{"id":17929,"date":"2025-04-28T13:52:36","date_gmt":"2025-04-28T13:52:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/28\/rakip-suli-ua-shtron-me-para-astrit-gjikondajt-dhe-yzedin-bozhajt-2-3-miliarde-leke-per-fushen-e-sportit-3\/"},"modified":"2025-04-28T13:52:36","modified_gmt":"2025-04-28T13:52:36","slug":"rakip-suli-ua-shtron-me-para-astrit-gjikondajt-dhe-yzedin-bozhajt-2-3-miliarde-leke-per-fushen-e-sportit-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/28\/rakip-suli-ua-shtron-me-para-astrit-gjikondajt-dhe-yzedin-bozhajt-2-3-miliarde-leke-per-fushen-e-sportit-3\/","title":{"rendered":"Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr fush\u00ebn e sportit"},"content":{"rendered":"<p>Fusha e sportit n\u00eb Valias \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkis\u00eb Kam\u00ebz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn q\u00eb t\u00eb marrin 2.3 miliard lek\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cASI-2A CO\u201d shpk me pronar Gjikondajn dhe \u201cShendelli\u201d shpk t\u00eb Bozhajt, kryetar Suli ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. p\u00ebr shkeljet e kryera procedur\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u201cFlamur i kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cNd\u00ebrtimi fush\u00ebs s\u00eb sportit Valias si dhe nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs + shkallaret\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt bashkia Kam\u00ebz paguan jo pak, por\u00a0 221 499 465,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi u njoftua i hapur m\u00eb 11 dhjetor 2024, nd\u00ebrsa data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 26 dhjetor 2024. Ka qen\u00eb nj\u00eb tender fiktiv me fitues t\u00eb paracaktuar, ku megjith\u00ebse u paraqit\u00ebn 6 pjes\u00ebmarr\u00ebs, nuk pati konkurrim ofertash.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 mars 2025, operatori ekonomik kontraktues q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga firmat \u201cASI-2A CO\u201dsh.p.k; \u201cShendelli\u201d sh.p.k dhe \u201cZDRAVA\u201d shpk, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga nj\u00eb subjekti \u201cArdmir\u201d, \u00a0u shpall fitues me ofert\u00ebn 204 997 591,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00ebmarrje formale me oferta 0 lek\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se dihej q\u00eb bashkia po favorizon oligark\u00ebt Astrit Gjikondaj dhe Yzedin Bozhaj, kompanit\u00eb e tjera jan\u00eb paraqitur formalisht pa shfaqur interes konkret. K\u00ebshtu, fima e njohur \u00a0\u201cEVEREST\u201d ka b\u00ebr\u00eb propozimin me vler\u00eb 0 (zero) lek\u00eb. Po ashtu, Firma FRONTIER CONSTRUCTION ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn me vler\u00eb 0 (zero) lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq ka patur oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa ajo fituese q\u00eb nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar nga komisioni i tenderit. Konkretisht, bashkimi i operator\u00ebve \u201cKUPA\u201d shpk &amp; \u201cNDREGJONI\u201d shpk propozonte vler\u00ebn 158,363,825.30 lek\u00eb pa tvsh<\/p>\n<p><strong>Bashkia vendos kritere diskriminuese n\u00eb tender<\/strong><\/p>\n<p>Disa operator\u00eb ekonomik\u00eb nuk arrit\u00ebn marrin pjes\u00eb n\u00eb tender sepse kriteret e vendosura ishin diskriminuese duke krijuar pabarazi. Ata u ankuan n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) dhe kjo shpjegon disi vones\u00ebn n\u00eb shpalljen e fituesit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 18 dhjetor 2024, kompania \u201cULZA\u201d shpk e Nikolin Shpanit u denoncoi kriteret n\u00eb KPP, duke shkruar n\u00eb ankes\u00eb se k\u00ebrkohen q\u00ebllimisht kushte t\u00eb parealizueshme dhe t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<p>\u201cBashkia Kam\u00ebz ka k\u00ebrkuar nj\u00eb inxhinier Gjeoinformatik, drejtues teknik n\u00eb licenc\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb, kriter i cili \u00ebsht\u00eb diskriminues dhe i panevojsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi. Gjeoinformatika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb shkencore q\u00eb fokusohet n\u00eb programimin e aplikacioneve, strukturat e t\u00eb dh\u00ebnave hap\u00ebsinore dhe analiz\u00ebn e objekteve dhe fenomeneve hap\u00ebsinore-kohore q\u00eb lidhen me sip\u00ebrfaqen dhe n\u00ebntok\u00ebn dhe trupat e tjer\u00eb qiellor\u00eb. N\u00eb projekt-preventiv nuk ka asnj\u00eb lloj punimi q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave hap\u00ebsinore dhe fenomeneve qiellore. Transmetimi i ndeshjeve n\u00eb televizione nuk ka asnj\u00eb lidhje me shkenc\u00ebn gjeoinformatike, por ka lidhje me inxhinier\u00ebt IT, teknologji etj. K\u00ebrkojm\u00eb heqjen e kriterit p\u00ebr nj\u00eb Ing Gjeoinformatik\u201d, shkruhet n\u00eb ankes\u00ebn e ULZA shpk.<\/p>\n<p>Gjithashtu, bashkia ka k\u00ebrkuar t\u00eb vendosen targa n\u00eb mjetet q\u00eb do l\u00ebvizin vet\u00ebm brenda fush\u00ebs. Konkretisht nj\u00eb \u201cGrejder\u201d me goma, \u201cDumper\u201d 3-5 m3 me goma me targa (MT), Minifadrom\u00eb me goma me targa (MT) jan\u00eb mjete t\u00eb cilat do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe l\u00ebvizin vet\u00ebm n\u00eb kantier, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk e kuptojm\u00eb p\u00ebrse duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb targuara.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr bashkia k\u00ebrkon t\u00eb lidhet kontrat\u00eb n\u00eb nj\u00eb laborator q\u00eb b\u00ebn teste p\u00ebr shtresat e trotruareve dhe rrug\u00ebve me asfalt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fusha do t\u00eb jet\u00eb me bar.<\/p>\n<p>Edhe kompania \u201cLIQENI VII\u201d ka pasur rezerva p\u00ebr kriteret e vendosura. N\u00eb nj\u00eb denoncim n\u00eb KPP ky subjekt ka k\u00ebrkuar t\u00eb ndryshohen disa kritere t\u00eb kapacitetit teknik.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kuptojm\u00eb vendosjen e k\u00ebtyre tonazheve diskriminuese, te cilat nuk kan\u00eb asnj\u00eb logjik\u00eb n\u00eb zbatim dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb argument mbrojt\u00ebs\u201d, shkruhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr targimin e mjeteve q\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb fush\u00eb, kompanit\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb p\u00ebrderisa u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ken\u00eb edhe rimorkiator p\u00ebr transport mjetesh t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr materiale elektrike dhe hidraulike komisioni ka k\u00ebrkuar leje nga prodhuesit, pa p\u00ebrcaktuar konkretisht se cilat artikuj k\u00ebrkon autorizim dhe katalog. \u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt \u201celektrike\u201d, \u201chidraulike\u201d, \u201cgipse\u201d etj. jan\u00eb abuzive dhe konfuzuese dhe jan\u00eb vendosur me q\u00ebllime skualifikimi, n\u00ebse nuk p\u00ebrfshihet nj\u00eb material apo nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb Autoriteti Kontraktor e klasifikon si t\u00eb till\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb nga ana juaj p\u00ebrcaktimin e qart\u00eb dhe specifik t\u00eb pajisjeve apo materialeve p\u00ebr te cilat ju k\u00ebrkoni katalog\u201d, shkruhet n\u00eb ankes\u00ebn e \u201cLiqeni VII\u201d.<\/p>\n<p>Edhe kompania e madhe BE-IS nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tender, por ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb KPP p\u00ebr kriteret.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve k\u00ebrkohet \u201cPun\u00eb t\u00eb ngjashme deri n\u00eb nj\u00eb kufi ku vlera monetare totale e pun\u00ebve t\u00eb kryera e marra s\u00eb bashku gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00a0jo m\u00eb e vog\u00ebl se dyfishi i vler\u00ebs s\u00eb fondit limit t\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb prokurimit. \u201cRezulton se ky kriter nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e nenit 39, pika 5 t\u00eb VKM-s\u00eb nr. 285, dat\u00eb 19.05.2022, e ndryshuar\u201d, ku shprehimisht k\u00ebrkohet: Pun\u00eb t\u00eb ngjashme p\u00ebr nj\u00eb objekt t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb jo m\u00eb t\u00eb madhe se 50% e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb prokurohet. \u00cbsht\u00eb praktik\u00eb e konsoliduar e KPP-s\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter e ka konsideruar t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera administratori i kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>KPP vendosi m\u00eb 13 janar 2025 q\u00eb t\u00eb pranohen ankesat e kompanive dhe urdh\u00ebroi t\u00eb ndryshohen kriteret, por bashkia k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb t\u00eb saj\u00ebn duke i mbajtur si\u00e7 i kishte.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 28 janar 2025, KPP vendosi p\u00ebr \u201cmosheqje pezullimi\u201d derisa t\u00eb ndryshoheshin k\u00ebto kritere.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb \u201cBE-IS\u201d dhe \u201cLIQENI VII\u201d vazhduan t\u00eb ankohen dhe KPP m\u00eb 7 shkurt 2025 mori nj\u00eb vendim t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr \u201cmosheqje pezullimi\u201d. Megjithat\u00eb m\u00eb 17 shkurt 2025, KPP mori vendim p\u00ebr \u201cheqje pezullimi\u201d duke i hapur rrug\u00ebn pazarit q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb kryebashkiaku Suli me dy kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n\n<p><strong>Gjikondaj merr lek\u00eb p\u00ebr me punime t\u00eb pakryera<\/strong><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i favorizuar nga zyrtar\u00ebt e korruptuar t\u00eb bashkive, por Gjikondaj e ka treguar se mashtron me faturat e punimeve.<\/p>\n<p>Sipas KLSH kjo kompani nuk kryen punimet dhe manipulon situacionet. \u201cNga auditimi i situacioneve pjesore, projektit dhe preventivit baz\u00eb, preventivit t\u00eb rishikuar, si dhe nga verifikimi n\u00eb terren i punimeve n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb punimeve, t\u00eb dukshme, lidhur me volumet e pun\u00ebs t\u00eb situacionuara si dhe atyre t\u00eb kryera n\u00eb fakt, rezultuan diferenca n\u00eb volume apo punime t\u00eb llogaritura jo n\u00eb p\u00ebrputhje me projektin e zbatuar (vizatimet sipas faktit), me pasoj\u00eb d\u00ebm ekonomik ndaj buxhetit t\u00eb shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 372,350 lek\u00eb pa TVSH\u201d, Verifikimi i grupit t\u00eb KLSH u krye n\u00eb rezervuarin e Bishqemit, ku projekti kishte autoritet kontraktor Uj\u00ebsjell\u00ebsin e Peqinit.<\/p>\n<p>Nga vizita n\u00eb terren u konstatua se disa z\u00ebra t\u00eb punimeve nuk ishin kryer ose ishin t\u00eb paplota. K\u00ebshtu u konstatua, mungesa tek suvatimi, hidroizolimi, rrethimi i territorit, Gjithashtu p\u00ebr z\u00ebrin \u201cMbushje me dhe\u201d n\u00eb situacionin p\u00ebrfundimtar pasqyrohet volum 200 m3 dhe i likuiduar. Nga vizita n\u00eb terren u konstatua se mbushja me dhe rreth rezervuarit nuk ishte kryer, k\u00ebshtu q\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsi ka p\u00ebrfituar m\u00eb tep\u00ebr volumin e punimeve, raporton KLSH. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender t\u00eb vitit 2021, kompania e Astrit Gjikondit mori e 56,663,071 lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n<p>Por duke qen\u00eb se Gjikondi \u00ebsht\u00eb i privilegjuar n\u00eb \u201cRilindja\u201d, kompania e tij ka vazhduar t\u00eb marr\u00eb tendera pa i hyr\u00eb gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb 29 korrik 2024 kompania e Gjikondajt ka marr\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d nga kryetarja Emiriana Sako tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs \u201cMet Hasa\u2019 n\u00eb Durr\u00ebs, me fond 2.4 miliard\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb, Gjikondaj akoma nuk e ka filluar. K\u00ebto dit\u00eb, Gjikondaj firmosi edhe kontrat\u00ebn 380 milion\u00eb lek\u00eb me kryetarin e Bashkis\u00eb, Fation Duro, p\u00ebr \u201cRikonstruksion i kopshtit me drek\u00eb, Patos\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Yzedin Bozhaj \u00ebsht\u00eb i mbingarkuar me kontrata p\u00ebr momentin. Tenderi 800 milion\u00eb lek\u00eb \u201cRikonstruksion i Uj\u00ebsjell\u00ebsit fshati Kafaraj, \u00c7erven, Ad\u00eb, Bashkia Fier\u201d, iu dhurua Bozhajt nga drejtori Mario Bakalli. M\u00eb 22 janar 2025, drejtori i Ballukut e lidhi kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cSHENDELLI SHPK\u201d me ofert\u00eb fituese pa TVSH 51 838 326,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebto kompani jan\u00eb t\u00eb angazhuara n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera publike q\u00eb nuk i kan\u00eb mbaruar dhe u jepet nj\u00eb projekt i madh nga kryebashkiaku Rakip Suli. Theksojm\u00eb se ky i fundit nuk i firmos vet\u00eb tenderat, por ka autorizuar n\u00ebnkryetaren qysh kur filloj\u00eb t\u00eb thirret n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/201<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fusha e sportit n\u00eb Valias \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkis\u00eb Kam\u00ebz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn q\u00eb t\u00eb marrin 2.3 miliard lek\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj. P\u00ebr \u201cASI-2A CO\u201d shpk me pronar Gjikondajn dhe \u201cShendelli\u201d shpk t\u00eb Bozhajt, kryetar Suli ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn. \u201cSkualifikim i t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17929","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17929\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}