{"id":19263,"date":"2025-05-05T18:30:58","date_gmt":"2025-05-05T18:30:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/irena-gjoka-skam-denim-ne-greqi-po-me-bejne-shantazh\/"},"modified":"2025-05-05T18:30:58","modified_gmt":"2025-05-05T18:30:58","slug":"irena-gjoka-skam-denim-ne-greqi-po-me-bejne-shantazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/irena-gjoka-skam-denim-ne-greqi-po-me-bejne-shantazh\/","title":{"rendered":"Irena Gjoka: S\u2019kam d\u00ebnim n\u00eb Greqi, po m\u00eb b\u00ebjn\u00eb shantazh!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Edmond Hoxhaj<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha publikoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nj\u00eb dokument t\u00eb prezantuar si nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs n\u00eb Greqi, sipas s\u00eb cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar me 3 muaj burg dhe gjob\u00eb p\u00ebr falsifikimin e nj\u00eb pasaporte dhe nj\u00eb vize n\u00eb mesin e viteve 2000.<\/p>\n<p>Denoncimin Berisha e kreu pasi doli nga ambjentet e SPAK, ku duhet t\u00eb paraqitet p\u00ebr shkak t\u00eb mas\u00ebs detyrim paraqitje t\u00eb caktuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi p\u00ebr korrupsion ndaj tij. Ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Gjoka, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb avokat\u00ebt e tij deklaruan para mediave se \u201cvendimet e saj p\u00ebr Berish\u00ebn jan\u00eb nul\u201d.<\/p>\n<p>Dyshimet p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb gjyqtares Gjoka n\u00eb Greqi qarkulluan edhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes mediave greke. E pyetur nga BIRN mbi vendimin e d\u00ebnimit, Gjoka e mohoi kategorikisht.<\/p>\n<p>\u201cAbsolutisht nuk jam e d\u00ebnuar nga asnj\u00eb nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb greke,\u201d tha gjyqtarja Irena Gjoka p\u00ebrmes telefonit, nd\u00ebrsa i p\u00ebrcolli BIRN disa dokumente t\u00eb p\u00ebrcjella nga autoritetet gjyq\u00ebsore greke t\u00eb Athin\u00ebs, ku shkruhet se nuk rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr ndonj\u00eb proces penal ndaj Irena Gjok\u00ebs, e cila ka mbajtur m\u00eb par\u00eb edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb verifikimeve zyrtare q\u00eb po kryen Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr dekriminalizimin, autoritetet greke i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur zyrtarisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jam e d\u00ebnuar, por nuk ekziston asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb negative n\u00eb emrin tim n\u00eb te gjitha institucionet ligjzbatuese\u201d, tha Gjoka, nd\u00ebrsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>BIRN nuk arriti t\u00eb verifikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dokumentin e publikuar nga Berisha si dhe dokumentet e p\u00ebrcjella e gjyqtarja Irena Gjoka, por rasti duket se ka v\u00ebn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb l\u00ebvizje institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, e pyetur p\u00ebr denoncimin publik t\u00eb Berish\u00ebs, tha se kishte nisur verifikimin p\u00ebr Gjok\u00ebn n\u00eb maj t\u00eb vitit 2024 dhe ende nuk e kishte p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb dat\u00eb 05.05.2025, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, nuk ka p\u00ebrfunduar verifikimin e thelluar dhe nuk ka dal\u00eb me vendim p\u00ebr miratimin e rezultateve t\u00eb verifikimit. Bazuar n\u00eb denoncimin e b\u00ebr\u00eb publik, do t\u00eb vazhdoj\u00eb procesi i verifikimit t\u00eb thelluar,\u201d tha Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme b\u00ebri me dije p\u00ebrmes koordinatores p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, Rozeta Tase, se do t\u2019u d\u00ebrgohet s\u00ebrish let\u00ebr-porosi autoriteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb greke, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna lidhur me vendimin specifik t\u00eb publikuar nga Berisha si vendimarrje t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs. Nd\u00ebrsa Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD i tha BIRN se \u201cinformacioni i b\u00ebr\u00eb publik t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ndaj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, do t\u00eb trajtohet dhe vler\u00ebsohet nga ana e ILD-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet ligjore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Irena Gjoka e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtare n\u00eb Fier dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Prej dhjetorit 2019, ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, I njohur ndryshe dhe si ligji dekriminalizimit, u miratua m\u00eb 17 dhjetor t\u00eb vitit 2015 dhe hyri n\u00eb fuqi n\u00eb fillim t\u00eb 2016-\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb funksionar\u00ebt q\u00eb ishin subjekte t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebrfshi dhe gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb e plot\u00ebsuan dhe dor\u00ebzuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb formularin e dekriminalizimit n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016. Legjislacioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk parashikon deklarim periodik.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/05\/irena-gjoka-skam-denim-ne-greqi-po-me-bejne-shantazh\/\">Irena Gjoka: S\u2019kam d\u00ebnim n\u00eb Greqi, po m\u00eb b\u00ebjn\u00eb shantazh!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edmond Hoxhaj Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha publikoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nj\u00eb dokument t\u00eb prezantuar si nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs n\u00eb Greqi, sipas s\u00eb cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar me 3 muaj burg dhe gjob\u00eb p\u00ebr falsifikimin e nj\u00eb pasaporte dhe nj\u00eb vize n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19263","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19263\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}