{"id":18245,"date":"2025-04-30T08:51:27","date_gmt":"2025-04-30T08:51:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/fotot-trondit-arrestimi-dhe-vdekja-e-gazetares-ne-burg-raporti-mjekoligjor-i-mungonin-syte-truri\/"},"modified":"2025-04-30T08:51:27","modified_gmt":"2025-04-30T08:51:27","slug":"fotot-trondit-arrestimi-dhe-vdekja-e-gazetares-ne-burg-raporti-mjekoligjor-i-mungonin-syte-truri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/fotot-trondit-arrestimi-dhe-vdekja-e-gazetares-ne-burg-raporti-mjekoligjor-i-mungonin-syte-truri\/","title":{"rendered":"FOTOT\/ Trondit arrestimi dhe vdekja e gazetares n\u00eb burg! Raporti mjekoligjor: I mungonin syt\u00eb, truri\u2026!"},"content":{"rendered":"<p>E dhunshme dhe trondit\u00ebse ishte vdekja e gazetares 27-vje\u00e7are ukrainase, Viktoria Roskina, e cila u arrestua n\u00eb Zaporizhia gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2023 dhe m\u00eb pas u mbajt n\u00eb burg n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb hetimi t\u00eb publikuar nga \u201cThe Guardian\u201d, kushtet e vdekjes dhe gjendja e trupit t\u00eb saj kur iu kthye familjes n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, zbulojn\u00eb shenja t\u00eb r\u00ebnda torture.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake mjeko-ligjore, trupi i Roskin\u00ebs kishte djegie n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga goditjet me rrym\u00eb elektrike, plag\u00eb n\u00eb kofsh\u00eb dhe kok\u00eb, brinj\u00eb t\u00eb thyera, si dhe flok\u00ebt e saj, t\u00eb cilat i mbante t\u00eb gjat\u00eb, ishin rruar.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb hetim b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se edhe kocka e fytit (hyoid) ishte e thyer, nj\u00eb d\u00ebmtim q\u00eb zakonisht lidhet me rastet e mbytjes me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Detajet m\u00eb makabre dol\u00ebn n\u00eb pah gjat\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb trupit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim kufomash m\u00eb 14 shkurt, ku i mungonin truri, syt\u00eb dhe laringu, duke e b\u00ebr\u00eb pothuajse t\u00eb pamundur p\u00ebrcaktimin e sakt\u00eb t\u00eb shkakut t\u00eb vdekjes.<\/p>\n<p>Trupi i saj nuk kishte asnj\u00eb shenj\u00eb identifikuese gjinore dhe ishte i sh\u00ebnuar vet\u00ebm me etiket\u00ebn \u201cNM SPAS 757\u201d, q\u00eb n\u00eb rusisht do t\u00eb thot\u00eb\u00a0\u201cBurr\u00eb i panjohur\u201d\u00a0dhe\u00a0\u201cd\u00ebmtime t\u00eb avancuara n\u00eb arteriet koronare\u201d.<\/p>\n<p>Roskina u mbajt pa aktakuz\u00eb dhe pa akses n\u00eb mbrojtje ligjore. Kontakti i vet\u00ebm i saj me bot\u00ebn jasht\u00eb ishte nj\u00eb telefonat\u00eb kat\u00ebr minut\u00ebshe me prind\u00ebrit e saj. Autoritetet ukrainase e konfirmuan se ndaj saj kishte nisur nj\u00eb hetim p\u00ebr krime lufte, me q\u00ebllim ndjekjen penale t\u00eb personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vdekjen e saj.<\/p>\n<p>Hetimi i\u00a0\u201cThe Guardian\u201d\u00a0p\u00ebrfshin m\u00eb shum\u00eb se 50 intervista me t\u00eb mbijetuar nga burgjet ruse, familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb burgosurve, avokat\u00eb n\u00eb Rusi dhe n\u00eb territoret e pushtuara ukrainase, si dhe gardian\u00eb burgjesh q\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen t\u00eb tronditur nga \u00e7far\u00eb kishin par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga d\u00ebshmitaret, nj\u00eb ish-e burgosur q\u00eb ndante qelin\u00eb me Roskin\u00ebn dhe u lirua n\u00eb shtator, d\u00ebshmoi p\u00ebrmes nj\u00eb videoje p\u00ebr prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, trupi i Viktorias ishte i mbuluar me hematoma dhe plag\u00eb nga therjet me thik\u00eb.\u00a0\u201cE godisnin me rrym\u00eb gjat\u00eb hetimeve, kishte plag\u00eb n\u00eb krah, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, madje edhe mbi themb\u00ebr\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, nj\u00eb oficer i FSB-s\u00eb, i identifikuar si Maksim Moroz, i tha Roskin\u00ebs se do ta transferonin n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr burg me kushte m\u00eb t\u00eb mira. Ajo u d\u00ebrgua me nj\u00eb automjet ushtarak n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr paraburgimi t\u00eb njohur si Sizo 2. Aty, sipas t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, ajo ishte tashm\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb psikologjike dhe e n\u00ebnshtruar ndaj ila\u00e7eve t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e burgosur tjet\u00ebr tha:\u00a0\u201cIshte e humbur n\u00eb mendjen e saj, me sy t\u00eb terrorizuar\u2026 q\u00ebndronte e shtrir\u00eb, e mb\u00ebshtjell\u00eb si fetus pas nj\u00eb perdeje pran\u00eb tualetit, p\u00ebr t\u2019u fshehur nga rojet\u201d.<\/p>\n<p>Pesha e saj kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 30 kilogram\u00eb. \u201cMund t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vet\u00ebm kur e ndihmoja, nuk kishte m\u00eb forc\u00eb as p\u00ebr t\u00eb ngritur kok\u00ebn nga jast\u00ebku\u201d,\u00a0rr\u00ebfeu bashk\u00ebvuajt\u00ebsja e saj.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb ushtari t\u00eb quajtur Jevgeni Markevich, Roskina nuk nisi zyrtarisht nj\u00eb grev\u00eb urie, por thjesht refuzonte ushqimin. Fillimisht e arsyetonte p\u00ebr arsye fetare, m\u00eb pas tha se nuk mund t\u00eb hante p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebndetit. M\u00eb von\u00eb, gjymtyr\u00ebt iu fryn\u00eb dhe ajo refuzonte ila\u00e7et p\u00ebr zemr\u00ebn, simptom\u00eb e zakonshme n\u00eb raste urie ekstreme.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2024, familja mori konfirmimin e par\u00eb zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes ruse se Viktoria ishte gjall\u00eb. Ata than\u00eb vet\u00ebm se\u00a0\u201c\u00ebsht\u00eb arrestuar dhe ndodhet aktualisht n\u00eb territorin e Federat\u00ebs Ruse\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb gushtit, iu lejua nj\u00eb telefonat\u00eb me prind\u00ebrit. Biseda ishte n\u00eb rusisht. Viktoria tha: \u201cM\u00eb premtuan q\u00eb do t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb shtator\u201d. Kur babai i saj i k\u00ebrkoi t\u00eb hante, ajo u p\u00ebrsh\u00ebndet me fjal\u00ebt: \u201cEpo, kjo ishte. Mirupafshim, mirupafshim. Mami, babi, ju dua\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetare e patrembur<\/p>\n<p>E njohur p\u00ebr familjen si Vika, ajo u rrit n\u00ebn hijen e luft\u00ebs. Babai i saj ishte veteran i luft\u00ebs sovjetike n\u00eb Afganistan dhe Viktoria ishte vet\u00ebm 17 vje\u00e7 kur Rusia aneksoi Krimen\u00eb. Ajo dhe motra e saj u rrit\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, n\u00eb Kryvyi Rih, vet\u00ebm 50 kilometra nga linja e avancimit rus n\u00eb jug t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Koleg\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb si nj\u00eb profesioniste t\u00eb palodhur, t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe t\u00eb guximshme.\u00a0\u201cNuk kishte jet\u00eb jasht\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, pa miq, pa partner, vet\u00ebm gazetari. Ishte misioni i saj\u201d,\u00a0tha kryeredaktorja e\u00a0Ukrainska Pravda, Sevil Musaieva.\u00a0\u201cIshte nj\u00eb nga gazetaret m\u00eb t\u00eb guximshme q\u00eb kam njohur n\u00eb karrier\u00ebn time\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbrojtur burimet e saj, Viktoria p\u00ebrdorte disa telefona, mesazhet i shfaroste automatikisht dhe artikujt i shkruante n\u00eb dokumente q\u00eb vet\u00ebfshiheshin.<\/p>\n<p>Kontakti i par\u00eb i Viktoria Roskin\u00ebs me autoritetet ruse ndodhi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa ishte duke raportuar nga qyteti i pushtuar Berdyansk. Aty u kap nga nj\u00eb ushtar rus dhe iu dor\u00ebzua agjent\u00ebve t\u00eb Sh\u00ebrbimit Federal t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb (FSB), t\u00eb cil\u00ebt e detyruan t\u00eb regjistronte nj\u00eb video propagandistike. Pas protestave publike dhe presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ajo u lirua disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi u kthye n\u00eb Ukrain\u00eb, koleg\u00ebt i k\u00ebrkuan t\u00eb pushonte dhe t\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00eb psikologjike, por ajo refuzoi t\u00eb largohej nga terreni. Vijoi t\u00eb kalonte vij\u00ebn e frontit dhe t\u00eb hetonte raste t\u00eb r\u00ebnda n\u00ebn pushtimin rus.<\/p>\n<p>Ajo zbuloi kushtet n\u00ebn t\u00eb cilat punonin punonj\u00ebsit e termocentralit b\u00ebrthamor n\u00eb Zaporizhia dhe hetoi vrasjen e dy adoleshent\u00ebve 16-vje\u00e7ar\u00eb q\u00eb kishin guxuar t\u00eb sfidonin autoritetin rus.<\/p>\n<p>N\u00eb udh\u00ebtimin e saj t\u00eb fundit, Roskina dyshohet se po p\u00ebrpiqej t\u00eb lokalizonte qendra sekrete torturash, ambiente n\u00ebntok\u00ebsore ose nd\u00ebrtesa industriale, ku agjent\u00ebt rus\u00eb ushtronin dhun\u00eb sistematike ndaj civil\u00ebve p\u00ebr t\u2019i detyruar t\u00eb b\u00ebnin deklarata t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Ajo punonte paralelisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb list\u00eb me emrat e agjent\u00ebve t\u00eb FSB-s\u00eb q\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto veprime.<\/p>\n<p>Roskina doli nga Ukraina p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb 25 korrik 2023. N\u00eb or\u00ebn 14:09 t\u00eb dit\u00ebs, telefoni i saj u lidh me nj\u00eb rrjet telefonik n\u00eb Poloni. Gjurmimi i udh\u00ebtimit t\u00eb saj tregoi se ajo kaloi nga Polonia n\u00eb Lituani, pastaj drejt Letonis\u00eb. Nj\u00eb foto e pasaport\u00ebs dhe formularit t\u00eb hyrjes n\u00eb territorin rus tregonte se ajo kishte hyr\u00eb n\u00eb Rusi nga kufiri letonez, n\u00eb pik\u00ebn doganore Ludonka, me emrin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 3 gusht, babai i saj, Volodymyr, ngriti alarmin pasi nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb rrjetet sociale. Pista e informacionit q\u00eb kishte mbledhur e \u00e7onte drejt nj\u00eb burgu fam\u00ebkeq n\u00eb qytetin Taganrog, n\u00eb bregdetin rus.<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fotot-trondit-arrestimi-dhe-vdekja-e-gazetares-ne-burg-raporti-mjekoligjor-i-mungonin-syte-truri\/\">FOTOT\/ Trondit arrestimi dhe vdekja e gazetares n\u00eb burg! Raporti mjekoligjor: I mungonin syt\u00eb, truri\u2026!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E dhunshme dhe trondit\u00ebse ishte vdekja e gazetares 27-vje\u00e7are ukrainase, Viktoria Roskina, e cila u arrestua n\u00eb Zaporizhia gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2023 dhe m\u00eb pas u mbajt n\u00eb burg n\u00eb Rusi. Sipas nj\u00eb hetimi t\u00eb publikuar nga \u201cThe Guardian\u201d, kushtet e vdekjes dhe gjendja e trupit t\u00eb saj kur iu kthye familjes n\u00eb shkurt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18245","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18245\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}