{"id":19603,"date":"2025-05-07T14:50:08","date_gmt":"2025-05-07T14:50:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/arsimi-ne-fushate-si-po-perdoren-nxenesit-per-kalendarin-elektoral-te-rames\/"},"modified":"2025-05-07T14:50:08","modified_gmt":"2025-05-07T14:50:08","slug":"arsimi-ne-fushate-si-po-perdoren-nxenesit-per-kalendarin-elektoral-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/arsimi-ne-fushate-si-po-perdoren-nxenesit-per-kalendarin-elektoral-te-rames\/","title":{"rendered":"Arsimi n\u00eb fushat\u00eb: Si po p\u00ebrdoren nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kalendarin elektoral t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 15 prill, sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs u mbush me qindra nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave 9-vje\u00e7are t\u00eb kryeqytetit dhe telajot e tyre n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb titulluar \u201cEuropa n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve\u201d \u2013\u00a0 pjes\u00eb e programit \u201cArt, Zeje, Sport\u201d t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit.<\/p>\n<p>Me ngjyra t\u00eb ndezura mbi kanavac\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsit pikturuan vizionin e tyre p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb Bashkimin Europian. Por ka nj\u00eb problem; aktiviteti u zhvillua p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit dhe yjet e shfaqjes ishin kryeministri\u00a0Edi Rama\u00a0dhe ministrja e Arsimit,\u00a0Ogerta Manastirliu\u00a0\u2013 t\u00eb dy drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Aktivitete t\u00eb ngjashme u zhvilluan m\u00eb pas n\u00eb Durr\u00ebs, Berat, Vlor\u00eb, Elbasan, Shkod\u00ebr e Fier, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e kalendarit t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb k\u00ebto qytete \u2013 edhe pse zyrtarisht, Ministria e Arsimit deklaroi se pikturat e f\u00ebmij\u00ebve po b\u00ebheshin n\u00eb funksion t\u00eb Samitit t\u00eb Komunitetit Politik Evropian, i cili do t\u00eb mbahet m\u00eb 16 maj n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Videot me f\u00ebmij\u00ebt dhe pikturat e tyre shum\u00ebngjyr\u00ebshe u postuan gjithashtu n\u00eb faqet e kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu n\u00eb rrjetet sociale si dhe amplifikuan nga nd\u00ebrveprimi i faqeve zyrtare t\u00eb dhjetra shkollave, zyrave arsimore si dhe deg\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme, duke gjeneruar qindra p\u00eblqime, komente dhe shp\u00ebrndarje n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Sipas Rigels Xhemollarit nga organizata \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tipik i p\u00ebrdorimit t\u00eb sistemit arsimor p\u00ebr fushat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAktivitete t\u00eb tilla shihen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb shtetit p\u00ebr fushat\u00eb, ku qeveria shfryt\u00ebzon aktivitetet e saj p\u00ebr propagand\u00eb elektorale,\u201d tha Xhemollari.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb sjell sipas tij disa avantazhe p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet; s\u00eb pari duke p\u00ebrdorur parat\u00eb publike n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb vet si dhe amplifikimit t\u00eb mesazhit p\u00ebrmes faqeve personale t\u00eb Ram\u00ebs dhe Manastirliut dhe nd\u00ebrveprimit t\u00eb tyre me faqet e institucioneve publike si shkollat apo zyrat arsimore.<\/p>\n<p>Ministria e Arsimit nuk iu p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte pyetjes p\u00ebr p\u00ebrdorimin e aktiviteteve publike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, por tha p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi se ishin ndjekur t\u00eb gjitha procedurat ligjore p\u00ebr informimin e strukturave t\u00eb ministris\u00eb apo institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i zhvilluar aktivitetet n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet ligjore q\u00eb rrjedhin nga Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se Ministria e Arsimit i kishte raportuar aktivitetetet me pjesmarrjen e kryeministrit si \u201cpromovim i Art dhe Zeje\u201d dhe sa i p\u00ebrket tematik\u00ebs, k\u00ebto aktivitete nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb veprimtari t\u00eb ndaluara. Megjithat\u00eb, KQZ nuk i ka analizuar ende ato p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka pasur shkelje t\u00eb parashikimeve ligjore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse aktivitetet e raportuara jan\u00eb zhvilluar n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet ligjore t\u00eb nenit 91, pika 2, t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9\/2020, i Komisionit Rregullator, i ndryshuar, bazuar n\u00eb raportet e monitorimeve ose n\u00eb baz\u00eb t\u00eb denoncimeve, KSHZ, i shqyrton k\u00ebto veprimtari administrativisht dhe m\u00eb pas vendos n\u00ebse jan\u00eb konstatuar apo jo shkelje t\u00eb ligjit,\u201d tha KQZ.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi i rrjeteve sociale<\/strong><\/p>\n<p>Maratona e vizatimit \u201cEuropa n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve\u201d nuk \u00ebsht\u00eb aktiviteti i vet\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr shkrirjen e kufijve mes burimeve publike dhe atyre partiake gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb gjithashtu p\u00ebr nj\u00eb angazhim kapilar t\u00eb dhjetra shkollave dhe zyrave arsimore t\u00eb vendit, t\u00eb cilat p\u00ebrdorin faqet e tyre zyrtare n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe p\u00eblqyer postimet e ministres s\u00eb Arsimit, Ogerta Manastirliu, nj\u00ebherazi drejtuese politike e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb udh\u00ebzimi t\u00eb miratuar n\u00eb mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ndaloi funksionar\u00ebve publik\u00eb t\u00eb \u00e7do niveli q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdornin direkt ose indirekt faqet zyrtare t\u00eb institucioneve n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr q\u00ebllime partiake apo elektorale.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim, llogarit\u00eb zyrtare t\u00eb dhjetra shkollave dhe zyrave arsimore nd\u00ebrveprojn\u00eb, p\u00eblqejn\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb postimet elektorale t\u00eb ministres Manastirliu.<\/p>\n<p>BIRN monitoroi nj\u00eb duzin\u00eb rastesh, kur postimet partiake t\u00eb ministres Manastirliu nga llogaria e saj personale n\u00eb Facebook amplifikoheshin m\u00eb pas nga faqet zyrtare t\u00eb institucioneve arsimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d ka dokumentuar 36 raste shkeljesh nga institucionet vart\u00ebse t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, p\u00ebr t\u00eb cilat ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni edhe Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, duke k\u00ebrkuar ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike p\u00ebrmes sanksioneve.<\/p>\n<p>Migen Qiraxhi\u00a0nga \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d i tha BIRN se pasi iu drejtuan KQZ-s\u00eb duke d\u00ebrguar fakte, ky institucion hartoi nj\u00eb udh\u00ebzues t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr institucionet arsimore. Megjithat\u00eb, Qiraxhiu \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar se masat administrative jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme p\u00ebr t\u00eb kufizuar aktivitetin elektoral t\u00eb m\u00ebsuesve apo administrat\u00ebs n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb Kodin Zgjedhor penalitet p\u00ebr k\u00ebto shkelje jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, ku variojn\u00eb nga 10 dollar\u00eb n\u00eb 1 mij\u00eb dollar\u00eb. K\u00ebto gjoba nevojiten t\u00eb rishikohen dhe rriten p\u00ebr t\u00eb garantuar mosp\u00ebrs\u00ebritjen e k\u00ebtyre shkeljeve,\u201d tha Qiraxhi.<\/p>\n<p><strong>Presion mbi m\u00ebsuesit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 aktiviteteve q\u00eb p\u00ebrdoren si fasad\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb apo angazhimit n\u00eb rrjetet sociale, ekzistojn\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr presione direkte p\u00ebr m\u00ebsuesit n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Nevrus Kaptelli, kreu i Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb Arsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i tha BIRN se drejtuesit e institucioneve arsimore po i urdh\u00ebrojn\u00eb m\u00ebsuesit q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb organizime t\u00eb ndryshme apo t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e tyre, militant\u00eb, ku p\u00ebrfshihen edhe disa drejtues shkollash, jan\u00eb vet\u00ebofruar t\u00eb p\u00ebrdoren, pasi e ndjejn\u00eb si detyrim t\u00eb p\u00ebrfitimeve q\u00eb u ka ofruar pushteti, p\u00ebr t\u00eb ruajtur pozicionet e tyre q\u00eb jo rrall\u00eb her\u00eb i kan\u00eb t\u00eb pamerituara,\u201d tha Kaptelli.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsime kan\u00eb krijuar edhe premtimet n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredive me interes zero p\u00ebr m\u00ebsuesit apo p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb tyre \u2013 q\u00eb vler\u00ebsohen se krijojn\u00eb avantazhe p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb p\u00ebr ne ka q\u00ebn\u00eb shqet\u00ebsuese, sidomos n\u00eb rastin e kredive, \u00ebsht\u00eb se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me premtim elektorale, por me vendimmarrje, t\u00eb cilat mund t\u00eb sjellin avantazh direkt n\u00eb procesin elektoral, duke v\u00ebn\u00eb burimet shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtyre avantazheve,\u201d thot\u00eb Qiraxhi nga \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Kaptelli nga Sindikata e Pavarur e Arsimit thot\u00eb se nuk mund t\u00eb b\u00ebhet politik\u00eb me nevojat e m\u00ebdha t\u00eb m\u00ebsuesve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cRritja e pagave dhe kredit\u00eb me interes 0 nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren si mjete p\u00ebr vota. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb objekt i diskutimit me partner\u00ebt social\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kredit\u00eb leht\u00ebsuese t\u2019i p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00ebsues\u00ebt q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb iu takojn\u00eb,\u201d tha Kaptelli.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rritjes s\u00eb pagave, Kaptelli ankohet se mij\u00ebra m\u00ebsues kan\u00eb p\u00ebsuar ulje t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb grupit pas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vitit 2024 dhe pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb Sindikat\u00ebs, ende nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje nga Ministria e Arsimit.<\/p>\n<p>\u201cRritja e pagave n\u00eb arsim \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e cil\u00ebsdo forc\u00eb politike q\u00eb do t\u00eb qeveris\u00eb pas zgjedhjeve, sepse arsimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb profesion i pak\u00ebrkuar nga t\u00eb rinjt\u00eb dhe numri i m\u00ebsuesve n\u00eb sistem, jasht\u00eb profilit, po vjen gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje,\u201d p\u00ebrfundoi Kaptelli.\/<em><strong>BIRN<\/strong><\/em>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/arsimi-ne-fushate-si-po-perdoren-nxenesit-per-kalendarin-elektoral-te-rames\/\">Arsimi n\u00eb fushat\u00eb: Si po p\u00ebrdoren nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kalendarin elektoral t\u00eb Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 15 prill, sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs u mbush me qindra nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave 9-vje\u00e7are t\u00eb kryeqytetit dhe telajot e tyre n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb titulluar \u201cEuropa n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve\u201d \u2013\u00a0 pjes\u00eb e programit \u201cArt, Zeje, Sport\u201d t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. Me ngjyra t\u00eb ndezura mbi kanavac\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsit pikturuan vizionin e tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19603","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19603\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}