{"id":17931,"date":"2025-04-28T13:52:37","date_gmt":"2025-04-28T13:52:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/28\/tri-tendera-sekret-te-celibashit-per-vota-live-u-firmos-2-3-miliarde-leke-renis-tershanes-dhe-kleanthi-priftit\/"},"modified":"2025-04-28T13:52:37","modified_gmt":"2025-04-28T13:52:37","slug":"tri-tendera-sekret-te-celibashit-per-vota-live-u-firmos-2-3-miliarde-leke-renis-tershanes-dhe-kleanthi-priftit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/28\/tri-tendera-sekret-te-celibashit-per-vota-live-u-firmos-2-3-miliarde-leke-renis-tershanes-dhe-kleanthi-priftit\/","title":{"rendered":"Tri tendera sekret t\u00eb Celibashit p\u00ebr \u201cvota live\u201d, u firmos 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb Renis T\u00ebrshan\u00ebs dhe Kleanthi Priftit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i KQZ-s\u00eb, Ilirjan Celibashi vendos \u201crekord\u201d p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave sekrete, ose si\u00e7 quhen zyrtarisht \u201cme negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d. P\u00ebr tri dit\u00eb firmos tri kontrata me vler\u00eb totale 222,450,312 lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 prill, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs me objekt \u201cNgritjen e sistemit p\u00ebr regjistrimin e procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb VNV, VNVJ dhe transmetimit n\u00eb koh\u00eb reale n\u00eb KQZ\u201d. Njoftimi i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur m\u00eb 28 prill 2025 nga Agjencia e Prokurimit Publik.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb fondi limit 150,000,000 lek\u00eb pa TVSH, por si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb vlera e kontrat\u00ebs s\u00eb firmosur \u00ebsht\u00eb 176,729,832 lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Parat\u00eb e sh\u00ebrbimit i shkojn\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Renis T\u00ebrshan\u00ebs \u201cR&amp;T\u201d Sh.p.k. Kjo firm\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur p\u00ebr tenderin pa gar\u00eb 1.4 miliard\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e skanerave q\u00eb e p\u00ebrfitoi n\u00eb vitin 2023 nga ish-drejtori Muhamet Rrumbullaku. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cMir\u00ebmbajtje e 50 cop\u00eb Live Skanera\u201d me fond limit 117,120,000 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH. T\u00ebrshana ishte i vetmi q\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me tenderin sekret ku favorizohet nga Ilirjan Celibashi, kompania thjesht \u00ebsht\u00eb telefonuar t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb formular\u00ebt, pasi T\u00ebrshana ishte i p\u00ebrcaktuar qysh m\u00eb par\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrfitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fond.<\/p>\n<p>Komisioni Rregullator n\u00eb Komisionin Qendor t\u00eb Zgjedhjeve ka miratuar\u00a0n\u00eb mbledhjen e sotme disa vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr procesin e votimin n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb T\u00ebrshana \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit zgjdhor n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje. Edhe k\u00ebt\u00eb vit, Komisioni Rregullator ka njoftuar miratimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb kamerave regjistruese dhe monitor\u00ebve n\u00eb qendrat e num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025. Si\u00e7 b\u00ebhet me dije, kamerat regjistruese dhe monitor\u00ebt (ekranet) do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr regjistrimin dhe shfaqjen e flet\u00ebve t\u00eb votimit, n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave nga jasht\u00eb dhe brenda vendit.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb miratuar vendimi p\u00ebr transmetimin me video n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb monitorimit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave nga jasht\u00eb dhe brenda vendit\u00a0n\u00eb ambientet e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. P\u00ebrdorimi i kamerave regjistruese e monitor\u00ebve (ekraneve), dhe sistemi i transmetimit video n\u00eb koh\u00eb reale nga \u00e7do vend i num\u00ebrimit t\u00eb votave nga jasht\u00eb dhe brenda vendit, n\u00eb KQZ, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave procedurale t\u00eb miratuara me akt normativ nga Komisioni Rregullator. Paralelisht kur merrej ky vendim, Celibashi ka rregulluar edhe pazarin p\u00ebr tenderin.<\/p>\n<p>I k\u00ebnaqur nga bashk\u00ebpunimi me \u201cR&amp;T\u201d shpk, Celibashi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 11 prill 2025, ka vendosur qershin\u00eb mbi tort\u00ebn e Renis T\u00ebrshan\u00ebs! I jep edhe 260 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera, s\u00ebrish me kontrat\u00eb sekrete.<\/p>\n<p>Objekti i kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cSh\u00ebrbime tik live vote 2025 p\u00ebr brenda dhe jasht\u00eb vendit\u201d, kjo mund t\u00eb ishte pjes\u00eb e tenderit q\u00eb raportuam m\u00eb sip\u00ebr, por Celibash e ka ndar\u00eb m\u00eb vete.<\/p>\n\n<p>Ky sh\u00ebrbim kushton 21,794,333 lek\u00eb pa TVSH, por si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga dokumentet e kontrat\u00ebs, vlera totale p\u00ebrfundimtare \u00ebsht\u00eb 26,040,000 lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 14 prill 2025, n\u00eb vrullin e kontratave sekrete, Celibashi ka vazhduar me nj\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish me procedur\u00ebn me negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit.<\/p>\n<p>Objekti i kontrat\u00ebs s\u00eb firmosur nga kreu i KQZ \u00ebsht\u00eb \u201cSh\u00ebrbime t\u00eb siguris\u00eb kibernetike\u201d. Mos u habisni, por siguria kushton shum\u00eb! Sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjedhjet, lek\u00ebt nuk kursehen. Fondi limit i caktuar nga komisioni i Celibashit p\u00ebr tu siguruar nga hakerat \u00ebsht\u00eb 17,300,000 lek\u00eb pa TVSH. Megjithat\u00eb vlera totale p\u00ebrfundimtare e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 19,680,480 lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike \u00ebsht\u00eb ftuar kompania \u201cAxians Albania\u201d Sh.p.k. e regjistruar n\u00eb vitin 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri, me aksionere krysore nj\u00eb kompani gjermane q\u00eb nuk i ka deklaruar ortak\u00ebt n\u00eb QKB, por p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga drejtuesi Kleanthi Prifti.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull me letrat, Celibashi p\u00ebrdor nenin 47 pik 1\/C t\u00eb Ligjit mbi Prokurimet. Por \u00e7\u2019thot\u00eb ligji?<\/p>\n<p>\u201cKur p\u00ebr arsye t\u00eb nevoj\u00ebs ekstreme, t\u00eb shkaktuar nga ngjarje t\u00eb paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore p\u00ebr procedurat e hapura, procedurat e hapura t\u00eb thjeshtuara, procedurat e kufizuara, sh\u00ebrbimet e konsulenc\u00ebs, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake t\u00eb njoftimit, nuk mund t\u00eb respektohen. Rrethanat e p\u00ebrmendura p\u00ebr t\u00eb justifikuar nevoj\u00ebn ekstreme nuk duhet t\u00eb shkaktohen n\u00eb asnj\u00eb rast nga autoriteti ose enti kontraktor\u201d, shkruhet n\u00eb nenine cituar dhe t\u00eb keqp\u00ebrdorur nga Celibashi. Zgjedhjet ishin t\u00eb parashikuara, nuk kishte urgjenc\u00eb apo ndonj\u00eb rrethan\u00eb esktreme. K\u00ebtu ka thjesht \u201cnevoj\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Pazar me parat\u00eb e KQZ-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p><strong>Kompania q\u00eb nd\u00ebrron emrat, b\u00ebri shkel e shko sisitemin e-gjoba<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb tendera t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb dyshimt\u00eb. Albital-Canon, Axians Albania apo ish S&amp;T Albania dhe Atom kan\u00eb monopolin absolut t\u00eb tenderave t\u00eb Operatorit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb sektorin e IT-s\u00eb. Dyshimi i madh se k\u00ebto kompani jan\u00eb n\u00eb kartel me nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe luajn\u00eb t\u00eb koordinuara. M\u00eb pas ndajn\u00eb parat\u00eb e tenderave t\u00eb manipuluar. Mes Axians dhe Atom ka faturime t\u00eb nd\u00ebrsjellta, duke krijuar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2024, n\u00eb tenderin e OSHEE p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb s\u00eb kapaciteteve dhe infrastruktur\u00ebs s\u00eb network me fond limit 129.8 milion\u00eb lek\u00eb, Albital-Canon dhe Axians Albania, q\u00eb m\u00eb par\u00eb ka mbajtur emrin S&amp;T Albania paraqesin ofert\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb vler\u00ebn 126.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe shpallen fituese.<\/p>\n<p>Kompania tjet\u00ebr, ATOM paraqet ofert\u00eb 128.4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa oferta e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb e kompanis\u00eb iCom, por kjo e fundit duket fiktive, pasi nuk ka asnj\u00eb dokumentacion. Ofertat e Atom dhe iCom jan\u00eb thjesht mbulim p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb q\u00eb tenderi ka gar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e rinovimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb datacenterit t\u00eb OSHEE me vler\u00eb limit 179.9 milion\u00eb Albital-Canon, Atom dhe Axians paraqesin ofert\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vler\u00eb 175 milion\u00eb lek\u00eb dhe shpallen fituese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kishte vet\u00ebm nj\u00eb ofert\u00eb tjet\u00ebr, ajo e OVLA Systems, por kjo e fundit nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e infrastruktur\u00ebs t\u00eb Data Center n\u00eb Primary Site t\u00eb OSHEE, t\u00eb zhvilluar n\u00eb mars 2023, Albital-Canon dhe S&amp;T Albania (tani Axian Albania) ishin s\u00ebrish me ofert\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Vlera limit e tenderit ishte 138 milion\u00eb, nd\u00ebrsa oferta e t\u00eb dy kompanive ishte 134.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe sigurisht u shpall fituese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender pati vet\u00ebm dy oferta t\u00eb tjera. E para ishte e kompanis\u00eb Atom, nd\u00ebrsa tjetra e kompanis\u00eb Real Com.<\/p>\n<p>Atom luan n\u00eb marr\u00ebveshje me Albital-Canon dhe duket se hyn n\u00eb gar\u00eb thjesht p\u00ebr garnitur\u00eb. Nd\u00ebrsa kompania tjet\u00ebr Real Com zot\u00ebrohet nga aksioneri kryesor i Albital Canon, Servet Kasa.<\/p>\n<p>Kompania q\u00eb nuk i dihet pronari \u201cAxian Albania\u201d Shpk ka mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme, pasi \u00ebsht\u00eb e listuar n\u00eb nj\u00eb grusht subjektesh q\u00eb marrin tenderat e AKSHI-it.<\/p>\n<p>Madje kjo kompani l\u00eb pas sisteme q\u00eb n\u00eb fakt nuk funksionojn\u00eb dhe u shkaktojn\u00eb shqet\u00ebsim taksapaguesve dhe p\u00ebrdoruesve. T\u00eb gjith\u00eb e keni p\u00ebrdorur sistemin e gjobave t\u00eb policis\u00eb dhe e keni v\u00ebn\u00eb se sa gabime ka n\u00eb funksionimin e tij. E pra, autori \u00ebsht\u00eb \u201cAxian Albania\u201d.<\/p>\n<p>Kur u godit e-albania nga pirat\u00ebt kibernetik\u00eb, Mirlinda e AKSHI-it gjente koh\u00eb q\u00eb t\u2019i jepte k\u00ebsaj kompanie tenderin me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i sistemit e-gjoba, integrimi me pajisjet mb\u00ebshtet\u00ebse radar, dhe plot\u00ebsimi me tableta p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d. Ishte nj\u00eb fond prej 4 miliard\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb kjo firm\u00eb e ndante me subjektin tjet\u00ebr \u201cImage &amp; Communications Development\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Igli Gjelishtit, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 16 gusht 2022.<\/p>\n<p>Audituesit e KLSH ishin n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit m\u00eb 6 janar 2024 dhe kostatuan mosfunksionimin e shum\u00eb z\u00ebrave t\u00eb k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>\u201cSistemi nuk v\u00ebrteton kund\u00ebrvajtjen, nuk ka foto, as koh\u00ebn dhe vendin\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb raport.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb modulin e regjistrimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga Salla e Monitorimit \u201cGjob\u00eb nga SM\u201d, p\u00ebr kund\u00ebrvajtjet e pajisjeve inteligjente, nuk ruhej asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb gjeneruar prej fotografimit. Data dhe ora q\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb sistem jan\u00eb dat\u00eb regjistrimi dhe or\u00eb regjistrimi, t\u00eb cilat nuk tregojn\u00eb koh\u00ebn e sakt\u00eb q\u00eb ka ndodhur kund\u00ebrvajtja. Pronar\u00ebt e mjeteve, kur informohen p\u00ebr gjobat n\u00ebp\u00ebrmjet e-Albanias apo bankave te nivelit te dyt\u00eb, informohen p\u00ebr kund\u00ebrvajtjet t\u00eb cilat nuk tregojn\u00eb koh\u00ebn reale t\u00eb shkeljes, \u00e7far\u00eb sjell dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb ankesash e shqyrtimesh t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb auditimit mbi nd\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtuar n\u00eb sistemin eGjoba p\u00ebr regjistrimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb gjeneruara nga radar, u konstatua se nuk ishin t\u00eb dh\u00ebnat par\u00ebsore p\u00ebr dat\u00ebn dhe or\u00ebn kur ka ndodhur kund\u00ebrvajtja\u201d, citojm\u00eb raportin e KLSH.<\/p>\n<p>\u201cLarg qoft\u00eb, n\u00ebse t\u00eb goditet ky sistem nga pirat\u00ebt informatik\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat humbin p\u00ebrgjithnj\u00eb. P\u00ebr sistemin eGjoba nuk \u00ebsht\u00eb hartuar dhe dokumentuar Strategjia e Backup e dedikuar dhe Strategjia e Rikuperimit e dedikuar me element\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen sipas manualit t\u00eb miratuar nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Nga audituesit u konstatua se n\u00eb dokumentet p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb mir\u00ebmbajtjes n\u00eb disa raste mungojn\u00eb e n\u00eb disa t\u00eb tjera jan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb grup p\u00ebr 2 apo 3 muaj sh\u00ebrbime nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00e7far\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb vijim\u00ebsi formale n\u00eb ndjekjen e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Nuk jan\u00eb raportuar problematika n\u00eb lidhje me sistemin eGjoba duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk ka pasur asnj\u00eb shqet\u00ebsime, megjith\u00ebse vet\u00eb agjent\u00ebt e policis\u00eb u shpreh\u00ebn se deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 sistemi ka shfaqur probleme t\u00eb vazhdueshme\u201d, konstatuan audituesit. Pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb kompani q\u00eb merr miliarda dhe nuk mbaron pun\u00eb, ka lidhur kontrat\u00eb sekret Ilirjan Celibashi.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tri-tendera-sekret-te-celibashit-per-vota-live-u-firmos-2-3-miliarde-leke-renis-tershanes-dhe-kleanthi-priftit\/\">Tri tendera sekret t\u00eb Celibashit p\u00ebr \u201cvota live\u201d, u firmos 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb Renis T\u00ebrshan\u00ebs dhe Kleanthi Priftit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i KQZ-s\u00eb, Ilirjan Celibashi vendos \u201crekord\u201d p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave sekrete, ose si\u00e7 quhen zyrtarisht \u201cme negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d. P\u00ebr tri dit\u00eb firmos tri kontrata me vler\u00eb totale 222,450,312 lek\u00eb t\u00eb reja. M\u00eb 10 prill, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs me objekt \u201cNgritjen e sistemit p\u00ebr regjistrimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17931","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17931\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}