{"id":18819,"date":"2025-05-03T09:51:57","date_gmt":"2025-05-03T09:51:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/03\/karakaci-i-ballukut-zhytet-ne-luks-1-2-mln-euro-kolltuqe-per-zyren-dhe-400-mije-euro-per-brandimin\/"},"modified":"2025-05-03T09:51:57","modified_gmt":"2025-05-03T09:51:57","slug":"karakaci-i-ballukut-zhytet-ne-luks-1-2-mln-euro-kolltuqe-per-zyren-dhe-400-mije-euro-per-brandimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/03\/karakaci-i-ballukut-zhytet-ne-luks-1-2-mln-euro-kolltuqe-per-zyren-dhe-400-mije-euro-per-brandimin\/","title":{"rendered":"Karaka\u00e7i i Ballukut zhytet n\u00eb luks: 1.2 MLN euro kolltuqe p\u00ebr zyr\u00ebn dhe 400 mij\u00eb euro p\u00ebr brandimin"},"content":{"rendered":"<p>Njeriu i Belinda Ballukut n\u00eb krye t\u00eb OSHEE, Enea Karaka\u00e7i harxhon mbi 1.2 milion\u00eb euro p\u00ebr mobilje p\u00ebr selin\u00eb dhe 400 mij\u00eb euro p\u00ebr tabelat e reklamave p\u00ebr filialet e Kujdesit ndaj Klientit.<\/p>\n<p>Tenderi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga biznesmeni Artur Bujari. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin e OSHEE GROUP SH.A me objekt: \u201cBlerje mobilje p\u00ebr OSHEE Group sh.a dhe Bijat p\u00ebr dy vite\u201d. Tenderi \u00ebsht\u00eb firmosur qysh m\u00eb 31 dhjetor 2024, por kontrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike m\u00eb 28 prill 2025.<\/p>\n<p>Fondi limit i caktuar nga Karaka\u00e7i p\u00ebr mobilimin e zyrave t\u00eb selis\u00eb \u00ebsht\u00eb 103,785,400 lek\u00eb pa TVSH dhe 1,052,483.5 Euro pa TVSH. Megjithat\u00eb n\u00eb lidhjen e kontrat\u00ebs, vlera totale \u00ebsht\u00eb fiksuar n\u00eb 114,487,080 lek\u00eb (me TVSH).<\/p>\n<p>Shpallja e fituesit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb afateve t\u00eb ankimit m\u00eb 26 mars 2025, kur b\u00ebhet e ditur se bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cBUNA\u201d sh.p.k me pronar Artur Bujarin me 70% t\u00eb pjes\u00ebmarrjes, dhe \u201cERALD\u201d sh.p.k me pronar Arjan Muj\u00ebn me 30 % t\u00eb pjes\u00ebmarrjes.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb muaj pas firmosjes nga Karaka\u00e7i t\u00eb tenderit p\u00ebr mobilim, \u00ebsht\u00eb anuluar procedura. M\u00eb 31 janar 2025, OSHEE njoftoi Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik p\u00ebr t\u00ebrheqjen e k\u00ebtij prokurimi \u201cp\u00ebr shkak se dokumentet e tenderit p\u00ebrmbajn\u00eb gabime ose mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb rishpallur m\u00eb 10 shkurt 2025, me sa duket p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb negociatave n\u00ebn tavolin\u00eb p\u00ebr sistemimin e 1.2 milion\u00eb eurove.<\/p>\n\n<p><strong>Luks n\u00eb zyrat e OSHEE<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rehatuar stafin q\u00ebndror t\u00eb OSHEE jan\u00eb porositur tavolina, karrige, rafte, kolltuqe, sipas rangut t\u00eb drejtuesit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb list\u00ebn e d\u00ebshirave t\u00eb Karaka\u00e7it jan\u00eb karrige p\u00ebr rangun drejtues dhe karrige rrotulluese. Poltron rrotullues me bazament alumini n\u00eb form\u00eb ylli me pes\u00eb rrota dhe me l\u00ebvizje t\u00eb kontrollueshme. Rregullim pneumatik i lart\u00ebsis\u00eb me mekaniz\u00ebm rregullues t\u00eb lart\u00ebsis\u00eb. Krah\u00ebt prej profili alumini tubolar petashuq.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb krahut duhet t\u00eb jet\u00eb e veshur me lekur\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb mb\u00ebshtetet krahu. I gjith\u00eb krahu \u00ebsht\u00eb prej materiali alumini t\u00eb kromuar. Shpinorja e gjat\u00eb dhe fleksib\u00ebl n\u00eb mb\u00ebshtetje. Tapiceria dhe l\u00ebkura n\u00eb te gjith\u00eb perimetrin e saj si n\u00eb shpin\u00eb edhe n\u00eb ndejt\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb e qepur n\u00eb form\u00eb rrige. L\u00ebkura e karriges \u00ebsht\u00eb ekologjike. P\u00ebr ngjyr\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb opsioni q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjidhet nga vet\u00eb drejtori porosit\u00ebs.<\/p>\n<p>Karrige me rrota per personelin. Baza e karriges duhet t\u00eb jet\u00eb plastik\/metalik n\u00eb form\u00eb 5 yje. N\u00eb mekanizmin e karriges duhet t\u00eb jet\u00eb vendosur aktivizimi i ngrit\u00ebsit t\u00eb gazit rregullues sipas lart\u00ebsis\u00eb. Pistoni i gazit p\u00ebr rregullimin e lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb sediljes aktivizohet nga nj\u00eb lev\u00eb e vendosur n\u00ebn dhe anash sediljes.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsja e karriges duhet t\u00eb jet\u00eb me mekaniz\u00ebm q\u00eb lejon l\u00ebvizjen dhe pozicionimin e saj n\u00eb p\u00ebrshtatje me nevoj\u00ebn e p\u00ebrdoruesit. Korniza e mb\u00ebshtet\u00ebses t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga profile poliamide termoplastik p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e presionit, q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb rehati dhe ergonomi maksimale. Mbulesa e pasme e mb\u00ebshtet\u00ebses, t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb korniz\u00eb anatomike nga profilet e poliamidit, mbi t\u00eb cilat t\u00eb vendoset mb\u00ebshtet\u00ebse rrjet\u00eb<\/p>\n<p>Ndenj\u00ebsja e karriges t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga poliamid termoplastik dhe jast\u00ebku t\u00eb jet\u00eb I mbushur me shkum\u00eb poliuretani, dhe mbulesa e jast\u00ebkut t\u00eb jet\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin material si t\u00eb mbeshtet\u00ebses. Pjesa e sip\u00ebrme e krah\u00ebve t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje poliuretani i hedhur me fort\u00ebsi t\u00eb mesme p\u00ebr rehati maksimale, ergonomi si edhe mund\u00ebsi t\u00eb zhvendoset para-mbrapa n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2 pozicione.<\/p>\n<p>Kolltuk me struktur\u00eb druri t\u00eb veshur me nj\u00eb shtres\u00eb poliuretani me densitet t\u00eb lart\u00eb. Krahu dhe shpinorja duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lart\u00ebsi H 65, krah\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb bazament dhe dimension L 14.5cm duhet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me zvog\u00eblim nga pjesa e brendshme,<\/p>\n<p>Krah\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb lehtesisht t\u00eb harkuar p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb ulje dhe q\u00ebndrim komod, mbushja e brendshme dhe jast\u00ebk\u00ebt e uljes dhe krah\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb realizuar n\u00eb poliuretan ekologjik me densitet te diferencuar, t\u00eb veshur me nj\u00eb cop\u00eb pambuk antialergjik, veshja e realizuar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb ekologjike. Jast\u00ebk\u00ebt e uljes t\u00eb jen\u00eb t\u00eb l\u00ebvizsh\u00ebm, nd\u00ebrsa struktura e shpin\u00ebs dhe krah\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fiksuar.<\/p>\n\n<p>Duhet edhe kolltuk dopjo p\u00ebr ndenje. Kolltuk me struktur\u00eb druri t\u00eb veshur me nj\u00eb shtres\u00eb poliuretani me densitet t\u00eb lart\u00eb, krahu dhe shpinorja duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lart\u00ebsi H 65, krah\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me zvog\u00eblim nga pjesa e brendshme. Krah\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb harkuar p\u00ebr t\u00eb realizur nj\u00eb ulje dhe q\u00ebndrim komod, mbushja e brendeshme, jast\u00ebket e uljes dhe krah\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb realizuar n\u00eb poliuretan ekologjik me densitet t\u00eb diferencuar, t\u00eb veshur me nj\u00eb cop\u00eb pambuk antialergjik, veshja e realizuar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb ekologjike, jast\u00ebk\u00ebt e uljes t\u00eb jene t\u00eb l\u00ebvizsh\u00ebm, nd\u00ebrsa struktura e shpin\u00ebs dhe krah\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fiksuar.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund, i duhet drejtorit nj\u00eb kasafort\u00eb sekrete q\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb sende me vler\u00eb apo kontrata me spec. P\u00ebrmasat e k\u00ebsaj pajisjeje jan\u00eb 50x50x110 cm. Karakteristikat kryesore te produkti do te jene: Kasaforta duhet t\u00eb ket\u00eb struktur\u00eb llamarin\u00eb me trash\u00ebsi jo m\u00eb pak se 1.5 mm. T\u00eb ket\u00eb dy ndarje horizontale nga brenda, ku t\u00eb krijohen tre hap\u00ebsira. Dera t\u00eb jet\u00eb e pajisur me dorez\u00eb dhe brav\u00eb automatike sekrete. Lyerja me m\u00ebnyr\u00eb elektrostatike. Bazamenti t\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb pak se 10 cm. Kasaforta t\u00eb ket\u00eb paraqitje estetike dhe saldimet t\u00eb mos shikohen n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme. T\u00eb paketohet q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtohen gjat\u00eb transportit!<\/p>\n<p><strong>Reklama e dyqaneve t\u00eb OSHEE, kushtojn\u00eb si t\u00eb ishin n\u00eb Nju Jork<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr objektin e kontrat\u00ebs: \u201cFurnizim, vendosje dhe mir\u00ebmbajtje e element\u00ebve t\u00eb brandimit n\u00eb Q\u00ebndrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe zyrat Administrative t\u00eb OSHEE Group sh.a, p\u00ebr dy vjet\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb 39,848,500 lek\u00eb<\/p>\n<p>pa TVSH, \u00a0Data e publikimit t\u00eb njoftimit t\u00eb fituesit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb afateve t\u00eb ankimit ishte m\u00eb 7 mars 2025, nd\u00ebrsa dokumenti u b\u00eb publik m\u00eb 28 prill 2025. Vlera totale p\u00ebrfundimtare e kontrat\u00ebs rezulton se \u00ebsht\u00eb 36,600,000 (me TVSH). K\u00ebto para xhirohen n\u00eb llogarin\u00eb e operatorit ekonomik \u201cFILARA\u201d sh.p.k me pronar Florjan Xhemalaj. Firma ka si aktivitet botimet, por vitet e fundit u \u00ebsht\u00eb futur tenderave t\u00eb shoq\u00ebrive shtet\u00ebrore duke p\u00ebrfituar kontrata t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr trajnime, shtypje t\u00eb dokumenteve dhe prodhimit t\u00eb reklamave. Kjo \u00ebsht\u00eb kontrata m\u00eb e madhe q\u00eb ka marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u201cFILARA\u201d, duke realizuar nj\u00eb gol me ndihm\u00ebn e Enea Karaka\u00e7it.<\/p>\n<p><strong>Korporata zhytet n\u00eb borxhe, Karaka\u00e7i n\u00eb luks<\/strong><\/p>\n<p>Qysh\u00a0 kur e ka marr\u00eb kompanin\u00eb n\u00eb dor\u00eb Enea Karaka\u00e7i borxhet e OSHEE sh\u00ebnojn\u00eb vet\u00ebm rritje. Situata debitore e OSHEE Group n\u00eb fund t\u00eb periudh\u00ebs 2022 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb krahasim me vitin 2020, duke u rritur me 13,997,171, 000 lek\u00eb dhe q\u00eb arrin n\u00eb nj\u00eb total prej 139,653,687, 000 lek\u00eb. N\u00eb struktur\u00ebn e detyrimeve q\u00eb ka shoq\u00ebria, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe p\u00ebrb\u00ebhet nga detyrimet ndaj Korporat\u00ebs Elektroenergjitike Shqiptare sh.a. p\u00ebr blerje energjie, hua dhe interesa dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2021- 2022, jan\u00eb rritur n\u00eb vler\u00ebn 4,387,945 mij\u00eb lek\u00eb, dhe detyrimi total \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 65,743,270 mij\u00eb lek\u00eb. Mes shoq\u00ebrive \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr balanc\u00ebn e detyrimeve q\u00eb OSHEE ka ndaj KESH m\u00eb dat\u00eb 31.12.2020, vlera 48,910,915 000 lek\u00eb. Kjo vler\u00eb do t\u00eb paguhet me k\u00ebste, duke filluar n\u00eb vitin 2021 deri n\u00eb vitin 2046.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar financiare, n\u00eb vitin 2018, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare u detyrua q\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb kredi t\u00eb madhe prej 220 milion\u00eb eurosh nga BERZH. \u00a0N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, OSHEE i detyrohej KESH-it vler\u00ebn prej 51,4 miliard\u00eb lek\u00ebsh ose mbi gjysm\u00eb miliard\u00eb euro. Me kushtin e BERZH, qeveria i detyroi dy kompanit\u00eb publike q\u00eb t\u00eb lidhnin marr\u00ebveshje p\u00ebr shlyerjen e detyrimit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebrmbante nj\u00eb aneks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me skedulin e k\u00ebsteve, sipas t\u00eb cilit OSHEE do t\u00eb paguante rreth 17 milion\u00eb euro n\u00eb vit tek KESH p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve, ve\u00e7 pagesave korrente p\u00ebr furnizimin me energji.<\/p>\n<p>P\u00ebr tre vjet s\u00eb bashku nga 2018-a deri n\u00eb 2020-\u00ebn, OSHEE i pagoi KESH vet\u00ebm 22 milion\u00eb euro nga 50 milion\u00eb euro q\u00eb duhet t\u00eb paguante. P\u00ebrball\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr shkak se OSHEE nuk paguante, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2021 marr\u00ebveshja e borxheve u amendua s\u00ebrish. \u00a0\u201cP\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2024 detyrrimi q\u00eb OSHEE duhet t\u2019i shlyente KESH-it ishte 90 milion\u00eb euro, por u shlyen vet\u00ebm 20 milion\u00eb euro duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb papaguara 70 milion\u00eb euro,\u201d zbulon KLSH n\u00eb auditimin e kryer s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>Praktikisht OSHEE ka shpallur pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhin. Aktualisht ky borxh ka arritur n\u00eb 620 milion\u00eb euro sipas KLSH, pasi gjat\u00eb periudh\u00ebs 2018-2024 mes kompanive jan\u00eb krijuar detyrime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Epo Karaka\u00e7i e ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn\u00a0 e tij: kryen porosit\u00eb e Belinda Ballukut n\u00eb tenderat e blerjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe b\u00ebn pak luks p\u00ebr vete!<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/201<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/karakaci-i-ballukut-zhytet-ne-luks-1-2-mln-euro-kolltuqe-per-zyren-dhe-400-mije-euro-per-brandimin\/\">Karaka\u00e7i i Ballukut zhytet n\u00eb luks: 1.2 MLN euro kolltuqe p\u00ebr zyr\u00ebn dhe 400 mij\u00eb euro p\u00ebr brandimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njeriu i Belinda Ballukut n\u00eb krye t\u00eb OSHEE, Enea Karaka\u00e7i harxhon mbi 1.2 milion\u00eb euro p\u00ebr mobilje p\u00ebr selin\u00eb dhe 400 mij\u00eb euro p\u00ebr tabelat e reklamave p\u00ebr filialet e Kujdesit ndaj Klientit. Tenderi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga biznesmeni Artur Bujari. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin e OSHEE GROUP SH.A me objekt: \u201cBlerje mobilje p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18819","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18819\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}