{"id":19248,"date":"2025-05-05T17:52:07","date_gmt":"2025-05-05T17:52:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/analiza-cila-do-te-ishte-kostoja-e-vizites-se-vucic-ne-moske-per-serbine\/"},"modified":"2025-05-05T17:52:07","modified_gmt":"2025-05-05T17:52:07","slug":"analiza-cila-do-te-ishte-kostoja-e-vizites-se-vucic-ne-moske-per-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/analiza-cila-do-te-ishte-kostoja-e-vizites-se-vucic-ne-moske-per-serbine\/","title":{"rendered":"Analiza: Cila do t\u00eb ishte kostoja e vizit\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Vizita e paralajm\u00ebruar shum\u00eb her\u00eb e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, n\u00eb Mosk\u00eb, po shihet me shqet\u00ebsim p\u00ebr shkak t\u00eb pasojave t\u00eb mundshme p\u00ebr rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Serbis\u00eb. Vendimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb parad\u00ebn e Dit\u00ebs s\u00eb Fitores kund\u00ebr fashizmit m\u00eb 9 maj, Vu\u00e7i\u00e7 e b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb fillim t\u00eb marsit, pas nj\u00eb bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.<\/p>\n<p>N\u00ebse Vu\u00e7iq udh\u00ebton n\u00eb Mosk\u00eb, ku do t\u00eb takohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fizikisht me Putinin q\u00eb nga fillimi i pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, kjo do t\u00eb ket\u00eb pasoja serioze p\u00ebr procesin e integrimit evropian t\u00eb Serbis\u00eb, vler\u00ebson p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb diplomati n\u00eb pension, Sreqko Gjukiq.<\/p>\n<p>\u201cKjo mund t\u00eb jet\u00eb e dobishme p\u00ebr regjimin serb, por nuk \u00ebsht\u00eb aspak e dobishme p\u00ebr rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Serbis\u00eb, as p\u00ebr Bashkimin Evropian si nj\u00eb entitet i fuqish\u00ebm ekonomik e politik n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe, sigurisht, as p\u00ebr vendet e tjera kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE\u201d, shpjegon Gjukiq.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Brukseli?<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb negociata p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE q\u00eb nga viti 2014. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb rreshtuar me sanksionet e BE-s\u00eb ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit ndaj Ukrain\u00ebs, dhe autoritetet n\u00eb Beograd kan\u00eb vazhduar marr\u00ebdh\u00ebniet me Mosk\u00ebn edhe pas vitit 2022, p\u00ebrkund\u00ebr paralajm\u00ebrimeve nga Brukseli.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi m\u00eb i fundit erdhi nga komisionerja evropiane p\u00ebr zgjerim, Marta Kos, e cila vizitoi Beogradin n\u00eb fund t\u00eb prillit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media m\u00eb 29 prill, ajo tha se \u201c\u00ebsht\u00eb vendim i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00ebse do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb\u201d, por paralajm\u00ebroi se n\u00ebse Vu\u00e7i\u00e7 shkon, ajo do ta ket\u00eb \u201cshum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta ndihmoj\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb mbetet fuqish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn evropiane\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shkosh n\u00eb Mosk\u00eb dhe t\u00eb festosh me Putinin apo me ushtrin\u00eb e tij q\u00eb vret njer\u00ebz n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat evropiane dhe vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb vitit 2022 q\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb mos nd\u00ebrmarrin asnj\u00eb veprim q\u00eb do t\u00eb legjitimonte Putinin dhe Rusin\u00eb\u201d, tha Kos.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dh\u00ebn\u00eb ende p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet e REL-it lidhur me paralajm\u00ebrimin e Vu\u00e7iqit p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik?<\/p>\n<p>Pas vitesh balancimi mes Per\u00ebndimit dhe Lindjes, rruga evropiane e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb komprometuar, vler\u00ebson ish-diplomati Gjukiq.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se n\u00eb rast t\u00eb shkuarjes s\u00eb Vu\u00e7iqit n\u00eb Mosk\u00eb, \u201cduhet pritur veprime t\u00eb caktuara\u201d nga Brukseli.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb nga arsenali i pasur q\u00eb BE ka ndaj Serbis\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb ndihmat financiare, donacionet, mb\u00ebshtetjen politike dhe regjimin pa viza \u2013 t\u00eb gjitha ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rishikohen dhe t\u00eb vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje\u201d, thot\u00eb Gjukiq.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb partneri m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tregtar i Serbis\u00eb. Nga vendet e BE-s\u00eb vjen edhe pjesa m\u00eb e madhe e investimeve t\u00eb huaja direkte.<\/p>\n<p>Gjukiq shton se af\u00ebrsia e Serbis\u00eb me Rusin\u00eb nuk rrezikon vet\u00ebm rrug\u00ebn e saj drejt BE-s\u00eb, por ndikon negativisht edhe te shtetet e tjera kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mundur t\u00eb luhatet mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit. Kjo duhet t\u00eb marr\u00eb fund\u201d, p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>Kujt po i d\u00ebrgon mesazh Vu\u00e7i\u00e7?<\/p>\n<p>P\u00ebr Jelica Kurjak, ish-ambasadore e Serbis\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb, paralajm\u00ebrimi i Vu\u00e7iqit p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Mosk\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr BE-n\u00eb, sesa p\u00ebr Putinin.<\/p>\n<p>\u201cAi ndoshta mendon se me k\u00ebt\u00eb do t\u2019i tregoj\u00eb BE-s\u00eb se nuk varet vet\u00ebm nga ata, se ka Rusin\u00eb pas vetes, dhe k\u00ebshtu p\u00ebrpiqet t\u00eb forcoj\u00eb imazhin e tij, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion\u201d, vler\u00ebson Kurjak.<\/p>\n<p>Sipas saj, nuk ekziston asnj\u00eb arsye tjet\u00ebr e justifikueshme. Ajo p\u00ebrmend edhe kritikat q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb autoriteteve n\u00eb Beograd nga BE-ja p\u00ebr shkak t\u00eb protestave t\u00eb zgjatura t\u00eb student\u00ebve, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vdekjen e 16 personave nga shembja e nj\u00eb strehe betoni n\u00eb stacionin e trenit n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket negociatave p\u00ebr kompanin\u00eb NIS dhe furnizimet me gaz natyror rus, Kurjak thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb takim ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb mes Vu\u00e7iqit dhe Putinit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast konkret me NIS-in, nuk varet asgj\u00eb nga Rusia. Amerika ka vendosur sanksione ndaj kompanis\u00eb q\u00eb bleu kompanin\u00eb ton\u00eb. Pra, Amerika do t\u00eb vendos\u00eb kur dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, thekson Kurjak.<\/p>\n<p>SHBA-ja e shtyu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it n\u00eb fund t\u00eb prillit, edhe pse kompania \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb q\u00eb nga 10 janari p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me Gasprom Neftin rus, q\u00eb ndodhet n\u00ebn sanksionet per\u00ebndimore p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re p\u00ebr gazin, marr\u00eb parasysh q\u00eb ajo aktuale skadon n\u00eb fund t\u00eb majit, Kurjak kujton se marr\u00ebveshja e fundit ishte arritur n\u00eb maj 2022 \u2013 tre muaj pas nisjes s\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia \u2013 pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb Vu\u00e7iq t\u00eb shkonte n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Nga lider\u00ebt evropian\u00eb, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Mosk\u00eb e kan\u00eb konfirmuar vet\u00ebm Vu\u00e7iq dhe kryeministri sllovak Robert Fico, nj\u00eb aleat i af\u00ebrt i Kremlinit.<\/p>\n<p>Vizit\u00ebn e ka paralajm\u00ebruar edhe Milorad Dodik, presidenti i entitetit serb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Republika Srpska. Dodik \u00ebsht\u00eb takuar disa her\u00eb me Putinin q\u00eb nga fillimi i agresionit rus, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb 1 prill.<\/p>\n<p>Presidenti i Kin\u00ebs, Xi Jinping, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Rusi nga 7 deri m\u00eb 9 maj, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vizite zyrtare q\u00eb p\u00ebrfshin takime bilaterale dhe n\u00ebnshkrim marr\u00ebveshjesh.<\/p>\n<p>Sipas agjencis\u00eb shtet\u00ebrore ruse RIA Novosti, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb parad\u00eb m\u00eb 9 maj e kan\u00eb konfirmuar edhe president\u00ebt e Bjellorusis\u00eb, Kazakistanit, Azerbajxhanit, Venezuel\u00ebs, Brazilit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Kongo e Burkina Faso.<\/p>\n<p>Ku ndodhet Serbia n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb?<\/p>\n<p>Q\u00eb nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka hapur asnj\u00eb kapitull negociues apo klaster t\u00eb ri me BE-n\u00eb. P\u00ebr hapjen e nj\u00eb klasteri nevojitet konsensus i plot\u00eb nga t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2014, kur nisi zyrtarisht negociatat, Brukseli e ka p\u00ebrmendur vazhdimisht \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn si penges\u00ebn kryesore. Dialogu i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE ka ngecur.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e fundit t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr Serbin\u00eb jan\u00eb listuar probleme serioze si, gjendja e sundimit t\u00eb ligjit, korrupsioni i p\u00ebrhapur, kontrolli shtet\u00ebror mbi mediat, ndikimi i qeveris\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, mungesa e d\u00ebnimeve p\u00ebr krimet e luft\u00ebs t\u00eb viteve e \u201990-ta dhe lart\u00ebsimi i kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs. Po ashtu \u00ebsht\u00eb theksuar mosp\u00ebrputhja me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Beograd, komisionerja Kos ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, lirin\u00eb e mediave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cPunoni me ne p\u00ebr reformat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi juaj n\u00eb Bashkimin Evropian t\u00eb jet\u00eb i mundur\u201d, u shpreh Kos pas takimit me kryeministrin e Serbis\u00eb, Gjuro Macuta, m\u00eb 29 prill.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Planit t\u00eb Rritjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili parasheh nj\u00eb fond prej gjasht\u00eb miliard\u00eb eurosh. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparimit n\u00eb dialogun me Kosov\u00ebn, as Serbia e as Kosova nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar ende nga faza e par\u00eb e k\u00ebtij plani q\u00eb parasheh para n\u00eb form\u00eb paradh\u00ebnieje.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/analiza-cila-do-te-ishte-kostoja-e-vizites-se-vucic-ne-moske-per-serbine\/\">Analiza: Cila do t\u00eb ishte kostoja e vizit\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizita e paralajm\u00ebruar shum\u00eb her\u00eb e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, n\u00eb Mosk\u00eb, po shihet me shqet\u00ebsim p\u00ebr shkak t\u00eb pasojave t\u00eb mundshme p\u00ebr rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Serbis\u00eb. Vendimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb parad\u00ebn e Dit\u00ebs s\u00eb Fitores kund\u00ebr fashizmit m\u00eb 9 maj, Vu\u00e7i\u00e7 e b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb fillim t\u00eb marsit, pas nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19248","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19248\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}