{"id":18603,"date":"2025-05-02T06:14:34","date_gmt":"2025-05-02T06:14:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/02\/kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore\/"},"modified":"2025-05-02T06:14:34","modified_gmt":"2025-05-02T06:14:34","slug":"kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/02\/kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Kultura n\u00eb hije\/ Sa dhe si po flitet gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2024 mbi mekanizmat publik\u00eb t\u00eb financimit p\u00ebr artet pamore, shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb artikuluara nga komuniteti artistik ishin: niveli i ul\u00ebt i financimit, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb menaxhimin e fondeve dhe centralizimi i vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Buxheti i vitit 2024 p\u00ebr \u201cArtin dhe Kultur\u00ebn\u201d ishte rreth 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose gati 0.4% e buxhetit total t\u00eb shtetit t\u00eb planifikuar n\u00eb 737 miliard\u00eb lek\u00eb. Duksh\u00ebm, buxheti p\u00ebr artin n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet n\u00eb nivele tejet t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb krahasim me vendet e BE-s\u00eb, ku mesatarja p\u00ebr vitin 2023 ishte 1.2% e PBB.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, buxheti i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt, diferenc\u00eb e cila theksohet edhe m\u00eb shum\u00eb kur flasim p\u00ebr financimin e projekteve artistike. Buxheti p\u00ebr ish-Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb i ul\u00ebti nd\u00ebr dikastere, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb tep\u00ebr i ul\u00ebt edhe ai i institucioneve publike n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e saj. P\u00ebr t\u00eb fundit vlen t\u00eb p\u00ebrmendet dor\u00ebheqja e ish-drejtorit t\u00eb TKOB, Ilir Kerni, n\u00eb vitin 2016 pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb buxhetit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr realizimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kritikat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta edhe p\u00ebr menaxhimin e fondeve n\u00eb 12 vitet e fundit, kur v\u00ebrehet nj\u00eb qend\u00ebrzim dhe ndikim politik i tep\u00ebrt n\u00eb kultur\u00eb. Disa nga rastet m\u00eb ilustruese jan\u00eb projektet e p\u00ebrqendruara te vet\u00eb figura e kryeministrit ose hap\u00ebsira t\u00eb hapura p\u00ebrreth tij si ajo e COD-it, shfuqizimi i Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve n\u00eb 2014, p\u00ebrqendrimi i projekteve me thirrje n\u00eb ish-Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, shembja e Teatrit Komb\u00ebtar, si dhe p\u00ebrdorimi politik n\u00eb koh\u00eb fushate i institucioneve publike t\u00eb kultur\u00ebs. Vet\u00ebm vitin e fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb hapje e Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit ndaj dialogut me komunitetin artistik, punonj\u00ebsit e kultur\u00ebs dhe organizatat e angazhuara n\u00eb rekomandime p\u00ebr politik\u00eb-b\u00ebrjen n\u00eb sektorin e kultur\u00ebs dhe artit. Nd\u00ebrsa n\u00eb fush\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, qeveria ka ndjekur nj\u00eb strategji q\u00eb prej vitit 2018 me ligjin e ri p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, i cili synon ta kaloj\u00eb menaxhimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00eb duart e fondacioneve t\u00eb pavarura, si rasti i Butrintit, nj\u00eb rast ky i paprecedent n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, do t\u00eb trajtojm\u00eb problematikat aktuale n\u00eb politikat p\u00ebr kultur\u00ebn dhe artin si dhe zotimet e dh\u00ebna nga subjektet politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>PS, qasje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn<\/p>\n<p>N\u00eb prezantimin e programit t\u00eb PS \u201cShqip\u00ebria 2030\u201d m\u00eb 29 mars, kryeministri Edi Rama nuk e p\u00ebrmendi fare artin dhe kultur\u00ebn, por ai e p\u00ebrmendi at\u00eb gjat\u00eb inaugurimit t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb re kulturore n\u00eb ish-Kinostudio, \u201cHangArt\u201d s\u00eb bashku me ministrin Blendi Gonxhe. Programi i PS b\u00ebn bilancin e 12 viteve qeverisje me restaurimin e rreth 650 objekteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, dhe rijet\u00ebzimin e 7 qendrave historike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zhvillimit turistik dhe ekonomik. Bilanci rikujton edhe rind\u00ebrtimin e 10 teatrove dhe 20 muzeve. N\u00eb lidhje me mb\u00ebshtetjen p\u00ebr artist\u00ebt, risillet si argument rritja me 60% e pagave n\u00eb institucionet publike dhe mb\u00ebshtetja e mbi 1.800 projekteve t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb pavarur. Po ashtu, arritje konsiderohen edhe regjistrimet si pjes\u00eb e pasuris\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s t\u00eb Xhublet\u00ebs, Valles s\u00eb Tropoj\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2025-2029, Partia Socialiste l\u00eb t\u00eb kuptohet vazhdim\u00ebsin\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs qasje, pa pretenduar rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb buxhetit, apo rishikim t\u00eb proceseve vendimmarr\u00ebse mbi projektet artistike. V\u00ebmendja i kushtohet p\u00ebrs\u00ebri investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe rritjes s\u00eb pagave t\u00eb administrat\u00ebs. Premtohen ngritja e hap\u00ebsirave t\u00eb reja kulturore (shumica projekte tashm\u00eb t\u00eb nisura) dhe krijimi i 10 hap\u00ebsirave t\u00eb dedikuara p\u00ebr librin deri n\u00eb 2030. PS premton po ashtu miratimin e ligjit p\u00ebr Statusin e Artistit, digjitalizimin e arkivave dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, si dhe ngritjen e Qendrave Kulturore Shqiptare n\u00eb Diaspor\u00eb. Ministri Gonxhe ka deklaruar se gjat\u00eb vitit 2025 do t\u00eb p\u00ebrgatitet edhe Strategjia Komb\u00ebtare e Kultur\u00ebs 2026-2030 e cila do t\u00eb hartohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me artist\u00ebt dhe partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Qeverisja e PS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar vazhdimisht p\u00ebr keq-menaxhim dhe privatizim t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore si n\u00eb rastin e Fondacionit p\u00ebr Butrintin, p\u00ebr prishje t\u00eb institucioneve historike si Teatri Komb\u00ebtar, p\u00ebr n\u00ebn-financim  p\u00ebr sken\u00ebn e pavarur, p\u00ebr nepotiz\u00ebm dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve nga institucionet e artit dhe kultur\u00ebs (rasti i ish -drejtorit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, Basha), si dhe p\u00ebr kapjen politike n\u00eb nivel qendror dhe lokal t\u00eb sken\u00ebs e pavarur (rasti i COD dhe Harabel). N\u00eb ligj\u00ebrimin aktual elektoral t\u00eb PS-s\u00eb nuk reflektohet asnj\u00eb adresim i k\u00ebtyre problematikave.<\/p>\n<p>PD premton dyfishim t\u00eb buxhetit<\/p>\n<p>Programi i Partis\u00eb Demokratike, PD ndjek kritikat drejtuar qeveris\u00eb socialiste p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve. Sipas kryetarit t\u00eb saj, Sali Berisha, qeverisja aktuale ka paralizuar m\u00eb shum\u00eb institucione t\u00eb kultur\u00ebs se \u00e7do qeverisje tjet\u00ebr, duke kujtuar Galerin\u00eb Komb\u00ebtare, Muzeun Komb\u00ebtar dhe shkat\u00ebrrimin e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore vendosi ta prezantoj\u00eb programin qeveris\u00ebs gjat\u00eb disa takimeve publike me sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shoq\u00ebror\u00eb, mes tyre edhe me komunitetin artistik. Vet\u00eb Berisha renditi disa propozime pjes\u00eb e nj\u00eb plani prej 10 pikash, ku p\u00ebrfshihen nd\u00ebr t\u00eb tjera: rikthimi i Ministris\u00eb se Kultur\u00ebs si portofol qeveris\u00ebs m\u00eb vete, mbi dyfishim t\u00eb buxhetit p\u00ebr kultur\u00ebn (mbi 2% te PBB-s\u00eb), miratim t\u00eb ligjit p\u00ebr Statusin e Artistit, miratimin e ligjit p\u00ebr sponsorizimin e artit, rind\u00ebrtimin e Teatrit Komb\u00ebtar si\u00e7 ishte dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendndodhje, koordinimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Kosov\u00ebn dhe diaspor\u00ebn, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se ASHM do t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb strategjin\u00eb aktuale t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb ia kalon menaxhimin e trash\u00ebgimis\u00eb fondacioneve (model i propozuar nga AADF) dhe se do ta orientoj\u00eb kontributin privat dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb drejt form\u00ebs s\u00eb donacioneve. K\u00ebt\u00eb ligj\u00ebrim kritik ndaj \u201ctregtarizimit\u201d t\u00eb kultur\u00ebs e ka vazhduar edhe drejtuesi i departamentit p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb PD, Parid Teferi\u00e7i, duke kritikuar politikat aktuale si konsumeriste dhe duke listuar parimet q\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb qeverisja e PD-s\u00eb: decentralizim; transparenc\u00eb; meritokraci; dhe dyfishimi i buxhetit brenda vitit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takim me artist\u00ebt, disa prej tyre kan\u00eb k\u00ebrkuar rikthimin e Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve dhe krijimin e nj\u00eb fondi p\u00ebr blerjen e veprave t\u00eb artit bashk\u00ebkohor, ashtu si edhe riorganizimin dhe fuqizimin e Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Leximit dhe mb\u00ebshtetjen e p\u00ebrkthimeve dhe rip\u00ebrkthimeve t\u00eb klasik\u00ebve. Nga ana e saj ASHM ka artikuluar nevoj\u00ebn p\u00ebr zvog\u00eblimin e barr\u00ebs fiskale p\u00ebr librat, promovimin e librave shqiptar\u00eb n\u00eb panairet e huaja, rritjen e aksesueshm\u00ebris\u00eb, dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb botuese.<\/p>\n<p>Nga seria e zotimeve, p\u00ebrpos atij p\u00ebr dyfishimin e buxhetit p\u00ebr kultur\u00ebn, nuk jepet nj\u00eb bilanc i kostove t\u00eb tyre financiare ashtu si\u00e7 nuk jepet nj\u00eb plan i detajuar p\u00ebr realizimin e tyre.<\/p>\n<p>Arti dhe kultura sipas \u201cL\u00ebvizjes Bashk\u00eb\u201d<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja Bashk\u00eb\u201d ka publikuar nj\u00eb program t\u00eb gjer\u00eb prej rreth 176 faqesh, ku premton nd\u00ebr t\u00eb tjera rikthimin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs duke i bashkuar edhe sektorin e Inovacionit.  N\u00eb programin e LB, sektori i kultur\u00ebs konsiderohet si i karakterizuar nga: buxhetet e pamjaftueshme, mbyllja e shum\u00eb institucioneve, prodhimi dhe mb\u00ebshtetja e ul\u00ebt p\u00ebr kinematografin\u00eb dhe mungesa e transparenc\u00ebs s\u00eb QKK-s\u00eb, mungesa e ambienteve publike p\u00ebr prodhimin dhe ekspozimin e veprave, dhe tarifat e larta p\u00ebr vizitimin e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs dhe mosmir\u00ebmbajtja e tyre. LB thekson nivelin e lart\u00eb t\u00eb informalitetit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah se skena e pavarur dhe industria kreative nuk e kan\u00eb t\u00eb rregulluar si\u00e7 duhet me ligj vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja Bashk\u00eb\u201d propozon nj\u00eb fond t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr artet performative dhe nj\u00eb fond p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb artistike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr artin bashk\u00ebkohor, theksohet nevoja p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb regjistri publik me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr artist\u00ebt shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit, p\u00ebrmes t\u00eb cilit artist\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb informohen, t\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb projekte dhe t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsojn\u00eb profilin e tyre publik. P\u00ebr organizatat fitimprur\u00ebse propozohen leht\u00ebsime fiskale p\u00ebr ato hap\u00ebsira q\u00eb ekspozojn\u00eb vepra t\u00eb artit dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, nd\u00ebrsa p\u00ebr artizan\u00ebt sigurimi i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt dhe mund\u00ebsia e zhvillimit t\u00eb aktivitetit n\u00eb infrastruktur\u00eb publike pa pages\u00eb. Programi p\u00ebrmban edhe miratimin e ligjit p\u00ebr statusin e artistit, i cili do t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore, pensionimit dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u organizuar n\u00eb shoqata artistike, si dhe miratimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb intelektuale artistike. Po ashtu, propozohet edhe themelimi i institucionit t\u00eb Komi\u00adsionerit p\u00ebr pun\u00ebn artistike\/kulturore t\u00eb lir\u00eb, i cili do t\u00eb monitoroj\u00eb kushtet e pun\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn freelance.<\/p>\n<p>N\u00eb infrastruktur\u00eb shihen t\u00eb nevojshme investime mes t\u00eb cilave: nd\u00ebrtimi i dy sallave t\u00eb reja koncertesh n\u00eb Tiran\u00eb dhe rrethe, nd\u00ebrtimi i hap\u00ebsirave p\u00ebr prodhime artistike i nj\u00eb rrjeti me objekte publike dedikuar artit bashk\u00ebkohor, si dhe Krijimi i Kinematek\u00ebs Komb\u00ebtare me salla kinemaje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. LB po ashtu parasheh reformimin e QKK-s\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht me rritjen e buxhetit t\u00eb saj vjetor.<\/p>\n<p>Programi nuk adreson situat\u00ebn me librin, nuk ka shpjegime mbi mekanizmat e reja institucionale q\u00eb propozohen ashtu si\u00e7 nuk adreson se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me institucionet ekzistuese n\u00eb t\u00eb cilat priten nd\u00ebrhyrje. Po ashtu, nuk tregohet kostoja financiare e nd\u00ebrhyrjeve q\u00eb propozohen ashtu si\u00e7 nuk ka nj\u00eb v\u00ebmendje ndaj dialogut me komunitetin artistik, rritjen e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr sken\u00ebn e pavarur dhe decentralizimin e vendimmarrjes n\u00eb mb\u00ebshtetjen e projekteve artistike.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d, nd\u00ebrhyrje ligjore p\u00ebr kultur\u00ebn<\/p>\n<p>Koalicioni \u201cNisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d n\u00eb programin e tij p\u00ebr kultur\u00ebn, liston nj\u00eb seri masash me fokus investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb, rritje t\u00eb pagave p\u00ebr artist\u00ebt dhe ruajtje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>Si nd\u00ebrhyrje ligjore shihen t\u00eb domosdoshme: ligji p\u00ebr Statusin e Artistit; ligji p\u00ebr Sponsorizimet n\u00eb Fush\u00ebn e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb, Sporteve dhe Personave me Aft\u00ebsi Ndryshe; dhe projektligji \u2018Mirush Kabashi\u2019 me synim pavar\u00ebsin\u00eb, demokratizimin dhe mir\u00ebqeverisjen e artit.<\/p>\n<p>N\u00eb infrastruktur\u00eb premtohen: investime n\u00eb institucionet kulturore t\u00eb 61 bashkive t\u00eb vendit dhe kthimi i tyre n\u00eb qendra multifunksionale; Krijimi i nj\u00eb ansambli t\u00eb godinave strategjike q\u00eb p\u00ebrfshin Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Natyr\u00ebs, Teatrin Komb\u00ebtar, TKOB, Pallatin e Sportit dhe Pishin\u00ebn Olimpike; Investime n\u00eb Infrastruktur\u00ebn Sportive p\u00ebr nd\u00ebrtimin e komplekseve st\u00ebrvitore dhe pishinave n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme me q\u00ebllim ngritjen e ekipeve sportive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me financimin e projekteve artistike propozohen: Fondi i Granteve p\u00ebr Kinematografin\u00eb dhe Artist\u00ebt e Pavarur me vler\u00eb 10 milion\u00eb euro n\u00eb vit; dhe Fondi i Granteve \u201cMigjeni\u201d p\u00ebr artizanatit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb fragmentuar t\u00eb programit dhe munges\u00ebs s\u00eb trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ekzistuese dhe propozimeve q\u00eb ngre, pikat e sip\u00ebrp\u00ebrmendura mjaftohen me listimin e tyre. Lista nuk shoq\u00ebrohet me shpjegimet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me institucionet dhe mekanizmat financiar\u00eb ekzistues, disa prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb t\u00eb ngjashme me propozimet e NSHB, ashtu si\u00e7 nuk shoq\u00ebrohet me llogaritjen e kostove financiare p\u00ebr realizimin e tyre.<\/p>\n<p>Euroatlantik\u00ebt premtojn\u00eb zero taksa p\u00ebr krijuesit  <\/p>\n<p>Koalicioni Euroatlantik n\u00eb programin p\u00ebr artin dhe kultur\u00ebn propozon rritje t\u00eb buxhetit dhe formimin e disa institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>P\u00ebr buxhetin, premtohet rritje progresive e tij n\u00eb 50 milion\u00eb euro, 0% taks\u00eb p\u00ebr individin krijues n\u00eb industrin\u00eb kreative; fond 1 milion\u00eb euro p\u00ebr artist\u00ebt e rinj; dhe fond 5 milion\u00eb euro p\u00ebr kinematografin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr ngritjen e institucioneve t\u00eb reja shihen t\u00eb nevojshme: ngritja e Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Artit Bashk\u00ebkohor (QKAB); Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare e Artit Shqiptar; Fondacionit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb Shqipe; Fondi p\u00ebr Kreditim n\u00eb Kultur\u00eb; Agjencis\u00eb s\u00eb Librit Shqip; Teat\u00ebr i ri p\u00ebr artist\u00ebt e rinj t\u00eb arteve t\u00eb performuara; Teat\u00ebr Alternativ; Galeria Impresionizmit Shqiptar \u201cVangjush Mio\u201d, etj.<\/p>\n<p>Programi mjaftohet me listimin e k\u00ebtyre propozimeve pa adresuar gjendjen aktuale t\u00eb sektorit dhe pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr: m\u00ebnyr\u00ebn e implementimit t\u00eb k\u00ebtyre zotimeve, nd\u00ebrhyrjet e nevojshme n\u00eb institucionet ekzistuese, si dhe kostot financiare p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Subjektet politike pa program p\u00ebr kultur\u00ebn<\/p>\n<p>Subjektet e tjera politike si Partia \u201cMund\u00ebsia\u201d dhe Partia Social-Demokrate edhe pse kan\u00eb publikuar programe politike, nuk e kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb sektorin e kultur\u00ebs dhe artit. Po ashtu, subjektet si Aleanca Komb\u00ebtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re, L\u00ebvizja Atdheu edhe pse kan\u00eb publikuar program me parimet kryesore, e kalojn\u00eb pa e p\u00ebrmendur kultur\u00ebn n\u00eb faqet e tyre zyrtare apo n\u00eb intervistat e dh\u00ebna p\u00ebr mediat. Nd\u00ebrsa Koalicioni LZHK-Djathtas1912 nuk ka nj\u00eb program t\u00eb publikuar online dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij, ashtu si\u00e7 kan\u00eb p\u00ebrmendur zotime p\u00ebr sektorin e kultur\u00ebs n\u00eb shfaqjet e tyre mediatike deri tani.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb munguara<\/p>\n<p>Nga analiza e programeve politike p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, vihet re se kultura dhe arti nuk kan\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendjen e duhur. Edhe pse nevoja p\u00ebr nj\u00eb dialog me komunitetin artistik dhe pun\u00ebtor\u00ebt e kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur vazhdimisht nd\u00ebr vite nga vet\u00eb komuniteti, asnj\u00eb nga subjektet politike nuk e thekson dialogun dhe nuk p\u00ebrfshin nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me kostot financiare t\u00eb premtimeve t\u00eb tyre, shumica e subjekteve politike (me p\u00ebrjashtim t\u00eb PS dhe LB) premtojn\u00eb rritje t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr kultur\u00ebn dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me ulje taksash. P.sh., Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore, ASHM, premton taksim t\u00eb shesht\u00eb 10% dhe rritje t\u00eb buxhetit p\u00ebr kultur\u00ebn n\u00eb 2% t\u00eb PBB-s\u00eb pa shpjeguar sesa do t\u00eb ndikohen mbledhja e t\u00eb ardhurave buxhetore dhe se si do t\u00eb b\u00ebhet shp\u00ebrndarja e buxhetit. K\u00ebt\u00eb sqarim, nuk e jep as L\u00ebvizja Bashk\u00eb, e cila premton taksim progresiv.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, vet\u00ebm ASHM ka nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ta menaxhuar k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi bazuar n\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rekomandimet e UNESCO-s. Problematika e pranis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb prekaritetit dhe informalitetit n\u00eb pun\u00ebsimet e artist\u00ebve dhe pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kultur\u00ebs \u00ebsht\u00eb adresuar nga LB, nd\u00ebrsa zotimi p\u00ebr miratimin e ligjit p\u00ebr Statusin e Artistit p\u00ebrmendet nga thuajse t\u00eb gjitha subjektet. Mir\u00ebpo, nuk jepen detaje se \u00e7far\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb ky Status i Artistit.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket proceseve vendimmarr\u00ebse, propozimet p\u00ebr krijimin e qendrave komb\u00ebtare p\u00ebr menaxhimin e projekteve artistike dhe kulturore nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me modelet q\u00eb do t\u00eb ndjekin k\u00ebto qendra dhe me nd\u00ebrhyrjet ligjore q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr formimin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr problematikat t\u00eb cilat nuk trajtohen nga programet politike mund t\u00eb p\u00ebrmendet situata e v\u00ebshtir\u00eb e tregut t\u00eb librit dhe financimi mesatar vjetor i botimeve nga Qendra Komb\u00ebtare e Librit dhe Leximit n\u00eb nivelin e pa dinjitetsh\u00ebm prej 4.000.000 lek\u00eb n\u00eb vit. Po ashtu, programet nuk trajtojn\u00eb problematikat e ligjit p\u00ebr OJF-t\u00eb t\u00eb cilat nuk parashikojn\u00eb klauzola mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr organizatat e artit, ashtu si\u00e7 pamund\u00ebsojn\u00eb formalizimin e unioneve, asambleve, apo forumeve t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb organizonin sken\u00ebn e pavarur duke p\u00ebrfshir\u00eb artist\u00ebt freelance, ata t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar, si dhe ata informal\u00eb. Nj\u00eb problematik\u00eb tjet\u00ebr e patrajtuar lidhet me taksimin e lart\u00eb mbi burim prej 15% p\u00ebr pun\u00ebt e zhvilluara me kontrata sh\u00ebrbimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb lidhje me infrastruktur\u00ebn, p\u00ebrpos mosfunksionimit aktual t\u00eb Muzeut Komb\u00ebtar, Galeris\u00eb Komb\u00ebtare, dhe nj\u00eb Teatri dinjitoz Komb\u00ebtar, asnj\u00eb nga subjektet nuk p\u00ebrmend nevoj\u00ebn p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Muzeu t\u00eb Artit Bashk\u00ebkohor, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb edhe kjo prej vitesh e shtruar nga komuniteti artistik.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/02\/kultura-ne-hije-sa-dhe-si-po-flitet-gjate-fushates-zgjedhore\/\">Kultura n\u00eb hije\/ Sa dhe si po flitet gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2024 mbi mekanizmat publik\u00eb t\u00eb financimit p\u00ebr artet pamore, shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb artikuluara nga komuniteti artistik ishin: niveli i ul\u00ebt i financimit, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb menaxhimin e fondeve dhe centralizimi i vendimmarrjes. Buxheti i vitit 2024 p\u00ebr \u201cArtin dhe Kultur\u00ebn\u201d ishte rreth 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose gati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18603","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18603\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}