{"id":18423,"date":"2025-05-01T07:59:57","date_gmt":"2025-05-01T07:59:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/01\/zgjedhje-nen-hijen-e-patronazhistit-ne-fier\/"},"modified":"2025-05-01T07:59:57","modified_gmt":"2025-05-01T07:59:57","slug":"zgjedhje-nen-hijen-e-patronazhistit-ne-fier","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/01\/zgjedhje-nen-hijen-e-patronazhistit-ne-fier\/","title":{"rendered":"Zgjedhje n\u00ebn hijen e patronazhistit n\u00eb Fier"},"content":{"rendered":"<p>Partia Socialiste duket se e ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn e saj te makineria elektorale dhe administrata publike n\u00eb qarkun e Fierit, duke z\u00ebvend\u00ebsuar politik\u00ebn me klienteliz\u00ebm dhe duke krijuar nj\u00eb klim\u00eb frike, t\u00eb cil\u00ebn, disa qytetar\u00eb dhe kandidat\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs e p\u00ebrshkruajn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh si \u201cdiktatur\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>\u201cPo \u00e7far\u00eb thua more?! \u00cbndrra me sy hapur sheh ti?!\u201d Kjo ishte p\u00ebrgjigjja q\u00eb ky gazetar mori nga nj\u00eb grup t\u00eb moshuarish, t\u00eb cil\u00ebt po luanin domino n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit Libofsh\u00eb n\u00eb Fier, ndaj pyetjes n\u00ebse ekzistonte ndokush, i cili ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht i pun\u00ebsuar n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe, gjithashtu, mb\u00ebshtet\u00ebs i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata, edhe kur i fusin n\u00eb pun\u00eb, i fusin p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb nga Partia Demokratike,\u201d shtoi pensionisti, i cili, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt BIRN foli n\u00eb shum\u00eb fshatra dhe qytete t\u00eb qarkut Fier, nuk pranoi t\u00eb citohet me em\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si klim\u00eb frike dhe terrori nga makineria elektorale socialiste.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Divjak\u00eb, qytez\u00ebn bujq\u00ebsore relativisht t\u00eb pasur rreth nj\u00eb or\u00eb m\u00eb n\u00eb veri, disa prej aktivist\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb prej 12 vitesh, qesh\u00ebn me t\u00eb madhe kur u pyet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, a thua se kishin d\u00ebgjuar \u00e7udin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>E qeshura u nd\u00ebrpre nga Aurel Malko, kandidat p\u00ebr deputet dhe drejtues i opozit\u00ebs n\u00eb Divjak\u00eb, i cili tha se opozita num\u00ebron mb\u00ebshtet\u00ebs edhe mes punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike, ndon\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit \u201crrall\u00ebher\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb shprehen publikisht\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs publike dhe i vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin publik p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar militant\u00eb dhe pun\u00ebsimi n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb votave familjare apo edhe t\u00eb familjeve t\u00eb zgjeruara nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dekadave pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, vendet e pun\u00ebs n\u00eb administrat\u00ebn publike, ve\u00e7an\u00ebrisht pozicionet drejtuese, kan\u00eb ndryshuar duar t\u00eb katra her\u00ebt q\u00eb pushteti politik ka ndryshuar, nd\u00ebrsa parti t\u00eb ndryshme jan\u00eb zhvilluar dhe rr\u00ebzuar, p\u00ebrmes keqp\u00ebrdorimit t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb shtetit p\u00ebr vota dhe humbjes s\u00eb aksesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb. Si pasoj\u00eb e pushimeve t\u00eb rregullta nga puna t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr t\u00eb krijuar vende t\u00eb lira pune p\u00ebr militant\u00ebt e partis\u00eb q\u00eb ka ardhur n\u00eb pushtet, taksapaguesit jan\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb qindramilion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblime p\u00ebr vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb shkarkimeve t\u00eb padrejta nga puna.<\/p>\n<p>Gjithsesi, gj\u00ebrat duket se kan\u00eb shkuar n\u00eb ekstrem gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, pasi nj\u00eb ushtri e partis\u00eb n\u00eb pushtet, e cila p\u00ebrshkruhet nga kryeministri si \u201cpatronazhist\u00eb\u201d dhe nga qytetar\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs si \u201cushtri spiun\u00ebsh\u201d, duket se kontrollon pun\u00ebsimet n\u00eb sektorin publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistemike, duke mos l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb jasht\u00eb mekanizmit t\u00eb votave p\u00ebr vende pune, me pasoj\u00eb q\u00eb, qytetar\u00ebt ndjehen t\u00eb pasigurt p\u00ebr jetes\u00ebn e vet apo t\u00eb familjar\u00ebve, apo t\u00eb rrjetit t\u00eb zgjeruar familjar, kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb flasin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike apo nuk guxojn\u00eb t\u00eb shprehin mb\u00ebshtetje p\u00ebr ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr, qoft\u00eb kjo nga opozita kryesore apo nga partit\u00eb e vogla q\u00eb garojn\u00eb n\u00eb zgjedhje. Kjo klim\u00eb presioni duket se e ka vrar\u00eb politik\u00ebn si politik\u00eb p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb sistem gjigand klientelizmi, klienteliz\u00ebm q\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb luhatshme t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve me ryshfetin.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb hoq\u00ebn nga puna q\u00eb her\u00ebt,\u201d thot\u00eb Tomorr Abdurrahmani, nj\u00eb aktivist i opozit\u00ebs n\u00eb lagjen nr. 2 t\u00eb qytetit t\u00eb Fierit, i cili pati punuar gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb sotme elektri\u00e7ist n\u00eb nj\u00eb stacion pompimi. Q\u00eb nga nd\u00ebrrimi i pushtetit, dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, ai ka jetuar me nj\u00eb pages\u00eb paaft\u00ebsie t\u00eb pjesshme n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPopulli n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebve,\u201d thot\u00eb nj\u00eb shoku i tij, gjithashtu mb\u00ebshtet\u00ebs i opozit\u00ebs, i cili punon me m\u00ebditje n\u00eb nd\u00ebrtim, \u201cpor mb\u00ebshtet\u00ebsit e opozit\u00ebs edhe m\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Qarku i Fierit \u00ebsht\u00eb i dyti m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebri pas Tiran\u00ebs me popullsi votuese prej rreth 400 mij\u00eb vet\u00ebsh dhe me 16 nga 140 mandatet e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Partia Socialiste ka pasur gjithmon\u00eb avantazh, duke marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tipike 9 nga 16 mandatet dhe duke l\u00ebn\u00eb p\u00ebr partit\u00eb opozitare 7 mandate. Nj\u00eb rezultat m\u00eb i thell\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017 me 10 mandate.<\/p>\n<p>Animi i Fierit nga e majta duket se lidhet pjes\u00ebrisht me trash\u00ebgimin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, kur industria e naft\u00ebs dhe industrit\u00eb e tjera t\u00eb lidhura me t\u00eb ofronin paga krah\u00ebsimisht m\u00eb t\u00eb larta se sa n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit p\u00ebr zonat urbane, dhe pjes\u00ebrisht me traum\u00ebn e vitit 1997, ku, pas kolapsit t\u00eb skemave financiare mashtruese, t\u00eb cilat qeveria e PD-s\u00eb d\u00ebshtoi t\u2019i ndalonte n\u00eb koh\u00eb, qeveria iu p\u00ebrgjigj protestave t\u00eb qytetar\u00ebve me tentativ\u00eb p\u00ebr represion policor e ushtarak, gj\u00eb q\u00eb e d\u00ebrgoi vendin n\u00eb kaos dhe shkaktoi mbi 1800 vdekje t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>\u201cVotojm\u00eb t\u00eb majt\u00ebn sepse s\u00eb paku na hoqi arm\u00ebt nga duart t\u00eb mos vrisnim nj\u00ebri-tjetrin,\u201d i tha k\u00ebtij gazetari nj\u00eb i moshuar n\u00eb fshatin Strum\u00eb, n\u00eb kodrat rr\u00ebz\u00eb malit t\u00eb Shpiragut.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet sociale t\u00eb krijuara nga shteti diktatorial i koh\u00ebs s\u00eb komunizmit kan\u00eb krijuar gjithashtu dy baza mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste, e cila shihet gjer\u00ebsisht si trash\u00ebgimtare e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Nj\u00ebri grup p\u00ebrb\u00ebhet nga pasardh\u00ebsit e familjeve t\u00eb vendosura n\u00eb zonat ish-k\u00ebnetore dhe n\u00eb vet\u00eb qytetin e Fierit n\u00eb vitet 1930, pas dhun\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi, kur dhjet\u00ebramij\u00ebra vet\u00eb u shp\u00ebrngul\u00ebn p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Ult\u00ebsir\u00ebs Per\u00ebndimore n\u00eb Shqip\u00ebri. Grupi i dyt\u00eb i kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb jan\u00eb grupi i shqiptar\u00ebve q\u00eb u p\u00ebrzun\u00eb me dhun\u00eb nga Greqia n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pra komuniteti \u00e7am. T\u00eb dy k\u00ebto grupe ishin t\u00eb dizavantazhuar dhe t\u00eb persekutuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, gj\u00eb q\u00eb reflektohet n\u00eb votimet e sotme.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e k\u00ebtyre grupeve p\u00ebr demokrat\u00ebt gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb e pakusht\u00ebzuar. Perceptimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se ky lloj votuesi, ndon\u00ebse ngurron fort t\u00eb votoj\u00eb PS-n\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb arsye shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb votime n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt nga ana e tyre, n\u00eb Fier si edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, i g\u00ebzohen nj\u00eb numri mb\u00ebshtet\u00ebsish besnik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta votojn\u00eb pavar\u00ebsisht \u00e7do gj\u00ebje.<\/p>\n<p>\u201cKy e voton Partin\u00eb edhe n\u00ebse ajo ia heq pensionin fare,\u201d thot\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues n\u00eb pension nd\u00ebrsa b\u00ebn me shenj\u00eb nga nj\u00eb m\u00ebsues tjet\u00ebr n\u00eb pension me t\u00eb cilin po luan shah n\u00eb fshatin Babunj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ka futur shiring\u00ebn komunizmi,\u201d shtoi ai duke iu drejtuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti shokut, i cili po shp\u00ebrfillte sugjerimet se qeveria e sotme \u00ebsht\u00eb e korruptuar duke th\u00ebn\u00eb: \u201ct\u00eb gjith\u00eb vjedhin.\u201d<\/p>\n<p>Shiringa p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast quhet \u201cvet\u00ebmohim\u201d, nj\u00eb parim i zhvilluar mes shoq\u00ebrive q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00ebn regjime totalitare, n\u00eb t\u00eb cilat, individi indoktrinohet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e grupit, pa marr\u00eb parasysh interesin personal deri n\u00eb vet\u00ebsakrifikim. \u00cbsht\u00eb ndryshe nga altruizmi, q\u00eb sugjeron ndihmes\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt pa d\u00ebmtuar veten.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr socialist\u00ebt nuk mundet kurrsesi t\u00eb merret e garantuar. Pasi PS mori 104 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e vitit 2007, Qarku i Fierit i dha asaj gati 92 mij\u00eb m\u00eb 2021. Me pak fjal\u00eb, rreth 13 mij\u00eb votues ndryshuan mendje p\u00ebr t\u00eb. Votat e dy partive opozitare, PS dhe LSI t\u00eb marra bashk\u00eb, u rrit\u00ebn me rreth 9 mij\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sugjeron se nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e atyre q\u00eb votuan Ram\u00ebn m\u00eb 2017, votuan kund\u00ebr tij n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Rreth dyqind metra larg stend\u00ebs s\u00eb \u201cL\u00ebvizjes Bashk\u00eb\u201d, por n\u00eb nj\u00eb univers tjet\u00ebr, stenda e Partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d t\u00ebrheq votues me modelin e telemarketingut. Kandidatja Frida Mavriqi, nj\u00eb gazetare q\u00eb ka punuar si prezantuese lajmesh dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Partis\u00eb \u201cMund\u00ebsia\u201d, po p\u00ebrfundon nj\u00eb video drejtuar emigrant\u00ebve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrs\u00ebritet mesazhi i partis\u00eb, i cili konsiston n\u00eb thirrjet p\u00ebr shtet t\u00eb vog\u00ebl dhe \u201cnj\u00eb vend q\u00eb ia dilet me pun\u00eb.\u201d Partia \u00ebsht\u00eb e themeluar dhe e drejtuar nga Agron Shehaj, nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm, i cili m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb deputet i Partis\u00eb Demokratike nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka arritur t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen me deklarata tip-Trumpiste p\u00ebr \u201cmbyllje t\u00eb televizionit publik\u201d apo p\u00ebr \u201cshtet t\u00eb vog\u00ebl.\u201d<\/p>\n<p>Mavriqi hutohet pak kur pyetet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla praktike si kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cA mendoni se sh\u00ebndet\u00ebsia duhet t\u00eb paguhet nga taksimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm apo nga xhepi?\u201d e pyes. \u201cNga xhepi,\u201d m\u00eb thot\u00eb. \u201cPo p\u00ebr t\u00eb varfrit?\u201d e pyes. \u201cJo, p\u00ebr t\u00eb varfrit jo,\u201d m\u00eb thot\u00eb pa sqaruar m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>\u201cMund\u00ebsia\u201d ka arritur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, duksh\u00ebm fal\u00eb shfaqjeve t\u00eb shpeshta t\u00eb kryetarit t\u00eb saj n\u00eb televizione dhe shumave t\u00eb parave t\u00eb shpenzuara nga xhepi personal i Shehajt, me struktura t\u00eb ngritura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Mesazhi i tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb individuale, n\u00eb epok\u00ebn kur shteti \u00ebsht\u00eb jo ndonj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb sistem patronazhist\u00ebsh socialist\u00eb, nuk ngjan pa vend dhe as nuk ngjan pa efekt n\u00eb publik. Fati i partis\u00eb gjithsesi mbahet n\u00eb balanc\u00eb sepse, pavar\u00ebsisht se si del ajo n\u00eb zgjedhje, ka gjasa q\u00eb xhepi i Shehajt nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb parti p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Liria individuale n\u00eb epok\u00ebn e patronazhistit \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shqet\u00ebson edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm apo politikan\u00eb, n\u00eb t\u00eb majt\u00eb apo n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInshallah nuk e merr ky, se e b\u00ebri diktatur\u00eb,\u201d thot\u00eb nj\u00eb i ri i kthyer nga emigrimi nga D\u00ebrmenasi, nj\u00eb fshat pak n\u00eb dalje t\u00eb Fierit. \u201cLe ta marr\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb, por jo ai,\u201d shtoi ai duke iu referuar Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Gerard Komini, nj\u00eb inxhinier nd\u00ebrtimi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik, thot\u00eb gjithashtu se ai ka hyr\u00eb n\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr shqet\u00ebsimin se liria po i ik\u00ebn shqiptar\u00ebve prej duarsh. Ai tregon eksperienc\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb, kur u angazhua n\u00eb protestat studentore t\u00eb vitit 2018, kur prind\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb Fier iu b\u00eb e qart\u00eb nga drejtuesit n\u00eb shtet se i biri ishte mes protestuesve antiqeveritar\u00eb.\/BIRN\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zgjedhje-nen-hijen-e-patronazhistit-ne-fier\/\">Zgjedhje n\u00ebn hijen e patronazhistit n\u00eb Fier<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Socialiste duket se e ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn e saj te makineria elektorale dhe administrata publike n\u00eb qarkun e Fierit, duke z\u00ebvend\u00ebsuar politik\u00ebn me klienteliz\u00ebm dhe duke krijuar nj\u00eb klim\u00eb frike, t\u00eb cil\u00ebn, disa qytetar\u00eb dhe kandidat\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs e p\u00ebrshkruajn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh si \u201cdiktatur\u00eb!\u201d \u201cPo \u00e7far\u00eb thua more?! \u00cbndrra me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18423","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18423"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18423\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}