{"id":19314,"date":"2025-05-06T05:45:40","date_gmt":"2025-05-06T05:45:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/06\/2-mije-subjekteve-iu-rriten-detyrimet-taksat-vendore-sqarojne-perllogaritjen\/"},"modified":"2025-05-06T05:45:40","modified_gmt":"2025-05-06T05:45:40","slug":"2-mije-subjekteve-iu-rriten-detyrimet-taksat-vendore-sqarojne-perllogaritjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/06\/2-mije-subjekteve-iu-rriten-detyrimet-taksat-vendore-sqarojne-perllogaritjen\/","title":{"rendered":"2 mij\u00eb subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojn\u00eb p\u00ebrllogaritjen"},"content":{"rendered":"<p>Rreth 2% t\u00eb totalit prej 100 mij\u00eb subjekteve aktive n\u00eb Tiran\u00eb apo 2 mij\u00eb tatimpagues kan\u00eb k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr rivler\u00ebsimin e detyrimeve t\u00eb taksave vendore p\u00ebr vitin 2025, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Tarifave dhe Taksave Vendore.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta konfuzioni u krijua pasi n\u00eb fillim t\u00eb muajit maj, nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore, iu \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar detyrimi i rishikuar p\u00ebr 2024 dhe 2025, pasi kishin paguar detyrimin p\u00ebr 2024 dhe 2025-n, sipas afatit brenda dat\u00ebs 20 Prill 2025.<\/p>\n<p>Rritja e detyrimeve p\u00ebr tarif\u00ebn e pastrimit dhe taks\u00ebn e infrastruktur\u00ebs arsimore erdhi pas rivler\u00ebsimit t\u00eb xhiros vjetore. Pasi p\u00ebr biznesin me xhiro nga 0 deri 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit tarifa e pastrimit \u00ebsht\u00eb 4 mij\u00eb lek\u00eb referuar kategorizimeve t\u00eb vendimit t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak t\u00eb 2019-s.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr kategorin\u00eb e xhiros nga 2 deri 8 milion\u00eb lek\u00eb tarifa \u00ebsht\u00eb 11,5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr subjektet p.sh nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me xhiro deri n\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, taksa e infrastruktur\u00ebs arsimore \u00ebsht\u00eb 2,500 lek\u00eb dhe p\u00ebr xhiro nga 2 deri 8 milion\u00eb lek\u00eb taksa \u00ebsht\u00eb 4 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb sqarimi publik (edhe pas 2 k\u00ebrkesave t\u00eb Monitor ndaj institucionet t\u00eb tarifave dhe taksave vendore Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk mori p\u00ebrgjigje m\u00eb dat\u00eb 2 Maj) shum\u00eb prej tyre nuk e dinin n\u00ebse fatura e re q\u00eb u \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb detyrim t\u00eb ri p\u00ebr shkak t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb xhiros, apo \u00ebsht\u00eb shtes\u00eb mbi nj\u00eb detyrim ekzistues.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr Informacion Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka dh\u00ebn\u00eb sqarime mbi p\u00ebrllogaritjen e detyrimeve p\u00ebr subjektet q\u00eb nuk kan\u00eb vet\u00ebdeklaruar ndryshimet n\u00eb xhiron e biznesit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV), p\u00ebrllogaritja e detyrimit \u00ebsht\u00eb kryer, duke marr\u00eb parasysh informacionin e ri t\u00eb xhiros s\u00eb subjekteve t\u00eb siguruar nga DRTT dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>DPTTV sqaron se vlera e muajit mars nuk reflektonte detyrimin e plot\u00eb p\u00ebr subjektet me xhiro t\u00eb rivler\u00ebsuar dhe shtesa e detyrimit u reflektua n\u00eb fatur\u00ebn e muajit maj.<\/p>\n<p>\u201cRrjedhimisht, njoftimi q\u00eb subjekti ka marr\u00eb n\u00eb muajin Mars 2025 nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ka pasqyruar vler\u00ebn e detyrimit t\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas fash\u00ebs 0-2 milion\u00eb, sipas informacionit q\u00eb kishte institucioni, n\u00eb kushtet e mosdeklarimit dhe munges\u00ebs s\u00eb informacionit. Pra sqarojm\u00eb se vlera e njoftuar n\u00eb muajin Mars 2025 nuk ka pasqyruar detyrimin e plot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb kushtet e mosdeklarimit, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka vler\u00ebsuar detyrimin e plot\u00eb, nisur nga informacioni i marr\u00eb nga DRTT n\u00eb Prill 2025, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritjen edhe t\u00eb gjobave dhe kamat\u00ebvonesave, nga momenti i lindjes s\u00eb detyrimit, sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore t\u00eb sip\u00ebrcituara\u201d.<\/p>\n<p>Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaron se rivler\u00ebsimi b\u00ebhet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb parandalohet fshehja e t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb sigurohet nj\u00eb trajtim i drejt\u00eb dhe i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb tatimpaguesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rivler\u00ebsimit t\u00eb detyrimit bizneset u p\u00ebrball\u00ebn dhe me gjoba dhe kamatvonesa p\u00ebr mosdeklarim n\u00eb afat t\u00eb ndryshimit t\u00eb xhiros q\u00eb sjell automatikisht ndryshimin e kategoris\u00eb p\u00ebr taksat e infrastruktur\u00ebs arsimore dhe pastrimit.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb dh\u00ebna nga institucioni, kur nj\u00eb subjekt nuk paraqet ndryshimin e xhiros brenda afatit ligjor t\u00eb 15 dit\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrcakton neni 43 i Ligjit num\u00ebr 9920, dat\u00eb 19.05.2008 \u201cP\u00ebr procedurat Tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar p\u00ebrllogarit detyrimin e taksave bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebparshme q\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrllogaritje, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit nga ana e subjektit, mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb gjoba dhe kamat\u00ebvones\u00eb, t\u00eb cilat shtohen n\u00eb detyrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr tatimet vendore.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaron se \u00e7do detyrim tatimor duhet t\u00eb deklarohet nga subjekti brenda afateve t\u00eb caktuara, dhe se \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion lidhur me k\u00ebto ndryshime mund t\u00eb adresohet n\u00eb adres\u00ebn taksat@tirana.al ose mund t\u00eb b\u00ebhet pran\u00eb sporteleve t\u00eb tatimeve.<\/p>\n<p>Por ekspert\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb se ligji p\u00ebr procedurat tatimore nuk p\u00ebrcakton detyrimin e tyre p\u00ebr vet\u00ebdeklarim t\u00eb ndryshimeve t\u00eb xhiros n\u00eb tatimet vendore. Audituesi Ligjor Julian Sara\u00e7i thot\u00eb se asnj\u00eb nga dispozitat ligjore apo n\u00ebnligjore p\u00ebrcakton detyrimin e tatimpaguesit p\u00ebr ndryshimin e statusit t\u00eb xhiros te taksat vendore.<\/p>\n<p>\u201cReferuar nenit 43 t\u00eb ligjit nr. 9920, dat\u00eb 19.5.2008 \u201cP\u00ebr procedurat tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, tatimpaguesi q\u00eb ndryshon statusin sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb ligjet tatimore t\u00eb ve\u00e7anta, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb njoftoj\u00eb administrat\u00ebn tatimore p\u00ebrkat\u00ebse, konkretisht drejtorin\u00eb rajonale tatimore (DRT), brenda 15 dit\u00ebve kalendarike nga data e regjistrimit t\u00eb ndryshimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur ndryshimi diktohet nga nj\u00eb kontroll i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb administrata q\u00eb kryen kontrollin ajo q\u00eb njofton administrat\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebse brenda 10 dit\u00ebve kalendarike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas pik\u00ebs 43.2.1 t\u00eb Udh\u00ebzimit nr. 24, dat\u00eb 02.09.2008, n\u00eb rastet kur ndryshon p\u00ebrgjegj\u00ebsia tatimore pas regjistrimit fillestar, personi i tatuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb njoftoj\u00eb DRT-n\u00eb e juridiksionit p\u00ebr ndryshimet e ndodhura.<\/p>\n<p>Ky deklarim mund t\u00eb b\u00ebhet edhe online p\u00ebrmes portalit e-Albania, dhe formulari i plot\u00ebsuar i d\u00ebrgohet elektronikisht DRT-s\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, e cila pas verifikimit brenda 2 dit\u00ebve pune miraton ndryshimin dhe e njofton tatimpaguesin n\u00eb llogarin\u00eb e tij elektronike ose n\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebnyrat e tjera t\u00eb komunikimit ligjor.<\/p>\n<p>P\u00ebr ilustrim, udh\u00ebzimi parashikon disa raste konkrete t\u00eb ndryshimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb tatimore:<\/p>\n<p>\u00b7 Tejkalimi i pragut t\u00eb qarkullimit prej 8 milion\u00eb lek\u00ebsh, kur tatimpaguesi kalon nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb tatimpagues t\u00eb tatimit mbi fitimin;<\/p>\n<p>\u00b7 Shtimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr tatimin n\u00eb burim;<\/p>\n<p>\u00b7 Shtimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr TVSH-n\u00eb;<\/p>\n<p>\u00b7 Ndryshimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kontributet e sigurimeve shoq\u00ebrore, p.sh., kur nj\u00eb person i vet\u00ebpun\u00ebsuar kalon n\u00eb statusin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit me pun\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebto raste, tatimpaguesi ka detyrimin t\u00eb njoftoj\u00eb DRT-n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, e cila reflekton ndryshimet n\u00eb sistemin e administrimit tatimor.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto dispozita ligjore dhe n\u00ebnligjore nuk parashikohet q\u00eb Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve p\u00ebr T\u00eb Ardhurat nga Taksat Vendore (DPTTV) t\u00eb jet\u00eb organ prit\u00ebs apo miratues i njoftimeve p\u00ebr ndryshimin e statusit.<\/p>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe kompetenca i takon vet\u00ebm DRT-ve p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat trajtojn\u00eb dhe formalizojn\u00eb k\u00ebto ndryshime n\u00eb sistem dhe koordinojn\u00eb m\u00eb tej dhe p\u00ebrcjellin informacionet te DPTTV p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, sqaron Sara\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebrdit\u00ebsimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrimit<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb parashikon neni 43 i ligjit \u201cP\u00ebr procedurat Tatimore\u201d<\/p>\n<p>1.Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron \u00e7do ndryshim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb ligjin nr.9723, dat\u00eb 3.5.2007 \u201cP\u00ebr Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit\u201d.<\/p>\n<p>1\/1. N\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr regjistrimin e biznesit, aplikimi p\u00ebr ndryshimin e selis\u00eb dhe hapja e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb, t\u00eb ndryshme nga selia, n\u00eb \u00e7do rast b\u00ebhen p\u00ebrpara nisjes efektive t\u00eb veprimtaris\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr hapjen e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb, t\u00eb ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me nj\u00eb certifikat\u00eb, me num\u00ebr unik identifikimi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb regjistrimit, por me num\u00ebr serial t\u00eb ndrysh\u00ebm. Kjo certifikat\u00eb l\u00ebshohet p\u00ebr t\u00eb identifikuar vendndodhjen e ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga selia.<\/p>\n<p>1\/2. Edhe personi fizik tregtar i pajisur me NIPT\/NUIS, p\u00ebr \u00e7do veprimtari t\u00eb re q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb regjistroj\u00eb, pajiset me nj\u00eb certifikat\u00eb, me num\u00ebr unik identifikimi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb regjistrimit, por me num\u00ebrserial t\u00eb ndrysh\u00ebm, me q\u00ebllim identifikimin e vendndodhjes t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>2. Tatimpaguesi, statusi i t\u00eb cilit ndryshon nga nj\u00eb kategori n\u00eb tjetr\u00ebn, sipas parashikimeve n\u00eb ligjet e ve\u00e7anta tatimore, duhet t\u00eb njoftoj\u00eb administrat\u00ebn tatimore p\u00ebrkat\u00ebse, brenda 15 dit\u00ebve kalendarike nga data e regjistrimit t\u00eb ndryshimit.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb ndryshim i till\u00eb i statusit diktohet nga nj\u00eb kontroll, i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, administrata q\u00eb kryen kontrollin njofton administrat\u00ebn tjet\u00ebr, brenda 10 dit\u00ebve kalendarike pas k\u00ebtij ndryshimi.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/06\/2-mije-subjekteve-iu-rriten-detyrimet-taksat-vendore-sqarojne-perllogaritjen\/\">2 mij\u00eb subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojn\u00eb p\u00ebrllogaritjen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 2% t\u00eb totalit prej 100 mij\u00eb subjekteve aktive n\u00eb Tiran\u00eb apo 2 mij\u00eb tatimpagues kan\u00eb k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr rivler\u00ebsimin e detyrimeve t\u00eb taksave vendore p\u00ebr vitin 2025, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Tarifave dhe Taksave Vendore. P\u00ebr ta konfuzioni u krijua pasi n\u00eb fillim t\u00eb muajit maj, nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19314","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19314","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19314"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19314\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}