{"id":18776,"date":"2025-05-02T19:43:07","date_gmt":"2025-05-02T19:43:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/02\/analiza-ne-birn-beteja-per-vloren-gara-mbetet-e-hapur-per-nje-mandat\/"},"modified":"2025-05-02T19:43:07","modified_gmt":"2025-05-02T19:43:07","slug":"analiza-ne-birn-beteja-per-vloren-gara-mbetet-e-hapur-per-nje-mandat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/02\/analiza-ne-birn-beteja-per-vloren-gara-mbetet-e-hapur-per-nje-mandat\/","title":{"rendered":"Analiza n\u00eb BIRN\/ Beteja p\u00ebr Vlor\u00ebn, gara mbetet e hapur p\u00ebr nj\u00eb mandat"},"content":{"rendered":"<p><span>Qarku i Vlor\u00ebs d\u00ebrgon 12 deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, prej tragjedis\u00eb s\u00eb vitit 1997, ka votuar n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe Partin\u00eb Socialiste. Kulmi p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 2017, kur ata fituan 66 mij\u00eb vota, ose 60% nd\u00ebrsa rezultati m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 2009, kur koalicioni i udh\u00ebhequr nga PD fitoi m\u00eb pak se 40 mij\u00eb vota ose 37%. Dhe ndon\u00ebse askush nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim fitoren e socialist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, p\u00ebrmasat e fitores mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse rezultati mes t\u00eb dy pal\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb 8 me 4 apo 7 me 5. Dhe, s\u00eb paku rezultati i zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021, i zgjedhjeve p\u00ebr pushtetin vendor n\u00eb Himar\u00eb m\u00eb 2023 dhe n\u00eb 2024, duket se e b\u00ebn mandatin e tet\u00eb t\u00eb socialist\u00ebve jo t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb garantuar.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, socialist\u00ebt humb\u00ebn gati 7 mij\u00eb vota n\u00eb krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 nd\u00ebrsa Partia Demokratike fitoi gati 9 mij\u00eb vota, e megjithat\u00eb, rezultati final n\u00eb p\u00ebrqindje, 58 me 32%, i dha socialist\u00ebve tet\u00eb mandate dhe demokrat\u00ebve, 4. Me pak fjal\u00eb, socialist\u00ebt fituan n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark 67% t\u00eb mandateve me 58% t\u00eb votave. Disbalanca n\u00eb fjal\u00eb shpjegohet me votat e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, partia q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb riem\u00ebruar Partia e Liris\u00eb. Kjo parti mori 6,200 vota n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, shum\u00eb pak n\u00eb krahasim me 7400 votat me t\u00eb cilat socialist\u00ebt fituan mandatin e tet\u00eb, por q\u00eb, n\u00ebse PD dhe LSI do t\u00eb kishin garuar bashk\u00eb, do t\u00eb mjaftonin q\u00eb t\u2019i rr\u00ebmbenin k\u00ebt\u00eb mandat socialist\u00ebve duke e ndar\u00eb qarkun n\u00eb 7 me 5.<\/span><\/p>\n<p><span>Qarku i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht kompleks me sensitete vendore q\u00eb luajn\u00eb rol p\u00ebrcaktues n\u00eb rezultat. Popullata \u00e7ame nga nj\u00ebra an\u00eb dhe minoriteti grek nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb dy faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2009, PD siguroi mandatin e vet shtes\u00eb nga aleati i vet, Partia Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet nd\u00ebrsa PS e siguroi mandatin e vet t\u00eb shtat\u00eb fal\u00eb partis\u00eb Bashkimi p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb aleanc\u00eb me socialist\u00ebt, sot n\u00eb aleanc\u00eb me PD-n\u00eb. Nj\u00eb parti tjet\u00ebr nga minoriteti, MEGA, ka mb\u00ebshtetur prej koh\u00ebsh socialist\u00ebt dhe baza e saj gjendet n\u00eb Sarand\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr socialist\u00ebt nj\u00eb telash ka lindur nga konflikti me Himar\u00ebn, krahina historike krenare, votuesit e s\u00eb cil\u00ebs zgjodh\u00ebn me vot\u00eb Fredi Belerin n\u00eb zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb gusht 2024, qyteza dhe fshatrat p\u00ebrreth s\u00ebrish votuan kandidatin e opozit\u00ebs Petro Gjikuria, i cili sot \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse socialist\u00ebt duan t\u00eb marrin 9 nga 12 mandate, at\u00ebher\u00eb atyre do t\u2019u duhet t\u00eb marrin 75% t\u00eb votave, n\u00eb rast se opozita garon bashk\u00eb dhe, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb votave t\u00eb ndara dhe t\u00eb djegura t\u00eb partive opozitare, di\u00e7ka m\u00eb pak se sa kaq. N\u00eb fund t\u00eb fundit, socialist\u00ebt nuk mor\u00ebn dot 9 mandate as n\u00eb vitin 2017, kur PD e LSI garonin ve\u00e7mas dhe kur PS sh\u00ebnoi pik\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb qark me 65 mij\u00eb vota dhe 60%.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb gj\u00ebra gjithsesi do t\u00eb varen nga ndarja e votave mes opozit\u00ebs kryesore dhe partive t\u00eb tjera opozitare. Partia Mund\u00ebsia e Agron Shehajt pretendon se do t\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb, por dy apo tre mandate deputet\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark. Votat e Shehajt, i cili \u00ebsht\u00eb nga Vlora, supozohet se do t\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb nga Partia Demokratike nd\u00ebrsa, n\u00ebse ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb merr vota p\u00ebr t\u2019u llogaritur n\u00eb ndarjen e mandateve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase pun\u00eb shansi se sa vota do t\u00eb \u201cdigjen\u201d. Fjala vjen, ai mund t\u00eb marr\u00eb vota p\u00ebr af\u00ebrsisht dy mandate por formula t\u2019i jap\u00eb atij vet\u00ebm nj\u00eb. Votat e humbura pa mandat n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb favorizojn\u00eb partin\u00eb e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb qark, e cila, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast supozohet se \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike. Por mundet gjithashtu q\u00eb Mund\u00ebsia t\u00eb marr\u00eb, n\u00eb ndarjen e mandateve, rolin q\u00eb LSI pati m\u00eb 2021, pra q\u00eb t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb vota nga opozita duke favorizuar me mandat PS-n\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Bashkia e Himar\u00ebs ka gjithashtu gjasa t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol, n\u00eb rast se do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin opozit\u00ebn si n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor. N\u00eb vitin 2021, Bashkia Himar\u00eb i dha 60% t\u00eb votave Partis\u00eb Socialiste nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023, kandidati i opozit\u00ebs fitoi me rezultat t\u00eb ngusht\u00eb. Votat n\u00eb Bashkin\u00eb Himar\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur ndikim t\u00eb madh n\u00eb llogaritjen e mandateve. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 ishin gjithsej 6,100. Por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb, n\u00ebse PS dhe LSI do t\u00eb kishin garuar bashk\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, rezultati final do t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrqindje 58 me 38 dhe n\u00eb mandate, 7 me 5.<\/span><\/p>\n<p><span>Qarku i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb qark me popullsi t\u00eb madhe n\u00eb emigrim dhe me pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje n\u00eb minimumin komb\u00ebtar. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 mor\u00ebn pjes\u00eb vet\u00ebm 33.5% e popullsis\u00eb. K\u00ebsaj here, 20 mij\u00eb zgjedh\u00ebs kan\u00eb aplikuar p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb distanc\u00eb, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb rris\u00eb votat e hedhura n\u00eb zgjedhjet e 11 majit me 19% kundrejt vitit 2021.<\/span><\/p>\n<div class=\"infogram-embed\"><\/div>\n<p>\n<strong><span>Profili demografik e social<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Qarku i Vlor\u00ebs shtrihet p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bregdetit t\u00eb jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb zon\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht e thyer me male q\u00eb ngrihen menj\u00ebher\u00eb nga brigjet e detit p\u00ebr n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb pjes\u00ebn jugore, fusha e Vurgut, e krijuar nga aluvionet e Lumit Bistric\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb aset p\u00ebr bujq\u00ebsi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa tjet\u00ebr e territorit shfryt\u00ebzohet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr drufrutor\u00eb, ullinj, vreshta dhe blegtori. Mbar\u00ebshtimi i t\u00eb imtave ka qen\u00eb historikisht i favorizuar nga afrim\u00ebsia gjeografike mes kullotave dim\u00ebrore n\u00eb Karaburun dhe bregdet dhe kullotave verore n\u00eb Malin e \u00c7ik\u00ebs apo Malin e Gjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Turizmi detar, malor dhe ai i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, peshkimi, blegtoria dhe ullinjt\u00eb ofrojn\u00eb burime ekonomike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zon\u00ebn nd\u00ebrsa industria \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. Laguna e Nart\u00ebs n\u00eb veri dhe liqeni i Butrintit n\u00eb jug p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb burime t\u00eb konsiderueshme t\u00eb peshkut dhe molusqeve n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span>Burimet e shumta ekonomike gjithsesi nuk kan\u00eb ndihmuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur depopullimin. Censi i vitit 2023 num\u00ebroi 147 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun, me r\u00ebnie 17% p\u00ebrkundrejt vitit 2011 dhe 23% p\u00ebrkundrejt vitit 2001. Si\u00e7 shihet nga k\u00ebto shifra, nga qarku ka pasur m\u00eb shum\u00eb largim popullsie mes viteve 2011 dhe 2023, kur ritmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i r\u00ebnies s\u00eb popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb rang komb\u00ebtar, se sa kishte n\u00eb dekad\u00ebn paraardh\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span>Qarku ka karakter urban. Qytetet e Vlor\u00ebs dhe Sarand\u00ebs si dhe qytezat Orikum, Himar\u00eb, Ksamil e Konispol jan\u00eb vendi i banimit t\u00eb 71% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qarkut. Gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit gjithsesi r\u00ebnie ka p\u00ebsuar si popullata urbane ashtu edhe ajo rurale. Vet\u00eb qyteti i Vlor\u00ebs kishte m\u00eb 2023 rreth 66 mij\u00eb banor\u00eb, me r\u00ebnie 17% kundret vitit 2011.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kandidat\u00ebt<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Deputeti aktual Bledar \u00c7u\u00e7i udh\u00ebheq list\u00ebn e socialist\u00ebve nd\u00ebrsa Bujar Leskaj, politikan karriere i njohur mes t\u00eb tjerash se ka fituar nj\u00eb mandat p\u00ebr demokrat\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2001, udh\u00ebheq list\u00ebn e opozit\u00ebs. Vangjel Dule, p\u00ebrfaq\u00ebsues i minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri, ka vend t\u00eb sigurt t\u00eb dytin n\u00eb list\u00ebn e mbyllur t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs nd\u00ebrsa deputetja Ina Zhupa dhe Atird Hoxha, nj\u00eb avokat, plot\u00ebsojn\u00eb list\u00ebn e mbyllur t\u00eb opozit\u00ebs. Zamira Sinaj, dekane e fakultetit ekonomik n\u00eb Universitetin e Vlor\u00ebs, Erjona Ismaili, drejtoresh\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe Pirro Vengu, minist\u00ebr dhe ish-drejtor, jan\u00eb kandidat\u00ebt e PS-s\u00eb n\u00eb listat e sigurta.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb 12 kandidat\u00eb secila n\u00eb listat e hapura. Deputet\u00ebt Damian Gjiknuri e Vullnet Sinaj garojn\u00eb n\u00eb listat e hapura t\u00eb socialist\u00ebve krahas Ardit Bidos, drejtorit t\u00eb arkiv\u00ebs me kredenciale patriotike, Gjergji M\u00ebrkuri, ish drejtor dogane dhe m\u00ebsues n\u00eb Sarand\u00eb, Vasil Llajo, pronari i rrjetit t\u00eb laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb privat\u00eb Intermedica, apo disa pegadog\u00eb t\u00eb universitetit t\u00eb Vlor\u00ebs mbushin list\u00ebn e hapur t\u00eb PS-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nada Daullja, nj\u00eb mjeke, Edmond Fetahu, nj\u00eb m\u00ebsues, Sk\u00ebnder Mu\u00e7o, pronari i nj\u00eb kompanie betoni e t\u00eb tjer\u00eb, garojn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn. Mu\u00e7o \u00ebsht\u00eb deklaruar kandidat i Partis\u00eb Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/02\/beteja-per-vloren-gara-mbetet-e-hapur-per-nje-mandat\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/02\/analiza-ne-birn-beteja-per-vloren-gara-mbetet-e-hapur-per-nje-mandat\/\">Analiza n\u00eb BIRN\/ Beteja p\u00ebr Vlor\u00ebn, gara mbetet e hapur p\u00ebr nj\u00eb mandat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qarku i Vlor\u00ebs d\u00ebrgon 12 deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, prej tragjedis\u00eb s\u00eb vitit 1997, ka votuar n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe Partin\u00eb Socialiste. Kulmi p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 2017, kur ata fituan 66 mij\u00eb vota, ose 60% nd\u00ebrsa rezultati m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn u sh\u00ebnua n\u00eb vitin 2009, kur koalicioni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18776","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18776\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}