{"id":19620,"date":"2025-05-07T15:49:35","date_gmt":"2025-05-07T15:49:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/berisha-ia-ka-shitur-zgjedhjet-rames-deputeti-demokrat-kontrata-e-lobimit-te-pd-e-ndotur-pas-saj-fshihet\/"},"modified":"2025-05-07T15:49:35","modified_gmt":"2025-05-07T15:49:35","slug":"berisha-ia-ka-shitur-zgjedhjet-rames-deputeti-demokrat-kontrata-e-lobimit-te-pd-e-ndotur-pas-saj-fshihet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/berisha-ia-ka-shitur-zgjedhjet-rames-deputeti-demokrat-kontrata-e-lobimit-te-pd-e-ndotur-pas-saj-fshihet\/","title":{"rendered":"\u201cBerisha ia ka shitur zgjedhjet Ram\u00ebs\u201d \u2013 Deputeti demokrat: Kontrata e lobimit t\u00eb PD, e ndotur. Pas saj fshihet\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha ka hallet personale dhe jo t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kurse kontrata e lobimit 6 mln dollar\u00eb me kompanin\u00eb amerikane \u201cContinental\u201d \u00ebsht\u00eb \u201ce ndotur dhe e pist\u00eb\u201d, nga disa \u201cpatronazhist\u00eb t\u00eb parave t\u00eb pista q\u00eb hiqen si patriot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zgjedhjet kreu i selis\u00eb blu ia ka \u201cshitur\u201d Edi Ram\u00ebs me nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb ai t\u00eb mbante qeverin\u00eb dhe Berisha t\u00eb konsolidonte partin\u00eb p\u00ebr hallet e veta dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me SPAK n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u shpreh n\u00eb deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb selis\u00eb blu vite m\u00eb par\u00eb dhe aktualisht i distancuar p\u00ebr shkak t\u00eb linj\u00ebs q\u00eb po ndjek partia dhe lideri i saj.<\/p>\n<p>Ai tha p\u00ebr Report TV se Berisha duhet t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hap pas, teksa ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor dhe rikthimin e tij n\u00eb PD i sheh si argumente q\u00eb i sh\u00ebrbyen vet\u00ebm q\u00ebllimeve t\u00eb Ram\u00ebs dhe kreut t\u00eb selis\u00eb blu dhe jo qytetar\u00ebve apo demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cBerisha duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap pas. Disa her\u00eb n\u00eb mbledhjet e grupit parlamentar e kam th\u00ebn\u00eb se nuk kam ambicie, sepse nuk mund t\u2019ia thuash tjetrit pa dh\u00ebn\u00eb shembull vet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb shpreh arsyet dhe mendimet e mia kritike ndaj vendimmarrjes q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur, n\u00ebse i sh\u00ebrben apo jo PD-s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb vendimmarrje e gjithsecilit, un\u00eb shikoj pozicionin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por mendoj se Berisha e mban partin\u00eb p\u00ebr hallet personale, dhe ngjarjet e ndodhura q\u00eb pas dor\u00ebheqjes s\u00eb tij m\u00eb 2013 e tregojn\u00eb sipas argumenteve\u201d, e nis fjal\u00ebn e tij ish-ligjv\u00ebn\u00ebsi demokrat, n\u00eb intervist\u00ebn me moderatorin Nertil Agalliu.<\/p>\n<p>Por cilat jan\u00eb risit\u00eb e fushat\u00ebs, pozitive dhe negative?<\/p>\n<p>\u201cProcesi i votimit nga jasht\u00eb, diaspora, ka ecur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive si p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat e mria t\u00eb fushat\u00ebs, edhe pse mund t\u00eb themi se ka pasur edhe probleme. Vota e diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka pozitive. Risi tjet\u00ebr pozitive jan\u00eb rrjetet sociale, p\u00ebrfshirja e politik\u00ebs n\u00eb rrjetet sociale. Problem shoh sistemin elektoral, Kodin Zgjedhor, me lista t\u00eb mbyllura, q\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Sepse k\u00ebto ndryshimet e fundit duket se i sh\u00ebrbyen Ram\u00ebs p\u00ebr fushat\u00ebn fituese dhe Berisha q\u00eb t\u00eb konsolidoj\u00eb grupin e tij opozitar brenda PD dhe partin\u00eb. Tjet\u00ebr faktor negativ \u00ebsht\u00eb se Ram\u00ebs i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb qeverisja dhe Berish\u00ebs konsolidimi i partis\u00eb, argumentet dhe faktet e fushat\u00ebs elektorale e tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, kur duket e qart\u00eb se si do shkojn\u00eb zgjedhjet\u201d, u shpreh Xhaferraj n\u00eb lidhje me risit\u00eb e fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhaferraj shprehet i bindur se q\u00ebllimi i Berish\u00ebs \u00ebhst\u00eb halli personal, konsolidimi i partis\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me problemet penale q\u00eb ka me SPAK dhe jo fitorja e zgjedhjeve, pasi ato i ka shitur te Rama q\u00eb me ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb raportet q\u00eb kam pasur me Berish\u00ebn do doja q\u00eb t\u2019i hiqej non grata, edhe pse mendoj se zoti Berisha nuk \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr. Por mendoj se \u00ebsht\u00eb i fundit q\u00eb mund t\u2019i vendosej kjo mas\u00eb, pra nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb raportin tim personal, si bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij i hersh\u00ebm dhe njohjet q\u00eb kam. Un\u00eb mb\u00ebshtes dhe e kam mb\u00ebshtetur SPAK, q\u00eb edhe n\u00ebn presion nga forcat politike ka vijuar pun\u00ebn e tij. Kurse p\u00ebr aspektin politik them se vendimmarrja e Berish\u00ebs ka shkuar kund\u00ebr q\u00ebllimit q\u00eb kan\u00eb pasur demokrat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar pushtetin, por edhe dor\u00ebheqja e tij m\u00eb 2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr interesa personale. Edhe Lulzim Bash\u00ebn e mbajti ai, edhe m\u00eb 2017 edhe m\u00eb 2021 kur humbi zgjedhjet, por nisi ta sulmonte dhe hiqte vet\u00ebm kur u prek interesi i tij personal. Un\u00eb jam p\u00ebr nj\u00eb PD q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e madhe e jo m\u00eb e vog\u00ebl. Por k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara, sepse kemi problemin personal t\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb forcon grupin parlamentar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me SPAK. Nuk kemi interes t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00ebfituar pushtetin apo zgjedhjet. Pra bashkoj\u00eb faktorin opozitar, bashk\u00ebpuno me Shehajn, Lapajn etj., jepu mandate\u201d.<\/p>\n<p>Madje ish-deputeti i PD ngre dyshime t\u00eb forta edhe p\u00ebr kontrat\u00ebn e lobimit, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr argument se pse q\u00ebllimet e tij jan\u00eb hallet personale dhe jo i demokrat\u00ebve dhe partis\u00eb. Kontrat\u00ebn e lobimit 6 mln dollar\u00eb me kompanin\u00eb amerikane \u201cContinental\u201d dhe \u201cgrupin e patriot\u00ebve\u201d t\u00eb MAGA e quajti \u201ct\u00eb pist\u00eb dhe t\u00eb ndotur\u201d, ku pas q\u00ebndrojn\u00eb \u201cpatronazhist\u00eb t\u00eb parave t\u00eb pista\u201d.<\/p>\n<p>Madje duke b\u00ebr\u00eb aleanca edhe me Fredi Belerin, njeriun e dyshuar se vrau ushtarak\u00ebt n\u00eb Peshk\u00ebpi m\u00eb 1994, kur Berisha ishte President dhe Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBerisha nuk po lufton p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, por p\u00ebr hallin personal. Dhe tani na doli kontrata e fundit e lobimit. Kontrat\u00eb e pis\u00ebt dhe shum\u00eb e ndotur, m\u00eb falni p\u00ebr fjalorin q\u00eb po p\u00ebrdor. Them k\u00ebt\u00eb sepse kontrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 2 vite, sepo t\u00eb ishte p\u00ebr 2 muaj, do e kuptoja se ishte p\u00ebr hallin e PD, por p\u00ebr 2 vite tregon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gabimet e kryetarit. E ndotur gjoja me nj\u00eb fondacion t\u00eb krijuar 2 muaj para nga patriot\u00eb. Dhe k\u00ebta patriot\u00eb na qenkan nj\u00eb familje, me burrin, gruan, djalin, familjen, etj. Ku ishin k\u00ebta patriot\u00eb kur doli kandidat Fredi Beleri n\u00eb Himar\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb kur Berisha ishte president \u00ebsht\u00eb kapur me arm\u00eb \u00ebhst\u00eb hetuar e proceduar si faktor antikomb\u00ebtar. Tani del n\u00eb krah me t\u00eb. Ku jan\u00eb k\u00ebta patriot\u00eb q\u00eb s\u2019flasin, fondacioni \u00ebsht\u00eb familjar. Ku ishte Berisha p\u00ebr t\u00eb persekutuarit n\u00eb 8 vite qeveri q\u00eb nuk i mb\u00ebshteti, apo hallet edemokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Xhaferraj theksoi se ata q\u00ebdo paguajn\u00eb parat\u00eb nuk jan\u00eb patriot\u00eb, sepse po t\u00eb ishin t\u00eb till\u00eb, dot\u00eb kishin reaguar edhe kur Berisha vuri Belerin kandidat n\u00eb Himar\u00eb, ose s\u00eb fundmi do kishin deklaruar \u201cbordin e patriot\u00ebve\u201d dhe nuk do q\u00ebndronin t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do ishin patriot\u00eb, do dilnin me shum\u00eb krenari dhe do deklaronin bordin me 1 a 15 vet\u00eb dhe nukdo fshiheshin pas burrit dhe gruas. Mjafton rasti i Fredi Belerit p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb, kur ish-komandanti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb iu vran\u00eb dy ushtarak\u00eb kur ai ishte President me k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb dyshuar n\u00eb 1994 si i p\u00ebrfshir\u00eb, vete b\u00ebn aleanc\u00eb apo e fut kandidat dhe k\u00ebta patriot\u00eb nuk than\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. Un\u00eb mendoj se k\u00ebta jan\u00eb patronazhist\u00eb t\u00eb parave t\u00eb pista dhe argumenti m\u00eb \u00e7on atje\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/berisha-ia-ka-shitur-zgjedhjet-rames-deputeti-demokrat-kontrata-e-lobimit-te-pd-e-ndotur-pas-saj-fshihet\/\">\u201cBerisha ia ka shitur zgjedhjet Ram\u00ebs\u201d \u2013 Deputeti demokrat: Kontrata e lobimit t\u00eb PD, e ndotur. Pas saj fshihet\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha ka hallet personale dhe jo t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kurse kontrata e lobimit 6 mln dollar\u00eb me kompanin\u00eb amerikane \u201cContinental\u201d \u00ebsht\u00eb \u201ce ndotur dhe e pist\u00eb\u201d, nga disa \u201cpatronazhist\u00eb t\u00eb parave t\u00eb pista q\u00eb hiqen si patriot\u00eb\u201d. Zgjedhjet kreu i selis\u00eb blu ia ka \u201cshitur\u201d Edi Ram\u00ebs me nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb ai t\u00eb mbante [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19620","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19620\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}