{"id":18962,"date":"2025-05-04T08:12:20","date_gmt":"2025-05-04T08:12:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/04\/edhe-sot-te-varfer-me-pagat-e-pensionet-30-me-te-uleta-se-rajoni\/"},"modified":"2025-05-04T08:12:20","modified_gmt":"2025-05-04T08:12:20","slug":"edhe-sot-te-varfer-me-pagat-e-pensionet-30-me-te-uleta-se-rajoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/04\/edhe-sot-te-varfer-me-pagat-e-pensionet-30-me-te-uleta-se-rajoni\/","title":{"rendered":"Edhe sot t\u00eb varf\u00ebr, me pagat e pensionet 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se rajoni"},"content":{"rendered":"<p>Pag\u00eb minimale 500 euro\/muaj, pag\u00eb mesatare mbi 1000 euro\/muaj, dyfishim pensionesh etj., jan\u00eb baza e programeve t\u00eb partive politike, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e elektoratit n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Ende pas 35 vitesh tranzicion, ata po e bazojn\u00eb fushat\u00ebn n\u00eb premtime, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit garantojn\u00eb jetes\u00ebn minimale t\u00eb nj\u00eb individi, apo pensionisti, dhe as q\u00eb duhet t\u00eb viheshin n\u00eb diskutim sot!<\/p>\n<p>Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb prej vitit 2013 dhe synon p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt radhazi, teksa dhe m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb fuqi nga 1997-a n\u00eb 2009-n.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka qeverisur vendin n\u00eb 2005-2013, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ishte forca q\u00eb udh\u00ebhoqi n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 n\u00eb kalimin nga ekonomia e centralizuar n\u00eb at\u00eb t\u00eb tregut. Partit\u00eb e vogla nuk kan\u00eb arritur t\u00eb gjejn\u00eb terren, duke u b\u00ebr\u00eb shpesh nj\u00eb elektron i lir\u00eb q\u00eb kalon majtas apo djathtas, pa qen\u00eb faktor\u00eb vendimtar\u00eb n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div>Partia Socialiste ka qeverisur p\u00ebr 20 vjet dhe ajo Demokratike p\u00ebr 13 vjet. Shqip\u00ebria, pa dyshim, sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990. Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) arriti n\u00eb 25 miliard\u00eb euro n\u00eb 2024-n, nga rreth 2.2 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 1995.<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div class=\"\">\n<div>T\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb kan\u00eb arritur n\u00eb 9600 dollar\u00eb n\u00eb 2024-n, sipas Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN), nga 250 dollar\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe 900 dollar\u00eb n\u00eb vitin 1995.<\/div>\n<\/div>\n<p>Por a \u00ebsht\u00eb aty ku duhet t\u00eb ishte?! T\u00eb dh\u00ebnat krahasuese me rajonin dhe Europ\u00ebn tregojn\u00eb q\u00eb jo.<\/p>\n<p>Ndarja e pushtetit majtas apo djathtas nuk ka arritur ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga lista e vendeve m\u00eb t\u00eb varfra e t\u00eb korruptuara t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse jan\u00eb sa nj\u00eb e treta e Bashkimit Europian, pagat jan\u00eb 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesatarja e rajonit (pa Kosov\u00ebn), nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e saj vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb palumturit n\u00eb Europ\u00eb (me p\u00ebrjashtim t\u00eb Turqis\u00eb) dhe ende po ikin n\u00eb emigracion me ritme t\u00eb ngjashme me fillimin e viteve \u201990 dhe m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb raport me popullsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMonitor\u201d sjell nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs ekonomike t\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit. Partia Demokratike ka \u201cshansin\u201d q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet prej vitit 2005, duke shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, nd\u00ebrsa ajo Socialiste ka barr\u00ebn e d\u00ebshtimeve, apo merit\u00ebn e arritjeve t\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>T\u00eb fundit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ndarja e pushtetit majtas apo djathtas nuk ka arritur ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga lista e vendeve m\u00eb t\u00eb varfra e t\u00eb korruptuara t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse jan\u00eb sa nj\u00eb e treta e Bashkimit Europian, pagat jan\u00eb 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesatarja e rajonit (pa Kosov\u00ebn), nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e saj vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb palumturit n\u00eb Europ\u00eb (me p\u00ebrjashtim t\u00eb Turqis\u00eb) dhe ende po ikin n\u00eb emigracion me ritme t\u00eb ngjashme me fillimin e viteve \u201990 dhe m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb raport me popullsin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>GARA E PAGAVE E HUMBUR, EDHE SOT JAN\u00cb 30% M\u00cb T\u00cb UL\u00cbTA SE RAJONI<\/strong><\/p>\n<p>Pagat n\u00eb Shqip\u00ebri historikisht kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb Europ\u00eb dhe rajon (p\u00ebrjashtuar Kosov\u00ebn), nj\u00eb reflektim i modelit ekonomik t\u00eb paorientuar drejt produktivitetit dhe nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb informalitetit n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>INSTAT e raporton pag\u00ebn mesatare n\u00eb ekonomi vet\u00ebm nga viti 2014. Deri n\u00eb vitin 2021, niveli i tyre mbeti i pandryshuar, madje n\u00eb ndonj\u00eb vit edhe negative, n\u00ebse indeksohet me inflacionin.<\/p>\n<p>Rreth tre vjet m\u00eb par\u00eb, Kryeministri Rama nisi nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ethshme p\u00ebr t\u00eb barazuar pagat me vendet e rajonit, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin 30-40% m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Forma e zgjedhur ishte m\u00eb e lehta, duke p\u00ebrdorur buxhetin p\u00ebr t\u00eb ndryshuar struktur\u00ebn e pagave n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, kryeministri synonte q\u00eb sektori privat t\u00eb nxitej t\u00eb vepronte dhe ai. Ajo q\u00eb ndodhi realisht ishte q\u00eb pagat n\u00eb shtet u rrit\u00ebn me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta sesa n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>Edhe reagimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit m\u00eb shum\u00eb ishte si rrjedhoj\u00eb e presonit t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, emigracionit t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb kualifikuar, apo formalizimit pas aksionit t\u00eb nisur nga Tatimet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, paga n\u00eb shtet e kaloi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kufirin e 100 mij\u00eb lek\u00ebve n\u00eb muaj (rreth 1 mij\u00eb euro), duke qen\u00eb 30% m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb privat (76 mij\u00eb lek\u00eb), nga 20% q\u00eb ishte diferenca n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>A p\u00ebrparuam n\u00eb gar\u00ebn ton\u00eb me rajonin? T\u00eb dh\u00ebnat e vitit 2024 tregojn\u00eb q\u00eb jo. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kosov\u00ebs, pagat n\u00eb Shqip\u00ebri mbeten rreth 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit, t\u00eb cil\u00ebt nuk q\u00ebndruan n\u00eb vend gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, paga mesatare mujore p\u00ebr vitin 2024, sipas INSTAT, ishte 77 mij\u00eb lek\u00eb (rreth 770 euro), p\u00ebrkundrejt 1020 euro n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, 1083 euro n\u00eb Mal t\u00eb Zi, 1090 euro n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe 1155 euro n\u00eb Serbi, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb \u201cMonitor\u201d p\u00ebrpunoi nga agjencit\u00eb statistikore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Madje n\u00ebse konvertohet me kursin e vitit 2022, p\u00ebr t\u00eb shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare n\u00eb ekonomi n\u00eb 2024 ishte 650 euro, s\u00ebrish 40% m\u00eb e ul\u00ebt se mesatarja e rajonit<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e ndara p\u00ebr sektorin privat dhe shtet\u00ebror jan\u00eb t\u00eb disponueshme vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Serbin\u00eb. Ato tregojn\u00eb \u201cshtremb\u00ebrimin\u201d e tregut n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb diferenc\u00eb prej 30%, nd\u00ebrsa n\u00eb Serbi, si shteti dhe privati, kan\u00eb \u201cfuqi\u201d t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro n\u00eb muaj, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri 690 euro, p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n<p>Tre vitet e fundit treguan q\u00eb rritja e pagave me urdh\u00ebr administrativ \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e d\u00ebshtuar. Forma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr rritjen e pagave n\u00eb ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se pagat rriten n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrmir\u00ebsimin e aft\u00ebsive dhe efikasitetit t\u00eb punonj\u00ebsve, duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime reale n\u00eb prodhim dhe fitime m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr kompani, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rriten administrativisht pa asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb performanc\u00eb.<\/p>\n<p>Modeli ekonomik q\u00eb nxit k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb pagave bazohet n\u00eb produktivitet dhe zhvillimin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb model, investimet n\u00eb teknologji, edukim dhe inovacion \u00e7ojn\u00eb n\u00eb rritjen e efikasitetit t\u00eb punonj\u00ebsve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e proceseve prodhuese, gj\u00eb q\u00eb krijon m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe fitime m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr kompani, t\u00eb cilat m\u00eb pas shp\u00ebrndahen n\u00eb form\u00eb t\u00eb pagave m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e orientuar nga nd\u00ebrtimi dhe sh\u00ebrbimet kjo nuk po ndodh, duke na l\u00ebn\u00eb s\u00ebrish t\u00eb fundit n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><strong>EDHE PENSIONET, M\u00cb T\u00cb UL\u00cbTAT N\u00cb RAJON<\/strong><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm pagat, edhe pensionet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon. N\u00eb vitin 2024, nj\u00eb pensionist merrte mesatarisht 180 euro, m\u00eb pak se gjysma e vendeve t\u00eb rajonit, me rekordin q\u00eb e mban Mali i Zi, me 450 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Sipas Eurostat, fuqia bler\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb pensionist shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb Europ\u00eb. Pensionist\u00ebt shqiptar\u00eb renditen nd\u00ebr t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb edhe sa i p\u00ebrket raportit t\u00eb pensionist me t\u00eb ardhurat n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse nj\u00eb individ n\u00eb mosh\u00ebn 50-59 vje\u00e7 ka fituar 500 euro, n\u00eb pension do t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm 37% t\u00eb asaj pagese.<\/p>\n<p>Pensionet e pleq\u00ebris\u00eb jan\u00eb rritur me ritme m\u00eb t\u00eb ngadalta sesa pagat, duke thelluar diferenc\u00ebn \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb. Vitin e kaluar, pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pag\u00ebs mesatare mujore bruto. Dhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, pensioni mesatar ishte sa 32% e pag\u00ebs mesatare mujore bruto.<\/p>\n<p>Politikat e rritjes s\u00eb pensioneve jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga pagat. Ligji p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore lejon vet\u00ebm indeksim t\u00eb pensioneve me inflacionin p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll deficitin e skem\u00ebs s\u00eb sigurimeve shoq\u00ebror\u00eb publike q\u00eb financohet nga taksat.<\/p>\n<p>Fuqia bler\u00ebse e pensionist\u00ebve po g\u00ebrryhet m\u00eb tej edhe nga thellimi i diferenc\u00ebs nd\u00ebrmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut nd\u00ebrmjet pag\u00ebs mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazin\u00eb nd\u00ebrmjet pensionist\u00ebve dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja e numrit t\u00eb pensioneve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb u p\u00ebrshpejtua n\u00eb vitin 2023, me ritmet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit t\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore 590,649 persona mor\u00ebn pension pleq\u00ebrie n\u00eb vitin 2023, me rritje vjetore 3,1%.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, p\u00ebr \u00e7do pensionist kishte 1.17 kontribuues, nga 1.3 n\u00eb 2009-n. Kur raporti bie n\u00ebn 2:1, skema fillon t\u00eb p\u00ebrballet me presion serioz financiar, si\u00e7 ndodh aktualisht n\u00eb shum\u00eb vende, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebtij raporti ndodh zakonisht p\u00ebr shkak t\u00eb plakjes s\u00eb popullsis\u00eb, emigracionit dhe pun\u00ebs informale dhe e v\u00eb sistemin e pensioneve n\u00eb rrezik pa reforma strukturore.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, shpenzimet qeveritare i ka \u201cshp\u00ebtuar\u201d fakti q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e atyre q\u00eb po dalin n\u00eb pension nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr pagesa t\u00eb plota, si rrjedhoj\u00eb e informalitetit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Pensionet e reja t\u00eb vitit 2023 ishin ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se pensioni mesatar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nga ISSH referojn\u00eb se ata q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb pension vitin e kaluar mor\u00ebn mesatarisht 15,560 lek\u00eb n\u00eb muaj, vler\u00eb kjo t\u00eb pakt\u00ebn 15% m\u00eb e ul\u00ebt se pensioni mesatar n\u00eb shkall\u00eb vendi mbi 18,300 lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rritja e pag\u00ebs minimale dhe pagave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb sektorin publik dhe at\u00eb privat kan\u00eb ndikuar pozitivisht t\u00eb ardhurat nga kontributet.<\/p>\n<p>Rritja e t\u00eb ardhurave dhe frenimi i shpenzimeve b\u00ebn\u00eb q\u00eb subvencioni i buxhetit p\u00ebr skem\u00ebn e sigurimeve t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb 14,6 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2023, vet\u00ebm 0.8% e PBB-s\u00eb, nga 23 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Buxheti i shtetit subvencionon shpenzimet e skem\u00ebs publike t\u00eb pensioneve q\u00eb nuk mbulohen nga sigurimet. Por duke qen\u00eb se pensionet e reja po dalin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se pensioni mesatar n\u00eb vend, subvencionet e buxhetit p\u00ebr skem\u00ebn e pensioneve po ulen.<\/p>\n<p>Ky shp\u00ebtim i momentit nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje n\u00eb afatin e gjat\u00eb, teksa popullsia po plaket me shpejt\u00ebsi dhe mosha mesatare sipas Censit t\u00eb fundit ka arritur n\u00eb 42.5 vje\u00e7 (nga 31.5 vje\u00e7 n\u00eb 2011-n) dhe popullsia n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re po vijon t\u00eb largohet.<\/p>\n<p>Raporti i var\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb moshuarve (raporti i numrit t\u00eb individ\u00ebve mbi 65 vje\u00e7 me numrin e individ\u00ebve n\u00eb mosh\u00eb pune, 15-64 vje\u00e7), u rrit n\u00eb 30.4% nga 16.7% n\u00eb 2011.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot bazohet n\u00eb kolon\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pensioneve, asaj me kontribute t\u00eb detyrueshme, (pay as you go \u2013 pensionet p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe personat e paaft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb varen nga kontributet e brezit aktiv n\u00eb tregun e pun\u00ebs), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb gjetur zhvillim shtylla e dyt\u00eb (nj\u00eb kontribut t\u00eb detyruesh\u00ebm me ligj n\u00eb nj\u00eb fond privat pensioni t\u00eb zgjedhur nga vet\u00eb kontribuuesi \u2013 q\u00eb nuk ka ende kuad\u00ebr ligjor) dhe e tret\u00eb (kontributin n\u00eb nj\u00eb fond privat pensioni, por mbi baza vullnetare t\u00eb sistemit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta) ose skemat e sigurimit suplementar t\u00eb detyruara dhe vullnetare.<\/p>\n<p>Qeveria aktuale ka nisur nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re p\u00ebr skem\u00ebn e pensioneve, ku po diskutohet q\u00eb dalja n\u00eb pension 67 vje\u00e7 do t\u00eb ndodh\u00eb para afatit aktual 2056, t\u00eb zhvillohet kolona e dyt\u00eb; formul\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb p\u00ebrfitimeve p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfitim sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb raport me jet\u00ebn kontributive t\u00eb zhvilluar nga individi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave; nivelit t\u00eb kontributit p\u00ebr kategorit\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebs apo pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>VENDI KA NGECUR N\u00cb PROCESIN E KONVERGJENC\u00cbS, MBETET ND\u00cbR M\u00cb T\u00cb VARFRIT E EUROP\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, Shqip\u00ebria ishte m\u00eb e varfra e Europ\u00ebs, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb FMN-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb matura sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse, me 2948 dollar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare[1]\u00a0(nj\u00ebsia q\u00eb b\u00ebn krahasime m\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb standardit t\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb performanc\u00ebs ekonomike midis vendeve, duke marr\u00eb parasysh ndryshimet n\u00eb \u00e7mime dhe fuqin\u00eb bler\u00ebse).<\/p>\n<p>E parafundit ishte Polonia (6687 dollar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb), m\u00eb pas Rumania (8134) dhe Bullgaria (9434). P\u00ebr shtetet e ish-Jugosllavis\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vonshme, nga viti 1997, por dhe ato ishin pak a shum\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele.<\/p>\n<p>M\u00eb se tri dekada m\u00eb pas, zhvillimi n\u00eb vendet q\u00eb kaluan nga ekonomia e centralizuar n\u00eb at\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme, si\u00e7 duket dhe n\u00eb grafikun e m\u00ebposht\u00ebm.<\/p>\n<p>Polonia u rrit me shpejt\u00ebsi, e ndihmuar si nga vendndodhja strategjike af\u00ebr shteteve per\u00ebndimore, ashtu dhe an\u00ebtar\u00ebsimi m\u00eb i shpejt\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Bullgaria dhe Rumania gjithashtu u favorizuan nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, t\u00eb ardhurat e Polonis\u00eb, sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse ishin sa 37% t\u00eb mesatares s\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb 2024-n sa 82% e tyre, ose 90% t\u00eb mesatares s\u00eb Europ\u00ebs. T\u00eb ardhurat e Bullgaris\u00eb jan\u00eb sa 62% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duksh\u00ebm ka mbetur n\u00eb procesin e konvergjenc\u00ebs, q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb se vendet e zhvilluara, me synim p\u00ebr t\u00eb kapur mesataren e Europ\u00ebs brenda nj\u00eb periudhe kohore.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb, t\u00eb matura sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse ishin 16% e Bashkimit Europian dhe n\u00eb vitin 2024, ato nuk jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 37% e asaj q\u00eb siguron mesatarisht nj\u00eb qytetar i Europ\u00ebs dhe 34% t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendet e Europ\u00ebs Lindore kishin avantazhin gjeografik dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, Shqip\u00ebria ka mbetur pas edhe n\u00eb raport me Ballkanin Per\u00ebndimor, duke u renditur e parafundit, teksa ia kalon vet\u00ebm Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mali i Zi ka t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb larta, me 50% t\u00eb BE-s\u00eb, i ndjekur nga Serbia (46%), Maqedonia e Veriut (42.9%), Bosnj\u00eb- Hercegovina n\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me Shqip\u00ebrin\u00eb (34.3%) dhe e fundit Kosova, me 27%<\/p>\n<p>Vendet e Europ\u00ebs Lindore kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar performanc\u00ebn ekonomike fal\u00eb reformave strukturore t\u00eb thelluara, investimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb huaja dhe integrimit t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb tregjet europiane, duke rritur produktivitetin dhe zhvillimin e infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrballet me sfida institucionale, korrupsion dhe pabarazi strukturore, t\u00eb cilat kan\u00eb penguar rritjen e tyre ekonomike. Modele t\u00eb suksesshme n\u00eb Ballkan jan\u00eb Kroacia dhe Sllovenia, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebrkat\u00ebsisht sa 78% dhe 88% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto shtete, q\u00eb jan\u00eb \u201cshk\u00ebputur\u201d prej koh\u00ebsh nga Ballkani kan\u00eb ecur m\u00eb mir\u00eb sepse, duke qen\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e strukturave europiane m\u00eb her\u00ebt, kan\u00eb p\u00ebrfituar nga investimet e huaja, reformat institucionale dhe zhvillimi i infrastruktur\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr zhvillim ekonomik.<\/p>\n<p>Gjithashtu, baza industriale m\u00eb e zhvilluar dhe nj\u00eb fokus m\u00eb i fort\u00eb n\u00eb diversifikimin ekonomik dhe turizmin kan\u00eb kontribuar n\u00eb rritjen e tyre krahasuar me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2024, t\u00eb dh\u00ebnat e FMN-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb e rendisin Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs, me nj\u00eb k\u00ebrcim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb 9598 dollar\u00eb\/frym\u00eb, nga 8,299 USD n\u00eb 2023 dhe 6,870 n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut dhe Bosnja mbet\u00ebn pas n\u00eb 2024-n, me p\u00ebrkat\u00ebsisht 8.6 dhe 8.2 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb shum\u00eb sesa rritje e mir\u00ebqenies s\u00eb \u00e7do shqiptari ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim statistikor p\u00ebr dy faktor\u00eb, s\u00eb pari r\u00ebnia e valutave q\u00eb automatikisht shton t\u00eb ardhurat e konvertuara n\u00eb dollar dhe s\u00eb dyti, tkurrja e popullsis\u00eb pas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton dhe fakti se n\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb, t\u00eb matura sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse, Shqip\u00ebria vijon t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb 2024-n, duke l\u00ebn\u00eb pas vet\u00ebm Ukrain\u00ebn, Moldavin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. (shiko grafikun: T\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb, sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse, 2024).\/ Moniotor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/04\/edhe-sot-te-varfer-me-pagat-e-pensionet-30-me-te-uleta-se-rajoni\/\">Edhe sot t\u00eb varf\u00ebr, me pagat e pensionet 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se rajoni<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pag\u00eb minimale 500 euro\/muaj, pag\u00eb mesatare mbi 1000 euro\/muaj, dyfishim pensionesh etj., jan\u00eb baza e programeve t\u00eb partive politike, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e elektoratit n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. Ende pas 35 vitesh tranzicion, ata po e bazojn\u00eb fushat\u00ebn n\u00eb premtime, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit garantojn\u00eb jetes\u00ebn minimale t\u00eb nj\u00eb individi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":18963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18962","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18962"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18962\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}