{"id":19138,"date":"2025-05-05T09:07:06","date_gmt":"2025-05-05T09:07:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/kolapsi-moral-dhe-politik-i-pd-se-2\/"},"modified":"2025-05-05T09:07:06","modified_gmt":"2025-05-05T09:07:06","slug":"kolapsi-moral-dhe-politik-i-pd-se-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/05\/kolapsi-moral-dhe-politik-i-pd-se-2\/","title":{"rendered":"Kolapsi moral dhe politik i PD-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Blendi Kajsiu<\/p>\n<p>Debati n\u00eb lidhje me 6 milion dollar\u00ebt q\u00eb supozohet se do shpenzoj\u00eb berishizmi p\u00ebr t\u00eb lobuar n\u00eb SHBA ka nxjerr\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb zbuluar kolapsin parimor dhe moral t\u00eb k\u00ebsaj rryme politike q\u00eb e prej koh\u00ebsh e ka reduktuar PD-n\u00eb n\u00eb mburoj\u00ebn politike t\u00eb familjes Berisha. Dy jan\u00eb shenjat e k\u00ebtij kolapsi: s\u00eb pari, idea se cdo pisll\u00ebk \u00ebsht\u00eb i justifikuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn dhe s\u00eb dyti idea se Rama rr\u00ebzohet n\u00eb Washington dhe jo n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Idea se n\u00eb fushat\u00eb elektorale dhe n\u00eb politik\u00eb opozita mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb korrupsionin p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb qeveri t\u00eb korruptuar, q\u00eb tashm\u00eb po artikulohet haptas nga berishimzi, fshin cdo norm\u00eb, parim apo moral politik.<\/p>\n<p>Kontrata 6 milion\u00ebshe\/ Sa af\u00ebr Trump ka mb\u00ebrritur PD-ja?<\/p>\n<p>Opozita berishiste shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb pisll\u00ebkut korruptiv t\u00eb pushtetit, q\u00eb ajo vet\u00eb denoncon. Ndaj e vetmja gar\u00eb politike q\u00eb fiton PD-ja p\u00ebrball\u00eb PS-s\u00eb sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb standart politik edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se pushteti.<\/p>\n<p>N\u00ebse PS-ja reduktohet tek kryeministri Rama PD-ja privatizohet nga familja Berisha. N\u00ebse qeveria Rama dje p\u00ebrlyhej n\u00eb c\u00ebshtjen McGonigal ku u p\u00ebrfol\u00ebn 225 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb berishizmi p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb lobim prej 6 milion dolar\u00ebsh, q\u00eb ende nuk dihen nga erdh\u00ebn dhe ku do p\u00ebrfundojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Rama dje e b\u00ebri pis Berish\u00ebn me administrat\u00ebn Biden, sot Berisha do pastrohet me Trumpin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt presidenti m\u00eb i korruptuar q\u00eb kan\u00eb zgjedhur ndonj\u00ebher\u00eb amerikan\u00ebt. Aft\u00ebsia e berishizmitt p\u00ebr ta ulur stek\u00ebn e moralit politik p\u00ebrball\u00eb pushtetit Rama \u00ebsht\u00eb sa mbresl\u00ebn\u00ebs aq edhe i dobish\u00ebm p\u00ebr pushtetin ramist.<\/p>\n<p>Lexuesi berishist do m\u00eb thot\u00eb se e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb e justifikueshme sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu rr\u00ebzohet diktatura Rama. Plumbi do plumb, korrupsioni luftohet me korrupsion. Rama nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb Tiran\u00eb por vet\u00ebm me lobim n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu vim\u00eb tek kolapsi politik i PD-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt produkt i kolapsit t\u00eb saj moral. N\u00eb momentin q\u00eb PD-ja reduktohet tek hallet e familjes Berisha betejat kryesore t\u00eb PD-s\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Washington dhe jo n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb si q\u00ebllim kryesor nuk ka rritjen e vot\u00ebs por pastrimin e familjes Berisha nga akuzat p\u00ebr korrupsion dhe pengim t\u00eb demokracis\u00eb. Ndaj beteja e saj politike dhe financiare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e drejtuar nga Washingtoni se nga Tirana dhe Shqip\u00ebria ku n\u00eb realitet fitohen dhe humben zgjedhjet.<\/p>\n<p>Andi Bushati: Nuk \u00ebsht\u00eb puna nga vijn\u00eb parat\u00eb, po \u00e7\u2019efekt kan\u00eb n\u00eb Uashington<\/p>\n<p>Midis zmadhimit t\u00eb vot\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb familjes Berisha prioriteti i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo e dyta. Nuk ka shembull m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs se rreshtimi i berishizmit sovranist me Trumpizmin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rryma politike m\u00eb rrezik\u00ebshme p\u00ebr interesat komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb historin\u00eb e politik\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Rreshtimi i PD-s\u00eb me Trumpin nuk i rrit asaj votat dhe as popullaritetin, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe pse ka plot shqiptar n\u00eb SHBA q\u00eb e mb\u00ebshtesin Trumpin, shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb politikat e Trumpit jan\u00eb nj\u00eb rrezik madhor p\u00ebr c\u00ebshtjen shqiptare.<\/p>\n<p>Sulmet e Trumpit ndaj NATO-s, ndaj Bashkimit Evropian, aleanca e tij me Putinin dhe Serbin\u00eb, goditja ndaj Ukrain\u00ebs, ligj\u00ebrimi i tij anti-Islamik dhe mb\u00ebshtetja e tij p\u00ebr fundamentalizmin e krishter\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjitha politika q\u00eb ven\u00eb n\u00eb rrezik ekzistenc\u00ebn e kombit shqiptar. Ato kuptohen dhe perceptohen leht\u00eb nga shumica e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb midis Trumpit dhe elektoratit shqiptar PD-ja ka zgjedhur Trumpin. Midis shpenzimit n\u00eb fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Tiran\u00eb dhe lobimit n\u00eb Washington PD-ja ka zgjedhur Washingtonin.<\/p>\n<p>Ndaj arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb jan\u00eb ardhja e LaCivit\u00ebs apo nj\u00eb kontrat\u00eb lobimi prej 6 milion dollar\u00ebsh n\u00eb Washington, q\u00eb trumpetohet nga berishizmi si nj\u00eb goditje fatale p\u00ebr pushtetin socialist, a thua se zgjedhjet mbahen n\u00eb SHBA dhe jo n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/kolapsi-moral-dhe-politik-i-pd-se\/\">Kolapsi moral dhe politik i PD-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blendi Kajsiu Debati n\u00eb lidhje me 6 milion dollar\u00ebt q\u00eb supozohet se do shpenzoj\u00eb berishizmi p\u00ebr t\u00eb lobuar n\u00eb SHBA ka nxjerr\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb zbuluar kolapsin parimor dhe moral t\u00eb k\u00ebsaj rryme politike q\u00eb e prej koh\u00ebsh e ka reduktuar PD-n\u00eb n\u00eb mburoj\u00ebn politike t\u00eb familjes Berisha. Dy jan\u00eb shenjat e k\u00ebtij kolapsi: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-19138","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}