{"id":17824,"date":"2025-04-27T20:11:44","date_gmt":"2025-04-27T20:11:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/27\/skender-minxhozi-kur-elon-musk-shnderrohet-ne-elektricist\/"},"modified":"2025-04-27T20:11:44","modified_gmt":"2025-04-27T20:11:44","slug":"skender-minxhozi-kur-elon-musk-shnderrohet-ne-elektricist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/04\/27\/skender-minxhozi-kur-elon-musk-shnderrohet-ne-elektricist\/","title":{"rendered":"Sk\u00ebnder Minxhozi: Kur Elon Musk shnd\u00ebrrohet n\u00eb elektricist"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka p\u00ebrdorur gjasht\u00eb milion dollar\u00eb garanci t\u00eb nj\u00eb elektricisti shqiptar me banim n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb p\u00ebrkrahjen e nj\u00eb firme lobiste amerikane ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb zyrtar\u00eb apo ish-zyrtar\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me administrat\u00ebn Trump.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor, t\u00eb pastrohet me \u00e7do kusht figura e kryetarit Sali Berisha para zgjedhjeve. Kan\u00eb futur n\u00eb telashe jo vet\u00ebm shqiptarin q\u00eb banon n\u00eb SHBA Nuredin Seci n\u00eb raport me ligjet amerikane, por kan\u00eb sfiduar hapur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vrazhdt\u00eb \u00e7do standart zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur edhe nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb e rehabilituar n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb humbur quhet \u201casfalt elektoral\u201d, apo kur administrat\u00ebs i matet orari i pun\u00ebs me minuta p\u00ebr ta penguar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Shifra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn elektricsti-alpinist me origjin\u00eb nga Tropoja ka dal\u00eb garant \u00ebsht\u00eb tejet e madhe p\u00ebr nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria dhe nj\u00eb parti opozitare si PD. Ajo shif\u00ebr do t\u00eb b\u00ebnte zhurm\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet miliard\u00ebshe amerikane. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sasi parash q\u00eb nuk tregon lobim normal, por q\u00eb zbulon nj\u00eb hall t\u00eb madh. Si ai i Donald Trump me mbi 90 akuza penale, q\u00eb u zgjidh me injektimin e 200 milion dollar\u00ebve nga xhepi i Elon Musk n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore n\u00eb SHBA. N\u00eb rastin shqiptar Eloni \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga Nuredini, i cili del garant p\u00ebr miliona dollar\u00eb p\u00ebr makijazhin amerikan t\u00eb kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha.<br \/>\nNj\u00eb parti normale nuk do t\u00eb kishte interes t\u00eb afishonte publikisht nj\u00eb nevoj\u00eb kaq urgjente, sa t\u00eb l\u00ebvizte nga vendi miliona dollar\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb e pranueshme n\u00eb Uashington. Ky gjenerim i pashoq parash p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb elektorale shqiptare d\u00ebshmon edhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse ka qen\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb, se halli kryesor i opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb marrja e pushtetit pas tre mandatesh larg tij, por retushimi para 11 majit i kurrikulumit personal t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Aq sa me kalimin e viteve e muajve brenda partis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shquhet dallimi mes fitores s\u00eb zgjedhjeve dhe heqjes s\u00eb statusit non grata Doktorit. Pasuesit e Berish\u00ebs i quajn\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb barasvlershme, madje do ta shk\u00ebmbenin me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb par\u00ebn me t\u00eb dyt\u00ebn!<\/p>\n<p>Aktualisht ligji elektoral shqiptar \u00ebsht\u00eb mjaft i ndjesh\u00ebm n\u00eb raport me shkeljen e kritereve q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb ekuilibrin dhe past\u00ebrtin\u00eb e pal\u00ebve n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore. Esht\u00eb i ndjesh\u00ebm edhe me financimet e huaja n\u00eb fushat\u00eb dhe parat\u00eb e garantuara nga Nuredin Seci jan\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb tilla. Para nga nj\u00eb entitet i huaj. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr historia e gjasht\u00eb milion dollar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shqiptari modest n\u00eb SHBA n\u00eb favor t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, prish \u00e7do ekuilib\u00ebr dhe standart n\u00eb zgjedhje. Maxhoranc\u00ebs i lind e drejta (gjithashtu n\u00eb kundravajtje ligjore) q\u00eb t\u00eb injektoj\u00eb sa fonde t\u00eb doj\u00eb pas garancis\u00eb me gjasht\u00eb zero t\u00eb zotit Seci n\u00eb favor t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodh me k\u00ebt\u00eb rast, duke par\u00eb rrethanat e dyshimta t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar mes PD, Nuredin Secit dhe kompanis\u00eb Continental Strategy, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i past\u00ebr arrogance, por edhe hipokrizie politike, e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs. Forca politike dhe lideri i saj num\u00ebrojn\u00eb prej jav\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr sheshet e fushat\u00ebs shishen e ver\u00ebs 30 mij\u00eb euro t\u00eb Edi Ram\u00ebs, vilat e ministrave dhe lukset e veshjet e shtrenjta t\u00eb tyre. Ndiqen me mjete teknologjike sa kan\u00eb kushtuar fustanet e ministreve, kollaret e ministrave dhe makinat q\u00eb p\u00ebrdorin apo avion\u00ebt q\u00eb marrin. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kjo q\u00eb shohim \u00ebsht\u00eb ku e ku m\u00eb skandaloze se t\u00eb gjitha ato t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrmet t\u00eb marra s\u00eb bashku. T\u00eb gjenerosh gjasht\u00eb milion dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar biografin\u00eb e kryetarit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb sirtaret e Departamentit t\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfillje totale p\u00ebr gjith\u00e7ka thua ndaj korrupsionit e varf\u00ebris\u00eb n\u00eb meidanin e fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti flet p\u00ebr pensionet minimale t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr hallet e tyre ekonomike, p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt e t\u00eb papun\u00ebt nuk ngurron t\u00eb hedh\u00eb miliona n\u00eb bregun tjet\u00ebr oqeanit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar faqen kryetarit. Pa llogaritur k\u00ebtu kontrat\u00ebn e Chris Lacivitas, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn PD refuzon thuajse \u00e7do dit\u00eb pyetje nga mediat dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj. Duke par\u00eb sa para paska fuqi t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nga vendi elektricisti Seci p\u00ebr llogari t\u00eb PD, i friksh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb edhe honorari i Lacivitas.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka risjell\u00eb fuqish\u00ebm problemin e financimeve t\u00eb dyshimta n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb 11 majit. E ka b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht kur po flitet m\u00eb shum\u00eb se her\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr futjen e gar\u00ebs n\u00eb korsin\u00eb e transparenc\u00ebs, legjitimitetit dhe ekuilibrit e shanseve t\u00eb barabarta p\u00ebr pal\u00ebt. Hetimi q\u00eb SPAK ka nisur ndaj rastit t\u00eb 6 milion dollar\u00ebve t\u00eb lobimit duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim mbi seriozitetin dhe rigorozitetin e shtetit p\u00ebr zbatimin e ligjeve q\u00eb rregullojn\u00eb zgjedhjet. Berisha i ka b\u00ebr\u00eb hapur letrat e lobimit me shum\u00eb zero. Le t\u00eb b\u00ebhet hapur dhe shpejt edhe hetimi mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb akti q\u00eb duket se po blen p\u00ebrkrahjen amerikane me duart e Nuredin Secit, ashtu si n\u00eb n\u00ebntor Donald Trump bleu presidenc\u00ebn me duart e miliarderit Musk. Me ndryshimin qz\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn Musk luante me paret e veta.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/04\/skender-minxhozi-kur-elon-musk-shnderrohet-ne-elektricist\/\">Sk\u00ebnder Minxhozi: Kur Elon Musk shnd\u00ebrrohet n\u00eb elektricist<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka p\u00ebrdorur gjasht\u00eb milion dollar\u00eb garanci t\u00eb nj\u00eb elektricisti shqiptar me banim n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb p\u00ebrkrahjen e nj\u00eb firme lobiste amerikane ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb zyrtar\u00eb apo ish-zyrtar\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me administrat\u00ebn Trump. Q\u00ebllimi kryesor, t\u00eb pastrohet me \u00e7do kusht figura e kryetarit Sali Berisha para zgjedhjeve. Kan\u00eb futur n\u00eb telashe jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-17824","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17824"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17824\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}