{"id":19466,"date":"2025-05-06T18:12:56","date_gmt":"2025-05-06T18:12:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/06\/birn-fieri-faktori-cam-dhe-partite-e-vogla-mund-te-jene-percaktuese-ne-11-maj\/"},"modified":"2025-05-06T18:12:56","modified_gmt":"2025-05-06T18:12:56","slug":"birn-fieri-faktori-cam-dhe-partite-e-vogla-mund-te-jene-percaktuese-ne-11-maj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/06\/birn-fieri-faktori-cam-dhe-partite-e-vogla-mund-te-jene-percaktuese-ne-11-maj\/","title":{"rendered":"BIRN: Fieri, \u201cfaktori \u00e7am\u201d dhe partit\u00eb e vogla mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb 11 maj"},"content":{"rendered":"<p><span>Qarku i Fierit num\u00ebron mbi 400 mij\u00eb votues dhe zgjedh 16 deputet\u00eb, pra \u00ebsht\u00eb qarku i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb vend pas Tiran\u00ebs. Dhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave, n\u00eb zgjedhjet e 11 majit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark duket se jan\u00eb aktive dhe shpresojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandate edhe partit\u00eb e vogla, t\u00eb tilla si Partia Socialdemokrate, Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet apo L\u00ebvizja Bashk\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Qarku i Fierit ka votuar tradicionalisht majtas ku Partia Socialiste ka qen\u00eb gjithmon\u00eb forc\u00eb e par\u00eb. Por fakti q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qarqet me num\u00ebr mandatesh \u00e7ift, e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb maksimizimin n\u00eb mandate t\u00eb diferencave t\u00eb ngushta.<\/span><\/p>\n<p><span>Rezultati m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt daton n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2017, kur fitoi 104 mij\u00eb vota ose 57% t\u00eb totalit. Kjo u shp\u00ebrblye me 10 mandate, por mandati i dhjet\u00eb ishte rrjedhoj\u00eb e rreth 6 mij\u00eb votave q\u00eb nj\u00eb kandidat humb\u00ebs i Partis\u00eb Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet, mori nga thesi tradicional i demokrat\u00ebve. Kandidati n\u00eb fjal\u00eb garon sot p\u00ebr socialist\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Rezultati m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt ishte ai i vitit 2021, kur fitoi gati 65 mij\u00eb vota ose 37%. Kjo e ndau numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb mandateve n\u00eb 9 p\u00ebr PS, 6 p\u00ebr PD dhe 1 p\u00ebr LSI.<\/span><\/p>\n<p><span>Socialist\u00ebt kan\u00eb deklaruar se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, mandati i dhjet\u00eb n\u00eb Fier \u00ebsht\u00eb objektivi i tyre, por q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb marrin edhe m\u00eb shum\u00eb vota se n\u00eb vitin 2017. E kund\u00ebrta, nj\u00eb ngritje e opozit\u00ebs dhe ndarja e mandateve barazim 8 me 8 ngjan gjithashtu i v\u00ebshtir\u00eb. PD dhe LSI s\u00ebbashku n\u00eb zgjedhjet e kaluara mor\u00ebn 77 mij\u00eb vota, kundrejt 91 mij\u00ebve t\u00eb marra nga socialist\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i PS mori 52% t\u00eb votave dhe 9 mandate. Koalicioni i djatht\u00eb mori 40% t\u00eb votave dhe 6 mandate nd\u00ebrsa LSI mori nj\u00eb mandat me 6%. N\u00eb 2013, socialist\u00ebt mor\u00ebn s\u00ebrish 9 mandate por LSI u rrit n\u00eb dy mandate dhe PD ndau t\u00eb pes\u00eb mandatet e koalicionit t\u00eb saj me Partin\u00eb Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet, e cila mori nj\u00eb mandat.<\/span><\/p>\n<p><span>Faktor\u00ebt lokal\u00eb dhe partit\u00eb e vogla pritet gjithsesi t\u00eb luajn\u00eb rol n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, qoft\u00eb si kandidate p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandate, ashtu edhe si forca, votat e t\u00eb cilave mund t\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb mandatet e t\u00eb m\u00ebdhenjve.<\/span><\/p>\n<p><span>Faktori \u00c7am duket se \u00ebsht\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb loj\u00eb, k\u00ebsaj here, deputeti aktual i PD-s\u00eb Nustret Avdulla, i cili u zgjodh nga listat e mbyllura t\u00eb koalicionit t\u00eb PD-s\u00eb nga radh\u00ebt e PDIU-s\u00eb n\u00eb vitin 2021, provon fatin p\u00ebr socialist\u00ebt duke garuar nga listat e hapura. Avdulla pati marr\u00eb n\u00eb vitin 2021 rreth 2,500 vota p\u00eblqyese dhe n\u00ebse k\u00ebto vota i kalojn\u00eb socialist\u00ebve, jan\u00eb gjithsesi jo shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb rezultat.<\/span><\/p>\n<p><span>Popullata me origjin\u00eb \u00e7ame zakonisht voton kund\u00ebr PS-s\u00eb, por n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, aleanca n\u00eb nivel vendor mes PS-s\u00eb dhe disa politikan\u00ebve q\u00eb pretendojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e k\u00ebtij grupimi shoq\u00ebror ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht produktive p\u00ebr socialist\u00ebt n\u00eb drejtim t\u00eb mandateve, sidomos n\u00eb qarqet Tiran\u00eb dhe Elbasan. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse ky do t\u00eb jet\u00eb edhe rasti n\u00eb Fier.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb shum\u00eb rol n\u00eb rezultat se sa elementi \u00e7am, p\u00ebr socialist\u00ebt ka gjasa do t\u00eb ket\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb. Partia q\u00eb garon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb sfidon socialist\u00ebt me nj\u00eb program t\u00eb majt\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb demonstruar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i jep k\u00ebtij qarku, kjo parti zhvilloi takimin e saj hap\u00ebs t\u00eb fushat\u00ebs pik\u00ebrisht n\u00eb Fier. Kandidatja e saj e par\u00eb, Mirela Ruko, \u00ebsht\u00eb sekretare organizative e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb aktualisht an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb, pasi partia e saj mori mbi 7 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr k\u00ebshill t\u00eb pushtetit vendor 2023. N\u00eb rast se fiton, ka shum\u00eb gjasa q\u00eb mandati i Bashk\u00eb i rr\u00ebmbehet Partis\u00eb Socialiste.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb apo jo t\u00eb mobilizoj\u00eb mbi 10 mij\u00eb vota q\u00eb nevojiten p\u00ebr t\u00eb fituar mandat por n\u00eb \u00e7do rast, sado pak vota q\u00eb ajo t\u00eb marr\u00eb, gjasat jan\u00eb q\u00eb do t\u2019i marr\u00eb nga votuesit tradicional\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se socialist\u00ebve do t\u2019i duhet nj\u00eb p\u00ebrpjekje shtes\u00eb p\u00ebr mandatin e dhjet\u00eb, e ndoshta, n\u00ebse Bashk\u00eb rr\u00ebmben 7 apo 8 mij\u00eb vota prej tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, duhet t\u00eb ruajn\u00eb edhe mandatin e n\u00ebnt\u00eb, i cili eventualisht mund t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb preh\u00ebrin e opozit\u00ebs. Kjo natyrisht q\u00eb balancohet n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase nga prania e disa partive t\u00eb tjera t\u00eb vogla, t\u00eb cilat sh\u00ebnjestrojn\u00eb elektoratin tradicional t\u00eb djatht\u00eb. Partia Mund\u00ebsia e Agron Shehaj, Koalicioni Euroatlantik i Bash\u00ebs dhe Djathtas p\u00ebr Zhvillim jan\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha grupe t\u00eb dala nga PD ose pjes\u00ebrisht nga PD. Forca e tyre n\u00eb nivel vendor \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohet.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund, Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet, duket se g\u00ebrryen nga t\u00eb dyja an\u00ebt e politik\u00ebs por \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se nga mb\u00ebshtet\u00ebsit tradicional\u00eb t\u00eb kujt ane g\u00ebrryen m\u00eb shum\u00eb. Nisma Thurrje ka marr\u00eb 921 vota ose 0.5% kur garoi n\u00eb qark n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021.<\/span><\/p>\n<p><span>Partia Socialdemokrate e Tom Doshit u profilizua n\u00eb bashkit\u00eb e qarkut Fier si pretendente p\u00ebr mandat n\u00eb zgjedhjet e vitit 2023. Kjo parti mori 8300 vota n\u00eb garat p\u00ebr k\u00ebshille n\u00eb gjasht\u00eb bashkit\u00eb e Fierit dhe aktualisht nj\u00eb num\u00ebr drejtor\u00ebsh t\u00eb administrat\u00ebs publike mbushin list\u00ebn e saj t\u00eb kandidat\u00ebve. Efekti i saj n\u00eb zgjedhjet e 11 majit mbetet gjithsesi i pasigurt p\u00ebr shkak se drejtor\u00ebt kandidat\u00eb t\u00eb saj jan\u00eb duke u shkarkuar n\u00eb Fier, gj\u00eb q\u00eb sugjeron se v\u00ebllai socialist i sheh si g\u00ebrryes nga votat e saj.<\/span><\/p>\n<div class=\"infogram-embed\"><\/div>\n<p>\n<strong><span>Profili demografik e social<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Qarku i Fierit shtrihet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht fushore dhe kodrinore, nga bregdeti i Adriatikut deri pran\u00eb Malit t\u00eb Shpiragut n\u00eb per\u00ebndim. Lumi Vjos\u00eb p\u00ebrb\u00ebn kufirin jugor me qarqet Vlor\u00eb e Gjirokast\u00ebr. Ult\u00ebsira e Myzeqes\u00eb p\u00ebrb\u00ebn zon\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bujq\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb territorin e qarkut gjenden pjesa m\u00eb e madhe e fushave naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Marinza, Visoka dhe Cakran-Mollaj, kjo e fundit pothuajse e shterruar t\u00ebr\u00ebsisht.<\/span><\/p>\n<p><span>Qyteti i Fierit u zhvillua fillimisht si qend\u00ebr tregtare e m\u00eb pas si qend\u00ebr industriale, rol t\u00eb cilin e ruan edhe sot, me industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs. Qyteti i Lushnj\u00ebs pati histori t\u00eb ngjashme, nj\u00eb qend\u00ebr rajonale tregtie e zgjeruar me industrin\u00eb agroushqimore si dhe t\u00eb plastik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Qyteza e Ballshit u nd\u00ebrtua me pun\u00eb t\u00eb t\u00eb burgosurve n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb rafinerie nafte, e cila p\u00ebrpunoi naft\u00ebn e vendburimit Cakran \u2013 Mollaj dhe q\u00eb aktualisht nuk ekziston m\u00eb. QytezEduara e Patosit u zhvillua gjithashtu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs nd\u00ebrsa ajo e Roskovecit ka ekzistuar si treg p\u00ebr zon\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Krahas bujq\u00ebsis\u00eb, peshkimi ka nj\u00eb rol n\u00eb ekonomin\u00eb vend\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Lagun\u00ebn e Karavastas\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Turizmi \u00ebsht\u00eb i zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kufizuar n\u00eb zon\u00ebn e Divjak\u00ebs dhe Karavastas\u00eb nd\u00ebrsa plazhi i Semanit, mbetet i virgj\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span>Censi i popullsis\u00eb i vitit 2023 gjeti 240 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb territorin e k\u00ebtij qarku, nga t\u00eb cil\u00ebt, 55% jetojn\u00eb n\u00eb zonat rurale. Popullsia ka r\u00ebn\u00eb me 22% nga viti 2011 dhe me 37% nga viti 2001. R\u00ebnia dramatike e popullsis\u00eb ka sjell\u00eb edhe plakjen e saj. N\u00eb nivel qarku, kat\u00ebr n\u00eb \u00e7do dhjet\u00eb votues jan\u00eb mbi 65 vje\u00e7 dhe tema e pensioneve t\u00eb ul\u00ebta \u00ebsht\u00eb ky\u00e7e. Qyteti i Fierit, dikur nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb populluara t\u00eb vendit, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 53 mij\u00eb banor\u00eb aktualisht nd\u00ebrsa qyteti i Lushnj\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 26 mij\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Rreth 56% e popullsis\u00eb s\u00eb qarkut banon n\u00eb zonat rurale.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kandidat\u00ebt<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb num\u00ebr drejtor\u00ebsh, p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb lidhur me Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, mbush listat e kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. N\u00eb list\u00ebn e mbyllur dhe t\u00eb sigurt gjenden ministrat Belinda Balluku e Petrit Malaj nd\u00ebrsa m\u00eb posht\u00eb n\u00eb list\u00eb garojn\u00eb Kiduina Zaka, drejtoresh\u00eb n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb, Erjo Mile, drejtues n\u00eb kryeministri dhe Ana Nako, drejtoresh\u00eb gjimnazi.<\/span><\/p>\n<p><span>Ceno Klosi, ish-drejtor n\u00eb tatime, OSHEE dhe s\u00eb fundmi, z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Ballukut, garon p\u00ebr nj\u00eb mandat nga listat e hapura krahas deputetit ish-demokrat nga rradh\u00ebt e PDIU-s\u00eb, Nustret Avdulla apo deputetes aktuale Antoneta Dhima. Zegjine \u00c7aushi, juriste n\u00eb kompanin\u00eb shtet\u00ebrore Illyrian Guard n\u00eb Tiran\u00eb dhe ish-kryeinspektore n\u00eb IKMT Roskovec garon krahas Zaira Gjik\u00ebs, drejtoresh\u00eb e DRAP Fier.<\/span><\/p>\n<p><span>Deputet\u00ebt aktual\u00eb Gazmend Bardhi, Luan Ba\u00e7i udh\u00ebheqin list\u00ebn e mbyllur t\u00eb opozit\u00ebs ku gjendet edhe Brunilda Haxhiu nga Partia e Liris\u00eb dhe Eduart Sharka nga PD e Lushnjes.<\/span><\/p>\n<p><span>L\u00ebvizja Bashk\u00eb drejtohet nga Mirela Ruko dhe Elis Baba. Lista e Partis\u00eb Mund\u00ebsia udh\u00ebhiqet nga Frida Mavriqi, nj\u00eb gazetare nd\u00ebrsa ajo e Partis\u00eb Socialdemokrate nga Stela Sk\u00ebnderaj. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/06\/fieri-faktori-cam-dhe-partite-e-vogla-mund-te-jene-percaktuese-per-mandate\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/06\/birn-fieri-faktori-cam-dhe-partite-e-vogla-mund-te-jene-percaktuese-ne-11-maj\/\">BIRN: Fieri, \u201cfaktori \u00e7am\u201d dhe partit\u00eb e vogla mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb 11 maj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qarku i Fierit num\u00ebron mbi 400 mij\u00eb votues dhe zgjedh 16 deputet\u00eb, pra \u00ebsht\u00eb qarku i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb vend pas Tiran\u00ebs. Dhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave, n\u00eb zgjedhjet e 11 majit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark duket se jan\u00eb aktive dhe shpresojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandate edhe partit\u00eb e vogla, t\u00eb tilla si Partia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19466","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19466\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}