{"id":18527,"date":"2025-05-01T14:46:21","date_gmt":"2025-05-01T14:46:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/01\/lacivita-inkurajon-pd-ka-ndergjegjesim-ne-shba-per-zgjedhjet-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-05-01T14:46:21","modified_gmt":"2025-05-01T14:46:21","slug":"lacivita-inkurajon-pd-ka-ndergjegjesim-ne-shba-per-zgjedhjet-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/01\/lacivita-inkurajon-pd-ka-ndergjegjesim-ne-shba-per-zgjedhjet-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"LaCivita inkurajon PD: Ka nd\u00ebrgjegj\u00ebsim n\u00eb SHBA p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p>Fushata zgjedhore e Partis\u00eb Demokratike ka hyr\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e fundit, me fokus t\u00eb shtuar n\u00eb terren. Amerikani Chris LaCivita, i angazhuar n\u00eb drejtimin e fushat\u00ebs, ka zhvilluar nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebrmes Zoom me kandidat\u00ebt e PD-ASHM, ku ka vler\u00ebsuar p\u00ebrgatitjet dhe ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mobilizimit deri n\u00eb dit\u00ebn e votimit m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>Sipas LaCivit\u00ebs, fitorja nuk vjen p\u00ebrmes sondazheve apo deklaratave politike, por me pun\u00eb konkrete n\u00eb kontakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetar\u00ebt. Ai ka k\u00ebrkuar angazhim maksimal nga kandidat\u00ebt dhe strukturat n\u00eb terren, p\u00ebr t\u00eb garantuar pjes\u00ebmarrjen e \u00e7do votuesi t\u00eb opozit\u00ebs. I pyetur nga kandidat\u00ebt n\u00ebse po flitet n\u00eb Uashington p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, LaCivita pohoi duke th\u00ebn\u00eb se <em>\u201cKa nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por lajmi i v\u00ebrtet\u00eb, gjithsesi, do t\u00eb b\u00ebhet kur t\u00eb fitojm\u00eb dhe t\u00eb mposhtim Edi Ram\u00ebn\u201d<\/em>.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebmarrje e jasht\u00ebzakonshme, me qindra njer\u00ebz nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, dhe jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur. Me vet\u00ebm 10 dit\u00eb t\u00eb mbetura, jemi n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Dr. Berisha ka punuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin q\u00eb do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb drejt fitores pas 10 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt tan\u00eb, stafi, dhe vullnetar\u00ebt n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb drejt fitores n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. Secili prej jush ka nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fitore, dhe duhet t\u00eb ndiheni krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat kemi folur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb: ekonomia, mir\u00ebqenia, dhe kostoja e jetes\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe do t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb do t\u00eb vendosin rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00ebt e fundit t\u00eb fushat\u00ebs t\u2019i tregojm\u00eb qytetar\u00ebve se kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe munges\u00ebn e mund\u00ebsive n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb person: Edi Rama. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb flasim me qytetar\u00ebt tan\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e ka sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr ta zgjidhur. Dhe ky \u00ebsht\u00eb Dr. Berisha, jan\u00eb kandidat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb kudo n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ka disa gj\u00ebra q\u00eb un\u00eb i konsideroj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundemi n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. \u00cbsht\u00eb jetike q\u00eb n\u00eb \u00e7do zon\u00eb votimi, n\u00eb \u00e7do lagje, t\u00eb kemi lista t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb e dim\u00eb se na mb\u00ebshtesin. Dhe duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb ata t\u00eb dalin dhe t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>PYETJE \u2013 P\u00cbRGJIGJE<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2022 T\u00eb vij\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr PD dhe Z.Berisha, nj\u00eb val\u00eb e madhe mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, duke mos harruar q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe diaspora dhe shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>LaCivita: Do t\u00eb filloj me ngjashm\u00ebrit\u00eb mes Edi Ram\u00ebs dhe Joe Biden. Q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm. Q\u00eb t\u00eb dy e kan\u00eb shkat\u00ebrruar ekonomin\u00eb. Dhe t\u00eb dy do t\u00eb humbasin n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Votuesit e pavendosur jan\u00eb ata q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, do t\u00eb vendosin fatin e zgjedhjeve. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u2019u flasim atyre dhe t\u2019u shpjegojm\u00eb se si ekonomia dhe d\u00ebshtimi i Edi Ram\u00ebs gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit i ka ndikuar. Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. K\u00ebta votues do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb na mb\u00ebshtesin. N\u00ebse Edi Rama nuk e ka siguruar vot\u00ebn e tyre deri tani, nuk do ta siguroj\u00eb as n\u00eb 10 dit\u00ebt e ardhshme.<\/p>\n<p><strong>\u2022 Mendoj se, ju keni shum\u00eb lidhje n\u00eb Uashington dhe doja t\u00eb pyesja: a flitet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb rrethet diplomatike n\u00eb Uashington?<\/strong><\/p>\n<p>LaCivita: Po, ka. Ka nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por lajmi i v\u00ebrtet\u00eb, gjithsesi, do t\u00eb b\u00ebhet kur t\u00eb fitojm\u00eb dhe t\u00eb mposhtim Edi Ram\u00ebn. Mendoni pak k\u00ebt\u00eb : n\u00ebse do t\u00eb kishit nj\u00eb bilanc kaq t\u00eb d\u00ebshtuar sa ai i Edi Ram\u00ebs, a do t\u00eb donit t\u00eb flisnit p\u00ebr t\u00eb<\/p>\n<p><strong>\u2022 Donim t\u00eb dinim m\u00eb tep\u00ebr se cilat jan\u00eb disa m\u00ebsime apo p\u00ebrvoja q\u00eb mund t\u00eb ndani nga puna juaj si menaxher i fushat\u00ebs s\u00eb Trump, t\u00eb cilat mund t\u00eb zbatohen n\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb mposhtur regjimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb i kan\u00eb ngelur Edi Ram\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>LaCivita: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e mir\u00eb. Besoj se disa prej k\u00ebtyre gj\u00ebrave tashm\u00eb i keni par\u00eb t\u00eb ndodhin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebrmes mesazhit ton\u00eb. Ju nuk mund t\u2019u besoni sondazheve t\u00eb mediave shtet\u00ebrore. Ne ato n\u00eb Amerik\u00eb i quajm\u00eb \u201clajme t\u00eb rreme\u201d. Ato kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb perceptimin se Edi Rama do t\u00eb fitoj\u00eb, por ai nuk do t\u00eb fitoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mos i marrim parasysh gj\u00ebra t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Shikoni, ne e kuptojm\u00eb q\u00eb kandidat\u00ebt individual\u00eb kan\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb. Zgjedhja juaj do t\u00eb vendos\u00eb sken\u00ebn p\u00ebr fitoren e Dr. Berish\u00ebs. Dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mesazhi q\u00eb p\u00ebrcjellim t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Un\u00eb gjithashtu, nuk dua ta l\u00eb pa th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb: \u00e7do kandidat, n\u00eb k\u00ebto 10 dit\u00ebt e fundit, duhet t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb der\u00ebn e \u00e7do qytetari q\u00eb jeton n\u00eb zon\u00ebn e vet. Ju mund t\u2019ju premtoj ju q\u00eb kontakti der\u00eb m\u00eb der\u00eb, person m\u00eb person, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb efektive p\u00ebr t\u00eb bindur dik\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr ju. Mos ndaloni s\u00eb punuari deri n\u00eb momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet t\u00eb p\u00ebrfitoni nga \u00e7do or\u00eb e mbetur.<\/p>\n<p><strong>\u2022 \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, ose \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb rritur pjes\u00ebmarrjen dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb. Dhe kjo, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin strategjik dhe t\u00eb fushat\u00ebs makro, q\u00eb e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, e b\u00ebn Dr. Berisha, po \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00ebsecili prej nesh, prej kandidat\u00ebve, sidomos dit\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb rritur pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje, pasi e konsideroj si pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr fitoren dhe ndryshimin e qeveris\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 11 maj?<\/strong><\/p>\n<p>LaCivita: Mos ndaloni s\u00eb punuari deri sa t\u00eb mbyllen kutit\u00eb e votimit. Ju duhet t\u00eb p\u00ebrfitoni nga \u00e7do minut\u00eb t\u00eb vlefshme q\u00eb ju ka mbetur.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb ju sfidoj ju t\u00eb gjith\u00ebve k\u00ebtu t\u00eb b\u00ebni n\u00eb k\u00ebto dy jav\u00ebt e fundit, deri n\u00eb Dit\u00ebn e Zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb t\u00eb caktoni nj\u00eb num\u00ebr personash n\u00eb zon\u00ebn tuaj t\u00eb votimit q\u00eb doni t\u2019i sillni m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb tashm\u00eb i keni t\u00eb sigurt. Mos harroni, kjo \u00ebsht\u00eb thjesht matematik\u00eb, dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb nxjerrurit e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Kur Presidenti Trump u q\u00ebllua n\u00eb korrik, ai e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb donte nga amerikan\u00ebt: t\u00eb luftonin, t\u00eb luftonin, t\u00eb luftonin. Dhe sinqerisht, kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ju duhet t\u00eb luftoni, duhet t\u00eb tregoheni t\u00eb merrni pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, dhe n\u00ebse e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb fitoni.<br \/>\nMezi pres momentin q\u00eb t\u00eb takohemi s\u00eb shpejti. Ju uroj shum\u00eb fat dhe punoni shum\u00eb, shum\u00eb fort. Faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/01\/lacivita-inkurajon-pd-ka-ndergjegjesim-ne-shba-per-zgjedhjet-ne-shqiperi\/\">LaCivita inkurajon PD: Ka nd\u00ebrgjegj\u00ebsim n\u00eb SHBA p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fushata zgjedhore e Partis\u00eb Demokratike ka hyr\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e fundit, me fokus t\u00eb shtuar n\u00eb terren. Amerikani Chris LaCivita, i angazhuar n\u00eb drejtimin e fushat\u00ebs, ka zhvilluar nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebrmes Zoom me kandidat\u00ebt e PD-ASHM, ku ka vler\u00ebsuar p\u00ebrgatitjet dhe ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mobilizimit deri n\u00eb dit\u00ebn e votimit m\u00eb 11 maj. Sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18527","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18527\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}