madje do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb shihnin p\u00ebrs\u00ebri vendbanime izraelite n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb shtuar z\u00ebrat nga bota arabe dhe myslimane q\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Izraelin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti palestinez. Z\u00ebra q\u00eb deri von\u00eb d\u00ebgjoheshin vet\u00ebm me dyer t\u00eb mbyllura apo n\u00eb biseda konfidenciale. Ayman Safadi, ministri i jasht\u00ebm i Jordanis\u00eb, \u00ebsht\u00eb politikani m\u00eb i lart\u00eb arab q\u00eb ka folur hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi pas fjalimit t\u00eb Netanyahut n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb shtator, Safadi tha se bota arabe dhe myslimane ishte e gatshme t\u00eb garantonte sigurin\u00eb e Izraelit n\u00ebse qeveria izraelite binte dakord p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti palestinez n\u00eb kufijt\u00eb e para 1967-\u00ebs. Izraeli e ka hedhur posht\u00eb nj\u00eb zgjidhje me dy shtete, u shpreh Safadi. Vet\u00eb qeveria izraelite nuk pozicionohet n\u00eb lidhje me zgjidhjen me dy shtete, por disa zyrtar\u00eb qeveritar\u00eb jan\u00eb shprehur publikisht fuqish\u00ebm kund\u00ebr nj\u00eb shteti t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb tyre p\u00ebr palestinez\u00ebt. \u201cA mund t\u2019i pyesni p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Izraelit se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i tyre p\u00ebrve\u00e7 luft\u00eb, luft\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb luft\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p>\/DW\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/a-ka-izraeli-nje-strategji-per-kohen-e-pas-luftes\/\">A ka Izraeli nj\u00eb strategji p\u00ebr koh\u00ebn e pas luft\u00ebs?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Izraeli ka arritur disa suksese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake n\u00eb jav\u00ebt e fundit, por ekspert\u00ebt politik\u00eb n\u00eb SHBA dhe Izrael e kritikojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e planeve p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar k\u00ebto n\u00eb suksese diplomatike. Lufta mes\u00a0Izraelit\u00a0dhe\u00a0Hamasit\u00a0ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb dhe ende nuk ka fund n\u00eb horizont. Qeveria izraelite duket se \u00ebsht\u00eb mjaft e paqart\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1978\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}