{"id":18630,"date":"2025-05-02T09:21:44","date_gmt":"2025-05-02T09:21:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/02\/kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore-2\/"},"modified":"2025-05-02T09:21:44","modified_gmt":"2025-05-02T09:21:44","slug":"kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/02\/kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore-2\/","title":{"rendered":"Kultura n\u00eb hije: Sa dhe si po flitet gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2024 mbi mekanizmat publik\u00eb t\u00eb financimit p\u00ebr artet pamore, shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb artikuluara nga komuniteti artistik ishin: niveli i ul\u00ebt i financimit, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb menaxhimin e fondeve dhe centralizimi i vendimmarrjes.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Buxheti i vitit 2024 p\u00ebr \u201cArtin dhe Kultur\u00ebn\u201d ishte rreth 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose gati 0.4% e buxhetit total t\u00eb shtetit t\u00eb planifikuar n\u00eb 737 miliard\u00eb lek\u00eb. Duksh\u00ebm, buxheti p\u00ebr artin n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet n\u00eb nivele tejet t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb krahasim me vendet e BE-s\u00eb, ku mesatarja p\u00ebr vitin 2023 ishte 1.2% e PBB.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, buxheti i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt, diferenc\u00eb e cila theksohet edhe m\u00eb shum\u00eb kur flasim p\u00ebr financimin e projekteve artistike. Buxheti p\u00ebr ish-Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb i ul\u00ebti nd\u00ebr dikastere, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb tep\u00ebr i ul\u00ebt edhe ai i institucioneve publike n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e saj. P\u00ebr t\u00eb fundit vlen t\u00eb p\u00ebrmendet dor\u00ebheqja e ish-drejtorit t\u00eb TKOB, Ilir Kerni, n\u00eb vitin 2016 pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb buxhetit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr realizimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Kritikat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta edhe p\u00ebr menaxhimin e fondeve n\u00eb 12 vitet e fundit, kur v\u00ebrehet nj\u00eb qend\u00ebrzim dhe ndikim politik i tep\u00ebrt n\u00eb kultur\u00eb. Disa nga rastet m\u00eb ilustruese jan\u00eb projektet e p\u00ebrqendruara te vet\u00eb figura e kryeministrit ose hap\u00ebsira t\u00eb hapura p\u00ebrreth tij si ajo e COD-it, shfuqizimi i Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve n\u00eb 2014, p\u00ebrqendrimi i projekteve me thirrje n\u00eb ish-Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, shembja e Teatrit Komb\u00ebtar, si dhe p\u00ebrdorimi politik n\u00eb koh\u00eb fushate i institucioneve publike t\u00eb kultur\u00ebs. Vet\u00ebm vitin e fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb hapje e Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit ndaj dialogut me komunitetin artistik, punonj\u00ebsit e kultur\u00ebs dhe organizatat e angazhuara n\u00eb rekomandime p\u00ebr politik\u00eb-b\u00ebrjen n\u00eb sektorin e kultur\u00ebs dhe artit. Nd\u00ebrsa n\u00eb fush\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, qeveria ka ndjekur nj\u00eb strategji q\u00eb prej vitit 2018 me ligjin e ri p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, i cili synon ta kaloj\u00eb menaxhimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00eb duart e fondacioneve t\u00eb pavarura, si rasti i Butrintit, nj\u00eb rast ky i paprecedent n\u00eb bot\u00eb.N\u00eb vijim, do t\u00eb trajtojm\u00eb problematikat aktuale n\u00eb politikat p\u00ebr kultur\u00ebn dhe artin si dhe zotimet e dh\u00ebna nga subjektet politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>PS, qasje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb prezantimin e programit t\u00eb PS \u201cShqip\u00ebria 2030\u201d m\u00eb 29 mars, kryeministri Edi Rama nuk e p\u00ebrmendi fare artin dhe kultur\u00ebn, por ai e p\u00ebrmendi at\u00eb gjat\u00eb inaugurimit t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb re kulturore n\u00eb ish-Kinostudio, \u201cHangArt\u201d s\u00eb bashku me ministrin Blendi Gonxhe. Programi i PS b\u00ebn bilancin e 12 viteve qeverisje me restaurimin e rreth 650 objekteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, dhe rijet\u00ebzimin e 7 qendrave historike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zhvillimit turistik dhe ekonomik. Bilanci rikujton edhe rind\u00ebrtimin e 10 teatrove dhe 20 muzeve. N\u00eb lidhje me mb\u00ebshtetjen p\u00ebr artist\u00ebt, risillet si argument rritja me 60% e pagave n\u00eb institucionet publike dhe mb\u00ebshtetja e mbi 1.800 projekteve t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb pavarur. Po ashtu, arritje konsiderohen edhe regjistrimet si pjes\u00eb e pasuris\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s t\u00eb Xhublet\u00ebs, Valles s\u00eb Tropoj\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2025-2029, Partia Socialiste l\u00eb t\u00eb kuptohet vazhdim\u00ebsin\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs qasje, pa pretenduar rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb buxhetit, apo rishikim t\u00eb proceseve vendimmarr\u00ebse mbi projektet artistike. V\u00ebmendja i kushtohet p\u00ebrs\u00ebri investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe rritjes s\u00eb pagave t\u00eb administrat\u00ebs. Premtohen ngritja e hap\u00ebsirave t\u00eb reja kulturore (shumica projekte tashm\u00eb t\u00eb nisura) dhe krijimi i 10 hap\u00ebsirave t\u00eb dedikuara p\u00ebr librin deri n\u00eb 2030. PS premton po ashtu miratimin e ligjit p\u00ebr Statusin e Artistit, digjitalizimin e arkivave dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, si dhe ngritjen e Qendrave Kulturore Shqiptare n\u00eb Diaspor\u00eb. Ministri Gonxhe ka deklaruar se gjat\u00eb vitit 2025 do t\u00eb p\u00ebrgatitet edhe Strategjia Komb\u00ebtare e Kultur\u00ebs 2026-2030 e cila do t\u00eb hartohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me artist\u00ebt dhe partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Qeverisja e PS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar vazhdimisht p\u00ebr keq-menaxhim dhe privatizim t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore si n\u00eb rastin e Fondacionit p\u00ebr Butrintin, p\u00ebr prishje t\u00eb institucioneve historike si Teatri Komb\u00ebtar, p\u00ebr n\u00ebn-financim p\u00ebr sken\u00ebn e pavarur, p\u00ebr nepotiz\u00ebm dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve nga institucionet e artit dhe kultur\u00ebs (rasti i ish -drejtorit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, Basha), si dhe p\u00ebr kapjen politike n\u00eb nivel qendror dhe lokal t\u00eb sken\u00ebs e pavarur (rasti i COD dhe Harabel). N\u00eb ligj\u00ebrimin aktual elektoral t\u00eb PS-s\u00eb nuk reflektohet asnj\u00eb adresim i k\u00ebtyre problematikave.<\/p>\n<p>fitimprur\u00ebse propozohen leht\u00ebsime fiskale p\u00ebr ato hap\u00ebsira q\u00eb ekspozojn\u00eb vepra t\u00eb artit dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, nd\u00ebrsa p\u00ebr artizan\u00ebt sigurimi i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt dhe mund\u00ebsia e zhvillimit t\u00eb aktivitetit n\u00eb infrastruktur\u00eb publike pa pages\u00eb. Programi p\u00ebrmban edhe miratimin e ligjit p\u00ebr statusin e artistit, i cili do t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore, pensionimit dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u organizuar n\u00eb shoqata artistike, si dhe miratimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb intelektuale artistike. Po ashtu, propozohet edhe themelimi i institucionit t\u00eb Komi\u00adsionerit p\u00ebr pun\u00ebn artistike\/kulturore t\u00eb lir\u00eb, i cili do t\u00eb monitoroj\u00eb kushtet e pun\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn freelance.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb infrastruktur\u00eb shihen t\u00eb nevojshme investime mes t\u00eb cilave: nd\u00ebrtimi i dy sallave t\u00eb reja koncertesh n\u00eb Tiran\u00eb dhe rrethe, nd\u00ebrtimi i hap\u00ebsirave p\u00ebr prodhime artistike i nj\u00eb rrjeti me objekte publike dedikuar artit bashk\u00ebkohor, si dhe Krijimi i Kinematek\u00ebs Komb\u00ebtare me salla kinemaje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. LB po ashtu parasheh reformimin e QKK-s\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht me rritjen e buxhetit t\u00eb saj vjetor.<\/p>\n<p>nga vet\u00eb komuniteti, asnj\u00eb nga subjektet politike nuk e thekson dialogun dhe nuk p\u00ebrfshin nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e tij.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me kostot financiare t\u00eb premtimeve t\u00eb tyre, shumica e subjekteve politike (me p\u00ebrjashtim t\u00eb PS dhe LB) premtojn\u00eb rritje t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr kultur\u00ebn dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me ulje taksash. P.sh., Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore, ASHM, premton taksim t\u00eb shesht\u00eb 10% dhe rritje t\u00eb buxhetit p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb 2% t\u00eb PBB-s\u00eb pa shpjeguar sesa do t\u00eb ndikohen mbledhja e t\u00eb ardhurave buxhetore dhe se si do t\u00eb b\u00ebhet shp\u00ebrndarja e buxhetit. K\u00ebt\u00eb sqarim, nuk e jep as L\u00ebvizja Bashk\u00eb, e cila premton taksim progresiv.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, vet\u00ebm ASHM ka nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ta menaxhuar k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi bazuar n\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rekomandimet e UNESCO-s. Problematika e pranis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb prekaritetit dhe informalitetit n\u00eb pun\u00ebsimet e artist\u00ebve dhe pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb adresuar nga LB, nd\u00ebrsa zotimi p\u00ebr miratimin e ligjit p\u00ebr Statusin e Artistit p\u00ebrmendet nga thuajse t\u00eb gjitha subjektet. Mir\u00ebpo, nuk jepen detaje se \u00e7far\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb ky Status i Artistit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket proceseve vendimmarr\u00ebse, propozimet p\u00ebr krijimin e qendrave komb\u00ebtare p\u00ebr menaxhimin e projekteve artistike dhe kulturore nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me modelet q\u00eb do t\u00eb ndjekin k\u00ebto qendra dhe me nd\u00ebrhyrjet ligjore q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr formimin e tyre.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Nd\u00ebr problematikat t\u00eb cilat nuk trajtohen nga programet politike mund t\u00eb p\u00ebrmendet situata e v\u00ebshtir\u00eb e tregut t\u00eb librit dhe financimi mesatar vjetor i botimeve nga Qendra Komb\u00ebtare e Librit dhe Leximit n\u00eb nivelin e pa dinjitetsh\u00ebm prej 4.000.000 lek\u00eb n\u00eb vit. Po ashtu, programet nuk trajtojn\u00eb problematikat e ligjit p\u00ebr OJF-t\u00eb t\u00eb cilat nuk parashikojn\u00eb klauzola mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr organizatat e artit, ashtu si\u00e7 pamund\u00ebsojn\u00eb formalizimin e unioneve, asambleve, apo forumeve t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb organizonin sken\u00ebn e pavarur duke p\u00ebrfshir\u00eb artist\u00ebt freelance, ata t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar, si dhe ata informal\u00eb. Nj\u00eb problematik\u00eb tjet\u00ebr e patrajtuar lidhet me taksimin e lart\u00eb mbi burim prej 15% p\u00ebr pun\u00ebt e zhvilluara me kontrata sh\u00ebrbimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb lidhje me infrastruktur\u00ebn, p\u00ebrpos mosfunksionimit aktual t\u00eb Muzeut Komb\u00ebtar, Galeris\u00eb Komb\u00ebtare, dhe nj\u00eb Teatri dinjitoz Komb\u00ebtar, asnj\u00eb nga subjektet nuk p\u00ebrmend nevoj\u00ebn p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Muzeu t\u00eb Artit Bashk\u00ebkohor, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb edhe kjo prej vitesh e shtruar nga komuniteti artistik.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore\/\">Kultura n\u00eb hije: Sa dhe si po flitet gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2024 mbi mekanizmat publik\u00eb t\u00eb financimit p\u00ebr artet pamore, shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb artikuluara nga komuniteti artistik ishin: niveli i ul\u00ebt i financimit, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb menaxhimin e fondeve dhe centralizimi i vendimmarrjes. \u00a0 Buxheti i vitit 2024 p\u00ebr \u201cArtin dhe Kultur\u00ebn\u201d ishte rreth 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18630","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18630\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}