{"id":18241,"date":"2025-04-30T08:51:26","date_gmt":"2025-04-30T08:51:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/foto-atentati-me-porosi-nga-dubai-ky-eshte-tropojani-i-ndaluar-per-vrasjen-e-rustem-hoxhajt\/"},"modified":"2025-04-30T08:51:26","modified_gmt":"2025-04-30T08:51:26","slug":"foto-atentati-me-porosi-nga-dubai-ky-eshte-tropojani-i-ndaluar-per-vrasjen-e-rustem-hoxhajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/30\/foto-atentati-me-porosi-nga-dubai-ky-eshte-tropojani-i-ndaluar-per-vrasjen-e-rustem-hoxhajt\/","title":{"rendered":"FOTO\/ Atentati me porosi nga Dubai? Ky \u00ebsht\u00eb tropojani i ndaluar p\u00ebr vrasjen e Rustem Hoxhajt"},"content":{"rendered":"<p>Personi q\u00eb shihni n\u00eb fotot e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb Eris Mehmetaj, i cili u ndalua dit\u00ebn e djeshme n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb lidhje me atentatin e regjistruar m\u00ebngjesin e t\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, ku u ekzekutua Rustem Hoxhaj.\u00a0 Ai \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar n\u00eb Maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Athin\u00eb, i cili strehohej n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p>Eris Mehmetaj \u00ebsht\u00eb ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlor\u00ebs t\u00eb automjetit me t\u00eb cilin ka l\u00ebvizur vras\u00ebsi dit\u00ebn e krimit. Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dh\u00ebn\u00eb automjetin para krimit autorit, teksa mjetit m\u00eb pas i ishin nd\u00ebrruar edhe targat.<\/p>\n<p>Eris Mehmetaj i \u00ebsht\u00eb sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mund ta ndihmojn\u00eb p\u00ebr zbardhjen e vrasjes s\u00eb Rustem Hoxhajt.<\/p>\n<p>Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vje\u00e7arit \u00ebsht\u00eb porositur nga Dubai, nga nj\u00eb grup kriminal nga Vlora, n\u00ebn dyshimet se ai mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb informator p\u00ebr grupin kund\u00ebrshtar.<\/p>\n<p>Eris Mehmetaj n\u00eb rrjetet sociale reklamon nj\u00eb jet\u00eb luksi, ku pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, duket se e kalon nga Dubai, nga ku ka publikuar edhe foton e fundit m\u00eb 4 Mars.<\/p>\n<p>\u00a0\u00a0<\/p>\n<p>Autori i vrasjes s\u00eb Rustem Hoxhajt dyshohet se pas krimit \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebrmes kufirit t\u00eb gjelb\u00ebr drejt Greqis\u00eb, teksa ky ishte dhe shkaku pse mbr\u00ebmjen e djeshme Policia ka ushtruar kontroll n\u00eb zon\u00ebn e Ksamilit. Dyshohet se n\u00eb krim kan\u00eb qen\u00eb edhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Autori i vrasjes \u00ebsht\u00eb filmuar nga nj\u00eb kamer sigurie pran\u00eb vendit ku ndodhi krimi, ku shfaqet i veshur me t\u00eb zeza, me kapele n\u00eb kok\u00eb dhe fytyr\u00ebn t\u00eb mbuluar me nj\u00eb mask\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Autori i dyshuar i vrasjes s\u00eb Renato Hoxhajt<\/p>\n<p>Rustem Hoxhaj punonte si roje, teksa u ekzekutua pran\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij, kur po kthehej n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs. Mbi Renato Hoxhajn autori q\u00eblloi kat\u00ebr her\u00eb me arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb, ku 58-vje\u00e7ari mori dy plumba n\u00eb trup dhe dy n\u00eb kok\u00eb. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ka hyr\u00eb nga nj\u00eb rrugic\u00eb pas pallatit ku 58-vje\u00e7ari punonte, duke i dal\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebrball\u00eb dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rrugica.<\/p>\n<p>Renato Hoxhaj jetonte i vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, teksa prej dy vitesh bashk\u00ebjetonte me nj\u00eb grua t\u00eb komunitetit rom. Ai ishte babai i dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb rritur. Gruaja e tij e par\u00eb jetonte n\u00eb Itali dhe shpesh f\u00ebmij\u00ebt vinin p\u00ebr ta takuar.<\/p>\n<p><strong>Krimet q\u00eb kan\u00eb tronditur Vlor\u00ebn n\u00eb muajt e fundit n\u00eb Vlor\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 18 Dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, pre e nj\u00eb atentati ra 30-vje\u00e7ari Kevin Hajrulla, i cili u q\u00ebllua me 24 plumba, teksa po udh\u00ebtonte me automjetin e tij, tip \u201cBenz\u201d, n\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzim t\u00eb lagjes \u201c24 Maji\u201d. Ai mbeti i plagosur r\u00ebnd\u00eb, ku iu n\u00ebnshtrua dhe tre nd\u00ebrhyrjeve kirurgjikale, por fatmir\u00ebsisht, ia doli t\u00eb mbijetonte.<\/p>\n<p>Kevin Hajrulla \u00ebsht\u00eb kush\u00ebriri i Inez Hajrull\u00ebs, i cili njihet si i forti i Vlor\u00ebs, q\u00eb gjithashtu u ka shp\u00ebtuar disa atentateve. Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal t\u00eb Edison Arizajt pas vrasjes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Atentati mbetet ende i pazbardhur, teksa grupi hetimor ka dyshime se ai u tentua t\u00eb eliminohej p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit kriminal t\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb tij, Inez Hajrulla.<\/p>\n<p>Kjo pist\u00eb u p\u00ebrforcua edhe p\u00ebr faktin se vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, mbr\u00ebmjen e 21 Dhjetorit u regjistrua nj\u00eb shp\u00ebrthim i fort\u00eb me tritol me dron n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb katin e 9-t\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati.n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Apartamenti ishte marr\u00eb me qira nga Elena Ar\u00ebza, partnerja e Bernard Sinomati dhe dyshohet se t\u00eb dy ata ndodheshin n\u00eb banes\u00eb n\u00eb momentin e shp\u00ebrthimit dhe jan\u00eb larguar vet\u00ebm pak minuta m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Bernard Sinomati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Vlor\u00eb dhe v\u00ebllai i Sokol Sinomatit, teksa iu ka shp\u00ebtuar edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera sulmeve me tritol dhe arm\u00eb. Grupi i Sinomatajve njihet p\u00ebr p\u00ebrplasjen me grupin e Inez Hajrullas, por burime b\u00ebjn\u00eb me dije se deri m\u00eb tani ky i fundit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr t\u2019u pyetur n\u00eb lidhje me k\u00ebto dy atentate, pasi sipas sistemit TIMS rezulton jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka dyshime dhe se dy atentatet e m\u00ebsip\u00ebrme mund t\u00eb ken\u00eb lidhje dhe me ngjarjen e regjistruar mbr\u00ebmjen e 7 Janarit, ku Bernard Sinomatit i vran\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb nipin me snajper (djali i Sokolit), G\u00ebzim Sinomatin, vet\u00ebm 23 vje\u00e7, ngjarje ende e pazabardhur. N\u00eb momentin kur u q\u00ebllua, i riu ndodhej n\u00eb ballkon duke pir\u00eb cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.<\/p>\n<p>Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej p\u00ebr precedent penal dhe dyshohet se n\u00eb at\u00eb atentat qit\u00ebsin mund t\u00eb ken\u00eb ngat\u00ebrruar edhe sh\u00ebnjest\u00ebr, pasi mund t\u00eb kenl dashur t\u00eb vrasin pik\u00ebrisht Bernard Sinomatin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/foto-atentati-me-porosi-nga-dubai-ky-eshte-tropojani-i-ndaluar-per-vrasjen-e-rustem-hoxhajt\/\">FOTO\/ Atentati me porosi nga Dubai? Ky \u00ebsht\u00eb tropojani i ndaluar p\u00ebr vrasjen e Rustem Hoxhajt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Personi q\u00eb shihni n\u00eb fotot e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb Eris Mehmetaj, i cili u ndalua dit\u00ebn e djeshme n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb lidhje me atentatin e regjistruar m\u00ebngjesin e t\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, ku u ekzekutua Rustem Hoxhaj.\u00a0 Ai \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18241","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18241\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}