{"id":19652,"date":"2025-05-07T18:37:20","date_gmt":"2025-05-07T18:37:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/analiza-e-birn-durresi-nje-mandat-kyc-per-maxhorancen-e-ardhshme-eshte-ne-loje\/"},"modified":"2025-05-07T18:37:20","modified_gmt":"2025-05-07T18:37:20","slug":"analiza-e-birn-durresi-nje-mandat-kyc-per-maxhorancen-e-ardhshme-eshte-ne-loje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/analiza-e-birn-durresi-nje-mandat-kyc-per-maxhorancen-e-ardhshme-eshte-ne-loje\/","title":{"rendered":"Analiza e BIRN\/ Durr\u00ebsi, nj\u00eb mandat ky\u00e7 p\u00ebr maxhoranc\u00ebn e ardhshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><span>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kat\u00ebr qarqet n\u00eb t\u00eb cilat, nj\u00eb grusht votash mang\u00ebt p\u00ebr L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim, i dhan\u00eb Partis\u00eb Socialiste nj\u00eb mandat t\u00eb \u00e7muar shtes\u00eb dhe ia hoq\u00ebn at\u00eb opozit\u00ebs, duke krijuar maxhoranc\u00ebn q\u00eb ka qeverisur vendin gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit. N\u00ebse situata n\u00eb terren nuk ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, socialist\u00ebve do t\u2019u duhet nj\u00eb sforco shtes\u00eb p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb mandat. Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb prej qarqeve ku goditja e krimit nga SPAK pritet t\u00eb reflektohet n\u00eb rezultat.<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span>Vet\u00ebm 133 vota i nevojiteshin partis\u00eb L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb vitin 2021 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mandat deputeti, mandat q\u00eb i kaloi socialist\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb rezultat 8 me 6. N\u00eb rast se LSI do t\u00eb kishte kaq vota m\u00eb shum\u00eb, mandati i takonte asaj dhe rezultati i qarkut t\u00eb Durr\u00ebsit, nj\u00eb nga kat\u00ebr qarqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, do t\u00eb ishte 7 me 7 dhe jo 8 me 6. Dhe n\u00eb rast se LSI do t\u00eb garonte n\u00eb koalicion me PD-n\u00eb n\u00eb ato zgjedhje, rezultati i marr\u00eb do t\u00eb dilte dhe tepronte p\u00ebr t\u00eb realizuar barazim. Ndarja PD-LSI n\u00eb zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021 \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i dha socialist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark 8 mandate, pra 57% t\u00eb mandateve t\u00eb qarkut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultati i tyre n\u00eb p\u00ebrqindje ishte 49.7 m\u00eb 2017 dhe 50.3 m\u00eb 2021. N\u00eb qarqet me num\u00ebr mandatesh \u00e7ift, ky avantazh i socialist\u00ebve \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prodhuar rezultat n\u00eb mandate, n\u00ebse nuk ka vota t\u00eb djegura.<\/span><\/p>\n<p><span>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe qarku ku, bashk\u00eb me Tiran\u00ebn, \u00ebsht\u00eb shkruar ndryshimi i maxhorancave qeveris\u00ebse n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb vitin 2013. N\u00eb vitin 2005, t\u00eb gjitha p\u00ebrballjet maxhoritare n\u00eb qark u fituan nga Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb 2013, durrsak\u00ebt dhe krutan\u00ebt rrit\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike votat p\u00ebr socialist\u00ebt dhe aleat\u00ebt e saj duke i dh\u00ebn\u00eb atyre 7 mandate dhe qeveris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, 5. Nj\u00eb ndryshim sado i leht\u00eb n\u00eb humor i banor\u00ebve t\u00eb qarkut Durr\u00ebs, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe bashkit\u00eb Kruj\u00eb e Shijak, i heq nj\u00eb mandat socialist\u00ebve dhe ia kalon at\u00eb opozit\u00ebs. Ndryshimi i k\u00ebrkuar q\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb mbajn\u00eb 8 mandate q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb qark n\u00eb dy zgjedhjet e kaluara \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm dhe po k\u00ebshtu, nj\u00eb p\u00ebrmbysje 8 me 6 p\u00ebr opozit\u00ebn ngjan shum\u00eb e pagjas\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Rezultatet e vitit 2009, kur Durr\u00ebsi kishte 13 mandate, i dhan\u00eb fitoren e thjesht\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe aleat\u00ebve t\u00eb vet, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn 52% t\u00eb votave dhe 7 mandate. Partia Socialiste mori 35% t\u00eb votave dhe 5 mandate. LSI mori nj\u00eb mandat me 8%.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2013, PS mori nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme me 11 mij\u00eb vota dhe, bashk\u00eb me LSI, e p\u00ebrmbysi rezultatin n\u00eb mandate nga 6 me 7 p\u00ebr PD-n\u00eb n\u00eb 7 me 6. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017, socialist\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb marrin 50% t\u00eb votave t\u00eb qarkut dhe siguruan me k\u00ebt\u00eb tet\u00eb mandate. Suksesi i vitit 2017, me 73 mij\u00eb vota dhe 12 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa m\u00eb 2013, u zbulua m\u00eb von\u00eb, erdhi s\u00eb paku pjes\u00ebrisht fal\u00eb angazhimit t\u00eb disa strukturave fam\u00ebkeqe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb m\u00eb von\u00eb u njoh si dosja 339 nisi si nj\u00eb hetim i autoriteteve gjermane kund\u00ebr nj\u00eb grupi trafikant\u00ebsh droge dhe solli, si efekt an\u00ebsor, zbulimin e krimeve elektorale. Disa fragmente nga p\u00ebrgjimi, t\u00eb rrjedhura ng\u00eb median gjermane Bild, demonstruan se si Astrit Avdyli, nj\u00eb njeri sot i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe i akuzuar p\u00ebr sigurimin e mjeteve dhe rekrutimin e vras\u00ebsve me pagese, zbulojn\u00eb se propozoi n\u00eb vitin 2017 Ilir Ndraxhin p\u00ebr deputet duke i premtuar drejtuesit lokal socialist nj\u00eb rezultat q\u00eb do t\u00eb habiste edhe vet\u00eb Edi Ram\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim t\u00eb dyt\u00eb, Avdyli d\u00ebgjohet duke urdh\u00ebruar drejtorin e kompanis\u00eb publike t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit q\u00eb t\u2019i jap\u00eb atij list\u00ebn e punonj\u00ebsve t\u00eb nd\u00ebrmarrjes, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e prer\u00eb se, n\u00ebse nuk japin vot\u00ebn p\u00ebr PS-n\u00eb, do t\u00eb pushoheshin nga puna.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, nj\u00eb nga hetimet m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb SPAK kund\u00ebr krimit zgjedhor zbuloi, mes gajasjeve t\u00eb qytetar\u00ebve, se shum\u00eb komisioner\u00eb zgjedhor\u00eb kishin manipuluar rreth 5.5% t\u00eb votave t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb disa qendra votimi t\u00eb vitit 2017, duke votuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve ishin n\u00eb emigrim. T\u00eb qeshurat u shkaktuan p\u00ebr faktin q\u00eb, kur SPAK urdh\u00ebroi arrestimet, n\u00eb vitin 2020, tre vjet pas zgjedhjeve, dy nga komisioner\u00ebt e akuzuar ishin ndar\u00eb nga jeta.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, socialist\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb e ruajt\u00ebn rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017, por e p\u00ebrmir\u00ebsuan at\u00eb m\u00eb tutje duke marr\u00eb 77 mij\u00eb vota ose 53%. Por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, rezultati edhe k\u00ebsaj here duket se u sigurua nga krimi zgjedhor dhe p\u00ebrfshirja e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span>Jurgis \u00c7yrbja, nj\u00eb nga deputet\u00ebt e PS-s\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, dha dor\u00ebheqjen dhe u arrestua, mes t\u00eb tjerave, n\u00ebn akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion n\u00eb zgjedhje nd\u00ebrsa Rrahman Rraja, nj\u00eb deputet tjet\u00ebr socialist, baza e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb zona e Nikl\u00ebs pran\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, dha dor\u00ebheqjen n\u00eb vitin 2023 pasi n\u00eb rrjet u publikua nj\u00eb video n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, familjar\u00ebt e tij shfaqeshin duke dhunuar me shkopinj bejsbolli dy qytetar\u00eb, krimi i t\u00eb cil\u00ebve ishte q\u00eb ishin ankuar n\u00eb policin\u00eb e zon\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrthime n\u00eb nj\u00eb gurore, e cila, ndon\u00ebse n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb nominale t\u00eb tjet\u00ebrkujt, dukej se ishte interes ekonomik i Rrajave.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga politikan\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb cilin Rama e bleu nga LSI, Lefter Koka, u arrestua pak muaj pas zgjedhjeve p\u00ebr korrupsion dhe \u00ebsht\u00eb aktualisht i d\u00ebnuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Akuzat p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb krimit t\u00eb zgjedhje jan\u00eb t\u00eb shumta dhe p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb fakt jo vet\u00ebm maxhoranc\u00ebn. Nj\u00eb nga kandidat\u00ebt e opozit\u00ebs sot, ish-prokurori Arjan Ndoja, u shkarkua nga procesi i vetingut pik\u00ebrisht p\u00ebr \u201ckontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d me persona me dyshime p\u00ebr aktivitete t\u00eb krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrsa ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri socialist Arben Ahmetaj akuzoi n\u00eb nj\u00eb rast Edi Ram\u00ebn se ka em\u00ebruar nj\u00eb koordinator p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me grupet e ndryshme kriminale, akuz\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Rama e mohon. Ndoja ishte n\u00eb nj\u00eb automjet me Aleksand\u00ebr Lahon, i njohur gjithashtu edhe si P\u00ebllumb Muharremi apo Rrumi i Shijakut, nj\u00eb personazh i bot\u00ebs s\u00eb krimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb gjykim p\u00ebr korrupsion, n\u00eb \u00e7astin kur ndaj makin\u00ebs s\u00eb tyre u hap zjarr duke vrar\u00eb shoferin dhe duke plagosur Rrumin.<\/span><\/p>\n<p><span>Lufta e SPAK kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar me gjasa ka ulur forc\u00ebn e disa grupeve kriminale por disa t\u00eb tjera duket se kan\u00eb mbetur pa u prekur. Altin Hajri, personi q\u00eb, sipas dokumenteve t\u00eb prokuroris\u00eb, ndihmoi Jurgis \u00c7yrben n\u00eb zgjedhje n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb informacionit policor, vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb arrati, i shpallur fillimisht n\u00eb k\u00ebrkim kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Njihet gjithashtu q\u00eb nj\u00eb nga tiparet e krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn personat e r\u00ebn\u00eb n\u00eb burg z\u00ebvend\u00ebsohen p\u00ebrmes promovimeve brenda grupit apo rekrutimeve t\u00eb reja k\u00ebshtu q\u00eb nevojiten goditje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme nga strukturat ligjzbatuese dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ky\u00e7e, nevojitet sekuestrimi i aseteve t\u00eb krijuara nga krimi p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar fuqin\u00eb ekonomike t\u00eb k\u00ebtyre strukturave. Kjo nuk duket se ka ndodhur deri m\u00eb sot.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebto kushte, ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb q\u00eb struktura t\u00eb ndryshme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar kan\u00eb rol n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve n\u00eb Durr\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn jo fort t\u00eb vlefsh\u00ebm hamend\u00ebsimin se si mund ndahen votat.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Profili demografik e social<\/span><\/strong><\/p>\n<div class=\"infogram-embed\"><\/div>\n<p>\n<span>Qarku i Durr\u00ebsit shtrihet kryesisht p\u00ebrgjat\u00eb Detit Adriatik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb qendrore nd\u00ebrsa pjes\u00eb e qarkut \u00ebsht\u00eb edhe zona e Kruj\u00ebs deri n\u00eb kufi me Qarkun Dib\u00ebr. Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb porti m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb dhe porta kryesore hyr\u00ebse dhe dal\u00ebse e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendit. Afrim\u00ebsia me portin ka ndihmuar zhvillimin e industris\u00eb fason p\u00ebr eksport, industri q\u00eb aktualisht prej vitesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie nd\u00ebrsa plazhi i Durr\u00ebsit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb popullore turistike t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb zona ky gjenden pjesa m\u00eb e madhe e pularive t\u00eb vendit, aktivitet ekonomik q\u00eb ka prodhuar disa deputet\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb zon\u00ebn e Kruj\u00ebs, prania e gur\u00ebve g\u00eblqeror\u00eb ka zhvilluar industrit\u00eb e \u00e7imentos dhe t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para p\u00ebr nd\u00ebrtim, gj\u00eb q\u00eb ka shkaktuar ndotje mjedisore.<\/span><\/p>\n<p><span>Qarku i Durr\u00ebsit ka qen\u00eb bashk\u00eb me Tiran\u00ebn destinacioni i migrimit t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, me zona t\u00eb gjera periferike t\u00eb zhvilluara pa plane urbanistike, si zona e ish-K\u00ebnet\u00ebs. Situata duket se ka ndryshuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, kur Durr\u00ebsi i \u00ebsht\u00eb bashkuar shumic\u00ebs s\u00eb qarqeve t\u00eb vendit ku popullsia po vjen n\u00eb r\u00ebnie si pasoj\u00eb e emigrimit.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat e censit 2023 tregojn\u00eb se popullsia banuese \u00ebsht\u00eb 227 mij\u00eb vet\u00eb, me r\u00ebnie 14% kundrejt vitit 2001. N\u00eb fakt, r\u00ebnia e popullsis\u00eb mes Censusit 2011 dhe Censit 2023 \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se sa rritja e sh\u00ebnuar mes viteve 2001 dhe 2011.<\/span><\/p>\n<p><span>Rreth 62% e popullsis\u00eb jeton n\u00eb qytetet Durr\u00ebs, Fush\u00eb-Kruj\u00eb, Man\u00ebz, Kruj\u00eb e Shijak. Ndarja urban-rural n\u00eb rastin e k\u00ebtij qarku nuk b\u00ebn shum\u00eb sens p\u00ebr shkak se zonat periferike p\u00ebrreth qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, si Rrashbulli, me 24 mij\u00eb banor\u00eb, apo ajo e Sukthit me 13 mij\u00eb banor\u00eb, jan\u00eb efektivisht pjes\u00eb e zon\u00ebs urbane pavar\u00ebsisht se nominalisht vijojn\u00eb t\u00eb njihen si fshatra.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kandidat\u00ebt<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Deputet\u00ebt Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri e Ilgi Cara kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb list\u00ebn e mbyllur t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ku gjenden edhe Artan Luku nga Partia Agrare Ambientaliste, i cili punon si drejtor n\u00eb pularin\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb partis\u00eb Agron Duka, dhe Manjola Luku, nj\u00eb farmaciste n\u00eb Man\u00ebz.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-prokurori Arjan Ndoja, gazetari Aulon Kalaja apo deputetja Andia Ulliri konkurrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apo dy mandate q\u00eb opozita shpreson t\u00eb fitoj\u00eb jasht\u00eb listave t\u00eb mbyllura.<\/span><\/p>\n<p><span>Socialist\u00ebt konkurrojn\u00eb me deputet\u00ebt Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, e Aurora Mara n\u00eb listat e mbyllura krahas shkrimtarit Loer Kume, i cili p\u00ebr nga profesioni kryesor \u00ebsht\u00eb dentist dhe Sk\u00ebnder Pashaj, nj\u00eb biznesmen me aktivitet kryesor n\u00eb industrin\u00eb fason.<\/span><\/p>\n<p><span>Ilir Ndraxhi garon nga listat e hapura p\u00ebr dy apo tre pozicionet e mbetura, krahas nj\u00eb numri drejtor\u00ebsh t\u00eb administrat\u00ebs publike si Ani Dyrmishi, drejtor n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00eb hipotek\u00eb dhe n\u00eb hekurudh\u00eb, apo Dorina La\u00e7i, drejtoresh\u00eb e arsimit n\u00eb Kruj\u00eb. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/07\/durresi-nje-mandat-kyc-per-maxhorancen-e-ardhshme-eshte-ne-loje\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/07\/analiza-e-birn-durresi-nje-mandat-kyc-per-maxhorancen-e-ardhshme-eshte-ne-loje\/\">Analiza e BIRN\/ Durr\u00ebsi, nj\u00eb mandat ky\u00e7 p\u00ebr maxhoranc\u00ebn e ardhshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kat\u00ebr qarqet n\u00eb t\u00eb cilat, nj\u00eb grusht votash mang\u00ebt p\u00ebr L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim, i dhan\u00eb Partis\u00eb Socialiste nj\u00eb mandat t\u00eb \u00e7muar shtes\u00eb dhe ia hoq\u00ebn at\u00eb opozit\u00ebs, duke krijuar maxhoranc\u00ebn q\u00eb ka qeverisur vendin gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit. N\u00ebse situata n\u00eb terren nuk ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19652","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19652\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}