{"id":18208,"date":"2025-04-29T22:40:10","date_gmt":"2025-04-29T22:40:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/29\/pd-depoziton-ankese-ne-kqz-per-voten-e-emigranteve-eshte-shkelur-protokolli-i-dhl-spak-te-hetoje\/"},"modified":"2025-04-29T22:40:10","modified_gmt":"2025-04-29T22:40:10","slug":"pd-depoziton-ankese-ne-kqz-per-voten-e-emigranteve-eshte-shkelur-protokolli-i-dhl-spak-te-hetoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/29\/pd-depoziton-ankese-ne-kqz-per-voten-e-emigranteve-eshte-shkelur-protokolli-i-dhl-spak-te-hetoje\/","title":{"rendered":"PD depoziton ankes\u00eb n\u00eb KQZ p\u00ebr vot\u00ebn e emigrant\u00ebve: \u00cbsht\u00eb shkelur protokolli i DHL, SPAK t\u00eb hetoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve lidhur me administrimin e procesit t\u00eb votimit nga jasht\u00eb vendit. N\u00eb dokumentin e dor\u00ebzuar, PD pretendon se protokolli i n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet KQZ-s\u00eb, partive politike dhe kompanis\u00eb postare DHL nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar.<\/p>\n<p>Sipas PD n\u00eb disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar personalisht tek votuesit, por jan\u00eb marr\u00eb nga persona t\u00eb tjer\u00eb, pa u kryer verifikimi i identitetit dhe pa firm\u00eb nga zgjedh\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ankesa p\u00ebrfshin edhe raste kur zarfet jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb hyrje banesash apo n\u00eb kuti postare. PD sjell n\u00eb v\u00ebmendje disa raste t\u00eb ndodhura n\u00eb Greqi, ku shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm thuhet se kan\u00eb t\u00ebrhequr zarfet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb votuesit e zon\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb subjekti politik.<\/p>\n<p>PD shprehet se k\u00ebrkon sqarim nga KQZ dhe DHL, si dhe nisjen e nj\u00eb hetimi nga SPAK p\u00ebr t\u00eb verifikuar rregullshm\u00ebrin\u00eb e procesit dhe identifikimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsve. K\u00ebrkesa ka ardhur disa dit\u00eb mbasi PS ka depozituar nj\u00eb ankes\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn problematik.<\/p>\n<h4>Ankesa e PD n\u00eb KQZ<\/h4>\n<p>Protokolli i dakord\u00ebsuar nd\u00ebrmjet partive politike, KQZ-s\u00eb dhe operatorit t\u00eb sh\u00ebrbimit postar DHL parashikonte q\u00eb \u00e7do zgjedh\u00ebs nga Diaspora do t\u00eb merrte njoftim n\u00ebp\u00ebrmjet email\/sms p\u00ebr mb\u00ebrritjen e zarfit me materialet zgjedhore. Zgjedh\u00ebsi zgjidhte m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb zarfit duke u paraqitur fizikisht n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb DHL ose duke ardhur postieri p\u00ebr t\u2019ia sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Dor\u00ebzimi i zarfit i b\u00ebhej personalisht zgjedh\u00ebsit pasi identifikohej me mjetin e identifikimit dhe n\u00ebnshkruante. Nga informacionet e marra nga ana jon\u00eb rezulton se ky protokoll nuk \u00ebsht\u00eb respektuar, pasi zarfet me materialet zgjedhore i jan\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb familjes apo edhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paautorizuar, pa u identifikuar me mjet identifikimi zyrtar dhe pa n\u00ebnshkruar zgjedh\u00ebsi personalisht marrjen e zarfit. E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur edhe me kthimin mbrapsht t\u00eb zarfit me flet\u00ebn e votimit. N\u00eb raste t\u00eb tjera zarfi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb pallatit, apartamentit apo n\u00eb kutin\u00eb postare, pa u marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nga askush. K\u00ebto problematika jan\u00eb konstatuar kryesisht dhe masivisht n\u00eb Greqi. Nj\u00eb nga rastet konkrete \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Kret\u00eb, shtetasve Afrim Avdiaj, Tajar Osmanaj, Marg Gega dhe Arben Haveri, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb paraqitur n\u00eb pik\u00ebn e sh\u00ebrbimit postar Courier (i n\u00ebnkontraktuar nga DHL) dhe kan\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb gjitha zarfet e zgjedh\u00ebsve t\u00eb zon\u00ebs. E nj\u00ebjta praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga shtetasi Genci Hymetllari n\u00eb zon\u00ebn e Kavall\u00ebs.<\/p>\n<p>Thyerja e k\u00ebtij protokolli ka krijuar kushtet dhe rrethanat p\u00ebr shkeljen e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb votimit dhe votimit m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto vepra penale t\u00eb parashikuara nga Kodi Penal shqiptar. Kjo veprimtari e paligjshme \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi e KQZ-s\u00eb dhe operatorit postar DHL, t\u00eb cilat n\u00eb shkelje t\u00eb detyrimeve t\u00eb tyre nuk kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb garantuar fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs dhe mosvotimin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb t\u00eb \u00e7do zgjedh\u00ebsi. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre problematikave, ky proces \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe me probleme t\u00eb tjera si mosmb\u00ebrritja e zarfit me materialet zgjedhore, mosp\u00ebrgjigja e operator\u00ebve postar DHL p\u00ebr marrjen mbrapsht t\u00eb zarfeve, mosgjetja e flet\u00ebs s\u00eb votimit n\u00eb zarfin \u201cA\u201d, gjetja e dy flet\u00ebve t\u00eb votimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin zarf \u201cB\u201d, gjetja e flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb pavulosura. T\u00eb gjitha k\u00ebto problematika jan\u00eb adresuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb pran\u00eb KQZ-s\u00eb dhe DHL-s\u00eb, por nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Kjo sjellje dhe m\u00ebnyr\u00eb veprimi e KQZ-s\u00eb dhe DHL-s\u00eb ka v\u00ebn\u00eb seriozisht n\u00eb rrezik procesin zgjedhor t\u00eb votuesve nga Diaspora, duke rrezikuar pavlefshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb procesit p\u00ebr shkak t\u00eb parregullsive t\u00eb konstatuara. Prandaj, Partia Demokratike dhe Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga KQZ dhe DHL p\u00ebr sqarimin e situat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga Struktura e Posa\u00e7me Antikorrupsion fillimin e nj\u00eb hetimi t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbuluar veprimtarit\u00eb e paligjshme, identifikuar personat p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe procedimin e tyre penal. \u00c7do patronazhist po monitorohet nga ana jon\u00eb dhe i sigurojm\u00eb se \u00e7do veprim i paligjsh\u00ebm do t\u00eb marr\u00eb nd\u00ebshkimin m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ligjor. Ne nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb vullneti i zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb nga Diaspora t\u00eb manipulohet, vidhet apo tjet\u00ebrsohet me mekanizmat kriminal\u00eb q\u00eb regjimi i Edi Ram\u00ebs ka vendosur n\u00eb pun\u00eb, si brenda ashtu edhe jasht\u00eb vendit.\n<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pd-depoziton-ankese-ne-kqz-per-voten-e-emigranteve-eshte-shkelur-protokolli-i-dhl-spak-te-hetoje\/\">PD depoziton ankes\u00eb n\u00eb KQZ p\u00ebr vot\u00ebn e emigrant\u00ebve: \u00cbsht\u00eb shkelur protokolli i DHL, SPAK t\u00eb hetoj\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve lidhur me administrimin e procesit t\u00eb votimit nga jasht\u00eb vendit. N\u00eb dokumentin e dor\u00ebzuar, PD pretendon se protokolli i n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet KQZ-s\u00eb, partive politike dhe kompanis\u00eb postare DHL nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar. Sipas PD n\u00eb disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar personalisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18208","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18208\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}