{"id":18368,"date":"2025-04-30T17:47:34","date_gmt":"2025-04-30T17:47:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/analiza-si-do-ndikoje-tom-doshi-dhe-agron-cela-ne-rezultatin-e-shkodres\/"},"modified":"2025-04-30T17:47:34","modified_gmt":"2025-04-30T17:47:34","slug":"analiza-si-do-ndikoje-tom-doshi-dhe-agron-cela-ne-rezultatin-e-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/analiza-si-do-ndikoje-tom-doshi-dhe-agron-cela-ne-rezultatin-e-shkodres\/","title":{"rendered":"Analiza- Si do ndikoj\u00eb Tom Doshi dhe Agron \u00c7ela n\u00eb rezultatin e Shkodr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Votuesit n\u00eb qarkun Shkod\u00ebr, i cili p\u00ebrfshin nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb larmishme bregdetare, fushore, kodrinore dhe malore, pritet t\u00eb mandatojn\u00eb 11 deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, nd\u00ebrsa zgjedhjet e s\u00eb shkuar\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb luhatjes s\u00eb madhe t\u00eb sjelljes s\u00eb votuesve, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb prej qarqeve fush\u00ebbetej\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e maxhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse. Dhe, nd\u00ebrsa betejat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ashpra n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, ajo q\u00eb nuk mundet t\u00eb mos merret parasysh n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, disa hetime t\u00eb bujshme kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar nga Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, kan\u00eb d\u00ebrguar pas hekurave disa nga figurat ky\u00e7e t\u00eb p\u00ebrfolura apo t\u00eb njohura p\u00ebr angazhim n\u00eb zgjedhje n\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7far\u00ebdolloj parashikimi mbi rezultatin e 11 majit, mb\u00ebshtetur n\u00eb analiz\u00ebn e rezultateve t\u00eb shkuara, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb i pamundur p\u00ebr shkak se rezultatet e shkuara jan\u00eb ndikuar vazhdimisht nga p\u00ebrfshirja e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje dhe, n\u00ebn hijen e hetimeve t\u00eb shkuara dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr hetime t\u00eb tashme kund\u00ebr krimeve zgjedhore, \u00e7far\u00ebdolloj parashikimi duhet t\u00eb pres\u00eb hapjen e kutive t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbysjet dramatike<\/p>\n<p>I gjith\u00eb qarku i Shkodr\u00ebs ka qen\u00eb dikur nj\u00eb bastion i fort\u00eb i Partis\u00eb Demokratike, produkt ky i historis\u00eb s\u00eb persekutimit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb, persekutim politik, persekutim fetar dhe persekutim kulturor. Dhe u desh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se dy dekada nga r\u00ebnia e komunizmit q\u00eb Partia Socialiste t\u00eb fillonte t\u00eb dep\u00ebrtonte politikisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, duke rekrutuar politikan\u00eb q\u00eb flisnin n\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp n\u00eb gegnisht dhe duke rekrutuar politikan\u00eb nga radh\u00ebt e katolik\u00ebve. Vet\u00eb kryeministri Edi Rama e kuror\u00ebzoi hapjen e socialist\u00ebve ndaj veriut kur, n\u00eb vitin 2014, me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb Pap\u00ebs Fran\u00e7esk n\u00eb Shqip\u00ebri, deklaroi publikisht se ai, n\u00eb foshnj\u00ebrin\u00eb e tij, ishte pag\u00ebzuar si katolik nga gjyshja.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia mes Shkodr\u00ebs dhe Partis\u00eb Demokratike nuk ka qen\u00eb kurrsesi pa kushte. Pak\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shprehur shpesh nd\u00ebrsa zona ka mbetur tradicionalisht e dizavantazhuar nga programet e investimeve publike. P\u00ebr shembull, qyteti m\u00eb i madh i veriut vijon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lidhje rrugore me dy korsi me Lezh\u00ebn dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit, rrug\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pothuajse t\u00eb p\u00ebrhershme e mbingarkuar me trafik.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, hera e par\u00eb q\u00eb zgjedhjet u zhvilluan me sistemin e listave t\u00eb mbyllura n\u00eb nivel qarku, socialist\u00ebt dhe aleat\u00ebt e tyre mor\u00ebn 35% t\u00eb votave dhe 4 mandate, nd\u00ebrsa demokrat\u00ebt dhe aleat\u00ebt e tyre mor\u00ebn 58% t\u00eb votave dhe 7 mandate. Dy koalicione pa mandate garuan n\u00eb ato zgjedhje; koalicioni i drejtuar nga LSI mori 2.9% t\u00eb votave nd\u00ebrsa koalicioni Poli i Liris\u00eb, nj\u00eb koalicioni i drejtuar nga L\u00ebvizja p\u00ebr Zhvillim Komb\u00ebtar por q\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr kishte faktor ky\u00e7 Partin\u00eb Demokristiane, mori 3.5% t\u00eb votave. Vet\u00eb Partia Demokristiane e Shqip\u00ebris\u00eb mori mbi 3,300 vota, gj\u00eb q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb tregon se sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb identiteti fetar p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qarkut dhe nga ana tjet\u00ebr, marr\u00ebdh\u00ebnien jo gjithmon\u00eb pa kushte mes Partis\u00eb Demokratike dhe katolik\u00ebve t\u00eb veriut.<\/p>\n<p>\u00c7udia e madhe ndodhi n\u00eb vitin 2013, dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, faktori ky\u00e7 kishte gjithashtu nj\u00eb em\u00ebr me ting\u00ebllim fetar.<\/p>\n<p>Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim arrit\u00ebn t\u00eb marrin 53% t\u00eb votave t\u00eb qarkut nd\u00ebrsa Partia Demokratike dhe aleat\u00ebt e saj ran\u00eb n\u00eb 45%.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim me deputetin e saj Agron \u00c7ela, nj\u00eb biznesmen vend\u00ebs, ishte ky\u00e7i n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje por nj\u00eb faktor gjithashtu i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte nj\u00eb parti e quajtur Partia Kristian Demokrate. N\u00eb aleanc\u00eb me PS-n\u00eb, kjo parti mori gati 7 mij\u00eb vota. Kandidati i saj, Mark Frroku, v\u00ebllai i kryetarit t\u00eb partis\u00eb, i cili ishte i pandehur p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb shefi policie, nd\u00ebrsa vet\u00eb Marku ishte i dyshuar p\u00ebr vrasje, u zgjodh deputet. Mark Frroku rezultoi m\u00eb von\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuz\u00ebn p\u00ebr vrasje, b\u00ebri ca koh\u00eb burg p\u00ebr akuza t\u00eb tjera dhe u shpall i rehabilituar nga gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni i majt\u00eb mori 6 mandate, nd\u00ebrsa ai i djatht\u00eb, mori 5, nj\u00eb p\u00ebrmbysje ky\u00e7e kjo n\u00eb rang komb\u00ebtar. Socialist\u00ebt mor\u00ebn 4 mandate, aq sa kishin marr\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt, por dy aleat\u00ebt e tyre, LSI dhe PKD, mor\u00ebn nga nj\u00eb mandat.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb vijoi t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb terren, kur, n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e elektoratit t\u00eb saj vendosi, si\u00e7 duket, t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb at\u00eb. Por Kristiandemokrat\u00ebt u zhduk\u00ebn nga harta elektorale dhe ran\u00eb n\u00eb 193 vota.<\/p>\n<p>N\u00eb rezultatin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb fatin e maxhoranc\u00ebs gjithsesi nuk pati ndryshime thelb\u00ebsore. Demokrat\u00ebt n\u00eb opozit\u00eb u b\u00ebn\u00eb s\u00ebrish forca e par\u00eb n\u00eb qark me nj\u00eb avantazh t\u00eb leht\u00eb kundrejt socialist\u00ebve dhe mor\u00ebn 5 mandate deputet\u00ebsh kundrejt kat\u00ebr t\u00eb socialist\u00ebve. LSI, k\u00ebsaj here duke garuar m\u00eb vete, ruajti mandatin e Agron \u00c7el\u00ebs. Ajo q\u00eb ndryshoi ishte q\u00eb largimi i kristiandemokrat\u00ebve nga fush\u00ebloja u z\u00ebvend\u00ebsua me ardhjen e Socialdemokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Po, n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb parti me emrin Socialdemokrate, nj\u00eb em\u00ebr i huazuar nga e majta evropiane q\u00eb kund\u00ebrshtoi, n\u00eb vitet 1930 e m\u00eb pas, diktatur\u00ebn e proletariatit t\u00eb vendosur n\u00eb Bashkimin Sovjetik dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kuptimplot\u00eb, kjo parti n\u00eb Shqip\u00ebri u themelua nga nj\u00eb num\u00ebr komunist\u00ebsh, kryetari i s\u00eb cil\u00ebs, Sk\u00ebnder Gjinushi, ishte ministri i vet\u00ebm i qeveris\u00eb komuniste shqiptare q\u00eb arriti t\u00eb manovroj\u00eb n\u00eb epok\u00ebn postkomuniste. Gjinushi ia transferoi partin\u00eb politikanit Tom Doshi. Doshi ishte nj\u00eb deputet i Partis\u00eb Socialiste q\u00eb fitoi n\u00eb zgjedhjet e vitit 2005 n\u00eb zon\u00ebn 7, zon\u00eb q\u00eb mbulon fush\u00ebn e n\u00ebn-Shkodr\u00ebs me qend\u00ebr fshatin bregdetar t\u00eb Velipoj\u00ebs. Ai u rizgjodh p\u00ebr socialist\u00ebt m\u00eb 2009 dhe 2013 nd\u00ebrsa Edi Rama e p\u00ebrjashtoi nga Partia Socialiste dhe grupi parlamentar n\u00eb vitin 2015 pasi Doshi, bashk\u00eb me deputetin kristiandemokrat Mark Frroku, akuzuan publikisht Ilir Met\u00ebn, aleatin e Ram\u00ebs, se kishte paguar Durim Bamin, nj\u00eb i akuzuar p\u00ebr vras\u00ebs me pages\u00eb, p\u00ebr t\u2019i hequr qafe. Ngjarja u shpall e sajuar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Doshi fitoi mandatin n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 2017, por n\u00eb vitin 2018, administrata amerikane e presidentit Trump n\u00eb mandatin e tij t\u00eb par\u00eb, \u201ce em\u00ebrtoi\u201d at\u00eb si zyrtar i huaj i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion madhor dhe e sanksionoi duke i ndaluar hyrjen n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Shpallja \u201cnon grata\u201d nga amerikan\u00ebt nuk e pengoi Doshin q\u00eb t\u00eb fitonte n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, jo m\u00eb nj\u00eb, por tre mandate: dy n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Doshi dha dor\u00ebheqjen pas zgjedhjeve nga partia dhe shpalli aleanc\u00eb me socialist\u00ebt, ndon\u00ebse socialist\u00ebt nuk firmos\u00ebn ndonj\u00eb marr\u00ebveshje konkrete. Deputet\u00ebt e k\u00ebsaj partie mb\u00ebshtet\u00ebn rregullisht Ram\u00ebn n\u00eb parlament duke u konsideruar si aleat\u00eb t\u00eb pashpallur.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 11 majit ka disa faktor\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb ndryshuar dhe q\u00eb mendohet se do t\u00eb ken\u00eb efekt n\u00eb rezultat, ndon\u00ebse efekti nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i parashikuesh\u00ebm. E para, socialist\u00ebt fituan bashkin\u00eb Shkod\u00ebr me p\u00ebrmbysje n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor 2023, fitorja e par\u00eb e tyre q\u00eb kur i nd\u00ebrruan emrin partis\u00eb nga Partia e Pun\u00ebs n\u00eb Partia Socialiste tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Kjo p\u00ebrmbysje u parapri nga nj\u00eb ndryshim tjet\u00ebr madhor. Deputeti Agron \u00c7ela i LSI-s\u00eb, i cili e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb pozicion q\u00eb nga viti 2013, ndon\u00ebse nuk njihet si orator dhe nuk mbahet mend t\u00eb ket\u00eb folur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb parlament, ka kaluar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Aktualisht \u00c7ela ka vendosur t\u00eb mos garoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, por vajza e tij, Xhenis \u00c7ela, \u00ebsht\u00eb e treta n\u00eb list\u00ebn e mbyllur p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. Xhenis \u00c7ela \u00ebsht\u00eb nga deputet\u00ebt q\u00eb konsiderohen sakaq t\u00eb zgjedhur sepse PS nuk ka r\u00ebn\u00eb kurr\u00eb m\u00eb posht\u00eb se sa tre mandate n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndryshimi i tret\u00eb i madh ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Doshin, i cili s\u00eb fundmi ka shprehur planin e vet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb forc\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb maxhoranc\u00ebn parlamentare t\u00eb ardhshme por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ka shenja t\u00eb qarta se marr\u00ebdh\u00ebnia mes PSD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq fjoll\u00eb sa ka qen\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit. Doshi ka shprehur objektivin q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb tre mandate n\u00eb Shkod\u00ebr dhe, n\u00ebse ia del, ai mundet t\u00eb b\u00ebhet forca q\u00eb LSI ka qen\u00eb n\u00eb vitet 2009-2017, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb koalicion me PD-n\u00eb dhenj\u00eb her\u00eb n\u00eb koalicion me PS-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebse shikohet rezultati i zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021. Partia Demokratike fitoi 44% t\u00eb votave n\u00eb Shkod\u00ebr, rezultati i saj m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb nga viti 2009, gj\u00eb q\u00eb i dha asaj 5 mandate. Aleati i saj LSI mbajti nj\u00eb mandat nd\u00ebrsa Doshi fitoi dy mandate. Rezultati p\u00ebr PS-n\u00eb ishte zhg\u00ebnjyes, kjo parti ra n\u00eb 28% t\u00eb votave dhe mori vet\u00ebm 3 mandate. Me pak fjal\u00eb, PSD-ja ka g\u00ebrryer nga mandatet e socialist\u00ebve dhe, me gjasa, edhe nga elektorati i socialist\u00ebve pa e d\u00ebmtuar shum\u00eb PD-n\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00ebse votat e deputetit \u00c7ela t\u00eb LSI-s\u00eb i kalojn\u00eb PS-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb PS-ja rritet n\u00eb 4 mandate, por, n\u00ebse merr parasysh rezultatin e vitit 2021, PD mbetet forc\u00eb e par\u00eb dhe me tepri votash gj\u00eb q\u00eb b\u00ebn q\u00eb rezultati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb mandate, i vlefsh\u00ebm p\u00ebr maxhoranc\u00ebn e ardhshme, t\u00eb mos jet\u00eb i sigurt p\u00ebr PS-n\u00eb.<\/p>\n<p>Profili demografik e social<\/p>\n<p>Qarku i Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb larmishme nga pik\u00ebpamja gjeografike, sociale e kulturore t\u00eb vendit. Territori i qarkut shtrihet nga brigjet e detit Adriatik deri n\u00eb Alpet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrfshin zona t\u00eb ul\u00ebta dhe pjellore dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, zona t\u00eb thella malore. Pasuria natyrore \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, me detin, lumenjt\u00eb Drin, Bun\u00eb, Kir e Gjad\u00ebr, liqenin e Shkodr\u00ebs dhe malet e shumta.<\/p>\n<p>Qyteti i Shkodr\u00ebs ka qen\u00eb historikisht qend\u00ebr ky\u00e7e p\u00ebr kultur\u00ebn komb\u00ebtare nd\u00ebrsa p\u00ebrb\u00ebrja fetare e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb 47% mysliman\u00eb dhe 44% katolik\u00eb, krahas religjioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjithsesi, popullsia ka p\u00ebsuar r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit pasi ekonomia jobujq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e popullsis\u00eb s\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr pun\u00eb. R\u00ebnia e popullsis\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e qarkut, si zonat rurale ashtu edhe zonat urbane, si qytezat si Puka apo Vau i Dej\u00ebs ashtu edhe vet\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Censi i vitit 2023 num\u00ebroi 149 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb qark, me r\u00ebnie 25% kundrejt vitit 2011 dhe 54% kundrejt vitit 2001, r\u00ebnia m\u00eb dramatike e regjistruar n\u00eb vend. Rreth 63% e popullsis\u00eb jetonte n\u00eb zonat urbane. Vet\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se 62 mij\u00eb banor\u00eb, 20% m\u00eb pak se sa n\u00eb censusin e vitit 2011.<\/p>\n<p>Ekonomia e qarkut \u00ebsht\u00eb e diversifikuar nga turizmi bregdetar n\u00eb zon\u00ebn e Velipoj\u00ebs apo turizmi malor n\u00eb zonat e tjera, te manifaktura n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe bujq\u00ebsia e orientuar drejt zarzavateve dhe bostanor\u00ebve p\u00ebr eksport n\u00eb zon\u00ebn e Bushatit.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt<\/p>\n<p>Marjana Ko\u00e7eku, sip\u00ebrmarr\u00ebse n\u00eb agroturiz\u00ebm udh\u00ebheq list\u00ebn e mbyllur t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, pasuar nga Onid Beleri, n\u00ebnkryetar i bashkis\u00eb dhe ish-drejtor i Kadastr\u00ebs dhe Xhenis \u00c7ela, vajza e deputetit t\u00eb LSI Agron \u00c7ela. I kat\u00ebrti n\u00eb list\u00ebn e mbyllur t\u00eb socialist\u00ebve dhe personi q\u00eb me gjasa duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb rezultatin e socialist\u00ebve t\u00eb vitit 2021 n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb mandat \u00ebsht\u00eb Bujar Rexha, i cili deklaron eksperienc\u00ebn e tij n\u00eb pun\u00eb si \u201cdrejtor garde\u201d.<\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, m\u00eb her\u00ebt deputet i Elbasanit, udh\u00ebheq list\u00ebn e mbyllur t\u00eb demokrat\u00ebve, pasuar nga Kliti Hoti, mjek dhe drejtor i nj\u00eb kompanie farmaceutike t\u00eb huaj, deputetja aktuale Greta Bardeli dhe Ramadan Likaj, ky i fundit, ish-kryetar i Bashkis\u00eb Koplik deri n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Ish-kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs Bardh Spahia garon nga pozicioni i listave t\u00eb hapura krahas dhjet\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Tom Doshi udh\u00ebheq list\u00ebn e mbyllur t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate n\u00eb qark pasuar nga Sabina Jorgo, drejtoresh\u00eb n\u00eb Profarma, dhe Osman Teta, drejtor gjithashtu n\u00eb Profarma. Profarma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani farmaceutike n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e Doshit. <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/04\/30\/shkodra-qarku-i-luhatjeve-te-stermedha-elektorale\/\">(BIRN)<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/30\/analiza-si-do-ndikoje-tom-doshi-dhe-agron-cela-ne-rezultatin-e-shkodres\/\">Analiza- Si do ndikoj\u00eb Tom Doshi dhe Agron \u00c7ela n\u00eb rezultatin e Shkodr\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Votuesit n\u00eb qarkun Shkod\u00ebr, i cili p\u00ebrfshin nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb larmishme bregdetare, fushore, kodrinore dhe malore, pritet t\u00eb mandatojn\u00eb 11 deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, nd\u00ebrsa zgjedhjet e s\u00eb shkuar\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb luhatjes s\u00eb madhe t\u00eb sjelljes s\u00eb votuesve, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb prej qarqeve fush\u00ebbetej\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e maxhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse. Dhe, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18368","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18368\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}