{"id":19731,"date":"2025-05-08T09:54:40","date_gmt":"2025-05-08T09:54:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/08\/washington-post-lacivita-dhe-ekipi-i-trump-po-punojne-per-rikthimin-ne-pushtet-te-berishes\/"},"modified":"2025-05-08T09:54:40","modified_gmt":"2025-05-08T09:54:40","slug":"washington-post-lacivita-dhe-ekipi-i-trump-po-punojne-per-rikthimin-ne-pushtet-te-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/08\/washington-post-lacivita-dhe-ekipi-i-trump-po-punojne-per-rikthimin-ne-pushtet-te-berishes\/","title":{"rendered":"Washington Post: LaCivita dhe ekipi i Trump po punojn\u00eb p\u00ebr rikthimin n\u00eb pushtet t\u00eb Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Mediat prestigjoze n\u00eb bot\u00eb i kan\u00eb kushtuar nj\u00eb artikull zgjedhjeve q\u00eb do t\u00eb mbahen k\u00ebt\u00eb t\u00eb djel\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Associated Press dhe Washington Post kan\u00eb komentuar fushatat elektorale q\u00eb po b\u00ebhen n\u00eb Shqip\u00ebri, ku v\u00ebmendjen e ka marr\u00eb fushata e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u2018arkitekt\u00ebve\u2019 t\u00eb fitor\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve nga Donald Trump n\u00eb SHBA, q\u00eb po mb\u00ebshtesin opozit\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0Gazeta e njohur amerikane shkruan se ekipi i Donald Trump po punon p\u00ebr kthimin n\u00eb pushtet t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<h4><strong>Shkrimi<\/strong><\/h4>\n<p>Disa prej arkitekt\u00ebve t\u00eb fushatave presidenciale t\u00eb Donald Trump-it jan\u00eb ribashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb kandidat n\u00eb stilin e Trump-it q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundjav\u00ebs.<\/p>\n<div>\n<div class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\">Mes tyre jan\u00eb Chris LaCivita, i cili ka qen\u00eb bashk\u00ebmenaxher i fushat\u00ebs fitimtare t\u00eb Trump-it n\u00eb vitin 2024, sondazhisti i tij prej koh\u00ebsh Tony Fabrizio, dhe Paul Manafort, i cili ka qen\u00eb shef i fushat\u00ebs s\u00eb Trump-it n\u00eb vitin 2016, para se t\u00eb d\u00ebnohej n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr vepra penale q\u00eb p\u00ebrfshinin lobimin e fsheht\u00eb p\u00ebr presidentin pro-rus t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<p>Treshja po punon p\u00ebr ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Sali Berisha, kreun e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, i cili po sfidon kryeministrin Edi Rama p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokrat\u00ebt n\u00eb pushtet, edhe pse ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit p\u00ebr akuza korrupsioni.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e vetmja Parti Demokratike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb pranoja ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb punoja,\u201d tha me shaka LaCivita, teksa udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb vend p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha, i cili shpreson se administrata e re amerikane do t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb sanksionet q\u00eb i ndalojn\u00eb hyrjen n\u00eb SHBA, ka n\u00ebnshkruar gjithashtu nj\u00eb kontrat\u00eb dyvje\u00e7are me vler\u00eb 6 milion\u00eb dollar\u00eb me kompanin\u00eb republikane t\u00eb konsulenc\u00ebs dhe lobimit \u201cContinental Strategy.\u201d N\u00eb stafin e saj p\u00ebrfshihet Katie Wiles, vajza e shefes s\u00eb kabinetit t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Susie Wiles, e cila bashk\u00eb me LaCivita-n drejtoi fushat\u00ebn e Trump-it. Katie Wiles nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb me k\u00ebt\u00eb klient.<\/p>\n<p>Konsulenca e huaj ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e preferuar p\u00ebr strateg\u00ebt amerikan\u00eb nga t\u00eb dyja partit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjeneruar t\u00eb ardhura mes cikleve zgjedhore. Por vendimi i Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mb\u00ebshtetur tek njer\u00ebz t\u00eb Trump-it, dhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah p\u00ebrfshirjen e tyre, tregon se sa t\u00eb vlefsh\u00ebm mund t\u00eb jen\u00eb ata p\u00ebr kandidat\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb ndjenjat populiste dhe t\u00eb imitojn\u00eb ngritjen e Trump-it. N\u00eb Shqip\u00ebri, si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera, t\u00eb dukesh si i af\u00ebrt me SHBA-n\u00eb dhe lider\u00ebt e saj konsiderohet nj\u00eb avantazh i madh.<\/p>\n<p>Rama ka lidhjet e tij me aleat\u00eb t\u00eb Trump-it. N\u00eb dhjetor, qeveria e tij miratoi nisjen e negociatave me Atlantic Incubation Partners LLC, kompani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb Trump-it, Jared Kushner, p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb resorti luksoz prej 1.6 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb ishullin e vog\u00ebl t\u00eb Sazanit.<\/p>\n<p>Komiteti p\u00ebr Investime Strategjike i dha kompanis\u00eb s\u00eb Kushnerit statusin e investitorit strategjik p\u00ebr 10 vjet.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb shum\u00eb n\u00eb loj\u00eb sesa nj\u00eb fitore zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs, Berisha e ka paraqitur veten si nj\u00eb figur\u00eb n\u00eb stilin e Trump-it dhe viktim\u00eb e nj\u00eb skeme politike q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb ndikuar pjes\u00ebrisht nga miliarderi amerikan George Soros, p\u00ebrkrah\u00ebs i kauzave liberale n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe kund\u00ebrshtar i kahersh\u00ebm i konservator\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai e nisi fushat\u00ebn me premtimin p\u00ebr ta \u201cB\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb Madhe S\u00ebrish,\u201d por m\u00eb pas u detyrua t\u00eb ndryshonte sloganin p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve se mund t\u00eb keqinterpretohej si nj\u00eb referenc\u00eb ndaj \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d dhe t\u00eb shkaktonte tensione n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga ekspansionizmi shqiptar.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, fushata premton ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cmadh\u00ebshtore\u201d, \u201cmadh\u00ebshtore\u201d n\u00eb vend t\u00eb \u201ce madhe.\u201d<\/p>\n<p>Si Trump, edhe Berisha ka kapel\u00ebn e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs, nj\u00eb kapel\u00eb blu q\u00eb ka numrin 1, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson renditjen e demokrat\u00ebve n\u00eb flet\u00ebn e votimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Kanada dhe Australi kan\u00eb treguar se lidhjet e forta me Trump-in mund t\u00eb ken\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt, n\u00eb vende t\u00eb tjera k\u00ebto lidhje kan\u00eb qen\u00eb avantazh. N\u00eb Argjentin\u00eb, Javier Milei erdhi n\u00eb pushtet me sloganin \u201cTa B\u00ebjm\u00eb Argjentin\u00ebn t\u00eb Madhe S\u00ebrish\u201d dhe nj\u00eb stil t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Trump-it.<\/p>\n<p>N\u00eb El Salvador, presidenti Nayib Bukele \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Trump-it, duke pranuar t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar amerikan\u00eb n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb terrorizmit n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb sjellin konsulent\u00ebt e rinj fitoren e shum\u00ebpritur?<\/strong><\/p>\n<p>Partia e Berish\u00ebs paraqet angazhimin e stafit t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Trump-it si nj\u00eb arritje t\u00eb madhe. Amerikan\u00ebt, sipas tyre, kan\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e fushat\u00ebs, nga strategjia tek mesazhet dhe komunikimi publik.<\/p>\n<p>\u201cLaCivita drejtoi nj\u00eb nga fushatat m\u00eb spektakolare n\u00eb historin\u00eb politike, duke b\u00ebr\u00eb president nj\u00eb politikan q\u00eb i kishte t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr, mediat, kompanit\u00eb e sondazheve, OJQ-t\u00eb, etj., n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme deri diku me opozit\u00ebn dhe liderin e saj k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d tha partia n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Associated Press.<\/p>\n<p>Partia Demokratike dhe Republikan\u00ebt amerikan\u00eb jan\u00eb \u201caleat\u00eb natyror\u00eb,\u201d shtuan ata, pasi t\u00eb dy jan\u00eb \u201ckund\u00ebr kultur\u00ebs woke dhe mb\u00ebshtesin familjen dhe tregun e lir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>LaCivita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb postime n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb demokrat\u00ebve dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh brenda dhe jasht\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb miting ku doli n\u00eb sken\u00eb me k\u00ebng\u00ebn \u201cYMCA\u201d t\u00eb Village People, k\u00ebnga karakteristike e largimit t\u00eb Trump-it nga skena.<\/p>\n<p>\u201cKush \u00ebsht\u00eb gati ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb madhe s\u00ebrish?\u201d b\u00ebrtiti ai teksa hapi fjalimin, pavar\u00ebsisht shqet\u00ebsimeve p\u00ebr referenc\u00ebn ndaj \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe.\u201d (Her\u00eb t\u00eb tjera, ai p\u00ebrdor shprehjen \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb madh\u00ebshtore.\u201d)<\/p>\n<p>Rama, lider i Partis\u00eb Socialiste, e quan me p\u00ebr\u00e7mim Berish\u00ebn \u201cbufi i k\u00ebnet\u00ebs\u201d dhe kritikon shpesh p\u00ebrfshirjen e amerikan\u00ebve, me LaCivita-n t\u00eb paraqitur edhe n\u00eb nj\u00eb spot negativ.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur sa paguhet LaCivita, por than\u00eb se \u201cpagesa e tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore, si n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu edhe n\u00eb Amerik\u00eb,\u201d dhe se kontrata do t\u00eb b\u00ebhet publike n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>LaCivita ka theksuar se po paguhet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebshilluar partin\u00eb dhe se nuk po b\u00ebn lobim pran\u00eb zyrtar\u00ebve n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>P\u00ebr Manafort-in, ata than\u00eb se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ekipit t\u00eb LaCivita-s si \u201cmik dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor, dhe ka qen\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb at\u00eb cil\u00ebsi.\u201d<\/p>\n<p>Manafort u akuzua n\u00eb vitin 2017 nga ekipi i prokurorit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm Robert Mueller, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr fshehjen ndaj qeveris\u00eb amerikane t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb paguar politike q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parti pro-ruse n\u00eb Ukrain\u00eb. Ai u d\u00ebnua p\u00ebr disa krime financiare dhe u burgos, por m\u00eb pas u fal nga Trump.<\/p>\n<p><strong>Pun\u00ebsimi i nj\u00eb kompanie lobimi p\u00ebr t\u00eb hequr em\u00ebrtimin \u201cnon grata\u201d ndaj Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ndihm\u00ebs n\u00eb fushat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb prillit, Partia Demokratike n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb lobimi prej 250,000 dollar\u00ebsh n\u00eb muaj me kompanin\u00eb amerikane Continental Strategy p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb krijimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me deg\u00ebt ekzekutive dhe legjislative t\u00eb SHBA-s\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar demokracin\u00eb, nismat kund\u00ebr korrupsionit dhe reformat qeveris\u00ebse, sipas paraqitjes s\u00eb firm\u00ebs n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, sipas Aktit p\u00ebr Regjistrimin e Agjent\u00ebve t\u00eb Huaj (FARA).<\/p>\n<p>Firma drejtohet nga Carlos Trujillo, nj\u00eb aleat i kahersh\u00ebm i Trump-it, i cili ka sh\u00ebrbyer si ambasador i SHBA-s\u00eb n\u00eb Organizat\u00ebn e Shteteve Amerikane gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump-it, dhe q\u00eb Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb e ka prezantuar si \u201cavokat i Presidentit Trump dhe nj\u00eb antikomunist i vendosur n\u00eb q\u00ebndrimet e tij!\u201d Trujillo po punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb me drejtorin e firm\u00ebs, Alberto Martinez, i cili ka qen\u00eb shef kabineti n\u00eb Senat p\u00ebr senatorin Marco Rubio, tani Sekretar i Shtetit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja ka ngjallur habi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka nxitur nj\u00eb hetim nga SPAK-u, Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Firma po paguhet nga \u201cFondacioni Ta B\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb Madhe S\u00ebrish,\u201d nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse e krijuar rishtas nga Nuredin Seci, nj\u00eb kontraktor shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, me fonde q\u00eb supozohet se jan\u00eb mbledhur nga komuniteti shqiptaro-amerikan.<\/p>\n<p>Seci nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve p\u00ebr fondacionin dhe burimin e financimit t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook. Numrat dhe nj\u00eb adres\u00eb emaili t\u00eb lidhura me Seci-n duken t\u00eb \u00e7aktivizuara.<\/p>\n<p>Melissa Stone, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr Continental, tha: \u201cPuna jon\u00eb po financohet nga nj\u00eb biznesmen shqiptaro-amerikan dhe lider aktiv i diaspor\u00ebs shqiptaro-amerikane q\u00eb e do Amerik\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin edhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb hequr sanksionet ndaj Berish\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb ndaluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb SHBA, ku jeton nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi pjes\u00eb e pun\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, ne po k\u00ebrkojm\u00eb aktivisht nga administrata Trump t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb rishikim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb politikat e epok\u00ebs Biden mbi p\u00ebrdorimin politik t\u00eb Nenit 7031(c) kund\u00ebr lider\u00ebve konservator\u00eb dhe pro-amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb presidentin Sali Berisha,\u201d tha ajo n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2021, ish-sekretari i shtetit Antony Blinken sanksionoi Berish\u00ebn p\u00ebr \u201ckorrupsion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d dhe i ndaloi atij, bashk\u00ebshortes dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij hyrjen n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Britania b\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Blinken tha se gjat\u00eb koh\u00ebs kur Berisha ishte kryeminist\u00ebr nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2013, ai \u201cishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb akte korruptive, si p\u00ebrvet\u00ebsim i fondeve publike dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb procese publike, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e pushtetit p\u00ebr p\u00ebrfitim personal dhe p\u00ebr t\u00eb pasuruar aleat\u00ebt e tij politik\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes,\u201d t\u00eb cilat Berisha i mohon.<\/p>\n<p>Vitin e shkuar, Berisha u akuzua p\u00ebr korrupsion p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb supozuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndihmoi dh\u00ebndrin e tij t\u00eb privatizoj\u00eb tok\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pallate n\u00eb Tiran\u00eb. Gjykimi ende nuk ka filluar.<\/p>\n<p>Berisha u tha mediave shqiptare n\u00eb janar se e konsideron fitoren e Trump-it \u201cnj\u00eb mrekulli p\u00ebr njer\u00ebzimin\u201d dhe tha se do t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb rishikoj\u00eb statusin e tij si \u201cperson non grata\u201d dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>LaCivita e ka quajtur Berish\u00ebn \u201cnj\u00eb mik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u201d Ai ka b\u00ebr\u00eb paralele mes Trump-it dhe Berish\u00ebs, duke i paraqitur t\u00eb dy si t\u00eb \u201cp\u00ebrndjekur padrejt\u00ebsisht dhe t\u00eb p\u00ebrndjekur nga nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk respekton demokracin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>LaCivita ka pranuar se vendimi i Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb promovuar p\u00ebrfshirjen e tij \u00ebsht\u00eb ndryshe nga klient\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb preferojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb diskrecion.<\/p>\n<p>\u201cAtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet ku p\u00ebrfshirja e Amerik\u00ebs n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur, apo jo? Kudo tjet\u00ebr, jo aq shum\u00eb,\u201d tha LaCivita n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me gazetar\u00eb q\u00eb u paraqit\u00ebn si klient\u00eb potencial\u00eb, e cila u publikua nga The Guardian.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.washingtonpost.com\/politics\/2025\/05\/08\/albania-election-trump-consultants-lobbying-lacivita-manafort\/585195a0-2bc1-11f0-a724-3bc879c9f843_story.html\">WASHINGTON POST<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/washington-post-lacivita-dhe-ekipi-i-trump-po-punojne-per-rikthimin-ne-pushtet-te-berishes\/\">Washington Post: LaCivita dhe ekipi i Trump po punojn\u00eb p\u00ebr rikthimin n\u00eb pushtet t\u00eb Berish\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mediat prestigjoze n\u00eb bot\u00eb i kan\u00eb kushtuar nj\u00eb artikull zgjedhjeve q\u00eb do t\u00eb mbahen k\u00ebt\u00eb t\u00eb djel\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Associated Press dhe Washington Post kan\u00eb komentuar fushatat elektorale q\u00eb po b\u00ebhen n\u00eb Shqip\u00ebri, ku v\u00ebmendjen e ka marr\u00eb fushata e Partis\u00eb Demokratike. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u2018arkitekt\u00ebve\u2019 t\u00eb fitor\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19731","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19731","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19731"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19731\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}