{"id":18093,"date":"2025-04-29T11:18:12","date_gmt":"2025-04-29T11:18:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/29\/bilanci-i-trump-100-ditet-e-presidentit-qe-po-trondit-boten\/"},"modified":"2025-04-29T11:18:12","modified_gmt":"2025-04-29T11:18:12","slug":"bilanci-i-trump-100-ditet-e-presidentit-qe-po-trondit-boten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/29\/bilanci-i-trump-100-ditet-e-presidentit-qe-po-trondit-boten\/","title":{"rendered":"Bilanci i Trump\/ 100 dit\u00ebt e presidentit q\u00eb po trondit bot\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adrien Jaulmes, korrespondenti i Le Figaro ne SHBA<\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb rikthimi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion. P\u00ebr nj\u00ebqind dit\u00eb, Donald Trump ka tronditur institucionet amerikane si asnj\u00eb nga paraardh\u00ebsit. Mandati i tij i par\u00eb e pati bindur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb publikut, madje edhe disa nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, se Trump ishte mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb provokator, se fjalimet e tij ishin t\u00eb ekzagjeruara dhe se n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk qe asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa nj\u00eb konservator i zhurmsh\u00ebm. Mandati i dyt\u00eb i ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar k\u00ebto parashikime. Rebeli Trump i mbajti premtimet e tij elektorale p\u00ebr t\u00eb transformuar Amerik\u00ebn. Ajo pjes\u00eb e votuesve t\u00eb tij q\u00eb prisnin vet\u00ebm nj\u00eb rikthim n\u00eb normalitet, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj po shohin hapjen e nj\u00eb epoke t\u00eb re plot pasiguri dhe me pasoja globale.<\/span><\/p>\n<p><span>Trump nuk ka ndryshuar, por ka m\u00ebsuar shum\u00eb. Sidomos p\u00ebr Uashingtonin, ku ai kuptoi se q\u00ebndrueshm\u00ebria e dukshme e institucioneve mb\u00ebshtetej kryesisht n\u00eb konsensus dhe inerci, t\u00eb cilat ai po i shkallmon me zellin e atyre q\u00eb jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7muar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kthimi i tij i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb pushtet, q\u00eb e solli, brenda pak muajsh, nga banka e t\u00eb akuzuarve n\u00ebp\u00ebr gjykata drejt e n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale, i ofroi nj\u00eb shans t\u00eb dyt\u00eb, jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrvoja e mandatit t\u00eb par\u00eb i pati lejuar t\u00eb zbulonte shkall\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb kompetencave q\u00eb Kushtetuta i jep presidentit. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i zgjeroj\u00eb ato duke p\u00ebrmendur gjendjen e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr imigracionin, pastaj p\u00ebr ekonomin\u00eb, duke shkelur kompetencat legjislative dhe gjyq\u00ebsore. N\u00eb Kongres, k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb ai ushtron mbi ligjv\u00ebn\u00ebsit republikan\u00eb e ka rritur m\u00eb tej autoritetin e tij. Demokrat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pakic\u00eb, ndihen t\u00eb pafuqish\u00ebm dhe nuk arrijn\u00eb as t\u00eb artikulojn\u00eb kritikat e tyre kund\u00ebr k\u00ebtij presidenti q\u00eb p\u00ebrmbys gjith\u00e7ka. Vendimet gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb pezulluar urdhrat e tij shpesh injorohen.<\/span><\/p>\n<p><span>Donald Trump \u00ebsht\u00eb kudo. Q\u00eb nga betimi i tij m\u00eb 20 janar n\u00eb Kapitol, ai ka n\u00ebnshkruar grumbuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb me \u201cexecutive orders\u201d (urdhra ekzekutiv\u00eb), dekrete presidenciale q\u00eb kreu i ekzekutivit i p\u00ebrcakton sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb total, jan\u00eb n\u00ebnshkruar mbi 139 t\u00eb till\u00eb q\u00eb nga fillimi i mandatit. Ekonomia, qeveria, imigracioni \u2014 i paligjsh\u00ebm dhe ai ligjor \u2014 drejt\u00ebsia, diplomacia, ushtria, institucionet, Kongresi, kultura, historia dhe gjeografia, energjia dhe mjedisi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe mediat, t\u00eb gjitha kan\u00eb qen\u00eb subjekt i etjes s\u00eb tij p\u00ebr ndryshim.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre masave p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb kund\u00ebr-revolucion anti-\u201c\u00eboke\u201d. P\u00ebrpjekjet e demokrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb imponuar norma dhe vlera t\u00eb reja n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb amerikane pat\u00ebn shkaktuar nj\u00eb reagim t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb ishte edhe nj\u00eb nga arsyet e vot\u00ebs pro-Trump. Shfuqizimi i politikave t\u00eb diversitetit, barazis\u00eb gjinore dhe p\u00ebrfshirjes (DEI), q\u00eb impononin diskriminime racore; ndalimi i arsimtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb propoganduar teorit\u00eb kritike mbi rac\u00ebn apo rishkrimin e historis\u00eb amerikane; ndalimi i promovimit t\u00eb homoseksualitetit n\u00eb shkolla dhe rishikimi i statusit t\u00eb personave transgjinor\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund eksperimenteve shoq\u00ebrore \u201c\u00eboke\u201d, nj\u00eb dogme q\u00eb p\u00ebrdorte aparatin shtet\u00ebror, arsimin dhe mediat p\u00ebr t\u00eb imponuar vizionin e saj n\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Universitetet, shkollat e elit\u00ebs q\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontrollin e burokracis\u00eb s\u00eb DEI-s\u00eb, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga presidenti i ri p\u00ebr tu rikthyer n\u00eb misionin e tyre fillestar.<\/span><\/p>\n<p><span>Vet\u00ebm brenda disa jav\u00ebsh administrata Trump ka arritur t\u00eb bllokoj\u00eb emigracionin e paligjsh\u00ebm, nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb thelbin e doktrin\u00ebs s\u00eb vet politike q\u00eb nga viti 2015, duke arritur t\u00eb ndalojn\u00eb hyrjen masive t\u00eb emigrant\u00ebve, nj\u00eb fenomen q\u00eb demokrat\u00ebt e paraqisnin si t\u00eb pashmangsh\u00ebm, t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm dhe n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm. Trumpit nuk iu desh as t\u00eb nd\u00ebrtonte murin e tij t\u00eb famsh\u00ebm. Ai thjesht zbatoi me vendosm\u00ebri ligjet ekzistuese p\u00ebr t\u00eb ulur thuajse n\u00eb zero kalimet ilegale t\u00eb kufirit amerikan dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar abuzimin me t\u00eb drejt\u00ebn e azilit nga emigrant\u00ebt ekonomik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por kund\u00ebr-revolucionet rrall\u00ebher\u00eb e kan\u00eb vend ndalimin n\u00eb qend\u00ebr. Shfuqizimi i DEI ka \u00e7uar n\u00eb pushime nga puna po aq t\u00eb padrejta sa edhe pun\u00ebsimet q\u00eb bazoheshin n\u00eb kritere racore.<\/span><\/p>\n<p><span>Universiteteve iu \u00ebsht\u00eb imponuar nj\u00eb kontroll qeveritar i pazbatuesh\u00ebm dhe i papranuesh\u00ebm. Nd\u00ebrsa d\u00ebbimet e emigrant\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm drejt burgjeve fam\u00ebkeqe t\u00eb Salvadorit jan\u00eb realizuar n\u00eb sfidim t\u00eb rregullave t\u00eb ligjit dhe, ndonj\u00ebher\u00eb, edhe t\u00eb vet\u00eb vlerave humaniste.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndalte luft\u00ebrat kulturore q\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb Shtetet e Bashkuara, Trump hapi beteja t\u00eb reja. Ai e ka drejtuar ofensiv\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i identifikon si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Armiku i tij i par\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti federal dhe t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb supozohet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb opozit\u00eb. Pentagoni, i cili kishte refuzuar t\u00eb nd\u00ebrhynte kund\u00ebr protestuesve t\u00eb \u201cBlack Lives Matter\u201d; drejt\u00ebsia, q\u00eb pati hapur hetime kund\u00ebr tij duke refuzuar ta mb\u00ebshteste n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb anuluar zgjedhjet e vitit 2020; FBI-ja, q\u00eb e hetoi p\u00ebr lidhjet me Rusin\u00eb duke i bastisur rezidenc\u00ebn e tij n\u00eb Mar-a-Lago; Kongresi, q\u00eb tentoi dy her\u00eb ta shkarkonte; dhe t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit, sh\u00ebrbyesit e lart\u00eb t\u00eb shtetit, q\u00eb sabotuan, ngadal\u00ebsuan apo penguan zbatimin e reformave t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebt\u00eb her\u00eb, Donald Trump nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm. I izoluar gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb, kur ishte detyruar t\u00eb mb\u00ebshtetej te \u201cestablishment\u201d-i republikan p\u00ebr t\u00eb qeverisur, Trump \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Uashington me falangat e tij t\u00eb sulmit dhe nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb veprimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Koalicioni i tij ka tre komponent\u00eb kryesor\u00eb. Ai furnizohet me energji nga l\u00ebvizja MAGA: populist\u00eb dhe nativist\u00eb, trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes \u201cTea Party\u201d, t\u00eb vendosur t\u00eb p\u00ebrmbysin shtetin administrativ. Ata e shohin Uashingtonin si \u201ck\u00ebnet\u00ebn\u201d prej nga burojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat , nd\u00ebrsa Trump-in si kampionin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai e ka marr\u00eb boshtin teorik nga intelektual\u00ebt e s\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb re. Pak t\u00eb njohur nga publiku, promotor\u00ebt e saj, si Russell Vought dhe Kevin Roberts, synojn\u00eb, ashtu si kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb marrin kontrollin e shtetit p\u00ebr t\u00eb imponuar modelin e tyre shoq\u00ebror. Ata kan\u00eb hartuar nj\u00eb plan lufte: \u201cProjekti 2025\u201d i fondacionit \u201cHeritage\u201d, q\u00eb sh\u00ebrben si udh\u00ebrr\u00ebfyes i Administrat\u00ebs s\u00eb re.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa veprimi \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar nga bashkimi me nj\u00eb l\u00ebvizje teknolibertariane q\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruesja e k\u00ebtij revolucioni n\u00eb marshim. Kjo ndihm\u00eb jetike \u00ebsht\u00eb mish\u00ebruar nga Elon Musk, nj\u00eb inxhinier vizionar q\u00eb bashkon frym\u00ebn sip\u00ebrmarr\u00ebse me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr provokim. Ai i ka ofruar Trump-it metod\u00ebn dhe efikasitetin q\u00eb i mungonte. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb thyenin xhamat e Kapitolit si n\u00eb kryengritjen e 6 janarit 2021, Departamenti i ri p\u00ebr Efikasitet Qeveritar (Doge) ka sulmuar Uashington DC, duke hyr\u00eb p\u00ebrmes dyerve t\u00eb ministrive. Duke rr\u00ebmbyer t\u00eb dh\u00ebna, shkarkuar mij\u00ebra n\u00ebpun\u00ebs federal\u00eb dhe paralizuar dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, ekipet e Doge kan\u00eb zbatuar metoda t\u00eb vrazhda p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shtetim e madh dhe modern n\u00ebn kontrollin e Silicon Valley. Taktika \u201cshok dhe tmerr\u201d, nj\u00eb metod\u00eb ushtarake e zbatuar mbi administrat\u00ebn amerikane, i ka dh\u00ebn\u00eb Trump-it fush\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr veprim.<\/span><\/p>\n<p><span>Kongresit, i cili miraton buxhetin e shtetit, i \u00ebsht\u00eb hequr pa shum\u00eb telashe kjo kompetenc\u00eb p\u00ebrmes shpalljes nga presidenti t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme ekonomike. Drejt\u00ebsia, pavar\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e institucioneve amerikane, \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur gjithashtu: vendimet e gjykat\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb ndaluar d\u00ebbimet e emigrant\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm jan\u00eb shp\u00ebrfillur hapur nga Administrata. Lufta kund\u00ebr emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje mes ekzekutivit dhe gjykatave. Gjykata e Lart\u00eb, e cila n\u00eb shumic\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Trump-it, i ka k\u00ebrkuar s\u00eb fundmi qeveris\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e kujdesshme, duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa shtyrja p\u00ebr m\u00eb von\u00eb e k\u00ebsaj krize t\u00eb madhe kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span>Me kalimin e jav\u00ebve, dekori i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb ka ndryshuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb presidenca \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb perandorake. Jan\u00eb shtuar zbukurimet e arta. Trofet\u00eb e arta jan\u00eb shum\u00ebfishuar mbi oxhak, ashtu si dhe portretet e ish-president\u00ebve n\u00eb mure dhe flamujt e rreshtuar pas Zyr\u00ebs Ovale. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb qendr\u00ebn absolute t\u00eb pushtetit, ku af\u00ebrsia fizike me presidentin p\u00ebrcakton nivelin e ndikimit q\u00eb dikush mund t\u00eb ushtroj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Konferencat e shtypit zhvillohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekor t\u00eb ri, ku Trump shfaqet me madh\u00ebshti, i rrethuar nga an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ulur ose n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rreth tij, si n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur enkas p\u00ebr kamerat.<\/span><\/p>\n<p><span>Ka shenja evidente t\u00eb personalizimit t\u00eb pushtetit. \u00c7do an\u00ebtar i Administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb baze t\u00eb nj\u00eb kriteri t\u00eb vet\u00ebm: besnik\u00ebris\u00eb absolute ndaj Trump-it. Teza e zgjedhjeve t\u00eb vjedhura ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb prov\u00eb besnik\u00ebrie. Personazhet m\u00eb ekstreme t\u00eb l\u00ebvizjes MAGA jan\u00eb shp\u00ebrblyer me poste, dhe em\u00ebrimet e tyre u jan\u00eb imponuar senator\u00ebve republikan\u00eb. Ministrit\u00eb ky\u00e7e u jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb besnik\u00ebve q\u00eb ia detyrojn\u00eb gjith\u00e7ka presidentit. Pete Hegseth n\u00eb Pentagon, Pam Bondi n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb, Tulsi Gabbard dhe John Ratcliffe n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs, Kash Patel dhe Dan Bongino n\u00eb FBI, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Trump-it kontrollin q\u00eb nuk arriti ta vendoste gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Pushteti presidencial \u00ebsht\u00eb ushtruar edhe p\u00ebrmes vendimeve simbolike. Ato variojn\u00eb nga kot\u00ebsira, si vendimi p\u00ebr ta riem\u00ebrtuar \u201cGjiri i Amerik\u00ebs\u201d at\u00eb t\u00eb Meksik\u00ebs e deri tek m\u00eb t\u00eb voglat dhe hakmarr\u00ebset, si heqja e aksesit n\u00eb informacionet sekrete p\u00ebr\u00a0 paraardh\u00ebsit apo rival\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm, si Joe Biden apo Hillary Clinton.<\/span><\/p>\n<p><span>Disa vendime nuk fshehin q\u00ebllimin e duksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur frik\u00eb, si hetimet e shpallura kund\u00ebr ish-drejtorit t\u00eb siguris\u00eb kibernetike, Chris Krebs, \u201cfaji\u201d i t\u00eb cilit ishte se pati \u00e7ertifikuar rregullsin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2020, apo kund\u00ebr ish-an\u00ebtarit t\u00eb Departamentit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Brendshme, Miles Taylor, i cili n\u00eb nj\u00eb opinion anonim kishte shpjeguar si zyrtar\u00ebt e lart\u00eb kund\u00ebrshtonin fshehurazi Donald Trump-in.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cT\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb frik\u00eb\u201d, p\u00ebrmblodhi Lisa Murko\u00ebski, senatore nga Alaska, nj\u00ebra prej t\u00eb paktave republikane q\u00eb ka votuar kund\u00ebr kandidat\u00ebve t\u00eb propozuar nga Trump. Rrjetet sociale dhe aktivist\u00ebt MAGA kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar leksionin e taktikave t\u00eb p\u00ebrndjekjes kolektive q\u00eb aplikoi m\u00eb par\u00eb l\u00ebvizja \u00ebokiste. Deputet\u00ebt q\u00eb tregojn\u00eb shenja pavar\u00ebsie intimidohen. Pasuria e Musk p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb shantazhuar kund\u00ebrshtar\u00ebt, duke k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u00eb financoj\u00eb kandidat\u00eb kund\u00ebr tyre n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky personalizim ekstrem i politik\u00ebs ka pasur ndikimin m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, ku tradicionalisht presidenti ka nj\u00eb ndikim t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Simpatit\u00eb dhe armiq\u00ebsit\u00eb personale t\u00eb Trump-it kan\u00eb shkaktuar tronditje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrmbysur 80 vite aleanca t\u00eb jashtme amerikane. Duke shprehur pretendime territoriale ndaj vendeve aleate si Danimarka apo Panamaja \u2013 t\u00eb par\u00ebn p\u00ebr sovranitetin mbi Grenland\u00ebn, t\u00eb dyt\u00ebn p\u00ebr Kanalin \u2013 Trump e ka pozicionuar SHBA-n\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e fuqive revizioniste q\u00eb sfidojn\u00eb rendin bot\u00ebror t\u00eb krijuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, rend i cili ishte nd\u00ebrtuar nga vet\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekspert\u00ebt q\u00eb prisnin nga Trump kund\u00ebrshtimin e pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs mbet\u00ebn t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Vullneti p\u00ebr paqe i presidentit t\u00eb ri konsiston n\u00eb n\u00eb kapitullimin e saj. Ai po e detyron t\u00eb n\u00ebnshtrohet duke e konsideruar si fajtore p\u00ebr faktin se u mbrojt ndaj nj\u00eb sulmi. Posht\u00ebrimi publik i Zelensky-t n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, i p\u00eblqyer nga neo-izolacionist\u00ebt MAGA, ishte momenti simbolik i k\u00ebsaj p\u00ebrmbysjeje t\u00eb madhe aleancash. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, negociatat e drejtp\u00ebrdrejta me Putinin, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Steve Vitkoff, synojn\u00eb rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve ruso-amerikane n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kievit dhe evropian\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>NATO, Aleanca Atlantike q\u00eb kishte ruajtur paqen n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr tet\u00ebdhjet\u00eb vjet, tani \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar nga largimi i fuqis\u00eb t\u00eb saj themeluese. Partia Republikane, trash\u00ebgimtare e Reagan-it dhe e vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr ndaj Rusis\u00eb e vendosur p\u00ebr aleanca t\u00eb forta kund\u00ebr Kin\u00ebs, e ka miratuar k\u00ebt\u00eb kthes\u00eb \u2013 ose nga oportunizmi, ose nga frika p\u00ebr t\u00eb ardhmen politike.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse p\u00ebr Amerik\u00ebn nuk p\u00ebrb\u00ebn \u00e7udi braktisja e\u00a0 aleat\u00ebve t\u00eb saj \u2013 nga Vietnami i Jugut te Afganistani \u2013 politika e jashtme e Trump-it m\u00eb shum\u00eb sesa k\u00ebt\u00eb trajektore tradicionale ndjek impulset e tij personale. N\u00ebse ai preferon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb koalicione me t\u00eb fort\u00ebt, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit, ai di gjithashtu t\u00eb jet\u00eb i kujdessh\u00ebm kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr angazhime ushtarake. Mb\u00ebshtetja p\u00ebr Izraelin nuk e ka \u00e7uar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me Iranin. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai ka rihapur negociatat p\u00ebr programin b\u00ebrthamor iranian dhe tani po k\u00ebrkon nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht, i ngjan asaj t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Obama \u2013 marr\u00ebveshje q\u00eb ai e kishte denoncuar sapo kishte marr\u00eb pushtetin n\u00eb 2017.<\/span><\/p>\n<p><span>Por Trump, komunikuesi i madh, di ta paraqes\u00eb si triumf t\u00eb tij t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebveshje q\u00eb e kishte hedhur posht\u00eb kur ishte n\u00ebnshkruar prej dikujt tjet\u00ebr. Forca m\u00eb e madhe e presidentit amerikan \u2013 q\u00eb e ka ndihmuar t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb falimentimeve, proceseve, skandaleve dhe shkeljeve q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar karrier\u00ebn e tij \u2013 mbetet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb aft\u00ebsia e tij e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u2019i imponuar bot\u00ebs versionin e tij t\u00eb realitetit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga sukseset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tij ka qen\u00eb n\u00ebnshtrimi i shtypit dhe mediave t\u00eb m\u00ebdha amerikane \u2013 ky pushtet i kat\u00ebrt, q\u00eb dikur krijonte dhe shkat\u00ebrronte karriera politike. G\u00ebnjeshtrat e tij t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, paradoksalisht, lodh\u00ebn publikun nga denoncimet ndaj tij. Trump gjithashtu ekspozoi nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e mediave t\u00eb m\u00ebdha dhe kanaleve televizive amerikane, t\u00eb cilat p\u00ebr kat\u00ebr vjet kishin fshehur gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Joe Biden-it. Diskreditimi i mediave, rritja e rrjeteve sociale dhe algoritmet e tyre nuk jan\u00eb fajtor\u00ebt e vet\u00ebm e d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb perceptuar nj\u00eb realitet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Trump, n\u00eb mandatin e tij t\u00eb dyt\u00eb, riktheu nga periferit\u00eb e diskursit publik ata q\u00eb sistematikisht kund\u00ebrshtonin ekspertiz\u00ebn dhe p\u00ebrvoj\u00ebn, duke i vendosur n\u00eb poste vendimmarr\u00ebse. Militant\u00eb anti-vaks si Robert Kennedy Jr jan\u00eb tani n\u00eb krye t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik; konspiracionist\u00eb si Tulsi Gabbard, Kash Patel ose Dan Bongino jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs ose p\u00ebr policin\u00eb federale.<\/span><\/p>\n<p><span>Personalitete t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb konsideruar si \u201ct\u00eb rriturit n\u00eb dhom\u00eb\u201d, an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit q\u00eb kishin kufizuar d\u00ebmet gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump-it \u2013 duke e shp\u00ebrqendruar presidentin, duke vonuar ose thjesht duke injoruar vendimet e tij m\u00eb t\u00eb rrezikshme, nuk egzistojn\u00eb m\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Personalizimi ekstrem i pushtetit, kontrolli mbi mediat dhe dominimi i besnik\u00ebris\u00eb mbi kompetenc\u00ebn i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj presidence nj\u00eb efikasitet dhe nj\u00eb kapacitet veprimi q\u00eb e kan\u00eb pak krer\u00eb shtetesh n\u00eb vende demokratike. <\/span><\/p>\n<p><span>Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb refuzimi i rregullave nuk ka kaluar pa pasoja. T\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga profesionist\u00ebt dhe ekspert\u00ebt prodhon efektet klasike: p\u00ebrzierje e pamaturis\u00eb dhe amatorizmit, t\u00eb cilat tashm\u00eb po ndihen.<\/span><\/p>\n<p><span>Zakoni i Donald Trump-it p\u00ebr t\u00eb mbajtur komunikimet e tij t\u00eb fshehta dhe p\u00ebr t\u00eb mos i arkivuar kurr\u00eb ato, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb gjith\u00eb administrat\u00ebn e tij. Duke p\u00ebrfshir\u00eb gabimisht nj\u00eb gazetar n\u00eb nj\u00eb grup mesazhesh t\u00eb koduara n\u00eb aplikacionin Signal, drejtori i inteligjenc\u00ebs komb\u00ebtare Mike \u00ebaltz zbuloi jo vet\u00ebm diskutimet e brendshme t\u00eb administrat\u00ebs, por edhe leht\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb siguris\u00eb amerikane shk\u00ebmbenin informacione me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike, shpesh duke p\u00ebrdorur edhe emoji.<\/span><\/p>\n<p><span>Pete Hegseth, komentatori televiziv i Fox Ne\u00ebs i em\u00ebruar nga Trump n\u00eb krye t\u00eb Pentagonit \u2013 ndoshta em\u00ebrimi i tij m\u00eb i diskutuesh\u00ebm \u2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga hallkat m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb administrat\u00ebs, i izoluar n\u00eb krye t\u00eb ministris\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme amerikane, asaj t\u00eb mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Personalizimi ekstrem i pushtetit prodhon gjithashtu sherrnaja oborri. Tensionet mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb koalicioni heterogjen, t\u00eb bashkuar vet\u00ebm nga besnik\u00ebria ndaj Trump-it, tashm\u00eb jan\u00eb evidente. Elon Musk, i njohur p\u00ebr fjal\u00ebt pa doreza, ka shk\u00ebmbyer fyerje me Peter Navarro, duke kritikuar qasjen e tij ndaj politik\u00ebs tregtare. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kabinetit, si Marco Rubio n\u00eb Departamentin e Shtetit dhe Scott Bessent n\u00eb at\u00eb t\u00eb Thesar kan\u00eb qen\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrplasen fizikisht me Musk, t\u00eb zem\u00ebruar nga nd\u00ebrhyrjet e tij n\u00eb administratat e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Por gabimi i par\u00eb erdhi nga vet\u00eb mjeshtri, n\u00eb fush\u00ebn q\u00eb ai krenohej se e zot\u00ebronte m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr: n\u00eb ekonomi. Si Biden, q\u00eb mburrej p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb politik\u00ebn e jashtme p\u00ebrpara se t\u00eb urdh\u00ebronte t\u00ebrheqjen katastrofike nga Afganistani dhe t\u2019ia dor\u00ebzonte vendin taliban\u00ebve, Trump shkaktoi kaos ekonomik duke imponuar mbi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs tarifa doganore t\u00eb vendosura pa asnj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, p\u00ebrpara se t\u00eb niste nj\u00eb luft\u00eb tregtare me Kin\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Turbulencat n\u00eb tregje u paraqit\u00ebn si kalimtare. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Katherine Leavitt, vazhdon t\u00eb pohoj\u00eb me bindje t\u00eb plot\u00eb se sukseset po vijn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit \u2013 me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn siguri si homologja e saj demokrate, Karine Jean-Pierre, q\u00eb siguroi p\u00ebr sh\u00ebndetin e p\u00ebrsosur t\u00eb Joe Biden.<\/span><\/p>\n<p><span>An\u00ebtar\u00ebt m\u00eb racional\u00eb t\u00eb kabinetit dhe personalitete nga bota e biznesit nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb duke u p\u00ebrpjekur ta bindnin Trump-in t\u00eb b\u00ebnte hapa pas. Duhej pritur derisa Peter Navarro, k\u00ebshilltari m\u00eb proteksionist i Trump-it, t\u00eb largohej nga Zyra Ovale q\u00eb sekretari i Thesarit, Scott Bessent, t\u00eb mund t\u00eb bindte presidentin q\u00eb ti pezullonte tarifat doganore. Gazeta <em>\u00eball Street Journal<\/em> e krahasoi k\u00ebt\u00eb t\u00ebrheqje me braktisjen e ideologjis\u00eb socialiste nga presidenti francez Mitterrand n\u00eb vitin 1983.<\/span><\/p>\n<p><span>Pasojat e k\u00ebtyre turbullirave mbeten t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u parashikuar. Por episodi tashm\u00eb ka rr\u00ebzuar mitin e kompetenc\u00ebs s\u00eb Trump-it n\u00eb fush\u00ebn ekonomike. P\u00ebr\u00e7mimi p\u00ebr shtetin ligjor, kaosi i shkaktuar nga Doge dhe braktisja e Ukrain\u00ebs gjithashtu kan\u00eb d\u00ebmtuar popullaritetin e presidentit, dhe sondazhet e fundit tregojn\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Elon Musk \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb largimit dhe masat p\u00ebr t\u00eb zbutur proteksionizmin pritet t\u00eb zbatohen s\u00eb shpejti. Nj\u00eb pjes\u00eb e vendimeve t\u00eb marra mund t\u00eb anulohen. <\/span><\/p>\n<p><span>Por moderimi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e Donald Trump-it. Presidenti ka gjithashtu avantazhin e madh t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb opozit\u00ebs. Mediat nuk jan\u00eb m\u00eb aq agresive sa gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb. Demokrat\u00ebt, t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb opozit\u00eb koherente, jan\u00eb edhe m\u00eb posht\u00eb se ai n\u00eb sondazhe.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00ebqind dit\u00ebt e para t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Trump-it kan\u00eb tejkaluar p\u00ebr nga intensiteti i tronditjeve kaosin e menaxhimit t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb. N\u00ebse presidenti vazhdon t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb paraardh\u00ebsit e tij p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet, krizat q\u00eb po afrohen \u2013 ekonomike, por edhe n\u00eb politik\u00ebn e jashtme \u2013 s\u00eb shpejti at\u00eb mund ta ndjekin nga pas gafat e veta. Shkat\u00ebrrimi i nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb ekspertiz\u00ebs dhe t\u00eb aparatit shtet\u00ebror q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm shtetin amerikan ndoshta nuk mund t\u00eb rikuperohet me leht\u00ebsin\u00eb e nxjerrjes s\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebri t\u00eb thjesht\u00eb ekzekutiv. Dhe mungesa e tyre mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb lind\u00eb s\u00ebrisht d\u00ebshira p\u00ebr rikthimin tek i ashtuquajturi \u201cshtet i thell\u00eb\u201d. \u25a0<\/span><\/p>\n<p><strong>Le Figaro. Pershtati, T \u00c7ela\/Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/29\/bilanci-i-trump-100-ditet-e-presidentit-qe-po-trondit-boten\/\">Bilanci i Trump\/ 100 dit\u00ebt e presidentit q\u00eb po trondit bot\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adrien Jaulmes, korrespondenti i Le Figaro ne SHBA N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb rikthimi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion. P\u00ebr nj\u00ebqind dit\u00eb, Donald Trump ka tronditur institucionet amerikane si asnj\u00eb nga paraardh\u00ebsit. Mandati i tij i par\u00eb e pati bindur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb publikut, madje edhe disa nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, se Trump ishte mbi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18093","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18093","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18093"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18093\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}