{"id":19505,"date":"2025-05-07T05:24:44","date_gmt":"2025-05-07T05:24:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/a-e-ndikojne-zgjedhjet-kursin-e-kembimit\/"},"modified":"2025-05-07T05:24:44","modified_gmt":"2025-05-07T05:24:44","slug":"a-e-ndikojne-zgjedhjet-kursin-e-kembimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/07\/a-e-ndikojne-zgjedhjet-kursin-e-kembimit\/","title":{"rendered":"A e ndikojn\u00eb zgjedhjet kursin e k\u00ebmbimit?"},"content":{"rendered":"<p>Kursi i k\u00ebmbimit mes Euros dhe Lekut preku nj\u00eb minimum t\u00eb ri historik dit\u00ebn e mart\u00eb, duke zbritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb posht\u00eb 98 lek\u00ebve. R\u00ebnia e kursit t\u00eb Euros n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb prillit dhe n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb majit p\u00ebrkon me faz\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ka agjent\u00eb t\u00eb k\u00ebmbimit valutor q\u00eb mendojn\u00eb se kjo ecuri e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit mund t\u00eb jet\u00eb ndikuar pjes\u00ebrisht edhe nga fushata zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00ebse shohim t\u00eb dh\u00ebnat e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit gjat\u00eb kat\u00ebr zgjedhjeve t\u00eb fundit, p\u00ebrkat\u00ebsisht dy jav\u00eb p\u00ebrpara dhe dy jav\u00eb pas zhvillimit t\u00eb tyre, v\u00ebrehen disa luhatje, por ato nuk tregojn\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb dhe kah t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha rastet.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit lokale, t\u00eb 14 majit 2023, n\u00eb dit\u00ebt para zgjedhjeve pati nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb kursit t\u00eb Euros n\u00eb 110.82 lek\u00eb (nga 111.32 lek\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb jav\u00eb para zgjedhjeve). Pas zgjedhjeve, kursi sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb deri n\u00eb 113.4 lek\u00eb, por kjo rritje nuk zgjati shum\u00eb dhe deri n\u00eb fund t\u00eb muajit kursi arriti n\u00eb nivele edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2021 (25 prill), luhatjet \u201czgjedhore\u201d nuk ishin shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe as n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kah. Edhe n\u00eb at\u00eb rast, pati nj\u00eb r\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pak dit\u00eb para zgjedhjeve (nga 123.13 deri 123.06 lek\u00eb), por kursi u rrit s\u00ebrish qysh para zgjedhjeve dhe n\u00eb dit\u00ebt e para pas tyre. M\u00eb tej, gjat\u00eb majit kursi p\u00ebsoi p\u00ebrs\u00ebri r\u00ebnie n\u00eb nivelet e m\u00ebparshme, posht\u00eb 123 lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2019 (dat\u00eb 30 qershor), nuk u v\u00ebrejt nj\u00eb r\u00ebnie e kursit t\u00eb Euros n\u00eb dit\u00ebt para zgjedhjeve, p\u00ebrkundrazi, l\u00ebvizjet ishin kryesisht n\u00eb kahun e nj\u00eb rritjeje t\u00eb leht\u00eb. N\u00eb 10 dit\u00ebt e fundit para zgjedhjeve, kursi u rrit nga 121.65 lek\u00eb n\u00eb 122.65 lek\u00eb. N\u00eb vazhdim, kursi iu kthye r\u00ebnies dhe dy jav\u00eb pas zgjedhjeve arriti af\u00ebrsisht n\u00eb ato nivele ku ndodhej dy jav\u00eb para tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2017 (25 qershor) pati nj\u00eb tendenc\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb kursit t\u00eb Euros para zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve. N\u00eb dy jav\u00ebt para zgjedhjeve Euro humbi af\u00ebrsisht 1.6 lek\u00eb (nga 133.57 lek\u00eb n\u00eb 131.98 lek\u00eb), nd\u00ebrsa m\u00eb pas u rrit s\u00ebrish sip\u00ebr 132 lek\u00ebve. Niveli prej 131.98 lek\u00ebsh ishte edhe m\u00eb i ul\u00ebt i regjistruar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Nga vrojtimi i ecuris\u00eb s\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit n\u00eb periudhat zgjedhore, v\u00ebrehen luhatje, megjithat\u00eb ato nuk tregojn\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebkahshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb vitet e fundit kursi i k\u00ebmbimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb shtim i luhatshm\u00ebris\u00eb n\u00eb intervale kohore afatshkurtra. Periudhat zgjedhore nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim dhe as nuk shfaqin amplituda l\u00ebvizjeje q\u00eb t\u00eb bien ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sy n\u00eb kurb\u00ebn vjetore t\u00eb kursit.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet n\u00ebse dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb mase luhatja e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb zgjedhore \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht e lidhur me zgjedhjet. \/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/07\/a-e-ndikojne-zgjedhjet-kursin-e-kembimit\/\">A e ndikojn\u00eb zgjedhjet kursin e k\u00ebmbimit?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kursi i k\u00ebmbimit mes Euros dhe Lekut preku nj\u00eb minimum t\u00eb ri historik dit\u00ebn e mart\u00eb, duke zbritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb posht\u00eb 98 lek\u00ebve. R\u00ebnia e kursit t\u00eb Euros n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb prillit dhe n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb majit p\u00ebrkon me faz\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb 11 majit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19505","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19505\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}