{"id":19207,"date":"2025-05-05T13:48:33","date_gmt":"2025-05-05T13:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/e-dyshimte-celibashi-anulon-tenderin-e-kutive-te-votimit-ne-loje-edhe-sokol-topciu\/"},"modified":"2025-05-05T13:48:33","modified_gmt":"2025-05-05T13:48:33","slug":"e-dyshimte-celibashi-anulon-tenderin-e-kutive-te-votimit-ne-loje-edhe-sokol-topciu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/e-dyshimte-celibashi-anulon-tenderin-e-kutive-te-votimit-ne-loje-edhe-sokol-topciu\/","title":{"rendered":"E dyshimt\u00eb, Celibashi anulon tenderin e kutive t\u00eb votimit, n\u00eb loj\u00eb edhe Sokol Top\u00e7iu"},"content":{"rendered":"<p>KQZ anulon tenderin p\u00ebr blerjen e kutive t\u00eb votimit p\u00ebr emigrant\u00ebt, pas nj\u00eb procedure t\u00eb dyshimt\u00eb ku merrte pjes\u00eb biznesmeni Sokol Top\u00e7iu i p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi i votimit t\u00eb emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim, Ilirjan Celibashi ka urdh\u00ebruar t\u00eb anulohet tenderi i blerjes s\u00eb kutive. Veprimi i dyshimt\u00eb nuk lidhet me mbar\u00ebvajtjen e procesit, pasi KQZ me sa duket i ka gjendje materialet e nevojshme. Nga ana tjet\u00ebr dyshohet se tenderi u anulua p\u00ebr shkak t\u00eb pazarit me nj\u00ebr\u00ebn nga kompanit\u00eb e interesuara.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cBlerje kuti p\u00ebr materialet zgjedhore dhe kuti votimi\u201d me fond limit: 19,260,000 lek\u00eb pa TVSH, ose e konvertuar \u00a0monedh\u00ebn euro n\u00eb vler\u00ebn 193 587.3 euro.<\/p>\n\n<p>Arsyeja e anulimit e deklaruar zyrtarisht nga komisioni i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aft\u00ebsia<\/p>\n<p>\u201cVendimi p\u00ebr anulimin e procedur\u00ebs u mor p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb nevoj\u00ebs kutit\u00eb e votimit p\u00ebr zgjedh\u00ebsit nga jasht\u00eb vendit. Ndryshoi sasia e kutive\u201d, njoftohet nga KQZ pa specifikuar, n\u00ebse u shtua kjo shif\u00ebr i rrit apo u zvog\u00eblua.<\/p>\n\n<p><strong>Si ndryshoi sasia e k\u00ebrkuar e kutive t\u00eb votimit?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit, n\u00eb grafikun e l\u00ebvrimit jepeshin t\u00eb detajuara afatet e l\u00ebvrimit p\u00ebr artikujt \u201cKutia e materialeve zgjedhore\u201d 3 000 cop\u00eb dhe \u201cKutia e votimit 250 cop\u00eb. P\u00ebr dor\u00ebzimin ishte p\u00ebrcaktuar data 31 mars 2025. Dikush duhet t\u2019i kishte gjendje k\u00ebto kuti, p\u00ebrndryshe koha e nevojshme p\u00ebr prodhim t\u00eb kompanive t\u00eb ndryshme varion nga 2-4 jav\u00eb, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb duhet shtuar dhe nj\u00eb afat 1 javor p\u00ebr transportin nga prodhuesi n\u00eb Shqip\u00ebri. Rrjedhimisht ishte fiktiv afati i dor\u00ebzimi m\u00eb 31 mars 2025.<\/p>\n\n<p><strong>Loja e Sokol Top\u00e7iut n\u00eb KPP <\/strong><\/p>\n<p>Tenderi i blerjes s\u00eb k\u00ebtyre kutive u njoftua m\u00eb 18 shkurt 2025. \u00c7far\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u anulua tenderi? Tenderi i dyshimt\u00eb kishte si operator t\u00eb favorizuar Sokol Top\u00e7iun, oligarkun e tenderave t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i cili k\u00ebrkoi me nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb KPP t\u00eb modikoheshin k\u00ebrkesat e tenderit t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 20 shkurt 2025 \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit mbi kufirin e lart\u00eb monetar, me objekt \u201cBlerje kuti p\u00ebr materialet zgjedhore dhe kuti votimi p\u00ebr zgjedh\u00ebsit nga jasht\u00eb vendit me fond limit 19.260.000,00 Lek\u00eb pa TVSH. N\u00ebse llogarisim edhe TVSH, at\u00ebher\u00eb vlera e kontrat\u00ebs pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb afro 250 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ankesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga firma \u201cFarma Net Albania\u201d e Sokol Top\u00e7iut. Nd\u00ebr t\u00eb tjera Top\u00e7iu k\u00ebrkonte t\u00eb rishikohej afati p\u00ebr dor\u00ebzim i materialeve.<\/p>\n<p>Paralelisht, me k\u00ebt\u00eb tender, Sokol Top\u00e7iu garon edhe p\u00ebr prokurimin e KQZ-s\u00eb me objekt \u201cBlerje vula-kode dhe etiketa sigurie p\u00ebr zgjedhje p\u00ebr n\u00eb Kuvend 2025\u201d, me fond limit 67,003,500.00 lek\u00eb pa TVSH. Edhe ky u bblokua nga KPP p\u00ebr ca modifikime!<\/p>\n\n<p><strong>Pse u vonua tenderi?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo emergjenc\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga vet\u00eb KQZ, sepse buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion. N\u00eb ndryshimet p\u00ebr buxhetin 2024, nj\u00eb nga pikat kryesore ishte dh\u00ebnia e 250 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr procesin e vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 2025-s.<\/p>\n<p>N\u00eb aktin normativ t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, thuhet se \u201cpropozimet sa i takon z\u00ebrave t\u00eb shpenzimeve buxhetore, nd\u00ebr t\u00eb tjera, konsistojn\u00eb n\u00eb financimin shtes\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 250 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2024, p\u00ebr projektin e regjistrimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb diaspor\u00eb n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>Kjo, \u201cme q\u00ebllim avancimin n\u00eb vitin 2024 t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2025 dhe garantimin e implementimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb sistemit\u201d.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 duket, Celibashit i intereson urgjenca me vendimet e minutave t\u00eb fundit, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet mjegull mbi tenderin q\u00eb e ka hartuar sipas d\u00ebshirave t\u00eb dikujt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPP \u201cdiskutonte\u201d tenderin, kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb ambientet e Parkut Olimpik, n\u00eb sall\u00ebn sportive \u201cFetih Borova\u201d, flet\u00ebt e votimit dhe zarfet e prodhuara n\u00eb Slloveni, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb votuesit nga jasht\u00eb, p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 Majit.<\/p>\n<p>Kutit\u00eb me materialet zgjedhore do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u00eb nis\u00eb procesi i mbushjes s\u00eb zarfeve me flet\u00ebt e votimit, por dhe udh\u00ebzuesin e hartuar nga KQZ-ja p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi votohet. I gjith\u00eb procesi do t\u00eb jet\u00eb i monitoruar nga kamerat dhe do t\u00eb transmetohet live n\u00eb faqen e KQZ.<\/p>\n\n<p><strong>Roli i Jonaid Myzyrit n\u00eb tenderin e kutive<\/strong><\/p>\n<p>KPP e drejtuar nga Joanid Myzyri mori dy vendime b\u00eb favor t\u00eb Sokol Top\u00e7iut duke e leht\u00ebsuar vendimmarrjen e Ilrjan Celibashit n\u00eb raport me mikun e vjet\u00ebr t\u00eb tenderave t\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 mars 2025, KPP vendosi t\u00eb pranoj\u00eb ankes\u00ebn e operatorit ekonomik \u201cFARMA NET ALBANIA\u201d SHPK p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cBlerje kuti p\u00ebr materialet zgjedhore dhe kuti votimi\u201d. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u urdh\u00ebrua t\u00eb kryej\u00eb modifikimet dhe sqarimet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit sipas konstatimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik. Pra, tenderi do t\u00eb rregullohej sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Top\u00e7iut.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 25 mars 2025, vendimi i dyt\u00eb i KPP konstaton se Celibashi i ka kryer detyrat e l\u00ebna nga Myzyri. Me k\u00ebt\u00eb rast lejohej KQZ t\u00eb vazhdonte procedurat e tenderit.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr \u00e7udi, planet p\u00ebr blerjen e kutive qenkan ndryshuar n\u00eb mes t\u00eb procesit dhe m\u00ebsojm\u00eb se tenderi \u00ebsht\u00eb anuluar! Nuk mund ta dim\u00eb p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb prishur marr\u00ebveshja (pazari) por \u00ebsht\u00eb e sigurt se tenderi nuk ka asnj\u00eb lidhje me nevoj\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025.<\/p>\n<p><strong>Top\u00e7iu klient i vjet\u00ebr i Celibashit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 2021, ky institucion ka organizuar nj\u00eb tender me num\u00ebr reference REF-83999-01-13-2021 q\u00eb ka si objekt \u201cBlerje boj\u00eb timbruese p\u00ebr zgjedh\u00ebsit\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr markerat \u201celection pen\u201d, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr ngjyrosjen me boj\u00eb t\u00eb gishtave t\u00eb zgjedh\u00ebsve gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>N\u00eb tender jan\u00eb k\u00ebrkuar 12.000 markera (election pen) ku nj\u00eb marker duhet t\u00eb timbroj\u00eb minimalisht 500 zgjedh\u00ebs. Me nj\u00eb llogari t\u00eb thjesht\u00eb shikohet se do t\u00eb blihet nj\u00eb sasi markerash p\u00ebr 6 milion\u00eb votues, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur popullsia aktuale e Shqip\u00ebris\u00eb duke futur t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, pra dhe ata pa t\u00eb drejt\u00eb vote, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 3 milion\u00eb banor\u00eb. Nj\u00eb rast ky tep\u00ebr i dyshimt\u00eb n\u00eb lidhje me abuzimet n\u00eb tender.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli fituese kompanin\u00eb e Sokol Top\u00e7iut duke i besuar vulat e siguris\u00eb s\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 Majit, duke i dh\u00ebn\u00eb 720 milion\u00eb lek\u00eb. Tenderi u shpall n\u00eb 25 shkurt dhe u mbyll n\u00eb 1 mars, nd\u00ebrsa dy dit\u00eb m\u00eb pas u vendos fituesi.<\/p>\n<p><strong>Top\u00e7iu, i arrestuar p\u00ebr kontraband\u00eb ila\u00e7esh<\/strong><\/p>\n<p>Sokol Top\u00e7iu, nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit e parave publike n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi,<strong>\u00a0<\/strong>u arrestua me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021, si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb organizuar me natyr\u00eb kriminale, i cili kishte ngritur nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr shitjen e ila\u00e7eve kontraband\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb COVID.<\/p>\n<p>M\u00eb pas gjykata caktoi mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa dit\u00eb para t\u00eb se t\u00eb arrestohej, Top\u00e7iu ka marr\u00eb nga ministrja Ogerta Manastirliu nj\u00eb tender me vler\u00eb\u00a0rreth 2 milion\u00eb USD, p\u00ebr furnizim me materiale mbrojt\u00ebse anti-Covid.<\/p>\n<p>Pasi Rama z\u00ebvend\u00ebsoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Ilir Beqjan me Ogerta Manastituliun, Sokol Top\u00e7iu u kthye n\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit kryesor t\u00eb parave n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Frut i lidhjes s\u00eb biznesmenit me ministren solli rreth 200 tendera t\u00eb dyshimt\u00eb nga Manastirliu dhe njer\u00ebzit e saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po zbatonte nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb shitjes s\u00eb ila\u00e7eve kontraband\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb personazh ka gjetur Ilirjan Celibashi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pazare me tenderat e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani farmaceotike, e skeduar p\u00ebr kontraband\u00eb, klienteliz\u00ebm dhe mashtrim, befas b\u00ebhet kliente e KQZ-s\u00eb p\u00ebr materialet zgjedhore, duke ofruar produkte t\u00eb skaduara.<\/p>\n<p>Krahas hetimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr kontraband\u00eb ila\u00e7esh, \u2018Farma Net Albania\u2019 \u00ebsht\u00eb hetuar edhe nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs, gjat\u00eb vitit 2021, p\u00ebr pazare dhe marr\u00ebveshje t\u00eb ndaluara me oligark\u00ebt e tjet\u00ebr t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb fiksuar \u00e7mimet p\u00ebr barnat dhe produktet paramjek\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/e-dyshimte-celibashi-anulon-tenderin-e-kutive-te-votimit-ne-loje-edhe-sokol-topciu\/\">E dyshimt\u00eb, Celibashi anulon tenderin e kutive t\u00eb votimit, n\u00eb loj\u00eb edhe Sokol Top\u00e7iu<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KQZ anulon tenderin p\u00ebr blerjen e kutive t\u00eb votimit p\u00ebr emigrant\u00ebt, pas nj\u00eb procedure t\u00eb dyshimt\u00eb ku merrte pjes\u00eb biznesmeni Sokol Top\u00e7iu i p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi i votimit t\u00eb emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim, Ilirjan Celibashi ka urdh\u00ebruar t\u00eb anulohet tenderi i blerjes s\u00eb kutive. Veprimi i dyshimt\u00eb nuk lidhet me mbar\u00ebvajtjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19207","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19207"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19207\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}