{"id":18273,"date":"2025-04-30T10:51:09","date_gmt":"2025-04-30T10:51:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/oreksi-i-italise-per-dru-nxit-krizen-e-pyjeve-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-04-30T10:51:09","modified_gmt":"2025-04-30T10:51:09","slug":"oreksi-i-italise-per-dru-nxit-krizen-e-pyjeve-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/oreksi-i-italise-per-dru-nxit-krizen-e-pyjeve-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Oreksi i Italis\u00eb p\u00ebr dru nxit kriz\u00ebn e pyjeve n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka humbur rreth 6.5% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb saj totale pyjore gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit. K\u00ebrkimet tregojn\u00eb se moratoriumi i vendosur nga vendi n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr prerjet komerciale t\u00eb pyjeve nuk e ka ndalur shpyll\u00ebzimin.<\/p>\n<p>\u201cMos shkoni atje se ju ha arusha,\u201d na than\u00eb kat\u00ebr burra n\u00eb fshatin Lekbibaj t\u00eb Tropoj\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \"><\/div>\n<p>\u201cK\u00ebshilla\u201d e burrave ishte qartazi nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr ne se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb q\u00ebndronim larg.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \"><\/div>\n<p>Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Lekbibaj kaluam pran\u00eb shum\u00eb kamion\u00ebve t\u00eb ngarkuar me trungje t\u00eb m\u00ebdha. Rrug\u00ebt e paasfaltuara dhe shtigjet e p\u00ebrdorura nga kamion\u00ebt n\u00eb pyll, si dhe d\u00ebshmit\u00eb e shpyll\u00ebzimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, jan\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr k\u00ebdo.<\/p>\n<p><strong>Shkat\u00ebrrimi i pyjeve shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Pyjet shqiptare jan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit. Aq sa Tropoja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb vetmet zona n\u00eb vend ku ende mund t\u00eb gjenden dru ahu, nj\u00eb lloj druri shum\u00eb i k\u00ebrkuar n\u00eb industrin\u00eb p\u00ebrpunuese t\u00eb drurit.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit, Shqip\u00ebria ka humbur rreth 33% t\u00eb biomas\u00ebs s\u00eb saj drusore,\u201d thot\u00eb Abdulla Diku, nj\u00eb inxhinier pyjesh q\u00eb ka studiuar prej vitesh situat\u00ebn e pyjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, raporti m\u00eb i fundit i publikuar nga Global Forest Watch thot\u00eb se Shqip\u00ebria ka humbur 7.2% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb p\u00ebrgjithshme me pem\u00eb n\u00eb dy dekadat e fundit. Ekspert\u00ebt e pyjeve n\u00eb Shqip\u00ebri e vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr rreth 6.5%.<\/p>\n<p><strong>Moratoriumi p\u00ebr prerjet komerciale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pyjet e saj, Shqip\u00ebria miratoi nj\u00eb moratorium 10-vje\u00e7ar p\u00ebr prerjet komerciale n\u00eb vitin 2016. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb prerja e pem\u00ebve n\u00eb pyje p\u00ebr q\u00ebllime komerciale \u00ebsht\u00eb e ndaluar deri n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi i vet\u00ebm i lejuar nga moratoriumi \u00ebsht\u00eb prerja e pem\u00ebve p\u00ebr dru zjarri p\u00ebr familjet dhe institucionet publike si shkolla, \u00e7erdhe dhe qendra sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Familjet duhet t\u00eb aplikojn\u00eb pran\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr leje p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb dru p\u00ebr nevojat e tyre personale.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb duhet t\u00eb marrin nj\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr t\u2019u lejuar t\u00eb presin dru p\u00ebr institucionet publike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjitha pem\u00ebt n\u00eb pyjet e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb priten: nj\u00eb ekip i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin inxhinier\u00eb pyjesh sh\u00ebnon pem\u00ebt q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr dru zjarri.<\/p>\n<p><strong>Moratoriumi shp\u00ebrfillet nga disa<\/strong><\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht moratoriumit, fabrika p\u00ebrpunimi druri (sharra) funksionojn\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Shumica prej tyre jan\u00eb informale dhe as q\u00eb regjistrohen si biznese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa nga k\u00ebto kompani jan\u00eb t\u00eb licencuara p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb dru p\u00ebr dru zjarri, disa prej tyre shkojn\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj, duke prer\u00eb q\u00ebllimisht pem\u00ebt m\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr p\u00ebrpunim dhe jo ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr dru zjarri.<\/p>\n<p>\u201cAta i mbushin kamion\u00ebt me dru ahu t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Parcelat p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb leje nuk preken fare, nd\u00ebrsa n\u00eb parcelat me dru t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb priten masivisht. Asnj\u00eb rregull nuk respektohet; presin \u00e7\u2019t\u00eb duan,\u201d tha p\u00ebr DW Ahmet Mehmeti, nj\u00eb inxhinier pyjesh me p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Roli i qeverisjes vendore<\/strong><\/p>\n<p>Sipas ligjit shqiptar, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e autoriteteve vendore t\u00eb menaxhojn\u00eb dhe t\u00eb kontrollojn\u00eb aktivitetet n\u00eb pyje, p\u00ebrfshir\u00eb shfryt\u00ebzimin komercial t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi raste sporadike t\u00eb prerjeve ilegale, por nuk mund t\u00eb themi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur,\u201d tha Pjet\u00ebr Imeraj, administrator i Lekbibajt n\u00eb bashkin\u00eb e Tropoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Imeraj i tha DW se detyra e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb informoj\u00eb bashkin\u00eb p\u00ebr sasin\u00eb e druve t\u00eb nevojshme p\u00ebr sezonin e dimrit dhe t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00ebse sasia e k\u00ebrkuar nga institucionet publike \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe realiste. Bashkia pastaj vendos se sa pem\u00eb duhet t\u00eb priten.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm nj\u00eb kompani n\u00eb procesin e tenderimit<\/strong><\/p>\n<p>Bashkia i tha DW-s\u00eb se p\u00ebrmes nj\u00eb procesi tenderimi p\u00ebrcaktohet se cilat kompani mund t\u00eb presin dru p\u00ebr dru zjarri. Ajo nuk dha detaje p\u00ebr kontrat\u00ebn e p\u00ebrfunduar me Alxhef shpk, kompania q\u00eb fitoi tenderin, dhe u sugjerua q\u00eb t\u00eb konsultohej faqja e Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr detaje.<\/p>\n<p>Sipas faqes s\u00eb agjencis\u00eb, Alxhef shpk ishte e vetmja ofertues n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, di\u00e7ka q\u00eb ekspert\u00ebt ekonomik\u00eb e konsiderojn\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cNe kemI zbatuar gjith\u00e7ka q\u00eb parashikohet n\u00eb kontrat\u00eb dhe kemi p\u00ebrpunuar vet\u00ebm pem\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuara dhe t\u00eb kalbura, dhe nuk kemi prer\u00eb apo transportuar dru p\u00ebrtej asaj q\u00eb na \u00ebsht\u00eb kontraktuar,\u201d tha Xhafer Fiora, pronar i Alxhef shpk, p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Produkte p\u00ebr SHBA-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Alxhef shpk ka shum\u00eb vite p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb sektor, p\u00ebrfshir\u00eb prodhimin, tregtin\u00eb dhe import-eksportin e pothuajse t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb drurit dhe produkteve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Klienti kryesor i saj, t\u00eb cilin e furnizon prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vitesh, \u00ebsht\u00eb Minelli Spa. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e grupit italian Minelli, q\u00eb prodhon produkte druri me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, si drunj p\u00ebr pushk\u00eb sportive dhe rekreative, doreza p\u00ebr fur\u00e7a, thika dhe fshesa, dhe komponent\u00eb p\u00ebr lodra druri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebto produkte shiten n\u00eb Itali dhe vende t\u00eb tjera, SHBA-ja \u00ebsht\u00eb tregu m\u00eb i madh.<\/p>\n<p><strong>Italia: tregu kryesor i drurit shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Institutit t\u00eb Statistikave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (INSTAT), eksportet e drurit (kryesisht dru p\u00ebr qymyr) ran\u00eb pak n\u00eb periudh\u00ebn 2012\u20132023. Megjithat\u00eb, Italia mbetet vendi ku Shqip\u00ebria eksporton m\u00eb shum\u00eb produkte druri dhe letre.<\/p>\n<p>Observatori i Kompleksitetit Ekonomik, nj\u00eb platform\u00eb online q\u00eb analizon aktivitetet ekonomike, tregon se Shqip\u00ebria filloi t\u00eb eksportoj\u00eb dru n\u00eb Itali q\u00eb n\u00eb vitin 1995. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tij, 71.7% e eksporteve t\u00eb drurit nga Shqip\u00ebria u d\u00ebrguan n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2015, nj\u00eb vit p\u00ebrpara se moratoriumi t\u00eb hynte n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave n\u00eb Shqip\u00ebri nuk pranoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb lidhet me importin dhe eksportin e drurit gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kodet doganore t\u00eb llojeve t\u00eb drurit t\u00eb eksportuar.<\/p>\n<p><strong>Roli i EUTR-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Minelli thot\u00eb se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb akuzave p\u00ebr prerje ilegale t\u00eb b\u00ebra nga banor\u00ebt e Tropoj\u00ebs dy vjet m\u00eb par\u00eb dhe se moratoriumi nuk ka ndikuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e saj me Alxhef shpk.<\/p>\n<p>\u201cNe e dim\u00eb q\u00eb Alxhef importon nga Mali i Zi dhe Kosova, sepse kemi dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr regjistrim n\u00eb p\u00ebrputhje me EUTR 995\/2010,\u201d tha Marcello Minelli nga klienti italian i Alxhef shpk.<\/p>\n<p>Rregullorja e Bashkimit Europian p\u00ebr Drurin (EUTR) hyri n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2013. Q\u00ebllimi i saj ishte t\u00eb luftonte prerjet ilegale t\u00eb drurit dhe produkteve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb teori, rregullorja ndalon hyrjen n\u00eb tregun e BE-s\u00eb t\u00eb drurit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do d\u00ebrges\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohet me dokumente q\u00eb tregojn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, origjin\u00ebn dhe specien e drurit.<\/p>\n<p><strong>Moratoriumi nuk mjafton<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt italian\u00eb t\u00eb EUTR-s\u00eb thon\u00eb se rregullorja ka m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb morale sesa juridike.<\/p>\n<p>Davide Pettenella, profesor i ekonomis\u00eb s\u00eb pyjeve n\u00eb Universitetin e Padov\u00ebs dhe ish-konsulent p\u00ebr Ballkanin n\u00eb FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujq\u00ebsis\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara), thot\u00eb se \u201cEUTR nuk do ta ndalonte aktivitetin ilegal nga Shqip\u00ebria, sepse sistemi \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr dru t\u00eb gjurmuesh\u00ebm dhe t\u00eb ligjsh\u00ebm, por n\u00eb nj\u00eb zinxhir korrupsioni q\u00eb fillon me prerjet ilegale e vazhdon me kontrollet n\u00eb dogan\u00eb, matjet, shitjet dhe eksportet, \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur.\u201d<\/p>\n<p>Burime nga policia pyjore italiane pranojn\u00eb se veprojn\u00eb kryesisht mbi baz\u00ebn e kontrollit t\u00eb dokumentacionit dhe b\u00ebjn\u00eb kontrolle n\u00eb terren vet\u00ebm rast\u00ebsisht \u00e7do dy vjet.<\/p>\n<p>BE-ja gjithashtu ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr zbatimin e moratoriumit n\u00eb raportin e saj t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. \u201cVazhdon t\u00eb ket\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr zbatimin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb ligjeve p\u00ebr pyjet dhe prerjet e drur\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d thuhet n\u00eb raport. \u201cPavar\u00ebsisht moratoriumit, k\u00ebto praktika vazhdojn\u00eb t\u00eb ndodhin pa pengesa.\u201d \/ DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/oreksi-i-italise-per-dru-nxit-krizen-e-pyjeve-ne-shqiperi\/\">Oreksi i Italis\u00eb p\u00ebr dru nxit kriz\u00ebn e pyjeve n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka humbur rreth 6.5% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb saj totale pyjore gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit. K\u00ebrkimet tregojn\u00eb se moratoriumi i vendosur nga vendi n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr prerjet komerciale t\u00eb pyjeve nuk e ka ndalur shpyll\u00ebzimin. \u201cMos shkoni atje se ju ha arusha,\u201d na than\u00eb kat\u00ebr burra n\u00eb fshatin Lekbibaj t\u00eb Tropoj\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18273","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18273"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18273\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}