{"id":18177,"date":"2025-04-29T19:06:33","date_gmt":"2025-04-29T19:06:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/29\/cfare-po-na-tregon-aida-hajnaj-me-kokefortesine-e-saj\/"},"modified":"2025-04-29T19:06:33","modified_gmt":"2025-04-29T19:06:33","slug":"cfare-po-na-tregon-aida-hajnaj-me-kokefortesine-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/29\/cfare-po-na-tregon-aida-hajnaj-me-kokefortesine-e-saj\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb po na tregon Aida Hajnaj me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e saj?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Anila Hoxha\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk do trajtoj aspak mund\u00ebsin\u00eb n\u00ebse do t\u00eb riem\u00ebrohet apo jo zonja Aida Hajnaj n\u00eb krye t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit. Shanset q\u00eb kjo t\u00eb realizohet jan\u00eb ZERO. M\u00eb sakt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur. Meq\u00ebn\u00ebse e nisa duke num\u00ebruar nga zero, po rendis sipas fakteve \/ ligjit\/ asaj q\u00eb ka ndodhur deri m\u00eb tani , se si nj\u00eb proces p\u00ebr drejtuesin e ri t\u00eb BKH rrezikon t\u00eb kryhet n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<br \/>\nNj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh SPAK- BKH \u2013 KLP q\u00eb here lexojn\u00eb ligjin duke mos vepruar e here duke u kordinuar ne zvarritje, ekspozon edhe nj\u00ebher\u00eb kriz\u00ebn e komunikimit institucional dhe q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb precedente t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur . Por edhe nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb ligjit, detyr\u00ebs e po aq par\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb organeve kolegjiale. Nj\u00eb drejtor BKH q\u00eb vjen n\u00eb shtator 2025 dhe ( prej k\u00ebsaj date) nj\u00eb ish drejtoresh\u00eb BKH q\u00eb nga shkresat l\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se po b\u00ebhet gati ti drejtohet gjykatave mbase p\u00ebr tu paguar paralelisht si dy ish drejtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm policie q\u00eb marrin rrog\u00eb nj\u00ebherazi me t\u00eb em\u00ebruarin.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb duhet ta shqyrtonin an\u00ebtar\u00ebt e KLP kur zonja Aida Hajnaj k\u00ebrkoi riem\u00ebrim, ose t\u00eb ngrinin kartonat e ti votonin \u201c JO zonj\u00eb nuk riem\u00ebrohesh dhe nuk mund t\u00eb q\u00ebndrosh kur nuk t\u00eb duan\u201d, ose t\u00eb ngrinin kartonin e t\u00eb thoshin \u201c Jo o SPAK, ska gar\u00eb, \u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk e desh\u00ebn Aida Hajnajn q\u00eb n\u00eb fillim?<\/p>\n<p>1) Ndon\u00ebse ia lan\u00eb n\u00eb duar nj\u00eb institucion t\u00eb pag\u00ebzuar si FBI shqiptare, Aida Hajnaj po drejton deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit pes\u00eb vjecar ( dat\u00eb 31 gusht 2025 ) nj\u00eb BKH t\u00eb anetemuar m\u00eb s\u00eb pari nga t\u00eb vet\u00ebt. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebzit e SPAK dhe s\u00eb fundmi me oportunizmin dhe mos veprimin edhe nga K\u00ebshilli I Lart\u00eb I Prokuroris\u00eb ( 11 an\u00ebtar\u00eb) , q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn cdo instrument p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfillur e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje kompetencat e nj\u00eb drejtueseje t\u00eb BKH, e cila n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oficere policie dhe nj\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb padiskutueshme p\u00ebr integritetin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb. Dhe kjo ndodhi nga prokuror\u00eb t\u00eb posac\u00ebm e bashk\u00eb me ta edhe 11 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KLP , t\u00eb cil\u00ebt prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb mori detyr\u00ebn e luftuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme edhe me etiketime. K\u00ebta t\u00eb dyt\u00ebt duke mos I dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjje gjat\u00eb pes\u00eb viteve , p\u00ebr problemet q\u00eb ajo hasi si drejtoresh\u00eb e BKH megjith\u00ebse medemek KLP \u00ebsht\u00eb qeveria e prokuror\u00ebve. Se p\u00ebrse nuk e desh\u00ebn ATY, nuk e shqip\u00ebruan asnj\u00ebher\u00eb ball\u00eb p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>2) E sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb zonja Hajnaj nuk \u00ebsht\u00eb na\u00efve t\u00eb mos e ket\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb klim\u00eb refuzimi p\u00ebr ta pranuar, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar. E m\u00ebgjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, me ligjin n\u00eb dore, neni 33 q\u00eb I jep t\u00eb drejt\u00eb drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit q\u00eb mbas mandatit 5 vjecar ligjv\u00ebn\u00ebsi I garanton \u201c t\u00eb drejt\u00ebn e riem\u00ebrimit nj\u00eb her\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo hedh zarat.<\/p>\n<p>K\u00ebrkon n\u00eb muajin dhjetor 2024 q\u00eb t\u00eb riem\u00ebrohet. K\u00ebrkesa depozitohet n\u00eb KLP . Ligji thot\u00eb q\u00eb procesi I em\u00ebrimit dhe I riem\u00ebrimit kryhet nga KLP. Por K\u00ebshilli e p\u00ebrcjell dhe ja delegon t\u00eb drejt\u00ebn e k\u00ebtij procesi SPAK. Sepse t\u00eb dy pal\u00ebt lexojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nen( 33) , por secili interpreton fragmentin q\u00eb I leverdis. KLP ka parasysh se rekrutimi ndodh nga nj\u00eb komision I ngritur prej SPAK dhe m\u00eb pas rekomandimi I kandidatit I sygjerohet KLP. Hajnaj ka parasysh se riem\u00ebrimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb, sic po ndodh dhe prej nga ky po k\u00ebshillit I propozohet vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr. Q\u00eb natyrisht , llogjiksh\u00ebm nuk do jet\u00eb emri I zonj\u00ebs Hajnaj<br \/>\n3) Riem\u00ebrim apo gar\u00eb , jan\u00eb dy koncepte t\u00eb ndryshme. Ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk ka shkruar n\u00eb asnj\u00eb moment s\u00eb paku riem\u00ebrim me gar\u00eb! As gar\u00eb me riem\u00ebrim. Madje ligjv\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb harres\u00eb ironike nuk ka parashikuar se cilat jan\u00eb procedurat q\u00eb ndiqen p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb kur drejtorit t\u00eb BKH I mbaron mandati dhe k\u00ebrkon riem\u00ebrimin. Megjith\u00eb boshll\u00ebkun, KLP merr rolin e gjykat\u00ebs Kushtetuese , interpreton vakumin ligjor dhe nd\u00ebrkoh\u00eb edhe dy k\u00ebrkesave t\u00eb tjera t\u00eb drejtoresh\u00ebs Hajnaj ( shkurt- Mars ) tregon si kompetent p\u00ebr procesin SPAK-un.Q\u00eb p\u00ebr ironi t\u00eb fakteve, I ka zyrat n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb q\u00eb I ka edhe drejtoresha e BKH. E kuptueshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb prokuroria e posacme ska komunikim me drejtoresh\u00ebn e BKH , dhe as kjo e fundit dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb painterpretueshme gjurm\u00ebt e letrave q\u00eb shkojn\u00eb e vijn\u00eb midis t\u00eb tre institucioneve.<br \/>\n4) Pa nj\u00eb \u201cpo \u201cose \u201d jo \u201d t\u00eb KLP dhe mbas kat\u00ebr muajsh zgjidhje pa zgjidhje , n\u00eb 22 prill mbasi KLP I delegoi procesin , SPAK hap publikisht konkurrimin p\u00ebr t\u00eb interesuarit. Por edhe SPAK ka frik\u00eb nga ligji dhe ndaj procesi publikisht titullohet RIEMERIM Megjithat\u00eb brenda paketimit gjithcka q\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtjellur si RIEM\u00cbRIM,\u00ebsht\u00eb konkurrim duke nisur nga aplikimi deri tek provimo me shtat\u00eb faza q\u00eb t\u00eb interesuarit do ti n\u00ebnshtrohen . Afati I fundit p\u00ebr t\u00eb interesuarit q\u00eb do filtrohen \u00ebsht\u00eb shtat\u00eb maji. Padyshim nga kjo gar\u00eb do p\u00ebrzgjidhet nj\u00eb drejtues I ri me integritet dhe profesionist , ndaj gjej rastin ta uroj e para. Edhe pse edhe atij pa e marr\u00eb ende detyr\u00ebn, do ta ndjek\u00eb n\u00eb mandatin e tij kjo hije q\u00eb e hodh\u00ebn dy institucione<\/p>\n<p>5) Ndodhia e fundit ishte mbledhja e KLP ( DAT\u00cb 29 PRILL). Kur SPAK b\u00ebri njoftimin publik p\u00ebr \u201c riem\u00ebrimin\u201d, KLP futi n\u00eb rend dite nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb Aida Hajnaj (dat\u00eb 29 prill), q\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna mbi emrat e tre komisioner\u00ebve ( t\u00eb SPAK ) q\u00eb do mbik\u00ebqyrin procesin transparent n\u00eb dukje. K\u00ebtu KLP konstatoi se nuk kishte ct\u00eb diskutonte dhe ndaj shp\u00ebrndau copy paste njoftimin public t\u00eb SPAK me emrat e komisionit. Aty p\u00ebr fat t\u00eb keq ishte edhe titulli I gar\u00ebs RIEM\u00cbRIM, por KLP nuk i ran \u00eb sy, s\u00ebrisht sic duket<\/p>\n<p>6) POR. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dite nuk u fut n\u00eb rend dite shkresa tjet\u00ebr e Aida Hajnaj ( depozituar nj\u00eb dit\u00eb para mbledhjes ) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ngrihet shq\u00ebt\u00ebsimi p\u00ebr situat\u00ebn , nj\u00ebanshm\u00ebria e komisionit dhe vec t\u00eb tjerave k\u00ebrkesa p\u00ebr pezullim t\u00eb procesit deri n\u00eb fund t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Kjo do shqyrtohet n\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr, mbase sa t\u00eb mendohen 11 an\u00ebtar\u00ebt e nderuar t\u00eb KLP t\u00eb cil\u00ebt me shum\u00eb siguri, kur t\u00eb kaloj\u00eb ky proces djersit\u00ebs p\u00ebr ta ( pse kan\u00eb frik\u00eb nga SPAK vall\u00eb?), nuk do mendohen kaq gjat\u00eb p\u00ebr emrin e ri t\u00eb shefit t\u00eb ri t\u00eb BKH.<br \/>\nP.S Cilido q\u00eb t\u00eb jesh, I nderuar drejtor I ri , e di q\u00eb ti nuk mund ta hetosh pra t\u00eb referosh me iniciativ\u00ebn t\u00ebnde K\u00ebshillin. Dhe jo sepse jan\u00eb organ kolegjial dhe marrin vendime kolegjiale.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/cfare-po-na-tregon-aida-hajnaj-me-kokefortesine-e-saj\/\">\u00c7far\u00eb po na tregon Aida Hajnaj me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e saj?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Anila Hoxha\/ N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk do trajtoj aspak mund\u00ebsin\u00eb n\u00ebse do t\u00eb riem\u00ebrohet apo jo zonja Aida Hajnaj n\u00eb krye t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit. Shanset q\u00eb kjo t\u00eb realizohet jan\u00eb ZERO. M\u00eb sakt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur. Meq\u00ebn\u00ebse e nisa duke num\u00ebruar nga zero, po rendis sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18177","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18177\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}